{"id":98228,"date":"2026-08-04T09:38:48","date_gmt":"2026-08-04T09:38:48","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=98228"},"modified":"2026-08-04T09:38:48","modified_gmt":"2026-08-04T09:38:48","slug":"reforma-territoriale-ditmir-bushati-shqiperia-ngjan-me-nje-njesi-administrative-ku-pushteti-eshte-i-perqendruar-te-zyra-e-kryeministrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/08\/04\/reforma-territoriale-ditmir-bushati-shqiperia-ngjan-me-nje-njesi-administrative-ku-pushteti-eshte-i-perqendruar-te-zyra-e-kryeministrit\/","title":{"rendered":"Reforma Territoriale\/ Ditmir Bushati: Shqip\u00ebria ngjan me nj\u00eb nj\u00ebsi administrative ku pushteti \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrqendruar te zyra e kryeministrit."},"content":{"rendered":"<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cKUFIRI\u201d I SHQIP\u00cbRIS\u00cb S\u00cb RE<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zakon q\u00eb \u00e7do mas\u00eb t\u00eb paketohet si reform\u00eb, e madje t\u00eb thuhet se \u2018\u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga BE-ja\u2019. Edhe propozimi p\u00ebr ndarjen e re territoriale e administrative, nuk i shp\u00ebtoi hileve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, ku v\u00ebmendjen po e merr numri i bashkive, duke i bishtnuar thelbit t\u00eb problemit.<\/p>\n<p>Nuk ekziston asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e BE-s\u00eb q\u00eb lidhet me madh\u00ebsin\u00eb apo numrin e bashkive n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brendshme. BE-ja k\u00ebrkon q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb fuqizoj\u00eb demokracin\u00eb vendore, kapacitetet dhe burimet financiare, pasi nj\u00ebsit\u00eb vendore jan\u00eb garantuesit e standardit europian n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, p\u00ebrmes ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb reform\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb duhet t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb debat mbi \u00e7\u00ebshtjet themelore t\u00eb qeverisjes vendore, q\u00eb jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb demokracis\u00eb dhe pjes\u00ebmarrjes qytetare n\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p>Pas ndarjes territoriale t\u00eb 2015 bashkit\u00eb u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por kompetencat u rrudh\u00ebn. Raporti qend\u00ebr-periferi u shp\u00ebrfill. Kjo solli edhe braktisjen e zonave t\u00eb caktuara t\u00eb vendit. Raporti i bashkive me komunitetin u zbeh. Tirana dhe bashkit\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e bregdetare tregojn\u00eb sesi asetet m\u00eb t\u00eb \u00e7muara dor\u00ebzohen nga lart tek nj\u00eb grusht njer\u00ebzish, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt \u2018informohen\u2019 kur vendosen gardhet dhe mb\u00ebrrijn\u00eb betonierat.<\/p>\n<p>Planifikimi urban, administrimi i uj\u00ebsjell\u00ebs-kanalizimeve, mbetjeve, plazheve, zonave t\u00eb mbrojtura apo funksioneve t\u00eb tjera, ushtrohen kryesisht nga lart. Kryetar\u00ebt e bashkive dhe k\u00ebshillat bashkiak\u00eb trajtohen si zgjatim i qeveris\u00eb dhe jo si t\u00eb zgjedhur t\u00eb popullit. Sfida nuk \u00ebsht\u00eb numri i bashkive, por kalimi i pushtetit nga zyra e kryeministrit drejt t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb.<\/p>\n<p>Shpenzimet publike q\u00eb administrohen nga pushteti vendor n\u00eb Shqip\u00ebri, si p\u00ebrqindje e totalit t\u00eb financave publike, mbeten duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se mesatarja e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb. Pa burime financiare dhe pa kompetenca, nuk mund t\u00eb gjykohet efektiviteti i nj\u00eb bashkie. Para se t\u00eb ndryshohen kufijt\u00eb administrativ\u00eb, duhet t\u00eb rishikohet modeli i financimit t\u00eb pushtetit vendor.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb zhvillimit vendor dhe rajonal. Pjesa m\u00eb e madhe e popullsis\u00eb dhe aktivitetit ekonomik p\u00ebrqendrohet n\u00eb Tiran\u00eb dhe p\u00ebrreth saj. Zonat e tjera, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrfitojn\u00eb nga turizmi sezonal, por nuk arrijn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb ekonomi t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe sh\u00ebrbime publike q\u00eb u japin qytetar\u00ebve mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebn n\u00eb zon\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>\u00c7do reform\u00eb mb\u00ebshtetet mbi disa kritere. Cilat kritere jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shkrirjen e disa bashkive, nd\u00ebrsa