{"id":99465,"date":"2026-11-20T19:16:25","date_gmt":"2026-11-20T19:16:25","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=99465"},"modified":"2026-11-20T19:16:25","modified_gmt":"2026-11-20T19:16:25","slug":"u-akuzua-nga-spiropali-reagon-drejtori-i-tatimeve-ilir-binaj-spiropali-me-bashkeshortin-kercenuan-punonjesit-e-tatimeve-nuk-urdherohem-nga-balluku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/11\/20\/u-akuzua-nga-spiropali-reagon-drejtori-i-tatimeve-ilir-binaj-spiropali-me-bashkeshortin-kercenuan-punonjesit-e-tatimeve-nuk-urdherohem-nga-balluku\/","title":{"rendered":"U akuzua nga Spiropali, reagon Drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj: Spiropali me bashk\u00ebshortin k\u00ebrc\u00ebnuan punonj\u00ebsit e Tatimeve! Nuk urdh\u00ebrohem nga Balluku"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Tatimeve, Ilir Binaj i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur publikisht deputetes Elisa Spiropali pas akuzave se kontrollohet nga Belinda Balluku. Ai e akuzon Spiropalin dhe bashk\u00ebshortin e saj p\u00ebr ushtrim presioni dhe intimidim ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs tatimore, n\u00eb lidhje me kontrollet e ushtruara ndaj bizneseve familjare.<\/p>\n<p>Binaj thot\u00eb se Administrata Tatimore \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00ebn presion t\u00eb paligjsh\u00ebm nga deputetja dhe bashk\u00ebshorti i saj, pas kontrolleve t\u00eb kryera n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit. Ai thekson se verifikimet kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe subjekte t\u00eb lidhura me Spiropalin, nd\u00ebrsa rezultatet, sipas tij, nuk jan\u00eb pritur mir\u00eb nga deputetja dhe bashk\u00ebshorti i saj. Binaj deklaron se si pasoj\u00eb jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar inspektor\u00ebt tatimor\u00eb, madje edhe familjar\u00ebt e tyre, duke shtuar se p\u00ebr k\u00ebto raste ka fakte t\u00eb verifikueshme dhe denoncime pran\u00eb organeve ligjzbatuese.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebn me dije se kontrollet kan\u00eb evidentuar dyshime p\u00ebr evazion tatimor n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha dhe se dosjet p\u00ebrkat\u00ebse po referohen pran\u00eb organeve kompetente p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>Binaj shton se akuzat e Spiropalit se ai merr urdhra nga ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Belinda Balluku nuk q\u00ebndrojn\u00eb, pasi nuk e ka takuar kurr\u00eb personalisht, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb takime publike.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam nj\u00eb qytetar shqiptar q\u00eb i jam p\u00ebrgjigjur thirrjes p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer vendit pas vitesh n\u00eb SHBA, ku kam punuar n\u00eb fush\u00ebn e auditimit financiar. Nga data 23 shtator 2024, kur kam marr\u00eb telefonat\u00ebn e ministrit t\u00eb Financave, e deri m\u00eb sot, nuk e kam takuar kurr\u00eb personalisht zonj\u00ebn Belinda Balluku, p\u00ebrve\u00e7 takimeve publike p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs. Sot kam vendosur t\u00eb b\u00ebj k\u00ebt\u00eb deklarim publik, pas nj\u00eb sulmi mediatik q\u00eb m\u00eb ka ardhur, jo p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, nga deputetja Elisa Spiropali.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb zonja deputete nuk tha, \u00ebsht\u00eb se Administrata Tatimore e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00ebn nj\u00eb presion t\u00eb paligjsh\u00ebm nga deputetja n\u00eb fjal\u00eb dhe bashk\u00ebshorti i saj, p\u00ebr llogari t\u00eb bizneseve familjare. Administrata Tatimore, n\u00eb funksion t\u00eb mbledhjes s\u00eb t\u00eb ardhurave dhe luft\u00ebs ndaj evazionit, ka ushtruar kontrolle n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, n\u00eb p\u00ebrputhje me planet e saj strategjike dhe operacionale. Kontrollet e ushtruara, bazuar n\u00eb analiz\u00ebn e riskut apo denoncimet e qytetar\u00ebve, kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe subjekte q\u00eb lidhen me znj. Spiropali. <\/p>\n<p>Rezultatet qartazi nuk jan\u00eb p\u00eblqyer nga zonja dhe bashk\u00ebshorti i saj dhe, si pasoj\u00eb, jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar inspektor\u00ebt tatimor\u00eb, madje edhe familjet e tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka fakte t\u00eb verifikueshme dhe denoncime n\u00eb organet ligjzbatuese. Procedura \u00ebsht\u00eb e gjitha e dokumentuar dhe gjetjet e inspektimit jan\u00eb tejet shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Kontrollet e ushtruara kan\u00eb evidentuar dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr evazion tatimor t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb m\u00ebdha. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye dhe pa asnj\u00eb lloj p\u00ebrjashtimi diskriminues, por sipas procedurave tatimore t\u00eb ndjekura me t\u00eb gjith\u00eb tatimpaguesit e dyshuar p\u00ebr evazion, dosjet po u referohen organeve ligjzbatuese p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme. I k\u00ebrkoj znj. Spiropali t\u00eb mos e p\u00ebrmend\u00eb m\u00eb emrin tim, sepse un\u00eb jam nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs i ndersh\u00ebm i shtetit q\u00eb nuk merret me politik\u00eb dhe nuk lejoj ask\u00ebnd t\u00eb cenoj\u00eb dinjitetin tim dhe t\u00eb familjes sime p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs. <\/p>\n<p>Znj. Spiropali, si ish-drejtoresh\u00eb e Doganave, duhet ta kishte t\u00eb qart\u00eb se presioni dhe intimidimi i administrat\u00ebs publike p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnda etike dhe ligjore.\u201d- thuhet n\u00eb reagim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Tatimeve, Ilir Binaj i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur publikisht deputetes Elisa Spiropali pas akuzave se kontrollohet nga Belinda Balluku. Ai e akuzon Spiropalin dhe bashk\u00ebshortin e saj p\u00ebr ushtrim presioni dhe intimidim ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs tatimore, n\u00eb lidhje me kontrollet e ushtruara ndaj bizneseve familjare. Binaj thot\u00eb se Administrata Tatimore \u00ebsht\u00eb vendosur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":99466,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":["post-99465","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-kryesore"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99465","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99465"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99465\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99467,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99465\/revisions\/99467"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99466"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99465"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99465"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99465"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}