Të zotërosh një apartament apo njësi shërbimi në kryeqytetin shqiptar, përherë ka qenë e vështirë, por tashmë duket krejt e pamundur.
Sikurse raporton Monitor.Al në një analizë, “Kullat dhe apartamentet tek ish-Blloku arrijnë 5,000 euro/m²”
Në këtë kohë krize të skajshme, kur rrogat e nëpunësve të arsimit, administratës, policisë, ushtrisë, mjekësisë ndërmarrjeve dhe enteve publike, ka mbetur e fiksuar prej gati 10 vitesh, është e pamundur që të mbyllet muaji për shpenzimet bazike.
Atëherë lind pyetja: Po kush i blen, për kë ndërtohen ?
Këtu del në pah ana e errët e ekonomisë shqiptare.
Është folur në media e nën zë, nga institucionet ndërkombëtare dhe analistë të vendit për gjirizet ku qarkullon leku i dyshimtë.
Duket se këta janë klientët potencial në tregun e imobiliareve.
Po simbas Monitor.Al,
“Nëse kostoja e ndërtimit të një apartamenti në zona të lira ishte 330 euro dhe këtë vit është bërë 500 euro për metër katror kjo reflektohet direkt në çmimin e shitjes i cili nga 800 euro ka shkuar në 1,000 euro për metër katror”
Pra periferia mbetet një mundësi e vakët, por jo e lirë referuar të ardhurave të shumicës së shqiptarëve.
Me këto çmime Shqipëria tejkalon gjithë vendet e rajonit dhe ndonjëherë edhe ato më të zhvilluara evropiane.
Por… jemi vendi me të ardhura më të pakta për frymë….

