{"id":99011,"date":"2026-10-09T18:13:49","date_gmt":"2026-10-09T18:13:49","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=99011"},"modified":"2026-10-09T18:14:21","modified_gmt":"2026-10-09T18:14:21","slug":"reforma-territoriale-e-shkrine-bashkine-memaliaj-reagon-kryebashkiaku-albert-malaj-deputetet-votuan-liderin-por-do-i-ktheni-qytetet-ne-fantazme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/10\/09\/reforma-territoriale-e-shkrine-bashkine-memaliaj-reagon-kryebashkiaku-albert-malaj-deputetet-votuan-liderin-por-do-i-ktheni-qytetet-ne-fantazme\/","title":{"rendered":"Reforma Territoriale e shkrin\u00eb Bashkin\u00eb Memaliaj\/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputet\u00ebt votuan liderin, por do i ktheni qytetet n\u00eb fantazm\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Reagimi i plot\u00eb: <\/p>\n<p>Parlamenti votoi reform\u00ebn territoriale, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs 15 bashki shkrihen, mes tyre edhe Bashkia Memaliaj.<br \/>\nU votua pik\u00ebrisht ajo hart\u00eb territoriale q\u00eb ishte publikuar p\u00ebrpara krijimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Reform\u00ebn Territoriale.<br \/>\nKjo ngre dyshime serioze se gjith\u00e7ka ishte e paracaktuar dhe se procesi nuk u mb\u00ebshtet n\u00eb kritere t\u00eb qarta, objektive dhe t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjitha bashkit\u00eb.<\/p>\n<p>Reform\u00eb elektorale, reform\u00eb pazaresh politike, reform\u00eb qokash!<\/p>\n<p>Banoret e Memaliaj e kund\u00ebrshtuan k\u00ebt\u00eb reform\u00eb me t\u00eb gjitha mjetet demokratike dhe institucionale.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt protestuan, n\u00ebnshkruan peticione, mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb d\u00ebgjesa dhe shpreh\u00ebn kund\u00ebrshtimin e tyre t\u00eb qart\u00eb.<br \/>\nK\u00ebshilli Bashkiak mbajti q\u00ebndrim institucional, duke miratuar vendim kund\u00ebr shkrirjes s\u00eb Bashkis\u00eb Memaliaj.<\/p>\n<p>Por z\u00ebri i qytetar\u00ebve nuk u d\u00ebgjua.<\/p>\n<p>N\u00eb Memaliaj nuk erdhi asnj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Komisionit p\u00ebr t\u00eb shpjeguar reform\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar shqet\u00ebsimet e banor\u00ebve apo p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb konsultim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<br \/>\nTakimi i vet\u00ebm i Komisionit n\u00eb qarkun e Gjirokastr\u00ebs u zhvillua n\u00eb Bashkin\u00eb Gjirokast\u00ebr, e cila nuk prekej nga kjo reform\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb deputet i qarkut nuk mori pjes\u00eb n\u00eb d\u00ebgjesat e zhvilluara n\u00eb Memaliaj.<br \/>\nAsnj\u00eb ekspert nuk erdhi p\u00ebr t\u2019u shpjeguar banor\u00ebve mbi \u00e7far\u00eb kriteresh dhe studimesh mb\u00ebshtetej vendimi p\u00ebr shkrirjen e bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se u ndoq\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb hapat demokratik\u00eb dhe institucional\u00eb, p\u00ebrgjigjja ishte heshtje, mosp\u00ebrfillje dhe orientim politik, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb hapur, transparent dhe t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Ne besuam deri n\u00eb fund se, n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb studim serioz dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs p\u00ebr Memaliajn, p\u00ebrfundimi do t\u00eb ishte ndryshe.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim q\u00eb do t\u00eb merrte parasysh sip\u00ebrfaqen e madhe t\u00eb territorit, popullsin\u00eb, 53 fshatrat, historin\u00eb, tradit\u00ebn, nevojat e banor\u00ebve.<br \/>\nBashkia Memaliaj ka 18 401 banor n\u00eb rregjsitrin e gj\u00ebndjes Civile, jo dy rreshta pallate.<br \/>\nNj\u00eb studim q\u00eb nuk do t\u00eb harronte mundin, djers\u00ebn dhe jet\u00ebt e humbura t\u00eb minator\u00ebve n\u00eb minier\u00ebn e qymyrgurit, t\u00eb cil\u00ebt i dhan\u00eb aq shum\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim q\u00eb do t\u00eb analizonte me t\u00eb nj\u00ebjtin standard t\u00eb gjitha bashkit\u00eb dhe do t\u00eb shpjegonte pse disa prej tyre u ruajt\u00ebn, nd\u00ebrsa Memaliaji u p\u00ebrfshi n\u00eb list\u00ebn e bashkive q\u00eb do t\u00eb shkrihen.<\/p>\n<p>Pas shum\u00eb vitesh t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb, Memaliaji kishte filluar t\u00eb merrte jet\u00eb.<br \/>\nVitet e fundit, qyteti po ndryshonte dita-dit\u00ebs, p\u00ebrmes pun\u00ebs dhe investimeve n\u00eb infrastruktur\u00eb, n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb jetes\u00ebs .