{"id":99365,"date":"2026-11-07T19:02:18","date_gmt":"2026-11-07T19:02:18","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=99365"},"modified":"2026-11-07T19:02:18","modified_gmt":"2026-11-07T19:02:18","slug":"irena-beqiraj-perse-pasuria-nuk-krijoi-elite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/11\/07\/irena-beqiraj-perse-pasuria-nuk-krijoi-elite\/","title":{"rendered":"Irena Beqiraj\/ P\u00ebrse pasuria nuk krijoi elit\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria ka prodhuar gjat\u00eb tri dekadave t\u00eb fundit nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm njer\u00ebzish t\u00eb pasur. Disa e kan\u00eb krijuar pasurin\u00eb p\u00ebrmes sip\u00ebrmarrjes, t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrmes lidhjeve me pushtetin, nd\u00ebrmjet\u00ebsimit, privilegjeve apo mund\u00ebsive q\u00eb u ka ofruar nj\u00eb ekonomi me institucione ende t\u00eb brishta.  Por, pavar\u00ebsisht origjin\u00ebs s\u00eb ndryshme t\u00eb pasuris\u00eb, nj\u00eb pyetje mbetet: a kemi arritur t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb elit\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb shoq\u00ebrore?<\/p>\n<p>Pasuria dhe elita nuk jan\u00eb sinonime. Pasuria \u00ebsht\u00eb nivel ekonomik; elita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pozicion shoq\u00ebror q\u00eb fitohet p\u00ebrmes autoritetit, integritetit, dijes, p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe ndikimit kulturor. Nj\u00eb njeri mund t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb hotele, kulla, makina luksoze dhe llogari bankare me shum\u00eb zero, por asnj\u00ebra prej tyre nuk e b\u00ebn automatikisht pjes\u00eb t\u00eb elit\u00ebs. Edhe pse, duhet pranuar, n\u00eb Shqip\u00ebri ka jo pak njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb investuar shum\u00eb p\u00ebr t&#8217;i bindur t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<br \/>\nElitat nuk krijohen brenda nj\u00eb dekade. Ato formohen p\u00ebrmes trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb dijes, kultur\u00ebs, tradit\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs, reputacionit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Nuk mjafton t\u00eb trash\u00ebgosh apo t\u00eb grumbullosh pasuri,  duhet t\u00eb jesh n\u00eb gjendje t\u00eb trash\u00ebgosh edhe vlera. Edhe Shqip\u00ebria hyri n\u00eb vitin 1990 me nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb madh n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, regjimi komunist shkat\u00ebrroi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb elit\u00ebs ekonomike, intelektuale dhe kulturore q\u00eb ishte formuar para Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Familje me tradit\u00eb tregtare, pronar\u00eb, intelektual\u00eb, profesionist\u00eb dhe njer\u00ebz me ndikim kulturor u persekutuan dhe u shpron\u00ebsuan. K\u00ebshtu u nd\u00ebrpre transmetimi i kultur\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs, sip\u00ebrmarrjes, p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike dhe pavar\u00ebsis\u00eb intelektuale.<br \/>\nPas vitit 1990 nuk nis\u00ebm thjesht nga zeroja ekonomike. Nis\u00ebm edhe me nj\u00eb nd\u00ebrprerje t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb shoq\u00ebrore dhe kulturore. Na mungonin jo vet\u00ebm kapitali dhe institucionet, por edhe modelet q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbenin si pik\u00eb referimi.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, pas vitit 1990, kur e nis\u00ebm nga e para, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e shoq\u00ebris\u00eb ishte e etur p\u00ebr pasuri, jo domosdoshm\u00ebrisht p\u00ebr kultur\u00ebn q\u00eb e krijon dhe e shoq\u00ebron at\u00eb. Privatizimet, nd\u00ebrtimi, marr\u00ebdh\u00ebniet me politik\u00ebn, aksesi n\u00eb burimet publike dhe dob\u00ebsia e institucioneve krijuan mund\u00ebsi p\u00ebr pasurim t\u00eb shpejt\u00eb. Sigurisht, ka sip\u00ebrmarr\u00ebs q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar biznese me pun\u00eb, vizion dhe k\u00ebmb\u00ebngulje. Por modeli dominues i zhvillimit nuk arriti t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb konsoliduar kapitaliste. Teksa pasuria u lidh m\u00eb shum\u00eb me aksesin tek pushteti sesa me konkurrenc\u00ebn, u krijua nj\u00eb klas\u00eb p\u00ebrfituesish, jo nj\u00eb elit\u00eb ekonomike autonome nga pushteti.