{"id":98132,"date":"2026-07-28T11:27:44","date_gmt":"2026-07-28T11:27:44","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=98132"},"modified":"2026-07-28T11:27:44","modified_gmt":"2026-07-28T11:27:44","slug":"mega-afera-e-kazinose-se-prestanomes-se-olsi-rames-belind-kellici-zbardh-skemen-per-te-perfituar-licencen-nje-toke-e-blere-me-320-000-euro-u-rivleresua-26-000-000-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/07\/28\/mega-afera-e-kazinose-se-prestanomes-se-olsi-rames-belind-kellici-zbardh-skemen-per-te-perfituar-licencen-nje-toke-e-blere-me-320-000-euro-u-rivleresua-26-000-000-euro\/","title":{"rendered":"Mega-afera e kazinos\u00eb s\u00eb prestanomes s\u00eb Olsi Ram\u00ebs\/ Belind K\u00eblli\u00e7i zbardh skem\u00ebn: P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar licenc\u00ebn, nj\u00eb tok\u00eb e bler\u00eb me 320.000 euro u rivler\u00ebsua 26.000.000 euro"},"content":{"rendered":"<p>Sot do p\u00ebrmbledh shkurtimisht k\u00ebt\u00eb afer\u00eb q\u00eb lidhet me licenc\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit t\u00eb kazinos\u00eb n\u00eb kull\u00ebn \u2018Air Albania\u2019. <\/p>\n<p>Sigurisht ne sot p\u00ebrve\u00e7 pjes\u00ebs teknike dhe paraqitjes s\u00eb veprave t\u00eb ndryshme penale, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe nj\u00eb prezantim n\u00eb raport me individ\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb dhe lidhjet e tyre me v\u00ebllain e Kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>Ky material, por edhe nj\u00eb rrjet i plot\u00eb kompanish t\u00eb lidhura si me biznesin e Call Center, ashtu dhe me lejet e nd\u00ebrtimit, q\u00eb p\u00ebr efekt kohe nuk do t\u00eb b\u00ebhen publike t\u00eb gjitha sot, do t\u00eb p\u00ebrcillet pran\u00eb SPAK p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme.<br \/>\nPor po filloj me prezantimin.<br \/>\nSipas kuadrit ligjor n\u00eb fuqi, hotelet me 5 yje n\u00eb vendin ton\u00eb, mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb li\u00e7ens\u00eb p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit t\u00eb kazinos\u00eb. Nj\u00eb nd\u00ebr hotelet me 5 yje \u00ebsht\u00eb ai n\u00eb kull\u00ebn e stadiumit komb\u00ebtar Air Albania.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria q\u00eb ka nj\u00eb li\u00e7ens\u00eb kazinoje n\u00eb k\u00ebt\u00eb hotel \u00ebsht\u00eb Space +.<br \/>\nSipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb QKB ky subjekt fillimisht kur mori li\u00e7ens\u00ebn, kishte si aksioner 99% shoq\u00ebrin\u00eb ALB-STAR, dhe 1% \u00cb-CZ Holding s.r.o. Kjo e fundit nj\u00eb kompani e regjistruar n\u00eb Republik\u00ebn \u00c7eke. <\/p>\n<p>Sipas detyrimeve ligjore, kompania e cila aplikon p\u00ebr marrjen e nj\u00eb li\u00e7ense duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kapital minimalisht 1.200.000.000 lek\u00eb, rreth 12 milion\u00eb euro.<br \/>\nLigji p\u00ebrcakton gjithashtu se kompania duhet t\u00eb ket\u00eb eksperienc\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e lojrave t\u00eb fatit, e mesa duket, kjo ka qen\u00eb arsyeja p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb futur si aksioner me 1% ortaku \u00cb-CZ Holdings s.r.o. n\u00eb kazinon\u00eb n\u00eb kull\u00ebn Air Albania.<br \/>\n\u00cb-CZ Holdings s.r.o, \u00ebsht\u00eb e lidhur me shoq\u00ebrit\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tregut t\u00eb lojrave t\u00eb fatit, ADRIA ENTERTAIMENT dhe \u00cbSI shpk, t\u00eb lidhura drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me shtetasin Bledar Sinani.<br \/>\nN\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2025 ALB-STAR i shet aksionet e kazinos\u00eb kompanis\u00eb GLG INVESTMENT.