{"id":99484,"date":"2026-11-22T16:28:04","date_gmt":"2026-11-22T16:28:04","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=99484"},"modified":"2026-11-22T16:28:04","modified_gmt":"2026-11-22T16:28:04","slug":"sky-ecc-dhe-encrochat-7-strategji-qe-avokatet-evropiane-paraqiten-ne-strasburg-18-11-2026","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/11\/22\/sky-ecc-dhe-encrochat-7-strategji-qe-avokatet-evropiane-paraqiten-ne-strasburg-18-11-2026\/","title":{"rendered":"Sky ECC dhe EncroChat : 7 strategji q\u00eb avokat\u00ebt evropian\u00eb paraqit\u00ebn n\u00eb Strasburg (18\/11\/2026)"},"content":{"rendered":"<p>Nga Eduard Halimi<\/p>\n<p>(\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb mbrojtja n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar prov\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur mund\u00ebsin\u00eb e ankimit n\u00eb Strasburg?)<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb lexosh nj\u00eb mesazh jasht\u00eb kontekstit t\u00eb nj\u00eb bisede p\u00ebr t\u00eb kuptuar sa leht\u00eb mund t\u2019i ndryshoj\u00eb kuptimi. E ta mendosh q\u00eb nga ai mesazh t\u00eb varet nj\u00eb akuz\u00eb penale. Dhe jo akuza t\u00eb thjeshta. Nj\u00eb mesazh q\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb gjithshka, jet\u00ebn q\u00eb ke nd\u00ebrtuar, familjen, pron\u00ebn, t\u00eb djeshmen, t\u00eb tashmen, t\u00eb ardhmen, praktikisht: gjithshka.<\/p>\n<p>Tani imagjinoni mij\u00ebra mesazhe, mesazhe zanore, foto dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera t\u00eb mbledhura nga Sky ECC dhe EncroChat. Si mund ta verifikoj\u00eb mbrojtja k\u00ebto n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla t\u00eb sofistikuara kur n\u00eb dispozicion ka vet\u00ebm nj\u00eb tabel\u00eb ose nj\u00eb PDF? Dhe ku ndryshon qasja ndaj dy platformave?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa paraqitja e konkluzioneve t\u00eb Avokatit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Prudniez (C\u2011625\/25) \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb nga 19 n\u00ebntori p\u00ebr m\u00eb 3 dhjetor 2026, n\u00eb Strasburg po ecin p\u00ebrpara dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, Isha dhe Emmen kund\u00ebr Norvegjis\u00eb (nr. 7905\/25 dhe 9417\/25).<\/p>\n<p>Pyetja para GJEDNJ \u00ebsht\u00eb konkrete: \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb realisht n\u00eb dispozicion mbrojtja p\u00ebr t\u00eb verifikuar dhe kund\u00ebrshtuar komunikimet nga Sky ECC dhe EncroChat kur ato p\u00ebrdoren n\u00eb nj\u00eb proces penal. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje Shoqata Evropiane e Avokat\u00ebve Penalist\u00eb (ECBA) dhe Fair Trials i kan\u00eb paraqitur Strasburgut argumentet e tyre rreth Sky ECC dhe EncroChat.<\/p>\n<p>Nga parashtrimet e tyre kam ve\u00e7uar shtat\u00eb strategji q\u00eb meritojn\u00eb v\u00ebmendjen e avokat\u00ebve, prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve shqiptar\u00eb. Parashtrimet e plota\u2060<\/p>\n<p>1. Verifikoni si u sigurua prova dhe b\u00ebj dallimin e qart\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb EncroChat, t\u00eb dh\u00ebnat u kopjuan nga telefonat. N\u00eb Sky ECC, kemi kapjen t\u00eb dh\u00ebnave te trafikut t\u00eb koduar n\u00eb nivel serveri. (&#8220;Vanilla&#8221; e kam spjeguar m\u00eb par\u00eb) dhe deshifrimi ndodhi m\u00eb von\u00eb. N\u00eb rastin e par\u00eb duhet t\u00eb kontrollohet \u00e7far\u00eb kishte n\u00eb pajisje kur u kopjua dhe n\u00ebse pajisja u identifikua sakt\u00eb. N\u00eb t\u00eb dytin kontrollohet n\u00ebse mesazhi i deshifruar p\u00ebrputhet me trafikun e kapur dhe n\u00ebse iu atribua d\u00ebrguesit dhe marr\u00ebsit t\u00eb duhur. Fakti q\u00eb nj\u00eb metod\u00eb ka funksionuar n\u00eb raste t\u00eb tjera nuk tregon n\u00ebse biseda n\u00eb dosjen t\u00ebnde \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb. (\u00a7\u00a7 5\u201311)<\/p>\n<p>2. K\u00ebrkoni t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb formatin n\u00eb t\u00eb cilin u mor\u00ebn.