{"id":98331,"date":"2026-08-10T12:46:05","date_gmt":"2026-08-10T12:46:05","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=98331"},"modified":"2026-08-10T12:46:05","modified_gmt":"2026-08-10T12:46:05","slug":"berisha-rama-mashtron-me-te-dhenat-e-motrave-siameze-te-ama-s-koprolalite-e-ymer-corapes-sokol-ballukut-dhe-karlo-bolinos-i-quan-hapesire-per-opoziten-kater-tv-kombetare-i-kushtuan-rames-15-ore-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/08\/10\/berisha-rama-mashtron-me-te-dhenat-e-motrave-siameze-te-ama-s-koprolalite-e-ymer-corapes-sokol-ballukut-dhe-karlo-bolinos-i-quan-hapesire-per-opoziten-kater-tv-kombetare-i-kushtuan-rames-15-ore-ne\/","title":{"rendered":"Berisha: Rama mashtron me t\u00eb dh\u00ebnat e motrave siameze t\u00eb AMA-s, koprolalit\u00eb e Ymer \u00c7orapes, Sokol Ballukut dhe Karlo Bolinos i quan hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn. Kat\u00ebr TV komb\u00ebtare i kushtuan Ram\u00ebs 15 or\u00eb n\u00eb nj\u00eb muaj, opozit\u00ebs vet\u00ebm 4 or\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>FJALA E PLOTE:<\/p>\n<p>Jam sot p\u00ebr t\u00eb denoncuar censur\u00ebn e eg\u00ebr q\u00eb ushtrohet mbi opozit\u00ebn dhe mashtrimin e shp\u00ebrfytyruar t\u00eb Edi Ram\u00ebs, bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e motrave siameze t\u00eb AMA-s, siameze n\u00eb mashtrim t\u00eb turpsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Edi Rama, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb tregues q\u00eb nuk ka asnj\u00eb lidhje me kapjen apo moskapjen e medieve, p\u00ebrpiqet t\u00eb bind\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt se mediat, sipas p\u00ebrmendjes, t\u00eb themi, e injorojn\u00eb Ram\u00ebn dhe PS-n\u00eb dhe u kushtohen atyre vet\u00ebm 36 p\u00ebrqind kundrejt 64 p\u00ebrqind q\u00eb i kushtojn\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb, q\u00eb AMA me porosi t\u00eb Edi Ram\u00ebs, i servir atij, d\u00ebshmohet se mediat e kontrolluara nga qeveria merren dit\u00eb e nat\u00eb me shkrime, artikuj, lajme, debate kund\u00ebr opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrmendja e partive apo individ\u00ebve nuk tregon aspak ndikimin e tyre mbi mediat, tregon se sa her\u00eb lakohet emri i tyre.<\/p>\n<p>Dhe natyrisht, n\u00eb lakimin p\u00ebr keq nga mediat e qeveris\u00eb, ka nj\u00eb person q\u00eb \u00ebsht\u00eb kampion dhe ky \u00ebsht\u00eb Sali Berisha.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb kampion, me artikujt, trillimet dhe mashtrimet me qindra mij\u00ebra miliona jan\u00eb nd\u00ebrtuar vila, pallate nga \u00e7akejt e qeveris\u00eb. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb milioner\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe Edi Rama, t\u00eb gjitha koprolalit\u00eb 24-or\u00ebshe t\u00eb Ymer \u00c7orap\u00ebs, Karlo Bolinos, Sokol Ballukut, q\u00eb jan\u00eb non-stop me opozit\u00ebn dhe Sali Berish\u00ebn n\u00eb goj\u00eb, i quan dedikim, i quan hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta?<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri ne, zyra e shtypit ka monitoruar 4 televizionet komb\u00ebtare, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb mamuth\u00ebt, oligark\u00ebt, jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr censor\u00ebt dhe xhelat\u00ebt m\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto kat\u00ebr media komb\u00ebtare, televizioni shtet\u00ebror, Top Channel, Klan dhe Vizion Plus i kan\u00eb kushtuar Edi Ram\u00ebs dhe PS n\u00eb 30 dit\u00eb t\u00eb marra s\u00eb bashku 15 or\u00eb, 10 minuta dhe 59 sekonda.<\/p>\n<p>Pra, 15 or\u00eb kundrejt vet\u00ebm 4 or\u00ebve, 46 minutave dhe 43 sekondave apo 23.9 p\u00ebrqind opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas ligjit universal, par condicio, i \u00e7do vendi demokratik, k\u00ebto media duhet t\u2019u akordonin koh\u00eb t\u00eb barabart\u00eb pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Por Edi Rama nd\u00ebr t\u00eb tjera llogarit edhe lajmet q\u00eb japin non-stop p\u00ebr protest\u00ebn 71-ditore mediat, ia llogarit si koh\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka dit\u00eb t\u00eb caktuara n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebr PD-n\u00eb, nga k\u00ebto media \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb 1 minut\u00eb e 30 sekonda, kurse p\u00ebr PS-n\u00eb, dhe kjo \u00ebsht\u00eb data 26 qershor, p\u00ebr PS jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 48 minuta e 45 sekonda, pra nj\u00eb raport 32.5 me 1.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pabarazia ekstreme q\u00eb diktohet nga qeveria mbi mediat e kontrolluara prej tij.<\/p>\n<p>Dhe dy binjaket siameze n\u00eb mashtrim n\u00eb AMA i servirin Ram\u00ebs dhe publikut p\u00ebr tregues t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, treguesin q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr flet p\u00ebr sulmet e shfrenuara q\u00eb b\u00ebhen \u00e7do dit\u00eb nga puthador\u00ebt e qeveris\u00eb ndaj opozit\u00ebs dhe drejtuesve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ftoj organizatat e gazetar\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb cilat nuk duhet t\u00eb pajtohen me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb dramatike pabarazie t\u00eb monitorojn\u00eb dhe t\u2019u thon\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Jan\u00eb edhe dy portale q\u00eb merren me k\u00ebto analiza.