NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    18 hours ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    2 days ago
    “Aruba”/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori vetëm emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve! Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë!
    5 days ago
    Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
    7 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Barbara Doda/ Pse po kandidoj për drejtuese e të rinjve demokratë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!
Të tjera
Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet
Ekonomia Kryesore
Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
Kryesore Politikë
Irena Beqiraj/ Efeket ekonomike të Investimeve Strategjike në turizëm !
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Barbara Doda/ Pse po kandidoj për drejtuese e të rinjve demokratë

Neutrale
Last updated: 2022/09/02 at 8:14 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Nuk është metaforë: unë jam marrë me politikë që pa lindur. Prindërit e mi, demokratë të zjarrtë e të paepur, nuk kanë munguar kurrë kur PD ka patur nevojë. Në barkun e nënës e më pas në krahët e prindërve, unë dhe vëllai im binjak kemi qenë në mitingje, takime, e fushata. Në aq shumë sa im vëlla bën shaka se ne kemi lindur me varësi nga PD-ja.

Për familjen time ishte përmbushje detyrimi që unë u bëra vetë anëtare dhe aktiviste e PD-së që në adoleshencë.

Njësoj, mua m’u duk e natyrshme që, edhe pse vetëm 20 vjeç, më vendosën emrin në listën e kandidatëve të Tiranës më 2017. Për mua ishte ëndërr, edhe pse isha në një vend absolutisht humbës të listës.

Nuk e kuptova, atëherë, sa arbitrar e ndoshta i padrejtë ishte emërtimi im kandidate. Madje, nuk e mendova se isha në listë si numër, për të plotësuar kuota apo për t’i shtuar fytyra rinore fushatës. E pashë si mundësi dhe si detyrim.

Fushata u kthye në shkollë për mua. Njoha më mirë politikën, njoha më mirë partinë, u njoha me mijëra e mijëra demokratë. Pashë nga afër hallet e vuajtjet, por edhe ëndrrat e shpresat e njerëzve të thjeshtë.

Mbi të gjitha, kuptova sa shumë presin njerëzit nga politika dhe sa pak marrin prej saj!

Mbas zgjedhjeve, erdhi zhgënjimi i humbjes. Por për mua edhe një zhgënjim më i madh.

Unë besoj se humbjet nuk mbeten humbje, nëse prej tyre mësojmë si të ndryshojmë. Por ne demokratët nuk deshën të mësonim nga humbja e vitit 2017.

Ata menduan se humbja nuk erdhi për fajin tonë. Ata mbetuan se humbja nuk kishte rëndësi, se mbas dy mandatesh pushtetin e merr opozita, ndaj duhet të qepnim gojën e t’i shkonim nga pas udhëheqësit.

Kështu ne humbëm mundësinë për ndryshim.

Vazhduam si më parë, sikur të mos kishim humbur. Rifilluam të njejtat protesta, rithamë të njejtat fjalë, ribëmë të njejtat premtime. Dhe kështu si një somnambul shkuam drejt humbjes së vitit 2021.

Kjo ishte humbja tronditëse për demokratët. Por në mënyrë të pashpjegueshme ata zgjodhën përsëri të mos ndryshonin asgjë. Edhe pse shumë shprehnin kritika e pakënaqësi privatisht, askush nuk e ngriti zërin dhe të gjitheë zgjodhën heshtjen e dëshpërimit.

Unë pata shpresë tek ndryshimi: iu bashkova përpjekjes së Agron Shehajt për kreun e PD-së.

Por ajo garë qe zhgënjim. Drejtuesit e PD-së pranuan një garë të pandershme, me afate qesharake, pa listë votuesish, pa asnjë të drejtë për konkurentët e kryetarit. Unë dhe të tjerë që mbështetëm Agronin u vumë nën presion, u akuzuam për tradhti dhe u kërcënuam nga figura të partisë dhe të forumit rinor.

Në këtë mënyrë, një vit më parë, Partia Demokratike përqafoi humbjen si vlerë politike dhe hyri në rrugën e pakthyeshme të rënies!

Pastaj, nga hiçi, ndodhi e papritura. Foltorja shpëtoi PD-në.

E mbështeta Foltoren, që në fillim, si të vetmen mundësi për të shpëtuar PD-në. Si të vetmen mundësi për të ndryshuar partinë. Dhe Foltorja e shpëtoi PD-në. Por ajo ka shpëtuar vetëm të tashmen e PD-së. Tani ne na duhet të shpëtojmë të ardhmen e saj.

Dhe historia njeh vetëm një mënyrë mbijetese, vetëm një mënyrë drejt të ardhmes: ndryshimin.

Fuqia e PD-së nuk është tek kujtimet e së shkuarës, por tek aftësia për të ndryshuar, për t’ju përgjigjur aspiratave të reja të shqiptarëve.

Sa herë PD ka ndryshuar, ajo ka fituar; sa herë ajo ka bërë gjoja sikur ka ndryshuar, PD ka humbur.
Unë do të garoj për drejtimin e Forumit Rinor të PD-së vetëm me një qëllim: ndryshimin. Për ndryshimin e vërtetë.

FRPD duhet të ketë liri, ide e mundësi dhe jo nënshtrim, komandime e memecëri. Forumi duhet të jetë i të gjithë të rinjve që besojnë tek idetë e djathta të lirisë, individualizmit konkurencës, dhe jo një klub i mbyllur burrash.

Forumi duhet të jetë një organizatë moderne, perëndimore dhe jo një bashkësi fantazmë, pa rregulla, pa standarde institucionale.

Forumi duhet t’u shërbejë dhe të punojë për të mbështetur çdo të re e të ri që do të merret me politikë, në çdo qytet e fshat dhe jo të jetë instrument për karierën e pak njerzve.

Unë e shoh ndryshimin e Forumit si detyrë jetike për vetë PD-në.

Nëse Forumi nuk ndryshon, as PD nuk do të ndryshojë.

Nëse Forumi nuk do jetë i hapur për të gjithë të rinjtë, PD nuk do të fitojë dot mbështetjen e munguar të rinisë.

Nëse Forumi nuk do t’i japë fund nënvlerësimit të vajzave, PD nuk do të gjejë dot mbështetjen e munguar tek vajzat e gratë.

Prandaj le të punojmë për ndryshimin. Le të tregojmë forcën e rinisë për ndryshimin.
Let’s roll!

Neutrale September 2, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
18 hours ago
Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!
19 hours ago
Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet
20 hours ago
Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
2 days ago
Irena Beqiraj/ Efeket ekonomike të Investimeve Strategjike në turizëm !
3 days ago

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua

Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!

Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet

Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?