{"id":9787,"date":"2022-07-18T09:20:18","date_gmt":"2022-07-18T09:20:18","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=9787"},"modified":"2022-07-18T09:20:18","modified_gmt":"2022-07-18T09:20:18","slug":"albert-avduli-a-po-ndertohen-kolonite-e-reja-me-shqiptare-neper-greqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/07\/18\/albert-avduli-a-po-ndertohen-kolonite-e-reja-me-shqiptare-neper-greqi\/","title":{"rendered":"Albert Avduli\/A po nd\u00ebrtohen kolonit\u00eb e reja me shqiptar\u00eb n\u00ebp\u00ebr Greqi ?"},"content":{"rendered":"<p>Emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb e nis\u00ebn udh\u00ebtimin maleve dhe t\u00eb drobitur duke patur n\u00eb \u00e7antat e shpin\u00ebs vet\u00ebm buk\u00eb dhe ndonj\u00eb kavanoz kafe e p\u00ebrzier me sheqer.<br \/>\nBuka duhej p\u00ebr stomakun, kafja p\u00ebr t\u00eb larguar gjumin dhe sheqeri p\u00ebr t\u00eb forcuar gjunj\u00ebt. <\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb ishte dim\u00ebr i viti 1990 dhe udh\u00ebtimet e maleve vazhduan p\u00ebrmbi nj\u00eb dekad\u00eb.<br \/>\nGreqia u shnd\u00ebrrua n\u00eb tok\u00ebn e premtuar dhe ata q\u00eb rendnin drejt saj ishin nga 14 vje\u00e7 deri n\u00eb 65 e ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl se 12, ndonj\u00ebher\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj se 70. <\/p>\n<p>T\u00eb vjetrit u kthyen dikur, kurse f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb u rrit\u00ebn e u martuan atje.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb vend u lind\u00ebn dhe f\u00ebmij\u00ebt, u shkolluan dhe mbet\u00ebn n\u00eb at\u00eb tok\u00eb, q\u00eb tashm\u00eb e kan\u00eb vendlindje, vendrritje dhe e duan natyrisht.<br \/>\nE duan atdheun e ri, si\u00e7 atdheu duhet.<br \/>\nU formuan me gjuh\u00ebn helene, alfabetin e p\u00ebrzier midis cirilikes dhe latines, me mitologjin\u00eb, historin\u00eb, k\u00ebng\u00ebt dhe detin grek.<br \/>\nShum\u00eb prej tyre u pag\u00ebzuan dhe ndjekin ritet ortodokse pavar\u00ebsisht besimit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb prind\u00ebrve. E drejt\u00eb themelore e njeriut n\u00eb besimin q\u00eb ka apo zgjedh. <\/p>\n<p>U diplomuan, kryen detyrimin ushtarak dhe m\u00ebsuan e k\u00ebndojn\u00eb hymnin grek.<br \/>\nKujtimet e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre jan\u00eb n\u00eb fshatrat e qytetet, ku u lind\u00ebn, shok\u00ebt e klas\u00ebs s\u00eb tyre jan\u00eb disa grek\u00eb e pjesa tjet\u00ebr shqiptar\u00eb, por edhe t\u00eb komb\u00ebsive t\u00eb tjera.<br \/>\nMor\u00ebn n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb greke dhe jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb atij vendi, fqinj me atdheun e prind\u00ebrve t\u00eb tyre. <\/p>\n<p>Kan\u00eb bler\u00eb truall p\u00ebr sht\u00ebpi e biznese, jan\u00eb dashuruar, fejuar e martuar n\u00ebn at\u00eb diell e pran\u00eb atij deti, jan\u00eb natyralizuar, por jo asimiluar. <\/p>\n<p>Ky p\u00ebrshkrim nuk \u00ebsht\u00eb gjykues, por th\u00ebnia e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs q\u00eb ndodh.<br \/>\nBesoj dhe e di se ata f\u00ebmij\u00eb e duan shum\u00eb edhe tok\u00ebn q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas, e cila ju p\u00ebrket nga rr\u00ebnja. <\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i shkrimit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me realitetet e krijuara tashm\u00eb n\u00eb shum\u00eb zona t\u00eb Greqis\u00eb. <\/p>\n<p>Fluksi i popullatave heterogjene nuk dallohet n\u00eb qytete t\u00eb m\u00ebdha, por n\u00eb qyteza dhe fshatra raporti i popullatave duket leht\u00eb. <\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht te kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb ndal\u00eb.