{"id":98986,"date":"2026-10-06T15:41:00","date_gmt":"2026-10-06T15:41:00","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=98986"},"modified":"2026-10-06T15:41:00","modified_gmt":"2026-10-06T15:41:00","slug":"lutfi-dervishi-gazetaria-ne-epoken-e-tri-boteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/10\/06\/lutfi-dervishi-gazetaria-ne-epoken-e-tri-boteve\/","title":{"rendered":"Lutfi Dervishi\/ Gazetari(a) n\u00eb epok\u00ebn e tri bot\u00ebve!"},"content":{"rendered":"<p>Sot, kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, publikoi nj\u00eb mesazh video prej 3 minutash e 55 sekondash. Ai shfaqet p\u00ebrpara kamer\u00ebs, flet, l\u00ebviz, artikulon; n\u00eb sfond ka flamurin komb\u00ebtar dhe at\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb. Gjith\u00e7ka duket normale.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm se ka nj\u00eb problem t\u00eb vog\u00ebl: Erion Veliaj nuk ka dal\u00eb sot p\u00ebrpara kamer\u00ebs. Ai ndodhet n\u00eb paraburgim, nd\u00ebrsa videoja q\u00eb po shohim \u00ebsht\u00eb prodhuar me inteligjenc\u00eb artificiale. Vet\u00eb Veliaj e pohon k\u00ebt\u00eb n\u00eb mesazh.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb shohim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paradoks: edhe ka ndodhur, edhe nuk ka ndodhur.<\/p>\n<p>Mesazhi \u00ebsht\u00eb real, z\u00ebri \u00ebsht\u00eb i Veliajt, videoja \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb kanalin e tij, por njeriu q\u00eb shohim duke shqiptuar ato fjal\u00eb nuk ka qen\u00eb aty dhe nuk i ka shqiptuar vet\u00eb ato fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi i gazetaris\u00eb s\u00eb sotme q\u00ebndron pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto 3 minuta e 55 sekonda.<\/p>\n<p>Deri dje, puna e gazetarit dukej, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb teori, m\u00eb e thjesht\u00eb, m\u00eb e bukur dhe m\u00eb prestigjioze. Ndodhte di\u00e7ka dhe gazetari p\u00ebrpiqej t\u2019u p\u00ebrgjigjej pes\u00eb pyetjeve baz\u00eb: \u00e7far\u00eb ndodhi, kush e b\u00ebri, ku, kur dhe pse e b\u00ebri?<\/p>\n<p>K\u00ebto ishin 5-t\u00eb e famshmet pyetje t\u00eb gazetaris\u00eb. Kujtoni edhe emisionin \u201c5 pyetje\u201d t\u00eb Babaramos. Mund t\u00eb shtoje edhe \u201csi?\u201d, por pika e nisjes nuk vihej n\u00eb dyshim: di\u00e7ka kishte ndodhur.<\/p>\n<p>Sot pik\u00ebrisht kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sigurt. <\/p>\n<p>Gazetari i djesh\u00ebm jetonte kryesisht n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb, n\u00eb bot\u00ebn reale, nd\u00ebrsa gazetari i sot\u00ebm jeton n\u00eb tri bot\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht: n\u00eb bot\u00ebn reale, virtuale dhe sintetike.<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00ebn reale njer\u00ebzit flasin, protestojn\u00eb, rrin\u00eb n\u00eb kafene, qeveria merr vendime, propozon ligje, makinat b\u00ebjn\u00eb aksidente, votohet e vidhet\u2026 dhe jeta vazhdon. <\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00ebn virtuale lajmet, opinionet, propaganda dhe teorit\u00eb konspirative qarkullojn\u00eb me nj\u00eb shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse. K\u00ebtu gjithsecili, me celular n\u00eb dor\u00eb, raporton \u00e7far\u00eb ka ndodhur, por shpesh edhe \u00e7far\u00eb ka ndodhur vet\u00ebm n\u00eb mendjen e tij. Dhe k\u00ebtu ti sheh gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb at\u00eb q\u00eb ka vendosur t\u00eb t\u00eb shfaq\u00eb \u201czoti Algorit\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00ebn sintetike, ngjarja mund t\u00eb mos ket\u00eb ndodhur fare, nj\u00eb fotografi mund t\u00eb mos jet\u00eb b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb dhe nj\u00eb njeri mund t\u00eb thot\u00eb n\u00eb video di\u00e7ka q\u00eb as nuk e ka \u00e7uar ndonj\u00ebher\u00eb nd\u00ebr mend.<\/p>\n<p>Problemi kryesor \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto tri bot\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb ndara, por t\u00eb mbivendosura. Ajo q\u00eb gatuhet n\u00eb bot\u00ebn sintetike kalon n\u00eb at\u00eb virtuale dhe mund t\u00eb prodhoj\u00eb pasoja n\u00eb bot\u00ebn reale, ndonj\u00ebher\u00eb edhe fatale.<br \/>\nPrandaj, sot pyetja baz\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm: \u00e7far\u00eb ka ndodhur? Pes\u00eb pyetjeve klasike u jan\u00eb shtuar edhe dy pyetje ekzistenciale: a ka ndodhur v\u00ebrtet kjo q\u00eb po shoh dhe kush e ka b\u00ebr\u00eb, njeriu apo IA?