NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    21 hours ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    2 days ago
    “Aruba”/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori vetëm emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve! Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë!
    5 days ago
    Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
    7 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Faruk Myrtaj/ NJË VIT INXHINIER NË MEMALIAJ
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!
Të tjera
Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet
Ekonomia Kryesore
Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
Kryesore Politikë
Irena Beqiraj/ Efeket ekonomike të Investimeve Strategjike në turizëm !
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Faruk Myrtaj/ NJË VIT INXHINIER NË MEMALIAJ

Neutrale
Last updated: 2022/09/01 at 6:46 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Prolog:
Deri vonë, fillim 2000’, ngaqë në Tiranë erdha prej Memaliaj, më merrnin si të “tepelentë”(copyright fjalës: I. Zhupa). Kulmi arriti në një bisedë direkte në Radio Tirana, i ftuar me Petrit Rukën. Demir Gjergji na prezantoi të dyve si Tepelenas!
“Të lutem…”, ndërhyra. “E vërtetë se prej Zonës së Parë Operative, por unë jam I Vlonjat!”
(Ditë më pas, Agim Mero, veç përshëndetur me të, më tha se kishte qeshur me lot për këtë sqarim!)

Tetor 1988, arrita në Memaliaj. A vërtetë do nisja aty? Inxhinier?!
Por, e tokëzoja dilemën menjëherë sa kujtohesha se aty kisha të njohur Albert Strokën.
Sapo ishte emëruar kryeinxhinier i Minierës. Atëherë nuk flitej për politikë, edhe pse thuhej se “politika ishte në plan të parë”. Biografitë tona i bënte tjetërkush. Merrnim të mirëqenë atë që thoshim në bisedat e zakonshme. 
Në jetë mbase nuk them dot se kam pasur Fat të Madh, por kudo dhe gjithnjë në udhët e jetës më janë shfaqur “fate të vegjël”, rrethana të bukura, njerëz të shumtë që më dëgjuan, që më deshën, më çmuan e më ndihmuan në ato copë rruge që ndodha të bëj pranë tyre. Mirënjohja s’ka kohë, s’ka fund, është e parrëfyeshme, e pashlyeshme. E vetmja mënyrë se si mund të kujtohen bamirësit, për tu shprehur apo kthyer atë, është të bësh sa më shumë të mira, ti vet, kudo ndodh të kërkohet të ndihmosh dikë…
Mrekullia është…ta bësh pa ta kërkuar kush!
Albert Strokën e kisha njohur gjatë një kursi të tij pas-universitar në Tiranë, si pjesë të një grupi inxhinierësh nga baza, zhvilluar pranë Fakultetit të Minierave, kur isha ende student, paçka se pothuaj në një moshë me të. Kursantët, në s’gaboj, kryen edhe disa ditë rolin si drejtues, në ca praktika apo në ca ditë stërvitjesh ushtarake. Ajo që më afroi vetishëm, ishte fakti se edhe Berti shkruante.
Kur sa-arrita në Memaliaj, Berti e shtriu miqësinë me mua si një ndodhi të hershme. Më ftoi ta vendosja krevatin tim në dhomën e tij. Për një natyrë time, përgjithnjë e ndrojtur në mjedise të reja, nuk kishte dhuratë më të duhur. Privilegjet prej tij, pra edhe të drejtorit të Minierës, doemos, nuk reshtën.
Ngaqë një fill shprese ende mbahej me Tiranën, (vetëm e vetëm nga ajo fjalia thuajse mëri fëmijërore e Shefit të “Zëri I Rinisë” për homologun e “ZP-së”: Po nuk të mori Ai, do të të marrë unë!), s’kërkoja kurrgjë, në të vërtet as që dija. Pra, jo se nuk prisja që gjërat si inxhinier të merrnin formën e më-në-fund-me, por se gjithçka që më takonte si kuadër i ri plotësohej vetiu: prej dashamirësisë e vëmendjes së dirigjuar në heshtje të përkorë nga ai, Albert Stroka.
Mu bë se erdhi si shumë shpejt koha, kur dëgjova se po flitej se mund të merrja shtëpi. Jo aty, në Memaliaj, si qytet minatorësh, jo. “Në qytet”, në qendër të rrethit, pra në Tepelenë! Vetëm më pas, mora vesh se Adriana, kishte kërkuar transferimin e dokumenteve të saj si inxhiniere ndërtimi për në rrethin e Tepelenës, pa pritur që unë të shkëputja fillin e iluzionit për gazetarinë! 
Po ndjeja se vinte një ditë kur do duhej të përshtatesha aty, pra…se për punë kisha ardhur, de! Por edhe të pija një çikë edhe unë, me kolegët e nëntokës atje – në ato ziafetet me rastin e cdo dite jave si festë, ku vetëm shoku im I dhomës, kryeinxhinieri, Berti, mungonte. Al Stroka nuk lejohej të pinte! Ai duhej të punonte sa për dy, pra edhe për mua!!!
Nuk besoj se gaboj shumë nëse shprehem se hyra fare pak herë nën tokë, por puna ecte. Edhe elementi markshajderik kryhej një për një.
Ishte Çoti, që ma prezantuan si teknikun markshajder të Pusit 2. E dija, teorikisht, se teknikët e zotë markshajder ishin ata që mbanin punën në dorë në minierat e vendit. Më kujtohet, kur Sotiri, Çoti, u afrua pranë meje, i urtë, i qeshur, me pak ndrojtje.
“E di ti cfarë do jem unë për ty?”, e pyeta.
“Po, tha ai, Shefi im!”
“Shefi do të mbetesh ti…”, thashë unë.
Dhe u ndjeva i lehtësuar. Edhe formalisht.
Edhe sikur të mbahesha si “shef I Tij” nuk do mundja, do kërrcisja, në mos më keq akoma. Duke e thënë këtë raport kësisoj, vrisja çdo distancë të mbajtur më këmbë nga mos-njohja, nga mosqenia ime gati për të ushtruar praktikisht inxhinierin. Dhe hapja udhë të kisha më shumë kohë të mbushja dobësitë që ia kisha lejuar vetes në vitet student i kësaj dege të pa-dashur…
U ndjeva i prekur thellë, kur vite më pas, nga Luan Meta dhe Vasil Vasili, ndjesë pastë, dëgjova se Çoti kishte ikur shpejt nga kjo botë, në të cilën së paku mua mu gjend aq ngrohtësisht…

(vijon)

Neutrale September 1, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
21 hours ago
Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!
22 hours ago
Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet
23 hours ago
Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
2 days ago
Irena Beqiraj/ Efeket ekonomike të Investimeve Strategjike në turizëm !
3 days ago

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua

Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!

Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet

Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?