{"id":97912,"date":"2026-07-05T10:58:27","date_gmt":"2026-07-05T10:58:27","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=97912"},"modified":"2026-07-05T10:58:27","modified_gmt":"2026-07-05T10:58:27","slug":"lutfi-dervishi-ra-kjo-proteste-e-u-pame","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/07\/05\/lutfi-dervishi-ra-kjo-proteste-e-u-pame\/","title":{"rendered":"Lutfi Dervishi: Ra kjo protest\u00eb e u pam\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb protest\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb list\u00eb akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj, kur mbledh njer\u00ebz p\u00ebrtej rreshtimeve tradicionale dhe kur refuzon t\u00eb b\u00ebhet pron\u00eb e nj\u00eb partie, ajo kthehet n\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr: n\u00eb nj\u00eb test p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Jo vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshton, por edhe p\u00ebr ata q\u00eb pretendojn\u00eb se jan\u00eb alternativa e tij.<\/p>\n<p>Kjo protest\u00eb nuk po u jep aktor\u00ebve publik\u00eb thjesht nj\u00eb \u201cshans\u201d, por  po i vendos para pasqyr\u00ebs.<\/p>\n<p>1. Qeveris\u00eb po i tregon kufijt\u00eb e arroganc\u00ebs.<\/p>\n<p>Vota e marr\u00eb vitin e kaluar nuk \u00ebsht\u00eb leje gjuetie p\u00ebr kat\u00ebr vjet. Shumica parlamentare nuk e z\u00ebvend\u00ebson legjitimitetin shoq\u00ebror dhe as e b\u00ebn t\u00eb panevojsh\u00ebm d\u00ebgjimin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kur mij\u00ebra njer\u00ebz dalin \u00e7do mbr\u00ebmje, pa parti, pa autobus\u00eb dhe pa pages\u00eb, sistemi nuk mund t\u2019ia faturoj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb as sondazheve, as algoritmeve dhe as agjent\u00ebve t\u00eb huaj, edhe pse i ka provuar t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>2. Opozit\u00ebs tradicionale po i tregon di\u00e7ka q\u00eb deri dje dukej e pamendueshme: sheshi nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Protestuesit nuk k\u00ebrkuan kart\u00eb an\u00ebtar\u00ebsie dhe as leje nga selit\u00eb opozitare. Madje, n\u00eb shum\u00eb raste, u distancuan prej tyre.<\/p>\n<p>N\u00ebse opozita nuk kupton pse u refuzua, do ta ket\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb bind\u00eb qytetar\u00ebt se alternativa q\u00eb ofron do t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr nga pushteti q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb.<\/p>\n<p>3. Mediave po u d\u00ebrgon ndoshta paralajm\u00ebrimin e fundit t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Edhe kjo protest\u00eb u raportua kryesisht p\u00ebrmes prizmit partiak, pro ose kund\u00ebr, shpesh sipas atij q\u00eb paguan fatur\u00ebn. Qytetar\u00ebt e vun\u00eb re.<\/p>\n<p>Besueshm\u00ebria nuk rikthehet duke kthyer pllak\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb. Mjafton nj\u00eb lajm p\u00ebr ta humbur dhe lipsen vite p\u00ebr t\u00eb fituar. Duhet kuptuar se sheshi nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr gazetar\u00ebve, por kund\u00ebr &#8220;produktit mediatik&#8221;<\/p>\n<p>Ky 34-dit\u00ebsh ishte nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr median. Sa media e kaluan at\u00eb, do ta tregoj\u00eb audienca pas gjasht\u00eb muajsh.<\/p>\n<p>4. Biznesit t\u00eb madh po i tregon se kapitalizmi pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi shoq\u00ebrore \u00ebsht\u00eb, vet\u00ebshkat\u00ebrrues.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb ekonomi e q\u00ebndrueshme mbi nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb varf\u00ebruar dhe t\u00eb pak\u00ebnaqur.<\/p>\n<p>Biznesi q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur mbi monopole, koncesione, favore dhe kapje t\u00eb shtetit nuk ka nd\u00ebrtuar kapital t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, por var\u00ebsi. Dhe var\u00ebsia nga favoret b\u00ebhet ve\u00e7an\u00ebrisht e rrezikshme pik\u00ebrisht kur shteti fillon t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga qytetar\u00ebt e vet.