{"id":98961,"date":"2026-10-05T11:17:34","date_gmt":"2026-10-05T11:17:34","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=98961"},"modified":"2026-10-05T11:17:34","modified_gmt":"2026-10-05T11:17:34","slug":"berisha-spak-heshti-si-fija-e-barit-kur-rama-votoi-ligjin-qe-i-jep-goditje-fatale-hetimit-sepse-jane-seksion-i-ps-aty-brenda-po-brohorisnin-rrofte-partia-socialiste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/10\/05\/berisha-spak-heshti-si-fija-e-barit-kur-rama-votoi-ligjin-qe-i-jep-goditje-fatale-hetimit-sepse-jane-seksion-i-ps-aty-brenda-po-brohorisnin-rrofte-partia-socialiste\/","title":{"rendered":"Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin q\u00eb i jep goditje fatale hetimit sepse jan\u00eb seksion i PS. Aty brenda po brohorisnin \u2018rroft\u00eb Partia Socialiste\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, duke folur p\u00ebr gazetar\u00ebt pasi doli nga godina e SPAK, deklaroi se ky institucion se ka heshtur p\u00ebrball\u00eb ndryshimeve t\u00eb fundit ligjore q\u00eb, d\u00ebmtojn\u00eb procesin e hetimit dhe vendosin kufizime t\u00eb r\u00ebnda ndaj medias. Ai tha se institucioni i akuz\u00ebs duhej t\u00eb kishte reaguar ndaj ndryshimeve t\u00eb miratuara n\u00eb Kuvend, nd\u00ebrsa e akuzoi at\u00eb se \u00ebsht\u00eb i lidhur politikisht me mazhoranc\u00ebn. \u2018Organi i par\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb reagonte \u00ebsht\u00eb ky organ, i cili ndaj nj\u00eb ligji t\u00eb till\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb turpshme heshti si fija e barit\u2019, deklaroi Berisha.<\/p>\n<p>Kryetari i PD-s\u00eb Sali Berisha deklaroi se, ndryshimet ligjore i japin \u2018nj\u00eb goditje fatale\u2019 procesit t\u00eb hetimit dhe akuz\u00ebs, nd\u00ebrsa tha se kishte marr\u00eb informacion nga Strasburgu se K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs nuk i ka miratuar k\u00ebto ndryshime. Ai shkoi m\u00eb tej duke akuzuar SPAK-un se heshtja e tij tregon, sipas tij, nj\u00eb marr\u00ebveshje me Edi Ram\u00ebn. \u2018Heshtja e tyre tregon se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb marr\u00ebveshje midis tyre dhe Edi Ram\u00ebs. Un\u00eb gjithnj\u00eb u kam deklaruar ju se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb seksion i shpifur i PS\u2019, tha ai.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs shqiptare Sali Berisha i pyetur nga gazetar\u00ebt, u ndal edhe te dispozitat q\u00eb, sipas tij, kufizojn\u00eb publikimin e informacioneve nga mediat dhe gazetar\u00ebt, duke i cil\u00ebsuar ato si \u2018censur\u00eb t\u00eb rrezikshme\u2019. \u2018Diktatur\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, e hapur\u2019, u shpreh Berisha, duke shtuar: \u2018Ka marr\u00eb modelin e diktatur\u00ebs, \u00ebsht\u00eb vendosje e diktatur\u00ebs dhe un\u00eb ftoj gazetar\u00ebt t\u00eb mblidhen me urgjenc\u00eb dhe t\u00eb reagojn\u00eb ndaj k\u00ebtyre ligjeve\u2019.<\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, deklaroi se, synimi i ndryshimeve ligjore t\u00eb propozuara nga Edi Ram\u00ebn lidhen me zhvler\u00ebsimin e provave t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb dosje hetimore. \u2018Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb, telefonat e Ram\u00ebs, mesazhet e Edi Ram\u00ebs, mesazhet e Linda Ram\u00ebs, mesazhet e Olsi Ram\u00ebs\u2019, theksoi gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, lideri i demokrat\u00ebve Sali Berisha.  <\/p>\n<p>FJALA E PLOTE<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb dhe qytetare t\u00eb pranish\u00ebm k\u00ebtu dhe kudo q\u00eb ndiqni k\u00ebt\u00eb prononcim timin para shtypit.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnimi q\u00eb lash\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i zakonshmi: Altin Gjoka Troplini Hajri Dumani, se ky \u00ebsht\u00eb me shum\u00eb mbiemra, armikut t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb pluralizmit politik, drejt\u00ebsia vonon, por nuk harron!