<br \/>\nNj\u00eb tabel\u00eb ose nj\u00eb PDF t\u00eb tregon \u00e7far\u00eb ka p\u00ebrzgjedhur akuza dhe \u00e7far\u00eb do ti tregoj\u00eb publikut. P\u00ebr ta verifikuar, avokatit i duhet kopja n\u00eb formatin n\u00eb t\u00eb cilin mb\u00ebrriti te autoritetet, bashk\u00eb me gjurm\u00ebt digjitale t\u00eb integritetit (hash) dhe dokumentacionin e \u00e7do transferimi e p\u00ebrpunimi. Pra biseda e plot\u00eb. Pyetjet q\u00eb duhet t\u00eb ngrihen duhet t\u00eb specifikojn\u00eb se kush i bashkoi skedar\u00ebt? \u00c7far\u00eb u hoq si dublikat\u00eb? Si u p\u00ebrkthyen mesazhet? \u00c7far\u00eb programi u p\u00ebrdor? (\u00a7\u00a7 11\u201313)<\/p>\n<p>3. K\u00ebrkoni t\u00eb kontrolloni bised\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb pretenduar dhe se kujt i p\u00ebrket llogaria.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mesazh q\u00eb mungon te nj\u00ebri p\u00ebrdorues mund t\u00eb gjendet te bashk\u00ebbiseduesi. Ora, identifikuesi dhe vendndodhja e pajisjes mund t\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00ebse llogaria i p\u00ebrkiste personit t\u00eb akuzuar. Vendndodhja ka r\u00ebnd\u00ebsi edhe p\u00ebr nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr: N\u00eb cilin territor ndodhej personi gjat\u00eb p\u00ebrgjimit dhe a k\u00ebrkonte regjimi juridik p\u00ebrkat\u00ebs njoftimin e atij shteti? (\u00a7\u00a7 14\u201315)<\/p>\n<p>4. Kontestoni duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim p\u00ebrzgjedhjen e mesazheve.<\/p>\n<p>Edhe kur avokati dhe prokurori kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat fragmente, mbetet pyetja se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb. K\u00ebrkesa e mbrojtjes mund t\u00eb jet\u00eb fare konkrete. P\u00ebr shembull, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb bised\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb nj\u00eb date t\u00eb caktuar p\u00ebr t\u00eb kontrolluar kuptimin e nj\u00eb fjalie mbi t\u00eb cil\u00ebn mb\u00ebshtetet akuza. Si mund t\u2019i k\u00ebrkosh avokatit t\u00eb tregoj\u00eb paraprakisht \u00e7far\u00eb p\u00ebrmban nj\u00eb material q\u00eb s\u2019e ka par\u00eb? (\u00a7\u00a7 20\u201323, 27\u201328)<\/p>\n<p>5. K\u00ebrkoni ekspertim t\u00eb pavarur dhe pyesni ekspert\u00ebt.<\/p>\n<p>Kur PDF apo CD nuk e shpjegon nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb boshe, duhen pyetur ekspert\u00ebt q\u00eb mor\u00ebn, p\u00ebrpunuan ose analizuan t\u00eb dh\u00ebnat. Q\u00eb eksperti i pavarur t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje, duhet t\u00eb ket\u00eb qasje te skedar\u00ebt dhe regjistrat p\u00ebrkat\u00ebs. (\u00a7\u00a7 16\u201317, 28)<\/p>\n<p>6. K\u00ebrkoni kontroll gjyq\u00ebsor kur dokumentet mbahen sekret.