{"id":98158,"date":"2026-07-29T12:48:42","date_gmt":"2026-07-29T12:48:42","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=98158"},"modified":"2026-07-29T12:48:42","modified_gmt":"2026-07-29T12:48:42","slug":"belind-kellici-skandali-me-i-ri-ermal-beqiri-fluturon-mbi-spak-ai-duhet-hetuar-jo-vetem-si-ushtar-i-rames-ne-grupin-e-strukturuar-kriminal-te-aksh-it-por-edhe-si-agjent-nderkombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/07\/29\/belind-kellici-skandali-me-i-ri-ermal-beqiri-fluturon-mbi-spak-ai-duhet-hetuar-jo-vetem-si-ushtar-i-rames-ne-grupin-e-strukturuar-kriminal-te-aksh-it-por-edhe-si-agjent-nderkombetar\/","title":{"rendered":"Belind K\u00eblli\u00e7i\/ SKANDALI M\u00cb I RI: Ermal Beqiri fluturon mbi SPAK! Ai duhet hetuar jo vet\u00ebm si ushtar i Ram\u00ebs n\u00eb grupin e strukturuar kriminal t\u00eb AKSH-it, por edhe si agjent nd\u00ebrkomb\u00ebtar!"},"content":{"rendered":"<p>Deklarat\u00eb e sotme p\u00ebr mediat: <\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb uzurpimin e AKSH-it dhe kthimin e tij n\u00eb \u2018kop\u00ebsht privat t\u00eb familjes kryeministrore\u201d, Ermal Beqiri, \u00ebsht\u00eb prangosur nga policia franceze.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb lajm i mir\u00eb p\u00ebr taksapaguesit shqiptar\u00eb dhe nj\u00eb lajm i keq p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe band\u00ebn e tij, t\u00eb cil\u00ebve po u shtr\u00ebngohet laku.<\/p>\n<p>Ermal Beqiri, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kryeministrit, ka kryer pengmarrje, shantazhe, vjedhje parash dhe t\u00eb dh\u00ebnash personale, duke e kthyer nj\u00eb institucion publik t\u00eb shtetit, n\u00eb nj\u00eb kuplara sekrete t\u00eb sektit t\u00eb Rilindjes.<\/p>\n<p>Partia Demokratike p\u00ebrsh\u00ebndet Xhandarm\u00ebrin\u00eb dhe Forcat e Hap\u00ebsir\u00ebs Ajrore Franceze q\u00eb arrestuan kriminelin Beqiri, nj\u00eb armik jo vet\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe t\u00eb Franc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne nuk mund t\u00eb rrim\u00eb pa v\u00ebn\u00eb re edhe nj\u00eb rast\u00ebsi apo ironi t\u00eb gj\u00ebrave: jan\u00eb gjithmon\u00eb sh\u00ebrbimet e huaja q\u00eb kryejn\u00eb ndjekjen, hapin dosjet dhe b\u00ebjn\u00eb arrestimet e kriminel\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo shpjegon shum\u00eb, ose p\u00ebr paaft\u00ebsin\u00eb ose p\u00ebr korruptimin e institucioneve t\u00eb siguris\u00eb shqiptare, q\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb anekse t\u00eb pushtetit, jo m\u00eb n\u00eb zyra t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Ermal Beqiri nuk duhet t\u00eb jap\u00eb llogari vet\u00ebm p\u00ebr qindra miliona euro t\u00eb grabitura nga qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr pengmarrjen e Daniel Shim\u00ebs, jo vet\u00ebm p\u00ebr skemat, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb qart\u00ebsisht an\u00ebtar t\u00eb nj\u00eb organizate kriminale, por edhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin, bashk\u00eb me Edi Ram\u00ebn, t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr sistemin e patronazhimit, etj.<\/p>\n<p>SPAK po b\u00ebn sikur po heton Beqirin, dhe nuk po heton padronin e tij Edi Rama, dhe \u00e7do hetim q\u00eb nuk \u00e7on te padrinoja, ashtu si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb pun\u00eb gjysmake, moszbardhje e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe mosvendosje e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ermal Beqiri u arrestua teksa pilotonte avionin e tij personal, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky avion q\u00eb shihni n\u00eb k\u00ebt\u00eb foto dhe q\u00eb mbart logon Soft Solution. Ky avion \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanis\u00eb Fly Solution, t\u00eb regjistruar nga Ermal Beqiri n\u00eb Slloveni. Foto q\u00eb shihni n\u00eb ekran, \u00ebsht\u00eb foto e website t\u00eb k\u00ebsaj kompanie.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb website flysolution.si dhe n\u00eb faqen e webit mund t\u00eb shihni qart\u00ebsisht dy avion\u00ebt e Ermal Beqirit. I pari avioni DA40NG \u2013 The plane that takes you everywhere, pra avioni q\u00eb t\u00eb shpie kudo. Dhe avioni i dyt\u00eb DA62 \u2013 Stability and luxury for your destinations, stabiliteti dhe luksi p\u00ebr destinacionet tuaja. N\u00eb fund lexojm\u00eb dhe Fly Solution \u2013 The sky is yours, qielli \u00ebsht\u00eb i yti, nj\u00eblloj si n\u00eb filmin hollivudian Scarface, ku Toni Montana kishte logon The World is yours.