{"id":98102,"date":"2026-07-25T14:06:36","date_gmt":"2026-07-25T14:06:36","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=98102"},"modified":"2026-07-25T16:54:51","modified_gmt":"2026-07-25T16:54:51","slug":"belind-kellici-shqiptaret-kane-paguar-500-milione-dollare-per-drejtesine-e-re-por-korrupsioni-vetem-eshte-rritur-kurse-mega-aferat-e-edi-rames-vijojne-te-mos-preken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/07\/25\/belind-kellici-shqiptaret-kane-paguar-500-milione-dollare-per-drejtesine-e-re-por-korrupsioni-vetem-eshte-rritur-kurse-mega-aferat-e-edi-rames-vijojne-te-mos-preken\/","title":{"rendered":"Belind K\u00eblli\u00e7i: Shqiptar\u00ebt kan\u00eb paguar 500 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr \u2018drejt\u00ebsin\u00eb e re\u2019, por korrupsioni vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb rritur, kurse mega aferat e Edi Ram\u00ebs, vijojn\u00eb t\u00eb mos preken!"},"content":{"rendered":"<p>Deklarat\u00eb e sotme p\u00ebr mediat: <\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Seanca e fundit parlamentare faktoi s\u00ebrish vullnetin e sektit Rilindas p\u00ebr t\u2019i hequr t\u00eb drejt\u00ebn e fjal\u00ebs opozit\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb transparenc\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs Territoriale, e cila \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb manovra e fundit e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb tentuar vjedhjen e zgjedhjeve lokale vitin tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sigurisht Partia Demokratike mbetet e angazhuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb jo vet\u00ebm transparenc\u00eb por dhe t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb mos ndodh\u00eb. Edi Rama si\u00e7 ja tha dhe Eurodeputeti Tomas Zdechovsky, e ka t\u00eb qart\u00eb se e pret burgu n\u00ebse prek s\u00ebrish zgjedhjet.<\/p>\n<p>Por mbyllja e seanc\u00ebs parlamentare kishte dhe nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00ebllim m\u00eb madhor, t\u00eb ndalonte opozit\u00ebn t\u00eb b\u00ebnte transparenc\u00eb p\u00ebr institucionet e ashtuquajtura t\u00eb \u201cDrejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Re\u201d, q\u00eb n\u00eb fakt nuk jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, por nj\u00eb zgjatim i kabinetit Rama.<\/p>\n<p>Sot dua t\u00eb ndalem pik\u00ebrisht tek kjo e fundit.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Prej vitit 2019, me taksat dhe parat\u00eb tuaja, p\u00ebr institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, ku p\u00ebrfshihen Prokurori, Gjykata, ILD, KLP,KLGJ, KPA, KPK, SPAK, etj., keni paguar afro 500.000.000 dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Po, po, e d\u00ebgjuat mir\u00eb, gjysm\u00eb miliardi dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Por a kemi sot drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur?<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt sot presin minimalisht 15 vite p\u00ebr nj\u00eb vendim, frustrimi arrin deri aty sa t\u00eb kemi viktima n\u00eb sallat e gjyqeve dhe t\u00eb vriten me arm\u00eb zjarri gjyqtar\u00ebt. Korrupsioni ve\u00e7 rritet nga viti n\u00eb vit, Shqip\u00ebria grabitet dit\u00ebn p\u00ebr diell dhe institucioni q\u00eb u ngrit me aq buj\u00eb e mb\u00ebshtetje, b\u00ebn sehir.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk hy tek ata politikan\u00eb q\u00eb anatemojn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb, p\u00ebrkundrazi.<\/p>\n<p>Kam ndihmuar duke depozituar kall\u00ebzime dhe \u00e7do prov\u00eb t\u00eb mundshme q\u00eb ata t\u00eb b\u00ebnin detyr\u00ebn e tyre, e sot pas gati 7 vitesh t\u00eb operimit t\u00eb SPAK, kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe nj\u00eb analiz\u00eb e bilanc pune.<\/p>\n<p>Po e filloj me dosjen simbol t\u00eb korrupsionit shqiptar: Incenerator\u00ebt.<\/p>\n<p>Hetimi nisi n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Incenerator\u00ebt e Fierit dhe Elbasanit u mbyll\u00ebn pa i kthyer buxhetit t\u00eb shtetit asnj\u00eb qindark\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb investimeve, mbet\u00ebn vet\u00ebm dy karakatina t\u00eb ndryshkura, p\u00ebr t\u00eb cilat shqiptar\u00ebt vazhdojn\u00eb ende t\u00eb paguajn\u00eb, nd\u00ebrsa mbi 40 milion\u00eb euro u vodh\u00ebn.<\/p>\n<p>Por skandali kulmon te Inceneratori i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, SPAK njoftoi p\u00ebrfundimin e hetimeve.<\/p>\n<p>Plot 6 vite hetim.<\/p>\n<p>Vet\u00eb SPAK deklaron se deri n\u00eb sekuestrimin e kompanis\u00eb n\u00eb vitin 2023, nga kontrata jan\u00eb p\u00ebrfituar 110 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa investimet reale kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm 21 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pra mungojn\u00eb 89 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Zero para t\u00eb sekuestruara.<\/p>\n<p>Zero.