Afro 31.000 qytetarë kanë marrë patentën (lejen e drejtimit) për makina, në 6 mujorin e parë të vitit 2022.
Nga ky numër, 13.600 janë femra.
30,786 qytetarë janë kualifikuar për herë të parë me leje drejtimin e kategorisë B për 6-mujorin e parë të 2022!
Rritje kjo 34% më shumë krahasuar me vitin 2018!
Ky numër dëshmon se mesatarisht çdo muaj, mbi 5000 persona në Shqipëri, pajisen me leje drejtimi të mjeteve rrugore.
Theksojmë se 44% nga drejtuesit e rinj të kualifikuar janë femra!
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, kjo shifër është rritur 62% më shumë!


