Shqipëria në rrezik!
Vendi po mbetet pa të rinj!
50 mijë studentë më pak në 8 vite!
⚠️ Largimi i trurit
Janë kryesisht të arsimuar ata që vendosën të largohen nga vendi i tyre për shkak të kushteve të këqija demokratike dhe ekonomike dhe cilësisë së ulët të jetës.
⚠️ Largimi i studentëve
50 mijë studentë më pak në 8 vite! Korrupsioni në arsim, ndërhyrjet politike në zgjedhjet e këshillave studentorë, në dekanate dhe rektorate, mungesa e sistemit të meritës, kontrolli i hyrjes në universitet nga Ministria e Arsimit, janë disa nga faktorët që kanë boshatisur auditorët.
⚠️ Arsimi në rrezik
Shqipëria renditet në botë si një ndër vendet me investimet më të ulëta në arsim, të cilat kapin shifrën e 3.2% të PPB.
⚠️ Largimi i nxënësve
1 javë nga fillimi i viti të ri shkollor, bashkitë e Gjirokastrës dhe Libohovës kanë shënuar numrin më të ulët të nxënësve që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, si dhe të atyre që regjistrohen në klasën e dhjetë të shkollës së mesme.
Krahasuar vetëm me vitin e kaluar, numri i nxënësve është përgjysmuar.
Moskrijimi i klasave sjell si pasojë daljen e mësuesve pa orë dhe reduktimin e klasave dhe shkollave, kryesisht në fshatra.
Qëndrimi i Ramës në pushtet është shkatërrimtar për Shqipërinë. Ju bëj thirrje të bashkoheni me Partinë Demokratike për të ndalur së bashku katastrofën! Bashkojuni aksionit tonë politik në terren! Jepni kontributin tuaj për t’i dhënë vendit dhe të rinjve shpresë, një alternativë, një mundësi!