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa hetimi i SPAK-ut vijonte p\u00ebr 6 vjet me radhe, parat\u00eb zhdukeshin n\u00ebn hund\u00ebn e prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb ky rezultat, apo procesverbal i nj\u00eb grabitjeje n\u00ebn hetim?<\/p>\n<p>Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb, kjo shkres\u00eb q\u00eb mbaj n\u00eb dor\u00eb, me firm\u00ebn e Kryeministrit Edi Rama, p\u00ebr bonusin 8% dh\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj kompanie fantazm\u00eb, nuk u hetua kurr\u00eb. P\u00ebrgjegj\u00ebsia u ndal te Alqi dhe Lefteri, nd\u00ebrsa firma politike mbeti e paprekshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shiheni k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb nderuar qytetar\u00eb, kontrat\u00eb me LLANAJ shpk.<\/p>\n<p>Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament, por p\u00ebr 500 metra katror\u00eb nd\u00ebrtim, me vler\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 1 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>As kjo nuk u sekuestrua.<\/p>\n<p>Shiheni k\u00ebt\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb t\u00eb vitit 2021. Klodian Zoto i jep hua 280 mij\u00eb euro kompanis\u00eb WSI shpk.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kompani q\u00eb qarkullon miliarda lek\u00eb dhe lidhet me interesat e tregut t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit p\u00ebrmes ADRIA ENTERTAINMENT.<\/p>\n<p>Edhe sot kjo shum\u00eb figuron n\u00eb bilancet e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrse nuk u sekuestrua kjo shum\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebrse nuk u hetua kurr\u00eb kjo marr\u00ebdh\u00ebnie financiare?<\/p>\n<p>Vijojm\u00eb tek ECO PARK DURR\u00cbS.<\/p>\n<p>Prej gjasht\u00eb vitesh n\u00eb hetim. Partia Demokratike ka dor\u00ebzuar nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb plot\u00eb, por ende hetohet.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrkoh\u00eb qe SPAK heton, 19 milion\u00eb euro u zhduk\u00ebn p\u00ebrmes kompanis\u00eb fiktive n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shoferit t\u00eb Mirel M\u00ebrtirit, me kompanin\u00eb ARCON shpk.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019ju kujtuar se sa i qart\u00eb \u00ebsht\u00eb ky mekaniz\u00ebm, ai q\u00eb SPAK e pag\u00ebzon si \u201ckorrupsion intelektual\u201d e q\u00eb ka marr\u00eb 6 vite hetime, po ndalem vet\u00ebm tek nj\u00eb dokument.<\/p>\n<p>1 prill 2019. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Kontrat\u00eb mes kompanis\u00eb s\u00eb Inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, IEBV dhe studios s\u00eb arkitektur\u00ebs Casanova Hernandez.<\/p>\n<p>Pagesa \u00ebsht\u00eb 225 mij\u00eb euro nga buxheti i shtetit p\u00ebr nj\u00eb projekt p\u00ebr ECO PARK DURR\u00cbS.<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb elementare: ku e dinin k\u00ebta se do t\u00eb b\u00ebhej ky projekt, kur qeveria ende nuk kishte shpallur asgj\u00eb? Fallxhor\u00eb jan\u00eb k\u00ebta?<\/p>\n<p>Tenderi hapet n\u00eb tetor 2019.<\/p>\n<p>M\u00eb pas bie t\u00ebrmeti fam\u00ebkeq n\u00eb n\u00ebntor. Edi Rama shpall gjendjen e fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore, jo sepse i dhimbseshin shqiptar\u00ebt, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve flen\u00eb ende n\u00ebp\u00ebr \u00e7adra, por sepse qe krijuar mund\u00ebsia e art\u00eb p\u00ebr vjedhjen e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Me shkres\u00ebn nr. 21920, dat\u00eb 2 dhjetor 2019, ministrja Anila Denaj anullon tenderin vet\u00ebm pak dit\u00eb para shpalljes s\u00eb fituesit me pretekstin se fondet do t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr t\u00ebrmetin.<\/p>\n<p>Dhe vet\u00ebm dy jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 16 dhjetor, me vendim t\u00eb firmosur nga Edi Rama, Komiteti Nd\u00ebrministror i Emergjencave Civile vendos q\u00eb projekti do t\u00eb b\u00ebhet, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar pa tender, pik\u00ebrisht duke p\u00ebrdorur emergjenc\u00ebn si justifikim.<\/p>\n<p>Pra emergjenca, q\u00eb duhej t\u00eb shp\u00ebtonte qytetar\u00ebt, u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar procedurat.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebto fakte do t\u00eb mjaftonin Edi Rama dhe organizata e tij kriminale t\u00eb ishin pas hekurave duke u p\u00ebrballur me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Vijojm\u00eb tek nj\u00eb tjet\u00ebr afer\u00eb: Sterilizimi.<\/p>\n<p>Pes\u00eb vite hetim.<\/p>\n<p>Bilanci?<\/p>\n<p>Rreth 100 milion\u00eb euro d\u00ebm ekonomik, disa prestanome, 3 vite burg, nd\u00ebrsa parat\u00eb\u2026 s\u00ebrish t\u00eb zhdukura.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebtu skenari p\u00ebrs\u00ebritet me nj\u00eb p\u00ebrpikm\u00ebri thuajse matematikore.<\/p>\n<p>Parat\u00eb zhduken nd\u00ebrsa SPAK heton.<\/p>\n<p>T\u00eb jet\u00eb rast\u00ebsi, apo model?