Shkruar nga Muharrem Haxhi
NAVAJIO..
Plazhi më i fotografuar i Greqisë, ndodhet në ishullin Jonian të Zakithons.
Ishte kampionti botërori i 2010-s.
Ditën që Gjermania luante, në mbrëmje herët, ime shoqe zgjodhi të blejë biletat e anijes turistike që bën xhiron e ishullit.
Nervat e mija tel… Ekuipazhi i anijes pa vënë mirë këmbën në kuvert, na kujtoi se sa i pasur ishte bari i tyre.
Kapiteni, një shtatshkurtër i rrumbullakët si top, përpiqej të hapte kuvend me këdo, si për të na zgjuar nga gjumi i mëngjesit.
Nuk më pëlqeu tipi, por në fund e pimë në paqe nga një birrë…
Ka dhe pak Shqipëri historia që i ndryshoi emrin gjirit.
Ngjarja ka ndodhur 42 vite më parë, saktësisht më 1980-ën.
Një anije u mbyt në këto ujra të kthjellta.
Anija e mbytur ishte engarkuar me cigare kontrabandë dhe i drejtohej brigjeve shqiptare ose të ish Jugosllavisë, por nga detarët e vjetër këmbëngulet për Shqipërinë.
Prej andej, me anije më të vogla, malli përfundonte në Itali.
Roja bregdetare greke pikasi anijen e dyshimtë.
Defekti i detyroi detarët ta çonin anijen tek gjiri.
U arrestua gjithë ekuipazhi dhe malli me një vlerë 30 milonë dhrahmi, një vlerë që për kohën ishte e konsiderueshme.
“Panajoti”, kështu emërtohej anija në fjalë, mbasi u vodh, tretet në ndryshk, plotë “lavdi”..
Fama e këtij plazhi i kaloi shpejt kufijtë e ishullit, por jo për cigaret…
Rrëshqitjet e gurëve e zmadhuan plazhin ndër vite.
Rëra tejet e bardhë dhe ngjyra blu e thellë e detit krijojën atë kontrast magjepsës që rrallë kund e gjen.
Ky është ishulli që ka dhe pak Shqipëri.


