{"id":98247,"date":"2026-08-05T08:59:19","date_gmt":"2026-08-05T08:59:19","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=98247"},"modified":"2026-08-05T08:59:19","modified_gmt":"2026-08-05T08:59:19","slug":"ben-blushi-ndarja-territoriale-a-ka-ardhur-koha-ta-zhdukim-jugun-dhe-veriun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/08\/05\/ben-blushi-ndarja-territoriale-a-ka-ardhur-koha-ta-zhdukim-jugun-dhe-veriun\/","title":{"rendered":"Ben Blushi\/ NDARJA TERRITORIALE. A KA ARDHUR KOHA TA ZHDUKIM JUGUN DHE VERIUN?"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb jam gjithmon\u00eb pro ndarjes territoriale. Duke l\u00ebvizur nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin, njer\u00ebzit i ndryshojn\u00eb kufinjt\u00eb ekonomik\u00eb, politik\u00eb dhe administrativ\u00eb. N\u00eb 2000 vjet\u00ebt e fundit, nga harta e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb zhdukur pothuajse gjith\u00eb qendrat e m\u00ebdha ku dikur jetonin mij\u00ebra njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt me ikjen e tyre e kthyen Butrintin, Apollonin\u00eb apo Bylisin n\u00eb g\u00ebrmadha. Ne sot mendojm\u00eb se sa e bukur ishte jeta posht\u00eb harqeve prej guri apo portik\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre qyteteve madh\u00ebshtor\u00eb por njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb jetuar aty dikur kan\u00eb menduar ndryshe.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb larguar sepse mesa duket nj\u00eb dit\u00eb nuk kishin m\u00eb pun\u00eb, tokat ishin t\u00eb thata, uji shterroi dhe f\u00ebmij\u00ebt m\u00ebrziteshin shpejt. K\u00ebshtu vendos\u00ebn t\u00eb zhvendosen n\u00eb Fier, n\u00eb Ballsh dhe n\u00eb Sarand\u00eb apo edhe n\u00eb Tiran\u00eb sic ndodhi me banor\u00ebt e Albanopolisit t\u00eb humbur.<\/p>\n<p>Prandaj sot na mungojn\u00eb qytetet fantastike ku jetuan heronjt\u00eb e lasht\u00ebsis\u00eb, q\u00eb nga Sarda magjike q\u00eb dukej si nj\u00eb Manhattan mbi liqenin e Komanit, deri te Stellushi i Matit ku ka lindur Sk\u00ebnderbeu.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit ik\u00ebn q\u00eb andej pa menduar se po linin pas kujtime q\u00eb sot i kemi humbur. Asnj\u00eb ushtri, asnj\u00eb urdh\u00ebr dhe asnj\u00eb parlament nuk mundi ti mbante t\u00eb lidhur pas varf\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe sot. Njer\u00ebzit q\u00eb ikin nga Kuk\u00ebsi, nga Erseka dhe nga Skrapari i b\u00ebjn\u00eb fshatrat apo qytetet e tyre t\u00eb pajetueshme. <\/p>\n<p>Disa vjet m\u00eb par\u00eb isha n\u00eb fshatin tim t\u00eb origjin\u00ebs n\u00eb Blush t\u00eb Kolonj\u00ebs, ku nuk kishin mbetur m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebzet sht\u00ebpi t\u00eb banueshme. Duke par\u00eb at\u00eb shkreti i dhash\u00eb t\u00eb drejt\u00eb katragjyshit tim q\u00eb u zhvendos n\u00eb Korc\u00eb pa e kthyer kok\u00ebn mbrapa. N\u00ebse do kishte mbetur aty me shijen e reve n\u00eb goj\u00eb, un\u00eb tani do isha nj\u00ebri nga nj\u00ebzet burrat e Blushit q\u00eb sot jetojn\u00eb duke mallkuar gjysh\u00ebrit q\u00eb nuk zbrit\u00ebn m\u00eb her\u00ebt n\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Por pamja e trishtuar e fshatit nga kam origjin\u00ebn \u00ebsht\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb m\u00eb bindur se bashkia e Kolonj\u00ebs nuk b\u00ebn dot asgj\u00eb p\u00ebr at\u00eb katund t\u00eb mjer\u00eb q\u00eb pas disa dekadash nuk do ekzistoj\u00eb m\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2004 i propozova parlamentit nj\u00eb ndarje t\u00eb re territoriale. At\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebria  kishte 375 komuna dhe bashki. Si Minist\u00ebr i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit k\u00ebrkova q\u00eb t\u00eb mbeteshin rreth 120 nj\u00ebsi, pra nj\u00eb e treta. <\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq Kryeministri i koh\u00ebs as e kuptoi dhe as guxoi ta mbronte projektin q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb edhe sot n\u00eb arkivat e kuvendit i shkelur me k\u00ebmb\u00eb nga deputet\u00ebt e t\u00eb dy partive t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb i trajtonin komunat si lop\u00eb dhe kryetar\u00ebt si vica. <\/p>\n<p>Un\u00eb mora mbi shpin\u00eb urrejtjen e tyre si nj\u00eb njeri q\u00eb doja t\u2019i ndaja nga kafsh\u00ebt e pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme kurse Kryeministri humbi zgjedhjet nga k\u00ebta deputet\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk i votuan m\u00eb as komunat e tyre, sic ndodh me barinjt\u00eb q\u00eb abuzojn\u00eb me kafsh\u00ebt sht\u00ebpiake.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu komunat e pangopura q\u00eb ushqeheshin si shushunja me gjak buxheti mbet\u00ebn gjall\u00eb deri n\u00eb vitin 2015 kur vendi kaloi n\u00eb nj\u00eb sistem m\u00eb rentab\u00ebl bashkish.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ndarjet territoriale ndjekin llogjik\u00ebn e akuariumit : peshku i madh e ha peshkun e vog\u00ebl. Pra bashkit\u00eb e pasura g\u00eblltisin me rradh\u00eb bashkit\u00eb e varfra. Megjithat\u00eb kjo uri nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb pa fund sepse si anemia ashtu edhe obeziteti jan\u00eb t\u00eb dyja s\u00ebmundje t\u00eb d\u00ebmshme.<\/p>\n<p>C\u00ebshtja sot nuk \u00ebsht\u00eb si do shp\u00ebtohen disa bashki nga falimentimi, por si do ndalet falimentimi si nj\u00eb proces i pakthyesh\u00ebm q\u00eb nuk varet vet\u00ebm nga madh\u00ebsia e bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj ndoshta ka ardhur koha q\u00eb bashk\u00eb me shkurtimin, bashkit\u00eb e mbetura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb ndahen ndryshe. <\/p>\n<p>Apo m\u00eb sakt\u00eb t\u00eb rigrupohen.<\/p>\n<p>Ndryshe nga p\u00ebrfytyrimi i njer\u00ebzve q\u00eb nuk e njohin, Shqip\u00ebria nuk ngjitet dhe as nuk zbret duke ardhur nga jugu n\u00eb veri dhe anasjelltas. Korca \u00ebsht\u00eb m\u00eb malore se Shkodra, kurse Gjirokrastra e mbushur me turist\u00eb \u00ebsht\u00eb nja nj\u00eb qind metra m\u00eb lart se Kuk\u00ebsi i zbrazur. Berati \u00ebsht\u00eb me lart se Lezha, Bilishti \u00ebsht\u00eb m\u00eb lart se Puka dhe Pogradeci \u00ebsht\u00eb 700 metra mbi nivelin e detit kurse Peshkopia 650.<\/p>\n<p>Pra jugu q\u00eb duket i ul\u00ebt \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb dhe veriu q\u00eb duket i shum\u00eb i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq ne shqiptar\u00ebt kemi jetuar nj\u00eb iluzion q\u00eb duhet ta ket\u00eb krijuar izolimi dhe larg\u00ebsia bashk\u00eb me let\u00ebrsin\u00eb folklorike.<\/p>\n<p>Ne kemi besuar gabimisht se duke shkuar n\u00eb veri ka vet\u00ebm male dhe duke zbritur n\u00eb jug ka vet\u00ebm fusha. <\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb fare e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Malet nxijn\u00eb nj\u00eblloj si n\u00eb veri edhe n\u00eb jug dhe ata q\u00eb kan\u00eb vuajtur nga fjala malok nuk kan\u00eb arsye t\u00eb kompleksohen.<\/p>\n<p>E v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb se natyra e ka ndar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ndryshe nga njer\u00ebzit. <\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb kuptosh cfar\u00eb ka b\u00ebr\u00eb natyra duhet t\u00eb ndjek\u00ebsh lumenjt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb burojn\u00eb nga malet n\u00eb lindje dhe duke car\u00eb fushat derdhen n\u00eb per\u00ebndim.<\/p>\n<p>Pra n\u00ebse kufinjt\u00eb mes veriut dhe jugut jan\u00eb t\u00eb paqart\u00eb si shpatullat e disa burrave t\u00eb p\u00ebrqafuar, ndarja mes lindjes dhe per\u00ebndimit \u00ebsht\u00eb e pagabueshme. Kush e shikon hart\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb e kupton se kjo gjat\u00ebsi elegante p\u00ebrb\u00ebhet nga tre pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Mal, fush\u00eb dhe bregdet.<\/p>\n<p>Pak a shum\u00eb k\u00ebshtu mund t\u00eb ndaheshin edhe bashkit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb tre kategori:<\/p>\n<p>Malore, fushore dhe bregdetare.