<\/p>\n<p>Tani ju jeni t\u00eb gjith\u00eb kurioz\u00eb se \u00e7far\u00eb gjeta un\u00eb aty.<\/p>\n<p>Aty, t\u00eb gjith\u00eb po b\u00ebnin gati valixhet.<\/p>\n<p>Po b\u00ebnin gati valixhet, kishin mbushur korridorin me dosje q\u00eb duket po i \u00e7onin t\u2019i djegin dhe po brohorisnin rroft\u00eb Partia Socialiste.<\/p>\n<p>D\u00ebgjoni pak, me ligjin q\u00eb kreu i tyre, Edi Rama votoi n\u00eb parlament, i jep nj\u00eb goditje fatale hetimit, procesit t\u00eb hetimit dhe procesit t\u00eb akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Organi i par\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb reagonte \u00ebsht\u00eb ky organ, i cili ndaj nj\u00eb ligji t\u00eb till\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb turpshme heshti si fija e barit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, un\u00eb u informova nga Strasburgu se K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb absolutisht dakord n\u00eb asnj\u00eb nga ndryshimet e b\u00ebra nga Edi Rama. Nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb miratim p\u00ebr k\u00ebto ndryshime dhe k\u00ebt\u00eb ia ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb n\u00ebnkupton heshtja e tyre?<\/p>\n<p>Heshtja e tyre n\u00ebnkupton se k\u00ebta jan\u00eb pjes\u00eb e komplotit q\u00eb i b\u00ebhet k\u00ebtij vendi p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar hetuesin\u00eb tani q\u00eb n\u00eb sken\u00eb erdhi Edi Rama me hajdut\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Pra, heshtja e tyre tregon se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb marr\u00ebveshje midis tyre dhe Edi Ram\u00ebs, un\u00eb gjithnj\u00eb u kam deklaruar ju se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb seksion i shpifur i PS.<\/p>\n<p>Se k\u00ebta jan\u00eb njer\u00ebz pa ligj dhe moral.<\/p>\n<p>A mundet institucioni qendror i akuz\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb SPAK-u p\u00ebr zyrtar\u00ebt, t\u00eb hesht\u00eb para ligjit, i cili paralizon hetimin?<\/p>\n<p>A mundet nj\u00eb institucioni i drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb hesht\u00eb para ligjit q\u00eb rikthen censur\u00ebn e diktatur\u00ebs?<\/p>\n<p>Q\u00eb p\u00ebrjashton mediat nga misioni i tyre i informimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>A mundet nj\u00eb institucion i v\u00ebrtet\u00eb i akuz\u00ebs t\u00eb hesht\u00eb para faktit se do t\u00eb detyrohet t\u2019ia \u00e7oj\u00eb provat p\u00ebr t\u00eb miratuar gjykat\u00ebsi, pa b\u00ebr\u00eb gjykimin, q\u00eb e shnd\u00ebrron gjykat\u00ebsin n\u00eb hetues n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb pashembullt?<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebta heshtin si fija e barit, si hija e turpit dhe tregojn\u00eb se \u00e7far\u00eb mercenar\u00ebsh jan\u00eb.<\/p>\n<p>Por ne sigurisht ne ndjekim interesat e qytetar\u00ebve dhe shtetit ligjor.<\/p>\n<p>Dhe shteti ligjor dhe interesi i qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb hetime q\u00eb prokurori t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb hetoj\u00eb plot\u00ebsisht cilindo.<\/p>\n<p>A mundet tani t\u00eb gjobitet \u00e7do qytetar shqiptar q\u00eb do t\u00eb ftohet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sqarim, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi, duhet t\u00eb paguaj\u00eb edhe avokatin, t\u00eb ket\u00eb avokatin me vete?<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb marr\u00ebveshje midis kreut t\u00eb Meduz\u00ebs, Padrinos dhe Dhom\u00ebs s\u00eb Avokatis\u00eb, k\u00ebt\u00eb un\u00eb nuk e di, por ka shum\u00eb dyshime.<\/p>\n<p>Pra kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me k\u00ebt\u00eb heshtje, me nj\u00eb marr\u00ebveshje trelaterale, Padrino-SKAP-Dhom\u00eb Avokatie.