<\/p>\n<p>Sipas dokumentacionit t\u00eb depozituar n\u00eb QKB, rezulton se marr\u00ebveshja fillestare mes ALB-STAR dhe GLG INVESTMENT \u00ebsht\u00eb firmosur n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2025 dhe m\u00eb pas jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesat pran\u00eb AMLF dhe Autoritetit t\u00eb Konkurrenc\u00ebs, p\u00ebr dh\u00ebnien e miratimit p\u00ebr ndryshimin e aksionerit sipas p\u00ebrcaktimeve ligjore. Kjo marr\u00ebveshje nuk ka t\u00eb p\u00ebrcaktuar nj\u00eb \u00e7mim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion ose marr\u00ebveshja e plot\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb depozituar ende n\u00eb QKB.<\/p>\n<p>Kuadri ligjor aktual k\u00ebrkon q\u00eb AMLF t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb kush \u00ebsht\u00eb pronari fundor p\u00ebrfitues, t\u00eb verifikoj\u00eb burimin e t\u00eb ardhurave p\u00ebr krijimin jo vet\u00ebm t\u00eb kapitalit por edhe t\u00eb shumave t\u00eb tjera q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb investohen, pasi li\u00e7ensa nuk mund ti jepet nj\u00eb individi anonim i cili nuk ka t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb operuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. <\/p>\n<p>AMLF e dha miratimin n\u00eb kund\u00ebrshtim me kuadrin ligjor, pasi kjo ishte nj\u00eb kompani anonime, me zero historik dhe aktivitet n\u00eb Shqip\u00ebri, por me kushtin q\u00eb t\u00eb hiqej toka n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb ALB STAR si kapital aksionar, dhe t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej me nj\u00eb tjet\u00ebr tok\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb GLG INVESTMENT shpk. K\u00ebtu situata b\u00ebhet edhe m\u00eb flagrante dhe kriminale.<br \/>\nSipas dokumentacionit t\u00eb depozituar n\u00eb QKB rezulton se pasuria n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb GLG \u00ebsht\u00eb:<br \/>\nPasuria lloji Pyll, num\u00ebr pasurie 118\/9, ZK. 1522, me sip\u00ebrfaqe 275,550 m2 ndodhur n\u00eb Dra\u00e7 (Kepi i Rodonit), Durr\u00ebs e cila vler\u00ebsohet sipas raportit t\u00eb vler\u00ebsimit hartuar nga eksperti vler\u00ebsues Ing. Eno Kume bashk\u00ebngjitur k\u00ebtij vendimi, n\u00eb vler\u00ebn 2,556,732,008.00 Lek\u00eb, rreth 26 milion\u00eb euro.  <\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt tan\u00eb investiguan dhe m\u00eb tej p\u00ebr origjin\u00ebn dhe koh\u00ebn q\u00eb GLG e kishte bler\u00eb tok\u00ebn, si dhe vler\u00ebn e saj.<br \/>\nN\u00eb aktin e ekspertit Eno Kume, t\u00eb dat\u00ebs 19.06.2025 rezulton se: pasuria e llojit Pyll, me sip\u00ebrfaqe 275,550 m2, \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga GLG INVESTMENT n\u00eb dat\u00ebn 09.04.2025, n\u00eb vler\u00ebn 32.239.350 lek\u00eb, rreth 320.000 euro.<br \/>\nSubjekti GLG \u00ebsht\u00eb pajisur me \u00e7ertifikat\u00eb pron\u00ebsie n\u00eb dat\u00ebn 29.05.2025, pra m\u00eb pak se 2 muaj m\u00eb pas.<br \/>\nVlera me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb bler\u00eb prona \u00ebsht\u00eb 117 lek\u00eb p\u00ebr m2, pra 1.2 euro\/m2.<br \/>\nVlera 117 lek\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi i referenc\u00ebs s\u00eb tok\u00ebs n\u00eb at\u00eb zon\u00eb.<br \/>\nPo sipas dokumentacionit t\u00eb ASHK, i cili gjendet bashk\u00eblidhur Raportit t\u00eb Vler\u00ebsimit, rezulton se n\u00eb kartel\u00ebn e k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb regjistruar dhe nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrjeje p\u00ebr nd\u00ebrtim me kompanin\u00eb Premium Finance Invest, me pronar indirekt shtetasin Bledar Sinani.<br \/>\nEkspert\u00ebt tan\u00eb investiguan dhe m\u00eb tej dhe rezultoi se kjo pron\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb vendimi p\u00ebr kthim prone t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs. Prona n\u00eb total ka qen\u00eb mbi 1 milion m2, n\u00eb Kepin e Rodonit, e cila \u00ebsht\u00eb coptuar n\u00eb disa pjes\u00eb me kontrata shitblerje me \u00e7mime fiktive.