Kështua ka deklaruar ish presidenti Meta në një intervistë për Abc News :
Meta: Rilindasit jo vetëm që nuk më nxjerrin dot nga politika, por unë me gjithë popullin shqiptar do t’i përzë sepse janë banditë. Situata psiqike është kaq e rëndë sa që ne shkojmë në veprime të tilla se si do gjejmë një mënyrë të krijojmë idenë se do heqim këtë apo atë, ky është fundi.
Populli shqiptar duhet t’i hedhë një herë e përgjithmonë në koshin e plehrave dhe këta duhet të përgjigjen edhe për krimet e prindërve të tyre. Mbase ngaqë nuk u përgjigjën prindërit e tyre siç duhet këta akuzojnë dhe bëjnë këto lojëra pas 32 vitesh.
Unë dal këtu përballë jush, dal përballë kujtdo. Ai që kam qenë, jam dhe do jem. E them dhe një herë, jam dëborë e bardhë me të kaluarën time. Kur këta i bëjnë këto veprime ndaj një ish-presidenti, shkelin çdo ligj dhe normë, me e-mail anonim, edhe një procedurë administrative nuk mund të jetë e ligjshme në bazë të anonimatit. Fakti që bëjnë politikë duke bërë lojëra të tilla do të thotë që politika e tyre ka mbaruar.