<\/p>\n<p>5. Shoq\u00ebris\u00eb civile po i kujton distanc\u00ebn midis projektit dhe problemit.<\/p>\n<p>Organizata q\u00eb kan\u00eb punuar prej vitesh p\u00ebr demokracin\u00eb, transparenc\u00ebn, llogaridh\u00ebnien dhe qeverisjen e mir\u00eb, shpesh u gjend\u00ebn jasht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizjeje q\u00eb k\u00ebrkonte pik\u00ebrisht k\u00ebto gj\u00ebra.<\/p>\n<p>Ndoshta sepse nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb gjuha e projekteve dhe nj\u00eb tjet\u00ebr gjuha e problemeve. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen qytetare n\u00eb sall\u00ebn e nj\u00eb hoteli dhe nj\u00eb tjet\u00ebr ta njoh\u00ebsh at\u00eb kur t\u00eb shfaqet, e paftuar, n\u00eb shesh.<\/p>\n<p>6. Policis\u00eb po i kujton se uniforma nuk \u00ebsht\u00eb garanci imuniteti.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra si menaxhohet nj\u00eb protest\u00eb paq\u00ebsore, komunikimi, proporcionaliteti, vet\u00ebp\u00ebrmbajtja dhe respekti p\u00ebr qytetarin, b\u00ebhen pjes\u00eb e kujtes\u00ebs kolektive.<\/p>\n<p>Nj\u00eb polici q\u00eb mbron shtetin duke respektuar qytetarin fiton autoritet. Nj\u00eb polici q\u00eb p\u00ebrdoret si instrument i presionit politik mund t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje n\u00eb rrug\u00eb, por humbet di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u rikthyer: besimin.<\/p>\n<p>7. Drejt\u00ebsis\u00eb po i b\u00ebn pyetjen q\u00eb nuk mund ta shmang\u00eb pafund\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Kur do t\u00eb jen\u00eb gati dosjet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e njohura publikisht, p\u00ebr kontratat e dyshimta, p\u00ebr vendimet e marra jasht\u00eb procedurave dhe p\u00ebr shkeljet flagrante t\u00eb ligjit dhe logjik\u00ebs?<\/p>\n<p>SPAK-u nuk i detyrohet sheshit dhe nuk duhet t\u00eb nxitohet nga presioni i rrug\u00ebs. Drejt\u00ebsia e diktuar nga turma nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi, por edhe hetimi i ngadalsh\u00ebm, n\u00eb drit\u00ebn e qiriut, p\u00ebr gj\u00ebma jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e diellit, e b\u00ebn gjithnj\u00eb e m\u00eb legjitime pyetjen: kush p\u00ebrfiton nga zvarritja?<\/p>\n<p>8. Partive t\u00eb reja po u ofron prov\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb: t\u00eb mos b\u00ebhen si t\u00eb vjetrat.<\/p>\n<p>Shenjat e para nuk jan\u00eb gjithmon\u00eb inkurajuese; edhe mes z\u00ebrave t\u00eb rinj shfaqen reflekse t\u00eb vjetra: k\u00ebrkimi i liderit shp\u00ebtimtar, retorik\u00eb emocionale pa program, personalizimi i l\u00ebvizjes dhe tundimi i kultit t\u00eb kryetarit.<\/p>\n<p>Ndryshimi nuk d\u00ebshmohet me nj\u00eb logo t\u00eb re dhe as me mosh\u00ebn e re t\u00eb drejtuesit. D\u00ebshmohet kur figura num\u00ebr dy e nj\u00eb l\u00ebvizjeje, n\u00ebse ekziston nj\u00eb e till\u00eb, mund ta kund\u00ebrshtoj\u00eb figur\u00ebn num\u00ebr nj\u00eb dhe t\u00eb mbijetoj\u00eb politikisht.<\/p>\n<p>9. Vet\u00eb protestuesve, ky 34-dit\u00ebsh po u tregon se zem\u00ebrimi mund t\u00eb kthehet n\u00eb q\u00ebndres\u00eb.<\/p>\n<p>Por q\u00ebndresa pa organizim dhe pa struktur\u00eb negociuese ka nj\u00eb dat\u00eb skadimi. K\u00ebrkesat ekzistojn\u00eb. M\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019i imponuar ato ende nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Sheshi mund t\u00eb prodhoj\u00eb presion, por presioni q\u00eb nuk arrin rezultate konkrete, me kalimin e koh\u00ebs, prodhon lodhje e konsumim.<\/p>\n<p>Pas guximit p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb shesh, vjen nj\u00eb guxim tjet\u00ebr, ndoshta edhe m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb: organizimi.<\/p>\n<p>10. Dhe gjith\u00eb sistemit, pa p\u00ebrjashtim, po i tregon se kostoja e indiferenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritur.<\/p>\n<p>Jo \u00e7do protest\u00eb rr\u00ebzon nj\u00eb qeveri. Historia e tranzicionit shqiptar \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitare e k\u00ebsaj. Por suksesi i nj\u00eb proteste nuk matet vet\u00ebm me rr\u00ebzimin mekanik t\u00eb nj\u00eb qeverie, sidomos n\u00ebse ajo z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb qeveris nj\u00ebsoj.<br \/>\nSuksesi matet edhe me rritjen e kostos s\u00eb arroganc\u00ebs dhe t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb llogaridh\u00ebnies.<br \/>\nMatet me faktin se, her\u00ebn tjet\u00ebr, kushdo q\u00eb merr nj\u00eb vendim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qytetar\u00ebve duhet t\u00eb dij\u00eb se \u00e7mimi i arroganc\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb zero.<\/p>\n<p>P.S.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00ebdo rruge t\u00eb ndjek\u00eb kjo l\u00ebvizje, reform\u00eb e pjesshme, ndryshim qeverie apo konsumim i heshtur, nj\u00eb gj\u00eb tashm\u00eb ka ndodhur dhe v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kthehet mbrapsht: ka ndryshuar pritshm\u00ebria kolektive.<br \/>\nJo ende institucionet, jo ende m\u00ebnyra e qeverisjes, por pritshm\u00ebria.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb shesh p\u00ebr 34 net radhazi kan\u00eb m\u00ebsuar di\u00e7ka p\u00ebr veten q\u00eb sistemi nuk mund t\u2019ua \u00e7m\u00ebsoj\u00eb leht\u00eb: se mund t\u00eb dalin, mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dhe mund t\u00eb mos binden kur u thuhet se gjith\u00e7ka do t\u00eb b\u00ebhet mir\u00eb. Protesta mund t\u00eb mbyllet, mund t\u00eb zvog\u00eblohet, por e sigurte \u00ebsht\u00eb se ajo mund t\u00eb rikthehet n\u00eb forma t\u00eb tjera, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera dhe me nj\u00eb kosto m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb zgjedhin ta shp\u00ebrfillin.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/18a55511-9524-48a7-b4f9-172bfb17f590-225x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"225\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-97913\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/18a55511-9524-48a7-b4f9-172bfb17f590-225x300.jpeg 225w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/18a55511-9524-48a7-b4f9-172bfb17f590-768x1024.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/18a55511-9524-48a7-b4f9-172bfb17f590-1152x1536.jpeg 1152w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/18a55511-9524-48a7-b4f9-172bfb17f590-860x1147.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/18a55511-9524-48a7-b4f9-172bfb17f590.jpeg 1200w\" sizes=\"auto, (max-width: 225px) 100vw, 225px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb protest\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb list\u00eb akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj, kur mbledh njer\u00ebz p\u00ebrtej rreshtimeve tradicionale dhe kur refuzon t\u00eb b\u00ebhet pron\u00eb e nj\u00eb partie, ajo kthehet n\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr: n\u00eb nj\u00eb test p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Jo vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshton, por edhe p\u00ebr ata q\u00eb pretendojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":97914,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97912","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97912","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97912"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97912\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":97915,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97912\/revisions\/97915"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97914"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97912"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97912"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97912"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}