Për lajmin e përcjellë më parë, që ka lidhje me ndërtimet pa leje dhe konfiskimin e tyre, zvkryeministrja Belinda Balluku, veç pak minuta më parë e ka bërë publik edhe në rrjetet sociale.
Ja postimi i plotë i saj:
Tolerancë zero për ndërtimet pa leje për qëllim fitimi dhe shtesat mbi leje. VKM e miratuar sot mbi konfiskimin e këtyre ndërtesave, i hap rrugë sundimit të plotë të ligjit, me synim parësor dekurajimin e subjekteve për të shkelur ligjin në fushën e ndërtimit. Nuk do të ketë procese legalizimi për këto objekte. Konfiskim, e drejtë parablerje nga pronari, ose dhurim ndaj shtetit, janë të vetmet opsione. Fondet dhe banesat e mbledhura nga ky proces, do të vihen në dispozicion të shpronësimeve dhe kompesimeve për qytetarët që preken nga projektet publike.

