{"id":99238,"date":"2026-10-31T15:48:21","date_gmt":"2026-10-31T15:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=99238"},"modified":"2026-10-31T15:49:06","modified_gmt":"2026-10-31T15:49:06","slug":"irena-beqiraj-kur-apartamenti-behet-me-i-leverdishem-se-fabrika-qeveria-e-gjen-zgjidhjen-tek-taksa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/10\/31\/irena-beqiraj-kur-apartamenti-behet-me-i-leverdishem-se-fabrika-qeveria-e-gjen-zgjidhjen-tek-taksa\/","title":{"rendered":"Irena Beqiraj\/ Kur apartamenti b\u00ebhet m\u00eb i leverdish\u00ebm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa !"},"content":{"rendered":"<p>Debati p\u00ebr taksimin e pron\u00ebs dhe t\u00eb banesave bosh nuk duhet reduktuar n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ideologjike. Do t\u00eb ishte v\u00ebrtet nj\u00eb zbulim politik me p\u00ebrmasa historike, po t\u00eb mos ishte fakti se me t\u00eb majt\u00ebn qeveria socialiste  nuk ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb lidhje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb!<\/p>\n<p>Ky debat duhet par\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb: at\u00eb t\u00eb nj\u00eb ekonomie ku nd\u00ebrtimi dhe pasurit\u00eb e paluajtshme po thithin nj\u00eb pjes\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kapitalit, investimeve dhe kreditimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sektor\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb garantojn\u00eb zhvillimin afatgjat\u00eb mbeten shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr pesh\u00ebn e nd\u00ebrtimit n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare tregojn\u00eb nj\u00eb prirje q\u00eb meriton v\u00ebmendje. Pesha e sektorit n\u00eb PBB \u00ebsht\u00eb rritur nga rreth 9.5% n\u00eb vitin 2021, n\u00eb 11.2% n\u00eb vitin 2022 dhe 11.65% n\u00eb vitin 2023, duke iu afruar 12.6% n\u00eb vitin 2025.<br \/>\nNd\u00ebrsa ritmi i rritjes s\u00eb sektorit ka qen\u00eb n\u00eb disa vite duksh\u00ebm m\u00eb i lart\u00eb se ritmi i rritjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb ekonomis\u00eb, zgjerimi i tij nuk duket se \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn reale. Nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga destinacionet m\u00eb t\u00eb lehta p\u00ebr kapitalin privat, n\u00eb nj\u00eb ekonomi e cila  nuk arrin t\u00eb zhvilloj\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb me produktivitet dhe potencial eksportues. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk kemi thjesht nj\u00eb sektor q\u00eb po rritet shpejt. Kemi nj\u00eb treg ku \u00e7mimet rriten megjith\u00eb ofert\u00ebn e bollshme edhe apartamentet mbeten bosh. Shkurt   kemi nj\u00eb ekonomi q\u00eb ka p\u00ebrqendruar burimet e saj n\u00eb nj\u00eb model zhvillimi ku nd\u00ebrtimi dhe rritja e vler\u00ebs s\u00eb pronave marrin p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj prodhimit, inovacionit dhe krijimit t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb shtuar. Ose, th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht, nj\u00eb ekonomi ku apartamenti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb investim m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs se fabrika.  T\u00eb dh\u00ebnat e kreditimit po ashtu tregojn\u00eb nj\u00eb zgjerim t\u00eb financimit p\u00ebr nd\u00ebrtimet e reja dhe nj\u00eb rritje t\u00eb ekspozimit financiar ndaj pasurive t\u00eb paluajtshme. <\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrtim \u00ebsht\u00eb  krijuar nj\u00eb cik\u00ebl vet\u00ebp\u00ebrforcues: rritja e \u00e7mimeve t\u00eb pronave nxit pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr fitime t\u00eb m\u00ebtejshme; k\u00ebto pritshm\u00ebri t\u00ebrheqin investitor\u00eb t\u00eb rinj; k\u00ebrkesa p\u00ebr financim rritet; bankat ekspozohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ndaj t\u00eb nj\u00ebjtit sektor dhe kapitali largohet nga mund\u00ebsi t\u00eb tjera investimi. Edhe vet\u00eb  Kryeministri Edi Rama ka nxitur k\u00ebt\u00eb cik\u00ebl kur deklaronte se \u00e7mimet e pronave dhe apartamenteve n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb rriten me dy her\u00eb (2-fish) kur vendi t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Po a mundet nj\u00eb qeveri, p\u00ebrmes politik\u00ebs fiskale, t\u00eb korrigjoj\u00eb nj\u00eb model ekonomik t\u00eb nd\u00ebrtuar edhe ushqyer nga vet\u00eb ajo ,ku burimet orientohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb drejt akumulimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb pak drejt aktiviteteve prodhuese?