<br \/>\nGazetari Shp\u00ebtim Zinxhiria, q\u00eb dallohet p\u00ebr korrekt\u00ebsi dhe kapjen e detajeve, para pak dit\u00ebsh e kishte cekur nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb dhe m\u00ebnyra se si e trajtonte, t\u00eb b\u00ebnte q\u00eb t\u00eb ndalje te ato dy paragrafe. <\/p>\n<p>Zinxhiria shkruante dy paragrafe, por q\u00eb peshonin sa nj\u00eb enciklopedi. <\/p>\n<p>N\u00eb shkoll\u00ebn fillore t\u00eb fshatit Kardamena, shkruan ai, 90% e nx\u00ebn\u00ebsve jan\u00eb shqiptar\u00eb. Mos mendoni se fshati i cituar \u00ebsht\u00eb n\u00eb rr\u00ebpirat e maleve t\u00eb harruara. Jo, fshati \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 6 km nga aeroporti i Ishullit Ko dhe aty, midis t\u00eb tjerave ka liman(port i vog\u00ebl) dhe hotel me pes\u00eb yje, si\u00e7 shkruan Zinxhiria. <\/p>\n<p>Pra, shkolla mbetet e till\u00eb sepse atje ka nx\u00ebn\u00ebs, ata jan\u00eb shqiptar\u00eb.<br \/>\nShkollat e fshatrave tona po mbyllen sepse nuk ka nx\u00ebn\u00ebs. <\/p>\n<p>T\u00eb rikthehem te ideja e fillimit.<br \/>\nNj\u00eb fshat, sado i vog\u00ebl, me gjith\u00eb ata nx\u00ebn\u00ebs shqiptar\u00eb, n\u00ebnkupton q\u00eb minimalja \u00ebsht\u00eb bilinguist, pra ata banor\u00eb, n\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrrmuese, flasin dy gjuh\u00eb n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tyre, shqip dhe greqisht apo greqisht dhe shqip, se nuk di k\u00eb t\u00eb vendos t\u00eb par\u00ebn. <\/p>\n<p>Duke qen\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se shumica e familjeve vitale jan\u00eb shqiptare. <\/p>\n<p>E padyshim q\u00eb shumica e tyre, t\u00eb &#8220;lidhur&#8221; tashm\u00eb me pasaporta, prona, miq\u00ebsi, biznese e kujtime, do t\u00eb pleq\u00ebrojn\u00eb e mbeten atje.<br \/>\nCikli i jet\u00ebs do sjelli edhe vdekjen e jo pak do t\u00eb prehen aty, ku kaluan jet\u00ebn. <\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb \u00e7asti, kur toka b\u00ebhet magnet e nuk t\u00eb l\u00ebshon m\u00eb. N\u00ebse dikur, dikush do t\u00eb shprehej, se k\u00ebtu kam lindur, k\u00ebtu kam kujtimet, mbas varrosjes s\u00eb babait, n\u00ebn\u00ebs ose familjarit tjet\u00ebr, n\u00eb at\u00eb fshat apo qytet, at\u00ebher\u00eb ligj\u00ebrimi ndryshon dhe merr tjet\u00ebr fuqi: K\u00ebtu kam varret e t\u00eb par\u00ebve&#8230; <\/p>\n<p>Se nuk \u00ebsht\u00eb varr, \u00ebsht\u00eb ngulja n\u00eb tok\u00eb, mbjellja, rr\u00ebnj\u00ebzimi, \u00ebsht\u00eb themeli i nj\u00eb vendq\u00ebndrimi t\u00eb ri, i cili b\u00ebhet atdhe. <\/p>\n<p>K\u00ebshtu krijohen kolonit\u00eb dhe popujt nuk i kan\u00eb fenomen t\u00eb panjohur ngulimet dhe p\u00ebrzierjet midis rracave.<br \/>\nHistoria na m\u00ebson se shqiptar\u00ebt e ruajn\u00eb gjuh\u00ebn disa shekuj, por tani duhet konsideruar edhe teknologjia&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb e nis\u00ebn udh\u00ebtimin maleve dhe t\u00eb drobitur duke patur n\u00eb \u00e7antat e shpin\u00ebs vet\u00ebm buk\u00eb dhe ndonj\u00eb kavanoz kafe e p\u00ebrzier me sheqer. Buka duhej p\u00ebr stomakun, kafja p\u00ebr t\u00eb larguar gjumin dhe sheqeri p\u00ebr t\u00eb forcuar gjunj\u00ebt. At\u00ebher\u00eb ishte dim\u00ebr i viti 1990 dhe udh\u00ebtimet e maleve vazhduan p\u00ebrmbi nj\u00eb dekad\u00eb. Greqia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":9788,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[114],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9787","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-editorial"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9787","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9787"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9787\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9789,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9787\/revisions\/9789"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9788"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9787"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9787"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9787"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}