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, n\u00eb tridhjet\u00eb vite tranzicion ngat\u00ebrruam diplom\u00ebn me dijen dhe titullin me autoritetin. Krijuam iluzionin e nj\u00eb elite intelektuale q\u00eb nd\u00ebrtohej p\u00ebrmes numrit t\u00eb doktoraturave, titujve akademik\u00eb apo pozicioneve universitare.<br \/>\nN\u00eb fakt, elita krijohet nga cil\u00ebsia e dijes, integriteti, mendimi kritik dhe kontributi n\u00eb zhvillimin e shoq\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb profesor q\u00eb nuk prodhon dije, nj\u00eb akademik q\u00eb nuk ka guxim t\u00eb flas\u00eb hapur, nj\u00eb intelektual q\u00eb e ndryshon q\u00ebndrimin sipas interesit nuk mund t\u00eb quhen elit\u00eb, pavar\u00ebsisht titujve q\u00eb mbajn\u00eb.<br \/>\nTeksa prodhojm\u00eb m\u00eb shpejt tituj sesa autoritet shkencor, kemi ekspert\u00eb p\u00ebr \u00e7do \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb thon\u00eb, apo universitete q\u00eb ende p\u00ebrpiqen t\u00eb bindin bot\u00ebn se prodhojn\u00eb dije ajo q\u00eb kemi arritur \u00ebsht\u00eb prespektiva e kufizuar e mendimit kritik.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, nuk kemi krijuar institucione q\u00eb prodhojn\u00eb dhe mbrojn\u00eb merit\u00ebn. Elitat nuk krijohen vet\u00ebm nga cil\u00ebsit\u00eb individuale. Ato kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr institucione q\u00eb identifikojn\u00eb talentin, shp\u00ebrblejn\u00eb merit\u00ebn, mbrojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe krijojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr zhvillim.<br \/>\nK\u00ebtu u krijua nj\u00eb sistem ku rekomandimi mund t\u00eb vlej\u00eb m\u00eb shum\u00eb se CV-ja, bindja m\u00eb shum\u00eb se kompetenca dhe besnik\u00ebria m\u00eb shum\u00eb se integriteti. Kur karriera profesionale, akademike apo publike ndikohet nga p\u00ebrkat\u00ebsia politike, njohjet dhe af\u00ebrsia me pushtetin, individ\u00ebt m\u00eb t\u00eb aft\u00eb nuk kan\u00eb gjithmon\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb marrin pozicionin q\u00eb meritojn\u00eb, edhe pa merit\u00eb nuk mund t\u00eb  ket\u00eb elit\u00eb !<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, politika ka z\u00ebn\u00eb edhe hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb duhet t&#8217;i p\u00ebrkiste shoq\u00ebris\u00eb civile dhe elitave t\u00eb pavarura.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb sh\u00ebndetshme, politika nuk mund t\u00eb jet\u00eb burimi i vet\u00ebm i autoritetit. Universitetet, akademia, media e pavarur, organizatat profesionale, fondacionet, sip\u00ebrmarr\u00ebsit dhe intelektual\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb ndikim t\u00eb pavarur nga qeveria.<br \/>\nKur pjesa d\u00ebrrmuese e njer\u00ebzve me ndikim ekonomik, intelektual apo mediatik preferojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pran\u00eb pushtetit dhe t\u00eb mos e kund\u00ebrshtojn\u00eb at\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb elit\u00eb q\u00eb vendos standarde dhe i k\u00ebrkon llogari politik\u00ebs, kemi nj\u00eb grup njer\u00ebzish me ndikim q\u00eb, n\u00eb shum\u00eb raste, i sh\u00ebrbejn\u00eb politik\u00ebs . Kur autoriteti matet me af\u00ebrsin\u00eb ndaj pushtetit, nuk kemi m\u00eb nj\u00eb elit\u00eb q\u00eb e kontrollon pushtetin, por nj\u00eb rreth njer\u00ebzish q\u00eb presin t\u00eb njihen prej tij.<br \/>\nElitat i vendosin kufij pushtetit. N\u00eb Shqip\u00ebri, duket se kemi p\u00ebrmbysur k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie,  pushteti p\u00ebrcakton kufijt\u00eb brenda t\u00eb cil\u00ebve mund t\u00eb veproj\u00eb elita.