<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pasi t\u2019u p\u00ebrgjigjemi k\u00ebtyre dy pyetjeve, kemi luksin t\u00eb kalojm\u00eb te kush, ku, kur, pse dhe si.<br \/>\nKy ndryshim tektonik prek edhe vet\u00eb p\u00ebrkufizimin e gazetarit.<\/p>\n<p>Sot pothuajse kushdo mund t\u00eb publikoj\u00eb. \u00c7dokush ka nj\u00eb telefon, nj\u00eb profil dhe potencialisht nj\u00eb audienc\u00eb. Por fakti q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb publikojn\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb gazetar\u00eb, ashtu si \u00e7do sht\u00ebpi ka nj\u00eb kuzhin\u00eb por nuk na b\u00ebn t\u00eb gjith\u00ebve shefa kuzhine.<\/p>\n<p>Gazetar nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb mban nj\u00eb mikrofon n\u00eb dor\u00eb, merr rrog\u00eb si gazetar, llomotit n\u00eb studio televizive apo poston nj\u00ebzet lajme n\u00eb dit\u00eb. Gazetar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike, k\u00ebrkon, zbulon, verifikon, p\u00ebrzgjedh dhe vendos n\u00eb kontekst informacionin me interes publik, duke mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebsi profesionale, etike dhe ligjore p\u00ebr at\u00eb q\u00eb publikon.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb kodet e para etike n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb theksuar nj\u00eb dallim themelor: gazetaria merret me at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb me interes publik, jo thjesht me at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb interesante p\u00ebr publikun apo merr &#8220;klikime&#8221;.<\/p>\n<p>Nj\u00eb video private mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb interesante p\u00ebr publikun, por t\u00eb ket\u00eb zero interes publik. Nj\u00eb kontrat\u00eb publike prej 200 faqesh mund t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr e m\u00ebrzitshme, por t\u00eb ket\u00eb interes t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm publik.<\/p>\n<p>Paradoksi \u00ebsht\u00eb se \u201cteoria e tri bot\u00ebve\u201d na ka z\u00ebn\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb krize t\u00eb thell\u00eb besimi. Besojm\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb pak te politika, institucionet dhe media, nd\u00ebrsa po i japim gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb autoritet teknologjis\u00eb.<br \/>\nDeri dje, prova m\u00eb e fort\u00eb ishte: \u201ce pash\u00eb me syt\u00eb e mi\u201d, sot kemi mb\u00ebrritur n\u00eb pik\u00ebn ku nuk mund t\u2019u besosh m\u00eb as syve t\u00eb tu.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb epok\u00ebn sintetike teknologjia mund t\u00eb fabrikoj\u00eb realitetin, misioni i gazetarit nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht t\u00eb raportoj\u00eb at\u00eb q\u00eb shihet apo d\u00ebgjohet,  por t\u00eb mbroj\u00eb kufirin mes reales dhe sajes\u00ebs. N\u00eb koh\u00ebn ku gjith\u00e7ka mund t\u00eb krijohet me nj\u00eb klikim, gazetari nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb tregon \u00e7far\u00eb ka ndodhur, por ai q\u00eb na siguron se ngjarja v\u00ebrtet ka ndodhur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot, kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, publikoi nj\u00eb mesazh video prej 3 minutash e 55 sekondash. Ai shfaqet p\u00ebrpara kamer\u00ebs, flet, l\u00ebviz, artikulon; n\u00eb sfond ka flamurin komb\u00ebtar dhe at\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb. Gjith\u00e7ka duket normale. Vet\u00ebm se ka nj\u00eb problem t\u00eb vog\u00ebl: Erion Veliaj nuk ka dal\u00eb sot p\u00ebrpara kamer\u00ebs. Ai ndodhet n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":98987,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-98986","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98986","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98986"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98986\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98988,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98986\/revisions\/98988"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98987"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98986"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98986"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98986"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}