t\u00eb tjera me karakteristika t\u00eb ngjashme mbeten t\u00eb pandryshuara? Nj\u00eb reform\u00eb me ndikim kaq t\u00eb madh te njer\u00ebzit duhet t\u00eb jet\u00eb shtetkonsoliduese dhe me mir\u00ebkuptim t\u00eb gjer\u00eb politik e shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb nd\u00ebrmerret nj\u00eb tjet\u00ebr riorganizim, duhet t\u00eb tregohet qart\u00eb se p\u00ebrfitimet afatgjata tejkalojn\u00eb kostot dhe se problemet ekzistuese nuk mund t\u00eb zgjidhen p\u00ebrmes reformimit t\u00eb kompetencave, financimit dhe organizimit institucional pa ndryshuar kufijt\u00eb administrativ\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nj\u00ebsi administrative. Ajo p\u00ebrfaq\u00ebson identitet historik, kulturor dhe social. N\u00ebse komunitetet nuk konsultohen realisht, por ve\u00e7 formalisht, si\u00e7 tregojn\u00eb reagimet dhe protestat n\u00eb disa zona t\u00eb vendit, qytetar\u00ebt do t\u00eb ndihen t\u00eb anashkaluar dhe do ta perceptojn\u00eb reform\u00ebn si t\u00eb imponuar nga lart.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra sesi do t\u00eb veprohet m\u00eb tej me ndarjen territoriale do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb edhe \u201ckufirin\u201d e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb re. Pasi do t\u00eb tregoj\u00eb n\u00ebse politika ka nxjerr m\u00ebsim nga protestat e muajve t\u00eb fundit, t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me at\u00eb se kush e si merren vendimet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga vendimet e para t\u00eb kryeministrit t\u00eb sapozgjedhur britanik ishte kalimi i pushtetit nga qeveria n\u00eb drejtim t\u00eb bashkive. A \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt? A \u00ebsht\u00eb praktika e labursit\u00ebve nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes edhe p\u00ebr socialist\u00ebt shqiptar\u00eb?<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ngjan me nj\u00eb nj\u00ebsi administrative ku pushteti \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrqendruar te zyra e kryeministrit. \u00c7do politike e re, duhet t\u00eb jet\u00eb e kund\u00ebrt me p\u00ebrqendrimin e pushtetit. Duhet t\u00eb synoj\u00eb komunitetet. Shqiptar\u00ebt duhen d\u00ebgjuar p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi e shohin t\u00eb ardhmen aty ku jetojn\u00eb dhe t\u00eb vendosin p\u00ebr t\u00eb. Referendumi duhet t\u00eb konsiderohet p\u00ebr ndryshime me ndikim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Demokracia vendore duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb re. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kalon pushtetin nga lart posht\u00eb, nga qendra n\u00eb periferi, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb zhvillimit vendor dhe rajonal. Vet\u00ebm k\u00ebshtu shqiptar\u00ebt do ndjehen t\u00eb kuptuar, t\u00eb par\u00eb, t\u00eb respektuar anek\u00ebnd Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/d6296c35-62a3-43e6-8e1b-a92ff081d649-202x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"202\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-98229\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/d6296c35-62a3-43e6-8e1b-a92ff081d649-202x300.jpeg 202w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/d6296c35-62a3-43e6-8e1b-a92ff081d649.jpeg 690w\" sizes=\"auto, (max-width: 202px) 100vw, 202px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reagimi i plot\u00eb: \u201cKUFIRI\u201d I SHQIP\u00cbRIS\u00cb S\u00cb RE N\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zakon q\u00eb \u00e7do mas\u00eb t\u00eb paketohet si reform\u00eb, e madje t\u00eb thuhet se \u2018\u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga BE-ja\u2019. Edhe propozimi p\u00ebr ndarjen e re territoriale e administrative, nuk i shp\u00ebtoi hileve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, ku v\u00ebmendjen po e merr numri i bashkive, duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":98230,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-98228","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98228","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98228"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98228\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98231,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98228\/revisions\/98231"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98230"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98228"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98228"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98228"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}