Tërmete të dendura brenda pak kohësh në ishullin grek të Mitilinit.
Një valë tërmetesh kanë rënë gjatë orës së fundit në zonën mes ishujve grekë dhe tokës turke duke shkaktuar panik te qytetarët.
Goditja më e fuqishme ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter, në zonën detare, vetëm pak kilometra në jug të ishullit Mitilini.
Ndërkohë, një goditje tjetër me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter në të njëjtën zonë.
Autoritetet raportojnë vetëm dëme të vogla materiale si në Greqi ashtu edhe në Turqi, ndërsa paralajmërojnë për goditje të tjera gjatë orëve në vijim.
Kujtojmë se para dy ditësh, në Kretë ka patur dy herë lëkundje tërmeti.

