{"id":99020,"date":"2026-10-11T15:37:47","date_gmt":"2026-10-11T15:37:47","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=99020"},"modified":"2026-10-11T15:37:47","modified_gmt":"2026-10-11T15:37:47","slug":"arrestohet-ne-nju-jork-nje-52-vjecar-i-denuar-ne-shqiperi-dy-here-me-nga-25-vjet-burgim-per-vrasjen-e-3-shtetasve-ne-shkoder-emri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/10\/11\/arrestohet-ne-nju-jork-nje-52-vjecar-i-denuar-ne-shqiperi-dy-here-me-nga-25-vjet-burgim-per-vrasjen-e-3-shtetasve-ne-shkoder-emri\/","title":{"rendered":"Arrestohet n\u00eb Nju-Jork nj\u00eb 52-vje\u00e7ar, i d\u00ebnuar n\u00eb Shqip\u00ebri dy her\u00eb me nga 25 vjet burgim, p\u00ebr vrasjen e 3 shtetasve n\u00eb Shkod\u00ebr (emri)"},"content":{"rendered":"<p>Njoftimi zyrtar:<br \/>\nPolicia e Shtetit\/Finalizohet nj\u00eb tjet\u00ebr faz\u00eb e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar me agjencit\u00eb ligjzbatuese amerikane<\/p>\n<p>Arrestohet n\u00eb Nju-Jork nj\u00eb 52-vje\u00e7ar, i d\u00ebnuar n\u00eb Shqip\u00ebri dy her\u00eb me nga 25 vjet burgim, p\u00ebr vrasjen e 3 shtetasve n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar nd\u00ebrmjet Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe partner\u00ebve ligjzbatues t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, \u00ebsht\u00eb ndaluar n\u00eb Nju-Jork, SHBA, shtetasi shqiptar Valentin Ftoni, 52 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Departamenti i Policis\u00eb Kriminale n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, n\u00ebp\u00ebrmjet Drejtoris\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda dhe Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Sh\u00ebrbimeve Investigative, n\u00eb bashk\u00ebpunim me agjencin\u00eb federale amerikane DSS\/OCIU, t\u00eb pranishme n\u00eb Ambasad\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, ka koordinuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi veprimet me dy agjenci t\u00eb tjera federale amerikane, USMS (Sh\u00ebrbimi i Marshall\u00ebve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara) dhe ICE (Agjencia e Emigracionit dhe Doganave), p\u00ebr lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Valentin Ftoni.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb pune t\u00eb gjat\u00eb hetimore dhe bashk\u00ebrendimit t\u00eb veprimeve nd\u00ebrmjet Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe tri agjencive federale amerikane, u b\u00eb i mundur identifikimi dhe lokalizimi n\u00eb SHBA i k\u00ebtij shtetasi t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ky shtetas ishte shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga autoritetet shqiptare q\u00eb prej vitit 2001, pasi \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar dy her\u00eb me nga 25 vjet burgim p\u00ebr 3 vrasje t\u00eb kryera n\u00eb qarkun e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga hetimet dyshohet se, pas largimit nga Shqip\u00ebria, shtetasi Valentin Ftoni ka p\u00ebrdorur dokumente t\u00eb dyshuara t\u00eb falsifikuara dhe t\u00eb pakt\u00ebn dy identitete t\u00eb rreme p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb ilegalisht n\u00eb territorin e SHBA-s\u00eb. Gjithashtu, dyshohet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet ka p\u00ebrdorur edhe nj\u00eb identitet tjet\u00ebr t\u00eb rrem\u00eb, t\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb vend i Amerik\u00ebs Qendrore.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 28.09.2001, Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr e ka deklaruar fajtor shtetasin Valentin Ftoni dhe e ka d\u00ebnuar me 25 vjet burgim p\u00ebr veprat penale \u201cVrasja me paramendim\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, dhe \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit\u201d, pasi m\u00eb dat\u00eb 19.09.2000, n\u00eb \u00c7as, Velipoj\u00eb, ka vrar\u00eb shtetasit Gj. M. dhe A. M., p\u00ebr motive gjakmarrjeje.<\/p>\n<p>Gjithashtu, m\u00eb dat\u00eb 18.11.2008, Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr e ka deklaruar fajtor shtetasin Valentin Ftoni dhe e ka d\u00ebnuar me 25 vjet burgim p\u00ebr veprat penale \u201cVrasja me paramendim\u201d dhe \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit\u201d, pasi m\u00eb dat\u00eb 12.08.2001 ka vrar\u00eb shtetasin G. T.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit vijon pun\u00ebn intensive, n\u00eb koordinim me agjencit\u00eb ligjzbatuese amerikane, p\u00ebr p\u00ebrfundimin e procedurave t\u00eb ekstradimit t\u00eb tij drejt Shqip\u00ebris\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebrballjen me drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare p\u00ebr veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Ky rast d\u00ebshmon edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebrkushtimin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr forcimin e bashk\u00ebpunimit hetimor nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe koordinimin e veprimeve me partner\u00ebt strategjik\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr kriminalitetit. Policia e Shtetit shpreh mir\u00ebnjohjen p\u00ebr partner\u00ebt n\u00eb Ambasad\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe agjencit\u00eb ligjzbatuese amerikane p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e vazhduesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe n\u00eb operacione t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njoftimi zyrtar: Policia e Shtetit\/Finalizohet nj\u00eb tjet\u00ebr faz\u00eb e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar me agjencit\u00eb ligjzbatuese amerikane Arrestohet n\u00eb Nju-Jork nj\u00eb 52-vje\u00e7ar, i d\u00ebnuar n\u00eb Shqip\u00ebri dy her\u00eb me nga 25 vjet burgim, p\u00ebr vrasjen e 3 shtetasve n\u00eb Shkod\u00ebr. N\u00eb vijim t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar nd\u00ebrmjet Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe partner\u00ebve ligjzbatues t\u00eb Shteteve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":99021,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-99020","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99020","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99020"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99020\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99022,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99020\/revisions\/99022"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99021"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99020"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99020"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99020"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}