<\/p>\n<p>S\u00eb gjashti, emigrimi ka marr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kapitalit ton\u00eb njer\u00ebzor. Shqip\u00ebria ka humbur profesionist\u00eb, studiues, sip\u00ebrmarr\u00ebs, akademik\u00eb, artist\u00eb dhe njer\u00ebz me potencial p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar institucione. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e atyre q\u00eb mund t\u00eb kishin kontribuar n\u00eb krijimin e nj\u00eb elite t\u00eb re e kan\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn dhe karrier\u00ebn jasht\u00eb vendit. Th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb,  ne nuk kemi humbur vet\u00ebm forc\u00eb pune. Kemi humbur edhe njer\u00ebz q\u00eb mund t\u00eb krijonin shkolla mendimi, institucione k\u00ebrkimore, biznese inovative, organizata profesionale dhe modele t\u00eb reja t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb  vazhdojm\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb nj\u00eb paradoks t\u00eb rreziksh\u00ebm nd\u00ebrsa diskutojm\u00eb se si t&#8217;i mbajm\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb vend, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb mund\u00ebsive u ofrojm\u00eb si model suksesi pik\u00ebrisht ata q\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb largohen. <\/p>\n<p>S\u00eb shtati, kemi krijuar nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb shp\u00ebrblen dukjen m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebrmbajtjen. N\u00eb nj\u00eb mjedis ku suksesi matet me makin\u00ebn, vil\u00ebn, veshjen, pushimet dhe ekspozimin n\u00eb rrjetet sociale, nuk krijohet elit\u00eb por  &#8220;aristokracia e dukjes&#8221; ku r\u00ebnd\u00ebsi ka jo vet\u00ebm \u00e7far\u00eb zot\u00ebron, por edhe sa njer\u00ebz e shohin at\u00eb q\u00eb ke.<br \/>\nShqip\u00ebria padyshim ka njer\u00ebz elitar\u00eb, sip\u00ebrmarr\u00ebs serioz\u00eb, intelektual\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe individ\u00eb me integritet. Problemi \u00ebsht\u00eb se k\u00ebta njer\u00ebz nuk jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb shtres\u00eb me pesh\u00eb, autonomi dhe ndikim n\u00eb jet\u00ebn publike.<br \/>\nNdoshta tranzicioni na m\u00ebsoi si t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb pasur, por nuk arriti t\u00eb na m\u00ebsoj\u00eb \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me pasurin\u00eb. K\u00ebshtu, krijuam shum\u00eb milioner\u00eb, disa aristokrat\u00eb t\u00eb vet\u00ebshpallur dhe nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb theksuar elitash.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria ka prodhuar gjat\u00eb tri dekadave t\u00eb fundit nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm njer\u00ebzish t\u00eb pasur. Disa e kan\u00eb krijuar pasurin\u00eb p\u00ebrmes sip\u00ebrmarrjes, t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrmes lidhjeve me pushtetin, nd\u00ebrmjet\u00ebsimit, privilegjeve apo mund\u00ebsive q\u00eb u ka ofruar nj\u00eb ekonomi me institucione ende t\u00eb brishta. Por, pavar\u00ebsisht origjin\u00ebs s\u00eb ndryshme t\u00eb pasuris\u00eb, nj\u00eb pyetje mbetet: a kemi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":99366,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-99365","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99365","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99365"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99365\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99367,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99365\/revisions\/99367"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99366"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99365"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99365"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99365"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}