<\/p>\n<p>Nj\u00eb taks\u00eb periodike mbi pron\u00ebn, e bazuar n\u00eb vler\u00ebn reale t\u00eb saj, apo nj\u00eb taks\u00eb p\u00ebr mosp\u00ebrdorimin , do t\u00eb rrisnin koston e mbajtjes s\u00eb pasuris\u00eb duke  ulur leverdishm\u00ebrin\u00eb e mbajtjes pasive t\u00eb kapitalit n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme. Ndaj edhe pse t\u00eb veshura me petkun e taks\u00ebs progresive n\u00eb fakt taksat q\u00eb priten t\u00eb vendosen mbi pasurit\u00eb e paluajtshme duhen par\u00eb si instrumente , q\u00eb mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb ftohjen e nj\u00eb tregu q\u00eb po mbinxehet tep\u00ebr dhe n\u00eb korrigjimin e stimujve q\u00eb e kan\u00eb ushqyer at\u00eb.<\/p>\n<p>Por t\u00eb mos harrojm\u00eb se vendosja e nj\u00eb takse mbi pasurin\u00eb apo mbi banesat bosh nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb adresuar \u00e7ekuilibrin ekonomik, n\u00ebse nuk krijohen alternativa t\u00eb tjera p\u00ebr kapitalin. Pra, edhe pse  me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre taksave rrisim koston e investimit n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb automatikisht se kapitali do t\u00eb shkoj\u00eb drejt prodhimit. Nuk ka ndonj\u00eb ligj ekonomik q\u00eb thot\u00eb se, sapo t\u00eb taksohet apartamenti, investitori do t\u00eb zgjohet t\u00eb nes\u00ebrmen me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb fabrik\u00eb!<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb krijohen kushte q\u00eb investimi n\u00eb industri, agrop\u00ebrpunim, teknologji, inovacion dhe eksporte t\u00eb ofroj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe kthim ekonomik t\u00ebrheq\u00ebs. P\u00ebrndryshe, kapitali mund t\u00eb zhvendoset drejt sektor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb po aq  joproduktiv\u00eb ose thjesht t\u00eb pres\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb reja spekulimi.<\/p>\n<p>Politikat zhvillimore , jan\u00eb detyra m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeveri, edhe  qeverit\u00eb e Ram\u00ebs gjithmon\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar. K\u00ebtu  k\u00ebrkohen strategji zhvillimi q\u00eb shkojn\u00eb  p\u00ebrtej politik\u00ebs fiskale: institucione m\u00eb t\u00eb parashikueshme, konkurrenc\u00eb reale, infrastruktur\u00eb, arsim profesional, akses n\u00eb financim p\u00ebr bizneset prodhuese dhe nj\u00eb klim\u00eb ku investimi afatgjat\u00eb t\u00eb mos penalizohet nga pasiguria dhe pengesat strukturore.<\/p>\n<p>Ndaj qeveria edhe k\u00ebsaj here b\u00ebri at\u00eb q\u00eb di t\u00eb bej m\u00eb mir\u00eb &#8221; gjeti zgjidhje t\u00eb shpejt\u00eb , t\u00eb thjesht\u00eb edhe dembele . Ka vendosur t\u00eb taksoj\u00eb \u00e7ekuilibrin q\u00eb vet\u00eb ka lejuar edhe ka ushqyer.<br \/>\nKapitalin q\u00eb me vet\u00ebdije e la t\u00eb  p\u00ebrqendrohej te nd\u00ebrtimi, pa i ofruar alternativa m\u00eb produktive, tani k\u00ebrkon ta largoj\u00eb nga nd\u00ebrtimi me taksa.  Fundja, a nuk  \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb taksosh pasojat e nj\u00eb modeli t\u00eb gabuar duke ja shitur nj\u00eb populli t\u00eb varf\u00ebr si luft\u00eb kund\u00ebr t\u00eb pasurve  sesa t\u00eb lodhesh t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb model tjet\u00ebr ?<br \/>\nM\u00eb duhet ta pranoj, kjo \u00ebsht\u00eb  m\u00ebnyr\u00eb origjinale p\u00ebr t\u00eb pranuar d\u00ebshtimin e politik\u00ebs ekonomike pa e quajtur  d\u00ebshtim.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/0ca3eac3-c848-4dbb-8ae4-41cc40b0af79-300x172.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"172\" class=\"alignnone size-medium wp-image-99242\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/0ca3eac3-c848-4dbb-8ae4-41cc40b0af79-300x172.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/0ca3eac3-c848-4dbb-8ae4-41cc40b0af79-768x441.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/0ca3eac3-c848-4dbb-8ae4-41cc40b0af79.jpeg 820w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Debati p\u00ebr taksimin e pron\u00ebs dhe t\u00eb banesave bosh nuk duhet reduktuar n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ideologjike. Do t\u00eb ishte v\u00ebrtet nj\u00eb zbulim politik me p\u00ebrmasa historike, po t\u00eb mos ishte fakti se me t\u00eb majt\u00ebn qeveria socialiste nuk ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb lidhje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb! Ky debat duhet par\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst shum\u00eb m\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":99240,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-99238","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99238","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99238"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99238\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99243,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99238\/revisions\/99243"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99240"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99238"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99238"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99238"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}