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb qenka kjo, t\u00eb gjobit\u00ebsh qytetar\u00ebt pse thirresh p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb sqarim, nj\u00eb d\u00ebshmi, t\u00eb marr\u00ebsh avokat me vete?<\/p>\n<p>E kuptoni apo jo?<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se si t\u2019i gjobis\u00ebsh m\u00eb shum\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb, duke d\u00ebnuar me forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ligjin q\u00eb shkat\u00ebrron plot\u00ebsisht procesin e hetimit, e nxjerr at\u00eb jasht\u00eb t\u00eb gjitha standardeve t\u00eb parimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb hetimit dhe komb\u00ebtare t\u00eb Kushtetut\u00ebs, d\u00ebnoj me forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe heshtjen e turpshme t\u00eb k\u00ebtij institucioni, q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se u kujtohet ju, e kishte p\u00ebr borxh dhe detyr\u00eb t\u00eb l\u00ebshonte komunikata edhe p\u00ebr kollitjet e mia. U kollit, thoshte, aty af\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe tani q\u00eb faktikisht paralizohet hetimi, meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebr partin\u00eb e tyre, nuk flasin nj\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: Zoti Berisha, cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi sipas jush, nd\u00ebr rreshta, t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve ligjore?<\/p>\n<p>Sali Berisha: Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb, telefonat e Ram\u00ebs, mesazhet e Edi Ram\u00ebs, mesazhet e Linda Ram\u00ebs, mesazhet e Olsi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Se tani \u00e7far\u00eb ka ndodhur?<\/p>\n<p>Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni dhe i gjith\u00eb enturazhi po e kuptojn\u00eb q\u00eb i ka shitur Edi Rama.<\/p>\n<p>Po, po, i pabesi bes\u00eb nuk ka.<\/p>\n<p>Edhe ai nuk mund t\u00eb jet\u00eb i pabes\u00eb vet\u00ebm me mua, po qe i pabes\u00eb ndaj meje, \u00ebsht\u00eb i pabes\u00eb ndaj t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>Pra pabesia nuk \u00ebsht\u00eb selektive.<\/p>\n<p>Pra, ky i ka shitur dhe ata kan\u00eb filluar t\u00eb flasin.<\/p>\n<p>Ata e kuptuan q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha porosit\u00eb, t\u00eb gjitha garancit\u00eb, ky njeri i l\u00ebshoi n\u00eb duart e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ky tani p\u00ebr t\u00eb zhvler\u00ebsuar qindra mesazhe e dokumente t\u00eb tyre q\u00eb i ka ky, shk\u00ebmbimet me Roni Yeffet, me Ermal Beqirin, me Vlora Hysenin dhe t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb grupin e strukturuar kriminal, p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar veten nga k\u00ebto\u2026 po nga Lubia, si i tha Lubia, 60 p\u00ebrqind t\u00eb mesazheve jan\u00eb tuat aty n\u00eb dosje, nga 6 mij\u00eb mesazhe, 4 mij\u00eb jan\u00eb tuat, nuk jan\u00eb t\u00eb miat.<\/p>\n<p>Pra \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Edi Ram\u00ebn nga provat t\u00eb cilat nuk mund t\u2019i zhvler\u00ebsoj\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Prisni, n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, me zyrtar\u00ebt e lart\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt un\u00eb bisedova, shtrova problemin se ky u p\u00ebrpoq t\u2019i zhvler\u00ebsonte k\u00ebto me Gjykat\u00eb Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se u kujtohet, u d\u00ebrguan regjistrimet e dosjes Metamorfoza dhe po t\u00eb merrnin ato goditje, do merrnin t\u00eb gjitha. U dhan\u00eb dhe miliona, miliona euro aty, u b\u00eb nj\u00eb turp i madh, se \u00e7\u2019u b\u00eb, nuk u mor vesh, por n\u00eb fund d\u00ebshtoi n\u00eb at\u00eb p\u00ebrpjekje.<\/p>\n<p>Dhe tani do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ligjin t\u2019i zhvler\u00ebsoj\u00eb me ligj.