Tirana ka prezantuar ditën e sotme sulmuesin brazilian, Patrick Robson.
Robson stërvitej prej ditësh me bardheblutë, por vetëm ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi.
24-vjeçari ishte bashkuar më parë me skuadrën bardheblu në stërvitje, ndërsa tashmë ka hedhur dhe firmën që e lidh me kampionët e vendit.
Braziliani vjen pas aventurës me Admira Wacker në Austri. Patrick Robson është qendërsulmues, por mund të përshtatet dhe nga krahët e sulmit.