<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb me Check UP, prej 5 vitesh hetohet, zero rezultat. Komisioni Hetimor i drejtuar nga Opozita faktoi edhe skem\u00ebn e faturave fiktive, por SPAK ende heton.<\/p>\n<p>Pra provat nuk mungojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mungon \u00ebsht\u00eb rezultati.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt vdesin n\u00eb dyert e spitaleve, ku onkologjiku pasojat i ka si nj\u00eb kamp p\u00ebrqendrimi n\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<p>Po ndalem te nj\u00eb tjet\u00ebr plag\u00eb q\u00eb po g\u00ebrryen vendin: grabitja e pron\u00ebs publike dhe e tok\u00ebs bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebtu ekziston nj\u00eb kall\u00ebzim i plot\u00eb i depozituar nga Partia Demokratike.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebtu faktet jan\u00eb mbi tavolin\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebtu hetimet vazhdojn\u00eb pa fund. Nd\u00ebrkoh\u00eb, tokat e fermer\u00ebve zhduken nga harta dhe shfaqen n\u00eb projektet e kompanive private.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb vazhdoj\u00eb me dosje pafund!<\/p>\n<p>Tigrat, nd\u00ebrsa SPAK heton, lek\u00ebt jan\u00eb zhdukur.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebt, SPAK heton, lek\u00ebt zhduken, shqiptar\u00ebt l\u00ebn\u00eb jet\u00ebn n\u00eb to.<\/p>\n<p>Parqet fotovoltaike, SPAK heton k\u00ebta majmen.<\/p>\n<p>Ja pra t\u00eb nderuar qytetar\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb bilanci.<\/p>\n<p>Gjys\u00ebm miliardi dollar\u00eb na kan\u00eb kushtuar institucionet e \u201cDrejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Re\u201d, e pas k\u00ebsaj fature t\u00eb majme, shqiptar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn legjitime t\u00eb din\u00eb se \u00e7far\u00eb financuan me k\u00ebto para.<\/p>\n<p>Bilanci \u00ebsht\u00eb aty, i pam\u00ebshirsh\u00ebm. Dosjet trashen e plaken, buxhetet shtohen, p\u00ebrgjegj\u00ebsit mbrohen, korrupsioni lul\u00ebzon n\u00eb kulm t\u00eb hetimit t\u00eb tij, por parat\u00eb nuk kthehen kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Hajdut\u00ebt nuk nd\u00ebshkohen kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Organizata kriminale vijon t\u00eb qeveris\u00eb e pashqet\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb edhe pas 500 milion dollar\u00ebve nga parat\u00eb e taksapaguesve, roja fle gjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn or\u00eb kur hyn hajduti???<\/p>\n<p>Se kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb rast\u00ebsi, kjo \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar tashm\u00eb n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb t\u00eb lumtur.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ne nuk do t\u00eb heshtim, nuk do t\u00eb lodhemi dhe nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqemi, sepse beteja jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar nj\u00eb qeveri, por p\u00ebr t\u2019i rikthyer shqiptar\u00ebve besimin se ligji dhe e drejta jan\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se pushteti.<\/p>\n<p>Organizata kriminale q\u00eb qeveris vendin mund t\u00eb ket\u00eb fituar koh\u00eb, por jo pafaj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb gjat\u00eb t\u00eb shtyhet drejt\u00ebsia, aq m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb b\u00ebhet fatura.<\/p>\n<p>Dhe at\u00eb fatur\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb, nuk do ta paguajn\u00eb m\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ju faleminderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarat\u00eb e sotme p\u00ebr mediat: T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, Seanca e fundit parlamentare faktoi s\u00ebrish vullnetin e sektit Rilindas p\u00ebr t\u2019i hequr t\u00eb drejt\u00ebn e fjal\u00ebs opozit\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb transparenc\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs Territoriale, e cila \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb manovra e fundit e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb tentuar vjedhjen e zgjedhjeve lokale vitin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":98103,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118,9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-98102","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"category-politika"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98102","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98102"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98102\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98104,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98102\/revisions\/98104"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98103"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98102"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98102"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98102"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}