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha.<\/p>\n<p>Por heshtja e tyre i inkriminon nga i pari tek i fundit.<\/p>\n<p>Pyetje: Zoti Berisha, po ashtu ka disa nene t\u00eb tjera t\u00eb cilat lidhen dhe prekin drejtp\u00ebrdrejt pun\u00ebn e gazetar\u00ebve. Dhe nj\u00ebri nga nenet e propozuara n\u00eb projekt-draft \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne nuk mund t\u00eb publikojm\u00eb asnj\u00eb lloj informacioni pa marr\u00eb miratimin e gjykat\u00ebs. Po ashtu, ka vendime t\u00eb cilat mund t\u00eb klasifikohen p\u00ebr 10 vjet. Pra, n\u00ebse nj\u00eb person d\u00ebnohet p\u00ebr 10 vite, publiku nuk e di se p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar. Dhe nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr lidhet me \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb cilat pushohen. Vendimet e pushimit nuk mund t\u00eb publikohen p\u00ebr nj\u00eb vit. Pra, n\u00ebse dikujt i pushohet \u00e7\u00ebshtja, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka qen\u00eb n\u00eb hetim, publiku p\u00ebr nj\u00eb vit nuk e merr dot vesh.<\/p>\n<p>Sali Berisha: Diktatur\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, e hapur. Vet\u00ebm n\u00eb diktatur\u00eb, vet\u00ebm dosjet e Sigurimit t\u00eb Shtetit, dhe jo t\u00eb gjykatave, sepse gjyqet i b\u00ebnin publike kund\u00ebr armiqve, por dosjet e Sigurimit t\u00eb Shtetit ishin top sekret dhe po t\u00eb botoje nj\u00eb gj\u00eb prej tyre, p\u00ebrgjigjja.<\/p>\n<p>Ka marr\u00eb krejt\u00ebsisht modelin e vjet\u00ebr. Ka marr\u00eb modelin e diktatur\u00ebs, \u00ebsht\u00eb vendosje e diktature dhe un\u00eb ftoj gazetar\u00ebt t\u00eb mblidhen me urgjenc\u00eb dhe t\u00eb reagojn\u00eb ndaj k\u00ebtyre ligjeve, t\u00eb cilat, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb, vendosin censur\u00eb t\u00eb rrezikshme ndaj tyre.<\/p>\n<p>Vendosin censur\u00eb t\u00eb rrezikshme ndaj tyre!<\/p>\n<p>Zoti Berisha, m\u00eb 27 shtator, Rama po kthehej nga Amerika nd\u00ebrsa ju po niseshit drejt nj\u00eb udh\u00ebtimi tjet\u00ebr. A kishte nj\u00eb takim mes jush n\u00eb hollin e aeroportit t\u00eb Rinasit?<\/p>\n<p>Sali Berisha: Un\u00eb po shkoja n\u00eb Strasburg, ku pata takime t\u00eb shk\u00eblqyera. Ai u kthye nga Amerika ku u takua me Pirinin dhe Taulant Ball\u00ebn.<\/p>\n<p>Tani a mund t\u00eb imagjinoj\u00eb kush q\u00eb t\u00eb takoj nj\u00eb njeri q\u00eb nuk e takon njeri?<\/p>\n<p>Po kurr\u00ebn e kurr\u00ebs, a mund t\u00eb po e jo! As mund t\u00eb denjoj t\u2019ia hedh shikimin atij un\u00eb!<\/p>\n<p>Si mund ta takoj un\u00eb at\u00eb?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, duke folur p\u00ebr gazetar\u00ebt pasi doli nga godina e SPAK, deklaroi se ky institucion se ka heshtur p\u00ebrball\u00eb ndryshimeve t\u00eb fundit ligjore q\u00eb, d\u00ebmtojn\u00eb procesin e hetimit dhe vendosin kufizime t\u00eb r\u00ebnda ndaj medias. Ai tha se institucioni i akuz\u00ebs duhej t\u00eb kishte reaguar ndaj ndryshimeve t\u00eb miratuara n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":98962,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118,9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-98961","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"category-politika"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98961","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98961"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98961\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98963,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98961\/revisions\/98963"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98962"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98961"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98961"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98961"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}