NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Denoncimi i kreut të PD, Sali Berisha: 848,000,000 lekë (8.5 mln euro) i kalohen sot kriminelit Ermal Beqiri me urdhër të Ramës!
    7 hours ago
    Berisha: Rama do të vazhdojë krimin e tij monstruoz ndaj shqiptarëve duke reduktuar edhe 15 bashki
    5 days ago
    Zvërneci/ Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me ligjin! Rama ka vepruar sikur të bëhej fjalë për kopshtin e tij privat!
    5 days ago
    Berisha: Beqiri dhe Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar, blenë avionë privatë dhe fluturuan mbi hapësirën e NATO-s dhe BE-së
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Indrit Hoxha/Drejtoria ime, fondet e shtetit i mbaj për vete…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku/ Rama në ruletë mes Drejtësisë dhe Mafias
Të tjera
Denoncimi i kreut të PD, Sali Berisha: 848,000,000 lekë (8.5 mln euro) i kalohen sot kriminelit Ermal Beqiri me urdhër të Ramës!
Kryesore Politikë
Senati amerikan konfirmon Jay Clayton si drejtor të ri të Inteligjencës Kombëtare
Bota
Reforma Territoriale/ Ditmir Bushati: Shqipëria ngjan me një njësi administrative ku pushteti është i përqendruar te zyra e kryeministrit.
Të tjera
Xhelal Mziu/ ALARM! Shqipëria është kthyer në vendin ku shtëpia është bërë luks i paarritshëm.
Ekonomia Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Indrit Hoxha/Drejtoria ime, fondet e shtetit i mbaj për vete…

Neutrale
Last updated: 2022/07/23 at 9:28 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Kjo është filozofia e babëzisë së drejtorëve të rilindjes famëkeqe.

Konkretisht:

Drejtori i ARRSH i jep tendera kompanisë së tij. Lidhja e Berberit me DAAM sh.p.k dhe mbyllja e syve të SPAK përballë një mega-skandali

Evis Berberi u emërua Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar në qershor të 2021. Para se të merrte këtë post ai ka qenë këshilltar në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës. Si këshilltar u emërua në shkurt të 2019-s, kohë kur shet të gjitha aksionet e një kompanie private që kishte blerë në 2018-n.

Kompania me emër tregtar  “B – VAAL ENG – 10” dhe numër NIPT L72205042F rezulton, sipas të dhënave të dorëzuara në QKB e themeluar nga Valter Begaj më 4 tetor të 2017-s. Objekti i saj është fusha e ndërtimit, studimi dhe projektimi i veprave inxhinierike, si dhe supervizionimi i tyre. 11 muaj nga themelimi, më 14 shtator të 2018-s, Begaj ja shet të gjithë kompaninë Evis Berberit për 100 mijë lek.

Një muaj pasi e bleu, Berberi i ndryshon emrin dhe nga “B – VAAL ENG – 10” kompania bëhet “DAAM”. Më 18 shkurt 2019, kohë kur Evis Berberi emërohet këshilltar pranë Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës e shet kompaninë po për 100 mijë lek te shtetasja Brunilda Buli.

Vlera e njëjtë e shitjes-blerjeve të kompanisë nga Begaj te Berberi dhe më pas të Buli sugjeron se bëhet fjalë për një transferim fiktiv të kompanisë me qëllim që Evis Berberi të shmangë konfliktin e interesit.

Për më tepër, lidhja me drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi me Valter Begajn nuk del vetëm te transaksioni i shitje-blerjes së kompanisë “B – VAAL ENG – 10”, që më vonë iu ndryshua emri në “DAAM”. Nga shtatori 2018-të, kur Berberi bleu kompaninë e Begajt, ai ka punuar në të njëjtën zyrë me të.

Nga të dhënat e QKB-së, veç kompanisë “B-VAAL ENG-10”, Valter Begaj rezulton themelues dhe ende pronar i kompanisë tjetër “B-VAAL ENGINEERING”. Këtë kompani ai e ka themeluar më 28 gusht të 2017-s, tre muaj para se të themelonte kompaninë që më vonë bleu Evis Berberi.

Ashtu si “B-VAAL ENG-10”, që ndryshoi emrin në “DAAM”, edhe B-VAAL ENGINEERING” e ndryshon emrin duke u bërë “NET-Group”. Objekti i të dyja kompanive mbetet i njëjtë, ai i studimit, projektimit dhe supervizimit të veprave inxhinierike.

Veç objektit, dy kompanitë rezultojnë me të njëjtën adresë identike. Ato janë të regjistruara, sipas ekstrakteve përkatëse të QKB-së në Rrugën “Haxhi Dalliu, Hyrja 1, Apartamenti 0”, Tiranë.

Kompania “NET-Group” e Valter Begajt, tre muaj pasi Evis Berberi u zgjodh drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, pra në gusht të 2021 fiton një tender me vlerë rreth 175 mln lek me TVSh për mbikëqyrjen e punimeve në Lotin 7 të Unazës së Madhe.

Veç kësaj, nga të dhënat e publikuara në Agjencinë e Prokurimeve Publike, kompania rezulton fituese edhe për mbikëqyrjen e tre projekteve në Bashkinë e Durrësit me një vlerë totale rreth 10 mln lek.
VOX News

TAGGED: Lajme
Neutrale July 23, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku/ Rama në ruletë mes Drejtësisë dhe Mafias
6 hours ago
Denoncimi i kreut të PD, Sali Berisha: 848,000,000 lekë (8.5 mln euro) i kalohen sot kriminelit Ermal Beqiri me urdhër të Ramës!
7 hours ago
Senati amerikan konfirmon Jay Clayton si drejtor të ri të Inteligjencës Kombëtare
11 hours ago
Reforma Territoriale/ Ditmir Bushati: Shqipëria ngjan me një njësi administrative ku pushteti është i përqendruar te zyra e kryeministrit.
16 hours ago
Xhelal Mziu/ ALARM! Shqipëria është kthyer në vendin ku shtëpia është bërë luks i paarritshëm.
2 days ago

Basir Çollaku/ Rama në ruletë mes Drejtësisë dhe Mafias

Denoncimi i kreut të PD, Sali Berisha: 848,000,000 lekë (8.5 mln euro) i kalohen sot kriminelit Ermal Beqiri me urdhër të Ramës!

Senati amerikan konfirmon Jay Clayton si drejtor të ri të Inteligjencës Kombëtare

Reforma Territoriale/ Ditmir Bushati: Shqipëria ngjan me një njësi administrative ku pushteti është i përqendruar te zyra e kryeministrit.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?