<br \/>\nGLG Investment e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pron\u00eb tek shtetasi \u00c7lirim Muhamet Tahiri, i cili e ka bler\u00eb nga nj\u00eb tjet\u00ebr shtetas, dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto transaksione jan\u00eb kryer me \u00e7mimin e referenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb kur vet\u00eb vler\u00ebsuesi flet p\u00ebr shifra nga 95 euro deri 130 euro p\u00ebr m2 n\u00eb at\u00eb zon\u00eb.<br \/>\nPra k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb skema.<br \/>\nMe vendime t\u00eb dyshimta gjykate, p\u00ebrfitohen miliona metra katror\u00eb tok\u00eb, kjo pron\u00eb m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt ndryshon disa her\u00eb pron\u00ebsin\u00eb, dhe n\u00eb fund i jepet GLG INVESTMENT. Mbi t\u00eb gjitha po sipas bilanceve t\u00eb GLG INVESTMENT kjo shum\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb paguar, por shoq\u00ebria e ka ende detyrim.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar li\u00e7ens\u00ebn e kazinos\u00eb, nj\u00eb tok\u00eb 275.000 m2 n\u00eb Kepin e Rodonit, q\u00eb u ble n\u00eb vler\u00ebn 320.000 euro, pas 2 muajsh rivler\u00ebsohet me nj\u00eb akt vler\u00ebsimi n\u00eb vler\u00ebn 26.000.000 euro. Mrekulli ekonomike e pad\u00ebgjuar askund n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn as Taulant Balla nuk e shpjegon dot. <\/p>\n<p>E q\u00eb t\u00eb jem i qart\u00eb: \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb raport vler\u00ebsimi, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb rritur kapitalin e kompanis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb AMLF t\u00eb jepte miratimin p\u00ebr t\u00eb kaluar nga aksioneri ALB-STAR te aksioneri GLG Investment.<br \/>\nP\u00ebrtej veprimeve t\u00eb AMLF, Autoritetit t\u00eb Konkurrenc\u00ebs, Drejtoris\u00eb s\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave, t\u00eb cilat kan\u00eb \u00e7ertifikuar k\u00ebt\u00eb skem\u00eb t\u00eb kundraligjshme, nj\u00eb tjet\u00ebr institucion del i p\u00ebrfshir\u00eb, dhe ai \u00ebsht\u00eb Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga vet\u00eb Edi Rama.<br \/>\nSa konstatuam dhe m\u00eb lart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb material n\u00eb kartel\u00ebn e pasuris\u00eb ishte regjistruar nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje me kompanin\u00eb Premium Finance Invest shpk. Kjo shoq\u00ebri ka si aksioner Po\u00eber Invest e themeluar n\u00eb Austri. N\u00eb vitin 2021 Po\u00eber Invest \u00ebsht\u00eb p\u00ebrthithur nga shoq\u00ebria SIG Holding GMBH e Bledar Sinanit. <\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike, me Vendimin NR. 6\/5, dat\u00eb 15\/07\/2021, ka vendosur t\u00eb jap\u00eb miratimin si investitor strategjik p\u00ebr nj\u00eb investim n\u00eb Kepin e Rodonit.<br \/>\nDeri m\u00eb sot masa e shpron\u00ebsimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kompleksi privat vilash nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb investitori tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Bledar Sinanit dhe pik\u00ebrisht n\u00eb zon\u00ebn e Kepit t\u00eb Rodonit.<br \/>\nPra Edi Rama, vet\u00ebm p\u00ebr shtetasin Bledar Sinani, pik\u00ebrisht mbi k\u00ebt\u00eb tok\u00eb, ka marr\u00eb vendim se n\u00ebse prona private nuk i jepet me vullnet klient\u00ebve t\u00eb tij, kryeministri ua merr pronar\u00ebve me an\u00eb t\u00eb shpron\u00ebsimit p\u00ebr \u201cInteres Publik\u201d. Ky favorizim nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb kompani tjet\u00ebr vendase apo t\u00eb huaj deri m\u00eb sot n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nPra deri k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb skema sesi merren li\u00e7ensat e kazinove, si t\u00eb gjitha autoritetet mbyll\u00ebn syt\u00eb, e sigurisht k\u00ebto kompani nuk favorizohen vet\u00ebm p\u00ebr li\u00e7ensa kazinosh, por edhe me leje nd\u00ebrtimi, e deri te dh\u00ebnia e statusit t\u00eb investitorit strategjik p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pron\u00ebn, jo vet\u00ebm publike, por edhe t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb nuk duan t\u00eb firmosin me ta.