Kështu ka deklaruar ministrja e financave Delina Ibrahimaj në konferencën e përmuajshme për ecurinë e ekonomisë.
“Ekonomia po ecën me ritme pozitive duke konfirmuar efektivitetin e masave që qeveria ka marrë deri tani për të stimuluar rritjen dhe garantuar qëndrueshmërinë e parametrave ekonomik dhe fiskal gjatë 7-mujorit 2022.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të vijojë të jetë e angazhuar për ruajtjen e stabilitetit fiskal dhe ekonomik në vend, me qëllim ruajtjen e nivelit të konsumit dhe rritjen e mëtejshme të nivelit të investimeve”.