<\/p>\n<p>Sipas nd\u00ebrhyr\u00ebsve, gjykata duhet t\u00eb shqyrtoj\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb synon dokumentet q\u00eb mban shteti i origjin\u00ebs (Franca) dhe t\u00eb arsyetoj\u00eb \u00e7do refuzim. Kur qasja kufizohet, pyetja \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet q\u00eb mbrojtja ta verifikoj\u00eb ende prov\u00ebn. (\u00a7\u00a7 21\u201322, 24\u201328)<\/p>\n<p>7. K\u00ebrko q\u00eb gjykata t\u00eb vendos\u00eb \u00e7far\u00eb peshe mund t\u2019i jap\u00eb prov\u00ebs. Sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb varet akuza nga nj\u00eb komunikim, aq m\u00eb konkret duhet t\u00eb jet\u00eb shpjegimi i gjykat\u00ebs se si mundi mbrojtja ta kund\u00ebrshtonte. Kur komunikimi \u00ebsht\u00eb vendimtar dhe asnj\u00eb garanci nuk e kompenson penges\u00ebn e mbrojtjes, Fair Trials dhe ECBA argumentojn\u00eb se gjykata duhet ta l\u00ebr\u00eb at\u00eb jasht\u00eb<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebr mua, kur p\u00ebrgjigjja p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje vendimtare gjendet n\u00eb Franc\u00eb, avokati shqiptar duhet ta ndjek\u00eb prov\u00ebn deri n\u00eb burim. Kjo do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb punoj\u00eb me koleg\u00ebt francez\u00eb, t\u00eb identifikoj\u00eb autoritetin kompetent dhe t\u00eb provoj\u00eb n\u00eb praktik\u00eb n\u00ebse klienti ka nj\u00eb mjet efektiv p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dokumentet ose p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar mas\u00ebn q\u00eb e ka prekur. Disa avokat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri i kan\u00eb k\u00ebrkuar gjykat\u00ebs q\u00eb dokumentet t\u00eb merren p\u00ebrmes ndihm\u00ebs juridike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb efektive. K\u00ebrkesa e b\u00ebr\u00eb n\u00eb Franc\u00eb dhe p\u00ebrgjigjja e marr\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi konkrete n\u00eb gjykimin shqiptar. Ato tregojn\u00eb \u00e7far\u00eb u arrit t\u00eb verifikohej dhe \u00e7far\u00eb mbeti e paarritshme p\u00ebr mbrojtjen. N\u00ebse ka mjet efektiv ose jo. N\u00ebse Franca nuk ia jep k\u00ebt\u00eb mjet at\u00ebher\u00eb kthehemi tek rastet &#8220;Kleopatra&#8221; q\u00eb kemi analizuar m\u00eb par\u00eb!<\/p>\n<p>K\u00ebto shtat\u00eb strategji kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si avokati shqiptar e nd\u00ebrton mbrojtjen q\u00eb n\u00eb gjykimin vendas.<\/p>\n<p>N\u00ebse klientit i atribuohet nj\u00eb llogari pa verifikim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm, n\u00ebse mbrojtjes i refuzohet ekspertimi apo n\u00ebse dokumentet q\u00eb mund t\u00eb sqarojn\u00eb origjin\u00ebn e prov\u00ebs mbahen n\u00eb Franc\u00eb dhe nuk ka mjet efektiv, kund\u00ebrshtimi duhet ngritur konkretisht dhe n\u00eb koh\u00eb. Duhet t\u00eb tregohet \u00e7far\u00eb u k\u00ebrkua, pse kishte r\u00ebnd\u00ebsi dhe \u00e7far\u00eb mbeti pa u verifikuar. K\u00ebto kund\u00ebrshtime duhen pasqyruar n\u00eb gjykim dhe ndjekur p\u00ebrmes mjeteve efektive t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>Mbrojtja n\u00eb Strasburg p\u00ebrgatitet n\u00eb gjykatat shqiptare nga dita zero. Sipas nenit 35 t\u00eb Konvent\u00ebs, gjykatave vendase duhet t\u2019u jepet mund\u00ebsia ta shqyrtojn\u00eb shkeljen e pretenduar dhe, n\u00ebse e konstatojn\u00eb, ta korrigjojn\u00eb. N\u00ebse kund\u00ebrshtimi ngrihet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Strasburg, k\u00ebrkesa rrezikon t\u00eb shpallet e papranueshme p\u00ebr mosshterim t\u00eb mjeteve juridike vendase. Pasoja \u00ebsht\u00eb konkrete: nj\u00eb pretendim q\u00eb mund t\u00eb ishte vendimtar p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e procesit mund t\u00eb mbetet pa u shqyrtuar n\u00eb themel.<br \/>\nEdhe SPAK-u ka pun\u00ebn e vet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Pasi t\u00eb verifikoj\u00eb komunikimin, duhet t\u00eb tregoj\u00eb se me cilin veprim real lidhet ai dhe \u00e7far\u00eb provon p\u00ebr personin konkret. Kur pretendohet tjet\u00ebrsim prone apo pastrim parash, duhen gjurmuar aktet e pron\u00ebsis\u00eb, transaksionet dhe l\u00ebvizjet e parave. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb kuptohet n\u00ebse ajo q\u00eb thuhet n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb p\u00ebrputhet me at\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Respektimi i garancive t\u00eb nj\u00eb gjykimi t\u00eb drejt\u00eb e forcon luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar. Kjo ndodh kur akuza mb\u00ebshtetet n\u00eb fakte q\u00eb prokuroria mund t\u2019i provoj\u00eb, mbrojtja mund t\u2019i kund\u00ebrshtoj\u00eb dhe gjykata mund t\u2019i verifikoj\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb akuz\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb prova t\u00eb verifikueshme i q\u00ebndron m\u00eb mir\u00eb kontrollit t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo mbetet sfida e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<br \/>\nShkolla e Magjistratur\u00ebs<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/e69b3ed2-5e06-4b68-a47b-ce29e7ae82d2-300x188.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"188\" class=\"alignnone size-medium wp-image-99485\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/e69b3ed2-5e06-4b68-a47b-ce29e7ae82d2-300x188.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/e69b3ed2-5e06-4b68-a47b-ce29e7ae82d2-1024x642.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/e69b3ed2-5e06-4b68-a47b-ce29e7ae82d2-768x481.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/e69b3ed2-5e06-4b68-a47b-ce29e7ae82d2-860x539.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/e69b3ed2-5e06-4b68-a47b-ce29e7ae82d2.jpeg 1320w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/15df8cff-2f73-48a1-84a6-27836ad44fa7-300x168.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"168\" class=\"alignnone size-medium wp-image-99486\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/15df8cff-2f73-48a1-84a6-27836ad44fa7-300x168.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/15df8cff-2f73-48a1-84a6-27836ad44fa7-1024x575.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/15df8cff-2f73-48a1-84a6-27836ad44fa7-768x431.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/15df8cff-2f73-48a1-84a6-27836ad44fa7-860x483.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/15df8cff-2f73-48a1-84a6-27836ad44fa7.jpeg 1320w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Eduard Halimi (\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb mbrojtja n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar prov\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur mund\u00ebsin\u00eb e ankimit n\u00eb Strasburg?) Mjafton t\u00eb lexosh nj\u00eb mesazh jasht\u00eb kontekstit t\u00eb nj\u00eb bisede p\u00ebr t\u00eb kuptuar sa leht\u00eb mund t\u2019i ndryshoj\u00eb kuptimi. E ta mendosh q\u00eb nga ai mesazh t\u00eb varet nj\u00eb akuz\u00eb penale. Dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":99487,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99484","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-te-tjera"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99484","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99484"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99484\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99488,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99484\/revisions\/99488"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99487"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99484"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99484"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99484"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}