Kështu shkruan deputeti Xhelal Mziu në rrjetet sociale.
Është një urë këmbësorësh që lidh disa fshatra, shkruan ai, por ura mbi lumin Drin i Zi, ka disa vite jashtë funksionit, as bashkia, as qeveria nuk e riparojnë.
Ja postimi i plotë:
Rast unikal në Shqipëri, ura që lidh disa fshatra dhe mijëra banorë, mbyllet së funkionuari nga Qeveria!
Qeveria dhe Bashkia duhet të bëjnë rrugë dhe ura në ndihmë të qytetarëve, Rilindja shkatërron rrugët dhe urat në dëm të qytetarëve!
Ura lidhëse mbi lumin Drin i zi në fshatin Vajëmdhej në Muhurr Dibër, që lidhen disa fshatra ka më shumë se 3-4 vite që nuk funksionon e kanë lënë pa riparuar, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të banorëve të zonës, madje siç duket dhe nga pamjet dhe rruga është tjetërsuar.