<\/p>\n<p>Edhe ato, sa merren me analiz\u00ebn e retorik\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs, i sugjeroj m\u00eb mir\u00eb t\u00eb merren me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e hidhur t\u00eb kapjes s\u00eb eg\u00ebr t\u00eb televizioneve komb\u00ebtare private dhe shtet\u00ebror nga narkodiktatori Edi Rama.<\/p>\n<p>PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:<\/p>\n<p>Anisa Kadesha, RTSH: Zoti Berisha, pavar\u00ebsisht shum\u00eb takimeve q\u00eb kryeministri shqiptar ka zhvilluar me presidentin Zelenski, ky i fundit ka deklaruar se nuk e njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. A keni nj\u00eb koment n\u00eb lidhje me q\u00ebndrimin e tij dhe mbi performanc\u00ebn e diplomacis\u00eb shqiptare p\u00ebr njohjen e shtetit t\u00eb pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Sali Berisha: Sot kemi nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne shprehim keqardhje p\u00ebr deklarat\u00ebn e presidentit Zelenski n\u00eb Beograd p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, t\u00eb cilin ai u shpreh se \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebanshme. Kjo deklarat\u00eb e presidentit Zelenski vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me vendimet e Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut t\u00eb Veriut, me planin e Ahtisarit t\u00eb miratuar nga Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me vendimet e vendeve kryesore an\u00ebtare t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut t\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me t\u00eb drejt\u00ebn dhe ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, t\u00eb interpretuara ato me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Beogradit nga Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, e cila \u00ebsht\u00eb shprehur p\u00ebr legjitimitetin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Por nga ana tjet\u00ebr, deklarata \u00ebsht\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr jasht\u00eb \u00e7do konteksti historik.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb komb mik me kombin ukrainas dhe n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, ata jan\u00eb solidarizuar plot\u00ebsisht me luft\u00ebn heroike t\u00eb popullit t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00ebn udh\u00ebheqjen e presidentit Zelensky kund\u00ebr agresionit barbar rus.<\/p>\n<p>Kurse Serbia gjer para pak koh\u00ebve ishte Kali i Troj\u00ebs i Kremlinit n\u00eb Ballkan. \u00cbsht\u00eb Rusia e vog\u00ebl, e cila n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamohueshme sh\u00ebrbeu dhe vazhdon n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si prapavij\u00eb e fuqishme e Rusis\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr deklarata e presidentit Zelenski \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb \u00e7do konteksti, dhe mendoj un\u00eb, interesi p\u00ebr vendin e tij. Ndaj dhe Partia Demokratike e cil\u00ebson at\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb krejt\u00ebsisht pa vend, krejt\u00ebsisht t\u00eb papranueshme dhe do t\u00eb thosha nj\u00eb deklarat\u00eb fatkeqe n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb s\u2019duhej b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb dhe p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mariglen Kume, MCN TV: N\u00eb vijim t\u00eb pyetjes s\u00eb koleges, a duhet q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ndryshoj\u00eb q\u00ebndrim karshi Ukrain\u00ebs pas k\u00ebsaj deklarate dhe cila do t\u00eb ishte masa proporcionale q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>Sali Berisha: Mendoj se shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebria duhet t\u00eb mbeten t\u00eb pal\u00ebkundur n\u00eb mb\u00ebshtetjen e Ukrain\u00ebs ndaj agresionit rus.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se presidenti b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb till\u00eb, ne nuk e harrojm\u00eb dhe ne nuk pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb, por natyrisht nuk mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb q\u00eb ne t\u00eb ndryshojm\u00eb q\u00ebndrimin ndaj agresionit barbar rus, ndaj popullit t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe kombit ukrainas q\u00eb po b\u00ebn nj\u00eb luft\u00eb heroike, n\u00eb fakt n\u00eb mbrojtje t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb integritetit.