<br \/>\nU punua p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs rrugore, sistemimin e fasadave t\u00eb pallateve, shkollave dhe fushave sportive, nd\u00ebrtimin e sh\u00ebtitores, lirimin e hap\u00ebsirave publike, pastrimin, gjelb\u00ebrimin dhe ndri\u00e7imin e qytetit.<br \/>\nU organizuan aktivitete kulturore, artistike dhe sportive, me synimin p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Memaliajt m\u00eb shum\u00eb jet\u00eb, m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi dhe m\u00eb shum\u00eb shpres\u00eb.<\/p>\n<p>U hap\u00ebn muzet\u00eb e minier\u00ebs dhe ai etnografik, duke rikthyer n\u00eb v\u00ebmendje historin\u00eb, identitetin dhe traditat e qytetit e t\u00eb krahin\u00ebs. U hap edhe Galeria e Arteve, nd\u00ebrsa po punohej p\u00ebr krijimin e Muzeut Arkeologjik, duke pasur parasysh g\u00ebrmimet dhe zbulimet e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Qesarat, Gradisht, Rabie e n\u00eb zona t\u00eb tjera t\u00eb territorit.<\/p>\n<p>Me shpalljen e Vjos\u00ebs Park Komb\u00ebtar dhe me mbrojtjen e vlerave t\u00eb saj natyrore, po hapeshin mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr zhvillimin e turizmit.<\/p>\n<p>Memaliaji kishte filluar t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb destinacion turistik, fal\u00eb edhe pozicionit t\u00eb tij gjeografik: qyteti laget n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nga lumi Vjos\u00eb, p\u00ebrshkohet nga rruga nacionale Levan\u2013Tepelen\u00eb dhe ka biznese t\u00eb shumta p\u00ebrgjat\u00eb saj.<\/p>\n<p>Edhe rruga Ballaban\u2013Berat p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme zhvillimi. Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb banor\u00eb t\u00eb larguar po shohin mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u rikthyer, p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar banesat dhe p\u00ebr t\u00eb hapur biznese t\u00eb reja n\u00eb nj\u00ebsin Administrative Buz.<\/p>\n<p>Memaliaji ka hap\u00ebsira dhe potencial p\u00ebr zhvillimin e turizmit, bujq\u00ebsis\u00eb, blegtoris\u00eb dhe sip\u00ebrmarrjes.<\/p>\n<p>Bujtinat p\u00ebrgjat\u00eb Vjos\u00ebs, numri gjithnj\u00eb n\u00eb rritje i kampist\u00ebve, vizitat e turist\u00ebve n\u00eb muze dhe p\u00ebrgjat\u00eb lumit,kjo zon\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb q\u00ebndrueshme, duke shfryt\u00ebzuar bukurit\u00eb natyrore, trash\u00ebgimin\u00eb historike dhe mikpritjen e banor\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, Memaliaji kishte nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje dhe mund\u00ebsi zhvillimi, jo p\u00ebr tu shkrir.<br \/>\nDhe k\u00ebt\u00eb e kemi treguar  me pun\u00eb.<br \/>\nN\u00eb Memaliaj \u00ebsht\u00eb punuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin, nga qyteti deri n\u00eb fshatin m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt, deri n\u00eb majat e maleve tek  blegtor\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkia Memaliaj ka d\u00ebshmuar se mund t\u00eb funksionoj\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe performanc\u00eb t\u00eb mir\u00eb, pa borxhe, duke punuar p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe duke administruar me kujdes burimet e saj.<\/p>\n<p> \u00c7far\u00eb kriteresh u mor vendimi p\u00ebr shkrirjen e saj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashki t\u00eb tjera, me problematika t\u00eb ndryshme financiare dhe administrative, nuk u prek\u00ebn nga reforma?<\/p>\n<p>Memaliaji po ecte edhe pa mb\u00ebshtetjen e nevojshme nga qeveria. Me m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje, mund\u00ebsit\u00eb do t\u00eb ishin edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mos e shoh\u00ebsh k\u00ebt\u00eb vendim si nj\u00eb hakmarrje politike ndaj Memaliajt, nj\u00eb vendim q\u00eb duket se v\u00eb interesat politike mbi interesat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e qarkut jo vet\u00ebm q\u00eb nuk soll\u00ebn investime  p\u00ebr Memaliajn, por, sipas p\u00ebrvoj\u00ebs son\u00eb institucionale, penguan edhe nisma p\u00ebr t\u00eb cilat ne si bashki punuam dhe lobuam.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, banor\u00ebt e Memaliajt dhe t\u00eb 53 fshatrave t\u00eb tij nuk e meritonin k\u00ebt\u00eb pabesi. Nuk e meritonin k\u00ebt\u00eb goditje dhe k\u00ebt\u00eb thik\u00eb pas shpine.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb votuan p\u00ebr shkrirjen e bashkis\u00eb duhet t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike p\u00ebr vendimin e tyre dhe p\u00ebr pasojat q\u00eb ai mund t\u00eb sjell\u00eb.