<\/p>\n<p>N\u00ebse SPAK do kishte kryer detyr\u00ebn dhe do t\u00eb kishte bashk\u00ebpunuar me autoritetet Sllovene, kjo kompani dhe avion\u00ebt e saj, do t\u00eb ishin v\u00ebn\u00eb n\u00ebn sekuestro dhe nuk do t\u00eb p\u00ebrdoreshin dot nga person i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar Ermal Beqiri, as p\u00ebr fluturimet e tij personale dhe as p\u00ebr transport t\u00eb kush e di \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Logjika \u00ebsht\u00eb fare e thjesht\u00eb. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht SPAK, autoriteti q\u00eb ka lejuar Ermal Beqirin t\u00eb l\u00ebviz\u00eb lirsh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb asetet e blera me parat\u00eb e vjedhura nga populli m\u00eb i varf\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ermal Beqiri duhet hetuar, jo vet\u00ebm si kriminel lokal dhe ushtar i Ram\u00ebs, por edhe si agjent nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Dyshimi i Forcave Ajrore franceze se fluturimi i tij mbi nj\u00eb central t\u00eb energjis\u00eb b\u00ebrthamore, n\u00eb kuota m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se sa lejohet, nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gabim.<\/p>\n<p>Edi Rama e ka d\u00ebshmuar prirjen dhe shijen e s\u00ebmur\u00eb dhe t\u00eb theksuar p\u00ebr kartelet, ish-shefat e sh\u00ebrbimeve sekrete me t\u00eb kaluar t\u00eb dyshimt\u00eb, kryeagjent\u00ebt q\u00eb tradhtojn\u00eb vendet e tyre, si miku i tij i ngusht\u00eb Charles McGonigal.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb Ermal Beqiri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb agjent i Edi Ram\u00ebs fillimisht, dhe ky i fundit \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr i nj\u00eb vendi t\u00eb NATO-s, e b\u00ebn \u00e7\u00ebshtjen dhe hetimin edhe m\u00eb emergjent, edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, nuk mund t\u00eb l\u00eb pa p\u00ebrmendur protestuesit, q\u00eb prej 60 dit\u00ebsh rezistojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb pavar\u00ebsisht temperaturave t\u00eb larta, gazit helmues dhe dhun\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs me narkopolicin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, sa her\u00eb dilni n\u00eb protest\u00eb kujtohuni se dilni kund\u00ebr njer\u00ebzve si Ermal Beqiri, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Edi Ram\u00ebs, tradhtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb pasi u vjedhin, vihen gjoja n\u00eb ndjekje dhe kapen me avion\u00eb privat\u00eb duke shijuar parat\u00eb q\u00eb u kan\u00eb vjedhur ju dhe f\u00ebmij\u00ebve tuaj.<\/p>\n<p>Prandaj thirrja juaj vjen sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb dhe ajo nuk duhet t\u00eb ndalet: Rama, jepe dor\u00ebheqjen!<\/p>\n<p>Ju faleminderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarat\u00eb e sotme p\u00ebr mediat: T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, Nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb uzurpimin e AKSH-it dhe kthimin e tij n\u00eb \u2018kop\u00ebsht privat t\u00eb familjes kryeministrore\u201d, Ermal Beqiri, \u00ebsht\u00eb prangosur nga policia franceze. Ky \u00ebsht\u00eb lajm i mir\u00eb p\u00ebr taksapaguesit shqiptar\u00eb dhe nj\u00eb lajm i keq p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":98159,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118,9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-98158","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"category-politika"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98158","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98158"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98158\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98160,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98158\/revisions\/98160"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98159"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98158"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}