<\/p>\n<p>Kjo ndarje do ta b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb leht\u00eb koordinimin e administrimit t\u00eb tyre nga cdo qeveri duke i shp\u00ebrndar\u00eb fondet e merituara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Nga trajtimi selektiv i bashkive, ndarja do merrte fuqin\u00eb e nj\u00eb reforme q\u00eb i qet\u00ebson edhe qytetet q\u00eb po humbin bashkit\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ka nj\u00eb popullsi dhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se t\u00eb gjitha bashkit\u00eb malore t\u00eb marra s\u00eb bashku, Himara ka dhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura se Kuk\u00ebsi, Tropoja, Dibra, Librazhdi, Kolonja dhe Skrapari s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Kjo tendenc\u00eb do thellohet n\u00ebse bashkit\u00eb nuk kompensohen me nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb re. Himara e pasur do t\u2019i rr\u00ebmbej\u00eb fuqin\u00eb puntore bashkive malore, duke i zbrazur nga njer\u00ebzit dhe parat\u00eb derisa t\u00eb vendoset nj\u00eb ekuilib\u00ebr q\u00eb s\u2019mund t\u2019i lihet n\u00eb dor\u00eb vet\u00ebn natyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Por ndarja n\u00eb bashki malore, fushore dhe bregdetare nuk ka vet\u00ebm avantazhe ekonomike por edhe politike.<\/p>\n<p>Ajo do zhdukte konceptin e tmerrsh\u00ebm t\u00eb veriut dhe jugut q\u00eb na ka kushtuar kaq shum\u00eb. <\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ndarja m\u00eb fatale q\u00eb kemi patur n\u00eb histori. Ky kufi politik \u00ebsht\u00eb i panatyrsh\u00ebm. Ai \u00ebsht\u00eb krijuar nga njer\u00ebzit dhe jo nga natyra.<\/p>\n<p>Koordinatat e reja administrative t\u00eb shtetit ton\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb lindja dhe per\u00ebndimi.<\/p>\n<p>Dibra \u00ebsht\u00eb lindje nj\u00eblloj si P\u00ebrmeti, kurse Lezha \u00ebsht\u00eb per\u00ebndim nj\u00eblloj si Saranda. Kamza \u00ebsht\u00eb n\u00eb fush\u00eb nj\u00eblloj si Kavaja, Elbasani dhe Fieri. Asnj\u00ebra nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb as jug as veri.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb jet\u00eb ndarja e fundit territoriale p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn tridhjet\u00eb vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Prandaj ky \u00ebsht\u00eb shansi i fundit p\u00ebr t\u00eb votuar zhdukjen e sh\u00ebmtuar mes jugut dhe veriut duke korrektuar t\u00eb shkuar\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj si ai njeriu q\u00eb ndryshon drejtimin e akrepave t\u00eb or\u00ebs q\u00eb ka mbetur n\u00eb vend prej disa shekujsh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb jam gjithmon\u00eb pro ndarjes territoriale. Duke l\u00ebvizur nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin, njer\u00ebzit i ndryshojn\u00eb kufinjt\u00eb ekonomik\u00eb, politik\u00eb dhe administrativ\u00eb. N\u00eb 2000 vjet\u00ebt e fundit, nga harta e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb zhdukur pothuajse gjith\u00eb qendrat e m\u00ebdha ku dikur jetonin mij\u00ebra njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt me ikjen e tyre e kthyen Butrintin, Apollonin\u00eb apo Bylisin n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":98248,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-98247","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98247","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98247"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98247\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98249,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98247\/revisions\/98249"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98248"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98247"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98247"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98247"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}