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb votimit Deputet duartrokisnin a thua se \u00e7far u arrit, do ju v\u00ebshtirsohet jeta dhe sh\u00ebrbimet 15 Bashkive, do i ktheni n\u00eb qytete fantazm\u00eb, apo i duartrokisni liderit.<\/p>\n<p>Pasojat mund t\u00eb ndihen n\u00eb shtimin e shpopullimit, n\u00eb ngadal\u00ebsimin e zhvillimit ekonomik, n\u00eb dob\u00ebsimin e sh\u00ebrbimeve dhe n\u00eb zbehjen e identitetit t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb lindur, jan\u00eb rritur dhe jan\u00eb mb\u00ebshtetur nga ky qytet,  ish-deputet\u00eb, ministra, kryebashkiak\u00eb, prefekt\u00eb, artist\u00eb dhe figura t\u00eb tjera publike q\u00eb zgjodh\u00ebn t\u00eb heshtin, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbanin nj\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb mbrojtje t\u00eb qytetit,Por, n\u00eb momente t\u00eb tilla, secili tregon fytyr\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Ndoshta disa besuan se reforma duhej t\u00eb ndalej te komshiu, se p\u00ebr sa koh\u00eb nuk prekej bashkia e tyre, gjith\u00e7ka ishte n\u00eb rregull. Por, kur nj\u00eb dit\u00eb nj\u00eb vendim i till\u00eb t\u00eb trokas\u00eb n\u00eb der\u00ebn e tyre, mund t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb.<\/p>\n<p>Sot nuk mund\u00ebm ta ruanim Bashkin\u00eb Memaliaj si nj\u00ebsi m\u00eb vete, pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtimit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe p\u00ebrpjekjeve tona institucionale. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb heqim dor\u00eb nga Memaliaji, nga qyteti, nga 53 fshatrat dhe nga \u00e7do banor.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb kemi n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet, p\u00ebr fshatrat, p\u00ebr njer\u00ebzit  dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre, kudo q\u00eb t\u00eb jemi.<br \/>\n Memaliaji ka bijt\u00eb dhe bijat e veta q\u00eb e duan, e respektojn\u00eb dhe nuk do ta braktisin kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Memaliaji ka historin\u00eb, njer\u00ebzit, natyr\u00ebn, potencialin dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u2019u zhvilluar. Ka njer\u00ebz t\u00eb mrekulluesh\u00ebm q\u00eb meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe q\u00eb nuk duhet t\u00eb humbasin shpres\u00ebn.<br \/>\nMund t\u00eb na e heqin emrin si bashki, por nuk mund t\u00eb na e heqin dashurin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, lidhjen me t\u00eb dhe detyrimin moral dhe Institucional p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Memaliajin, p\u00ebr \u00e7do fshat, p\u00ebr \u00e7do familje dhe p\u00ebr \u00e7do njeri q\u00eb e do k\u00ebt\u00eb trev\u00eb, do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi aty.<\/p>\n<p>Memaliaji meritonte t\u00eb d\u00ebgjohej. Meriton t\u00eb respektohet.<\/p>\n<p>\ud83d\udc94 Memaliaji nuk do t\u00eb t\u00eb braktisim kurr\u00eb!<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/a2004c7a-184b-46dc-904c-ca547ee7dcdf-225x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"225\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-99014\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/a2004c7a-184b-46dc-904c-ca547ee7dcdf-225x300.jpeg 225w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/a2004c7a-184b-46dc-904c-ca547ee7dcdf-768x1024.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/a2004c7a-184b-46dc-904c-ca547ee7dcdf-860x1147.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/a2004c7a-184b-46dc-904c-ca547ee7dcdf.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 225px) 100vw, 225px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reagimi i plot\u00eb: Parlamenti votoi reform\u00ebn territoriale, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs 15 bashki shkrihen, mes tyre edhe Bashkia Memaliaj. U votua pik\u00ebrisht ajo hart\u00eb territoriale q\u00eb ishte publikuar p\u00ebrpara krijimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Reform\u00ebn Territoriale. Kjo ngre dyshime serioze se gjith\u00e7ka ishte e paracaktuar dhe se procesi nuk u mb\u00ebshtet n\u00eb kritere t\u00eb qarta, objektive dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":99012,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-99011","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99011","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99011"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99011\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99015,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99011\/revisions\/99015"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99012"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}