Emrat e të rinjve në garë:
1- Alesia Balliu
2- Arnold Kariqi
3- Artion Barjamaj
4- Barbara Doda
5- Besart Xhaferri
6- Mariglend Doçi
Kur bëhet fjalë për grupimet rinore, pavarësisht se te cila parti aderojnë, të gjithë janë të interesuar që të spikatin vlerat dhe personalitete, që nesër do të jenë aktivë në parlament, në qeverisje apo zëra publikë e shoqëror.
Ka startuar prej gati një muaj gara brenda të rinjve demokratë dhe janë 6 emra të spikatur për kreun e forumit.
E pra 2 vajza dhe 4 djem të diplomuar në fusha të ndryshme, muajin gusht e kanë kaluar më tepër me takime sesa në plazhe.
Sigurisht që shtatori mbetet periudha më intensive e fushatës së tyre, kohë kur do të organizohen edhe konventat nëpër degët lokale.
Tashmë duket se kanë nisur edhe lobimet e para, mbështetësit e deklaruar ose në heshtje ndaj njërit apo tjetrit, pakënaqësitë e para, simpatitë dhe aleancat e shprehura ose në heshtje.
Një “betejë” emocionuese…
Data 1 tetor është kulmi i sfidës dhe përcakton fituesin nga konventa rinore e kryeqytetit.
Kujtojmë se në zgjedhjet e këtij forumi, në vitin 2015, ishin gjithashtu në garë 6 kandidatë, Enri Çeno, Greta Koçi, Lisandër Hoxha, Belind Këlliçi, Ervin Salianji dhe Oriela Nebiaj.
Gjatë kohës, tre të parët u tërhoqën dhe në fund u votua për Këlliçin, Salianjin dhe Nebiaj.
Gjithësesi, të 6 emrat e asaj periudhe, ndërtuan karrierën e tyre në politikë apo në drejtime të tjera publike e profesionale.
Mbas 7 vitesh, gara ka përsëri 6 emra, vajza dhe djem të shkëlqyer.
Përmendim se Forumi Rinor është Organizatë Partnere e PD-së dhe ata kanë një raport përfaqësimi në gjithë strukturën drejtuese të kësaj partie.
Normë statutore e përhershme kjo në PD, për organizatat partnere.
E njëjta gjë edhe me Lidhjen Demokratike të Gruas, e cila përfaqësohet gjithashtu, në raportet statutore të përcaktuara.