<\/p>\n<p>Marsi Korreshi, SYRI TV: Nd\u00ebrkoh\u00eb, po t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb tek kjo tem\u00eb, zoti Berisha, t\u00eb pakt\u00ebn ashtu sikurse theksojn\u00eb artikujt e mediave gjermane, presidenti i Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, ka ftuar Zelenskin q\u00eb t\u2019i bashkohet nism\u00ebs s\u00eb tij me Edi Ram\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim pa t\u00eb drejta t\u00eb plota n\u00eb Bashkimin Europian. Si e komentoni k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Sali Berisha: Sot n\u00eb Bashkimin Europian ka nj\u00eb debat dhe nj\u00eb problem real madhor p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimet jan\u00eb nga k\u00ebrkesa e Kievit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb tek propozimet e b\u00ebra nga kancelari Merc, i cili propozoi fillimisht p\u00ebr Ukrain\u00ebn statusin e nj\u00eb vendi t\u00eb asociuar.<\/p>\n<p>Nuk ekziston kjo n\u00eb traktate, por ekspert\u00ebt ligjor\u00eb nuk e quajt\u00ebn t\u00eb pamundur statusin e nj\u00eb vendi t\u00eb asociuar me nj\u00eb seri t\u00eb drejtash t\u00eb garantuara.<\/p>\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb propozim, kancelari Merc propozoi nj\u00eb status m\u00eb t\u00eb pak\u00ebt, t\u00eb jemi realist\u00eb, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Serbin\u00eb, t\u00eb cilat mund t\u00eb kishin statusin e v\u00ebzhguesit (observer). N\u00eb t\u00eb cilin, p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebtyre vendeve u njihen disa t\u00eb drejta, m\u00eb shum\u00eb nga k\u00ebto q\u00eb kan\u00eb tani, por v\u00ebzhgues, dhe sipas rregullit, ato nga v\u00ebzhgues duhet t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb asocim, nga asocim n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb sipar, t\u00eb jemi realist\u00eb, e hap\u00ebn padroni dhe argati i tij, Vu\u00e7i\u00e7i dhe Rama, me nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb publikuan n\u00eb gazet\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe gjermane, ku ata, pa pyetur kombet e tyre, si diktator\u00eb autokrat\u00eb t\u00eb korruptuar, k\u00ebrkonin q\u00eb nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr veto apo komisioner\u00eb, por vet\u00ebm na jepni tregtin\u00eb e lir\u00eb dhe l\u00ebvizjen e lir\u00eb, gj\u00eb e cila ishte nj\u00eb propozim, n\u00eb vler\u00ebsimin tim, i b\u00ebr\u00eb, thuhet me nj\u00ebfar\u00eb konsenti nga nj\u00eb vend, por pa asnj\u00eb konsultim me asnj\u00eb institucion, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb autokratike.<\/p>\n<p>K\u00ebta q\u00eb b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb propozim treguan fytyr\u00ebn e vet si diktator\u00eb autokrat\u00eb q\u00eb nuk pyesin p\u00ebr vullnetin e qytetar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Por ky propozim nuk u hodh n\u00eb kosh.<\/p>\n<p>Ky propozim, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo si\u00e7 u propozua nga k\u00ebta, por p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb Shqip\u00ebria dhe Serbia kan\u00eb me shtetin ligjor, korrupsionin dhe lidhjet me krimin, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb k\u00ebta mund t\u00eb ken\u00eb status v\u00ebzhgues.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb kancelari Merz dhe presidenti Makron b\u00ebn\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar vendeve t\u00eb tjera an\u00ebtare se duhet nj\u00eb miratim i gjer\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe duhet q\u00eb ekspert\u00ebt ligjore t\u00eb gjejn\u00eb hap\u00ebsirat ligjore brenda traktateve mbi t\u00eb cilat bazohet BE.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa k\u00ebrkesa e Vu\u00e7i\u00e7it q\u00eb Zelenski t\u00eb barazohet me Serbin\u00eb, \u00ebsht\u00eb qesharake sepse Ukraina faktikisht ka nj\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se Serbia n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt.<\/p>\n<p>Nuk besoj q\u00eb t\u00eb ket\u00eb shprehur ndonj\u00eb simpati ose ndonj\u00eb miratim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb propozim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E PLOTE: Jam sot p\u00ebr t\u00eb denoncuar censur\u00ebn e eg\u00ebr q\u00eb ushtrohet mbi opozit\u00ebn dhe mashtrimin e shp\u00ebrfytyruar t\u00eb Edi Ram\u00ebs, bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e motrave siameze t\u00eb AMA-s, siameze n\u00eb mashtrim t\u00eb turpsh\u00ebm. Edi Rama, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb tregues q\u00eb nuk ka asnj\u00eb lidhje me kapjen apo moskapjen e medieve, p\u00ebrpiqet t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":98332,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-98331","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98331","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98331"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98331\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98333,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98331\/revisions\/98333"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98332"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98331"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98331"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98331"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}