<br \/>\nKush fshihet pas GLG INVESTMENT?<br \/>\nP\u00ebrse u p\u00ebrdor kjo kompani kur Bledar Sinani dhe Adria Entertainment kan\u00eb disa kompani t\u00eb tjera, q\u00eb mund t\u00eb blinin aksionet e ALB-STAR ligj\u00ebrisht dhe pa p\u00ebrdorur presta-nome?<br \/>\nA fshihen v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebta shtetas pas k\u00ebtij transaksioni?<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye analizuam kompanin\u00eb GLG INVESTMENT.<br \/>\nGLG INVESTMENT \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb mars t\u00eb vitit 2024, me aksioner shtetasin Gerti Shk\u00eblqim Lumani.<br \/>\nN\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2024, ky shtetas me n\u00ebnshtet\u00ebsi amerikane, ia shet aksionet kompanis\u00eb LAKE HORIZONT LLC, e regjistruar n\u00eb shtetin \u00cbYOMING (OFFSHORE), m\u00eb 02.05.2024.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb kompani nuk ka t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr aksioner\u00ebt fundor pasi \u00ebsht\u00eb e regjistruar offshore.<br \/>\nKuadri ligjor aktual p\u00ebrcakton se p\u00ebr aksioner\u00eb t\u00eb cil\u00ebt zot\u00ebrojn\u00eb mbi 25% t\u00eb kapitalit n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb regjistruar n\u00eb Shqip\u00ebri, do duhet t\u00eb depozitohen t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr aksionarin fundor. N\u00ebse kerkojm\u00eb n\u00eb QKB t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb GLG INVESTMENT rezulton se, aksioneri i vet\u00ebm q\u00eb zot\u00ebron 100% t\u00eb subjektit LAKE HORIZONT LLC, \u00ebsht\u00eb shtetasi Venezuelan Joselises Maradey Marquez.<br \/>\nK\u00ebrkuam t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera p\u00ebr kompanin\u00eb LAKE HORIZONT LLC dhe aksionerin e saj. Sipas faqes zyrtare t\u00eb shtetit t\u00eb \u00cbyoming, rezulton se Joselises Marquez cil\u00ebsohet si \u201cORGANIZER\u201d por jo si aksioneri i k\u00ebsaj kompanie.<br \/>\nSa i p\u00ebrket shtetasit\/aksionerit Joselises Maradey Marquez, nuk rezulton t\u00eb gjenden t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr ndonj\u00eb aktivitet ekonomik apo cv e publikuar n\u00eb fush\u00ebn e lojrave t\u00eb fatit, apo edhe sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ti sigurojn\u00eb atij financa t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb kompani, sipas kritereve ligjore.<br \/>\nPra \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se kjo kompani \u00ebsht\u00eb krijuar offshore, me pronar\u00eb fiktiv, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fshehur pron\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr tu thelluar m\u00eb tej mblodh\u00ebm t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr shtetasin Gerti Shk\u00eblqim Lumani, i cili jeton n\u00eb Troy Michigan. Babai i tij, shtetasi Shk\u00eblqim Lumani, nga nj\u00eb dokument zyrtar amerikan, rezulton si pal\u00eb e lidhur me shtetasin Gert Haka.<br \/>\nDhe k\u00ebtu mb\u00ebrrijm\u00eb tek pika ky\u00e7e e t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj skeme korruptive.<br \/>\nGert Haka, nj\u00eb shtetas shqiptar, i cili m\u00eb par\u00eb ka jetuar n\u00eb Troy Michigan, aty ku ka jetuar dhe Ols Rama, q\u00eb prej vitit 2013 \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb Shqip\u00ebri dhe shoq\u00ebron kudo mikun e ngusht\u00eb Olsi Rama.<br \/>\nMiq\u00ebsia e tyre jo vet\u00ebm q\u00eb dihet nga t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, por faktohet leht\u00ebsisht dhe prej faktit q\u00eb ky shtetas e shoq\u00ebron Ram\u00ebn kudo. Gert Haka ishte shoku q\u00eb Olsi shprehet n\u00eb emision n\u00eb Top Channel se e shoq\u00ebroi n\u00eb Serbi n\u00eb vitin 2014, kur luante komb\u00ebtarja jon\u00eb, edhe pse n\u00eb at\u00eb ndeshje u lejuan vet\u00ebm 40 shqiptar\u00eb.