Ngjarja tmerruese ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Policia ka arrestuar 25-vjeçarin A.Çela, i cili ndihmuar nga dy të tjerë dhunuan një 16-vjeçare dhe më pas tentuan ta djegin atë me benzinë.
Blutë e kryeqytetit arrestuan dhe shtetasit me inicialet E. H dhe D.M, të cilët bashkëpunuan me 25-vjeçarin.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, sipas të cilit, dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, 3 shtetas (dy prej të cilëve të arrestuar në flagrancë) kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje, si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë), ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur arrestimin e shtetasit A. Ç., 25 vjeç.
Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