<br \/>\nGert Haka \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb shfaqet edhe n\u00eb fotot e djalit t\u00eb Olsi Ram\u00ebs kur viziton Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nGert Haka \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb shoq\u00ebron Olsin dhe n\u00eb ndeshjet e Partizanit. (foto 14)<\/p>\n<p>Sa ju thash\u00eb dhe n\u00eb fillim t\u00eb konferenc\u00ebs, materiali i plot\u00eb do t\u00eb depozitohet n\u00eb SPAK, por sot kam disa pyetje publike t\u00eb cilave SPAK do duhet ti jap\u00eb p\u00ebrgjigje:<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb ky krim intelektual kaq i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr tu faktuar?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb skem\u00eb pastrimi parash q\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh me letra nj\u00eb tok\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 320.000 euro, dhe vet\u00ebm p\u00ebr 60 dit\u00eb ta rivler\u00ebsosh 26 milion\u00eb euro, dhe me k\u00ebt\u00eb tok\u00eb t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb kompani anonime li\u00e7ens\u00eb kazinoje mu n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs?<br \/>\nSi mundet q\u00eb nj\u00eb shtetas Venezuelan, t\u00eb regjistroj\u00eb nj\u00eb kompani offshore, m\u00eb pas t\u00eb vij\u00eb e t\u00eb blej\u00eb aksionet e kompanis\u00eb GLG n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb blej\u00eb edhe nj\u00eb tok\u00eb me para borxh, t\u00eb kontaktoj\u00eb me ALB-STAR p\u00ebr ti bler\u00eb aksionet e kazinos\u00eb? T\u00eb gjitha k\u00ebto veprime brenda pak muajve.<br \/>\nA ka ardhur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ky shtetas?<br \/>\nKush e informoi k\u00ebt\u00eb venezuelian \u00e7udib\u00ebr\u00ebs q\u00eb shtetasi Gert Lumani po shiste aksionet?<br \/>\nKush \u00ebsht\u00eb emri q\u00eb mund t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb, AMLF, Autoritetin e Konkurenc\u00ebs, Pastrimin e Parave, Komitetin e Investimeve Strategjike, ti sh\u00ebrbej\u00eb k\u00ebsaj skeme kriminale?<br \/>\nP\u00ebrgjigjet jan\u00eb t\u00eb qarta, p\u00ebr ne dhe shqiptar\u00ebt q\u00eb vidhen p\u00ebrdit\u00eb nga Edi Rama, por tashm\u00eb duhet t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb kurriz dhe aferat e Olsi Ram\u00ebs, kamufluar pas miqve t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot do p\u00ebrmbledh shkurtimisht k\u00ebt\u00eb afer\u00eb q\u00eb lidhet me licenc\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit t\u00eb kazinos\u00eb n\u00eb kull\u00ebn \u2018Air Albania\u2019. Sigurisht ne sot p\u00ebrve\u00e7 pjes\u00ebs teknike dhe paraqitjes s\u00eb veprave t\u00eb ndryshme penale, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe nj\u00eb prezantim n\u00eb raport me individ\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb dhe lidhjet e tyre me v\u00ebllain e Kryeministrit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":98133,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118,9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-98132","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"category-politika"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98132","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98132"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98132\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98134,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98132\/revisions\/98134"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98133"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98132"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98132"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98132"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}