{"id":97728,"date":"2026-06-17T12:10:05","date_gmt":"2026-06-17T12:10:05","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=97728"},"modified":"2026-06-17T12:10:14","modified_gmt":"2026-06-17T12:10:14","slug":"irena-beqiraj-efeket-ekonomike-te-investimeve-strategjike-ne-turizem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/06\/17\/irena-beqiraj-efeket-ekonomike-te-investimeve-strategjike-ne-turizem\/","title":{"rendered":"Irena Beqiraj\/ Efeket ekonomike t\u00eb Investimeve Strategjike n\u00eb turiz\u00ebm !"},"content":{"rendered":"<p> N\u00eb Maj t\u00eb vitit 2015 u miratua ligji p\u00ebr Investimet Strategjike, edhe  kriteret kryesore p\u00ebr cil\u00ebsimin e nj\u00eb investimi si strategjik ishin vet\u00ebm dy:<\/p>\n<p>Interesi publik i investimit si dhe kriteri financiar, q\u00eb tregon fuqin\u00eb dhe potencialin p\u00ebr realizimin e investimit.<br \/>\nEdhe  interesi publik n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e nj\u00eb investimi strategjik duhet t\u00eb vler\u00ebsohej  sipas ;vler\u00ebs s\u00eb investimit, koh\u00ebs s\u00eb realizimit, zhvillimit ekonomik rajonal dhe lokal, hapjes s\u00eb vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs, produktivitetit dhe vler\u00ebs s\u00eb shtuar t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar kostot e biznesit , investitor\u00ebve t\u00eb sektorit t\u00eb resorteve n\u00eb zonat turistike,  K\u00ebshilli i Investimeve i drejtuar nga Kryeministi mund t\u2019u  jepte jo vet\u00ebm akses n\u00eb pasuri  publike ( pa gar\u00eb ) por , edhe  sh\u00ebrbime publike sepse  investimi n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb avantazhit konkurues t\u00eb krijuar nga transferimi i pron\u00ebs edhe sh\u00ebrbimeve publike  do t\u00eb ofronte p\u00ebrfitime t\u00eb shum\u00ebfishta p\u00ebr ekonomin\u00eb lokale dhe t\u00eb vendit .<\/p>\n<p>Cfar\u00eb kan\u00eb ofruar resortet e nd\u00ebrtuara si investime strategjike n\u00eb k\u00ebto 10 vjet ?<\/p>\n<p>Sipas vendimeve t\u00eb miratuara, qeveria u ka ofruar investitor\u00ebve mbi  5.8 km\u00b2 tok\u00eb bujq\u00ebsore dhe truall kryesisht n\u00eb zon\u00ebn e \u00e7muar bregdetare jugore, p\u00ebrmes kontratave t\u00eb qiras\u00eb 1 euro.<\/p>\n<p>Investitor\u00ebt q\u00eb jan\u00eb kualifikuar t\u00eb  b\u00ebjn\u00eb investime n\u00eb turiz\u00ebm kan\u00eb p\u00ebrfituar  jo vet\u00ebm tok\u00eb n\u00eb zonat bregdetare, por qeveria ju ka garantuar me an\u00eb t\u00eb fondeve  t\u00eb buxhetit  infrastruktur\u00eb direkte si dhe infrastruktur\u00eb ndihm\u00ebse, si furnizimin me uj\u00eb dhe  kanalizimet, rrug\u00eb dyt\u00ebsore si dhe investime p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e energjis\u00eb duke p\u00ebrshtatur rrjetin e amortizuar, si dhe p\u00ebrfitime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nga llogaritjet konstatohet se \u00e7do vit n\u00eb dekad\u00ebn e fundit p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar kostot dhe bizneset e investitor\u00ebve t\u00eb sektorit t\u00eb resorteve n\u00eb zonat turistike \u00ebsht\u00eb investuar direkt deri 400 milion Euro nga buxheti i shtetit (me fondet e brendshme), pra gjith\u00ebsej rreth 3.2 miliard\u00eb euro nga taksat tona.<\/p>\n<p> Por le t\u00eb shikoj\u00eb cfar\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mbrapsht investimet strategjike .<\/p>\n<p>Pra nd\u00ebrsa kan\u00eb marr\u00eb 5.8km2 tok\u00eb edhe  rreth 3.2 miliard\u00eb euro nga buxheti i shtetit p\u00ebr facilitimin e investimeve strategjike AIDA  krenarisht deklaron se vlera e investimeve strategjike  \u00ebsht\u00eb 4.4 miliard Euro . AIDA  po ashtu deklaron se Investimet strategjike n\u00eb turiz\u00ebm kan\u00eb prur\u00eb  nj\u00eb shtes\u00eb punonj\u00ebsish n\u00eb sektorin e turizmit  prej 25.040 individ\u00eb.   <\/p>\n<p>Por, n\u00ebse i referohemi  analiz\u00ebs  sektoriale t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb efektit q\u00eb kan\u00eb investimet n\u00eb turiz\u00ebm n\u00eb krijimin e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs  rezulton se p\u00ebr \u00e7do 10 milion Euro investime n\u00eb turiz\u00ebm duhet t\u00eb  krijoheshin deri 130 vende pun\u00eb direkte dhe 60 indirekte. Pra k\u00ebto nga  4.4 miliard Euro duhet t\u00eb kishin  prur\u00eb  t\u00eb pakt\u00ebn 57 mij\u00eb vende pune t\u00eb reja direkt n\u00eb turiz\u00ebm  dhe 36 mij\u00eb vende pune indirekt nga sektor\u00eb q\u00eb lidhen me turizmin (bujq\u00ebsi, transport, kultur\u00eb etj.) <\/p>\n<p> Duke q\u00ebn\u00eb se t\u00eb gjitha investimet strategjike n\u00eb 75%-85% t\u00eb tyre kan\u00eb q\u00ebn\u00eb  nd\u00ebrtim rezidecash private individuale me pak p\u00ebrzjerje strukturash  TURISTIKE , ato nuk e kan\u00eb kalur dot testin e shum\u00eb propaganduar t\u00eb krijimit t\u00eb vendeve t\u00eb  reja t\u00eb shum\u00ebk\u00ebrkaura t\u00eb pun\u00ebs .<\/p>\n<p>Por pamjaftueshm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb prodhuar mir\u00ebq\u00ebnie p\u00ebr banor\u00ebt e zonave bregdetare, nuk p\u00ebrfundon k\u00ebtu, M\u00eb an\u00ebt nj\u00eb tjet\u00ebr ligj i mirauar p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2020 ligjit \u201cP\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb zonave bregdetare\u201d  d\u00ebmtohen edhe m\u00eb  r\u00ebnd\u00eb interesat e banor\u00ebve dhe pronar\u00ebve t\u00eb pronave n\u00eb bregdet. Ky ligj i\u2019u heq pronar\u00ebve t\u00eb tokave n\u00eb  bregdet t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr shitjen apo zhvillimin e lir\u00eb  t\u00eb tokave t\u00eb tyre duke i dh\u00ebn\u00eb shtetit t\u00eb drejt\u00ebn e parablerjes t\u00eb \u00e7do toke private n\u00eb bregdet ose duke i detyruar pronar\u00ebt q\u00eb zhvillimi i tyre mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm me kontrata PPP ose si investim strategjik. Ligji  nd\u00ebrhyn brutalisht  n\u00eb vullnetin e pronarin e tok\u00ebs n\u00eb bregdet, duke e detyruar at\u00eb t\u2019ja shes\u00eb pron\u00ebn s\u00eb pari shtetit, i cili me pas ja jep privatit me nj\u00eb cmim t\u00eb paracaktuar dhe jo me vler\u00ebn e p\u00ebrcaktuar n\u00eb treg, duke i shpron\u00ebsuar banor\u00ebt me vlera qesharake.<\/p>\n<p>Por ekonomia e resorteve edhe investimeve strategjike  p\u00ebrve\u00e7se nuk ka prur\u00eb p\u00ebrfitimet e pritura direkte, ajo \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me kosto n\u00eb kurriz t\u00eb sektor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb .  Sektor\u00ebt e tjer\u00eb kryesisht bujq\u00ebsia e cila duhet t\u00eb ecte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rit\u00ebm me turizmin  \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb vazhdueshme.  Prodhimi i produketeve edhe n\u00ebnprodukteve bujq\u00ebsore (p\u00ebrve\u00e7se peshkut vez\u00ebve dhe mjaltit)  q\u00eb prej 2020 njeh vet\u00ebm ulje , duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb sinjal t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb  q\u00eb krijon ekonomia turistike e resorteve e cila  ka zgjeruar tregun e produkteve t\u00eb importit, duke zvog\u00ebluar  tregun e prodhimeve vendase. Ndaj dhe deficiti tregtar i Shqip\u00ebris\u00eb ka sh\u00ebnuar nivele rekord, duke arritur n\u00eb rreth 5.2 miliard\u00eb euro. Ky hendek i thell\u00eb vjen si pasoj\u00eb e  hyrjeve masive t\u00eb mallrave t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Ligji i Investimeve strategjike edhe akte t\u00eb tjera ligjore dhe n\u00ebnligjore t\u00eb  miratuara k\u00ebto 10 vjet p\u00ebr menaxhimin shitjen e tokave n\u00eb bregdet nuk  jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm strukrura nxit\u00ebse t\u00eb nj\u00ebashme t\u00eb transferimit \u201ct\u00eb ligjsh\u00ebm \u201c t\u00eb vler\u00ebs  nga publiku edhe qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb tek nj\u00eb grup i caktuar nj\u00ebr\u00ebzish q\u00eb jo fare \u00e7udit\u00ebrisht  jan\u00eb edhe p\u00ebrfitues t\u00eb kontratave t\u00eb tjera publike. Edhe pse ky transferim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjoja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb krijimit t\u00eb vlerave shtes\u00eb, apo vendeve t\u00eb pun\u00ebs, kjo nuk ka ndodhur.<\/p>\n<p> T\u00eb dh\u00ebnat e 4.4 miliard\u00eb investime aktuale  n\u00eb resorte turistike p\u00ebrve\u00e7 Taulantit q\u00eb shpjegon &#8220;trash\u00eb e trash\u00eb &#8221; nuk l\u00ebn\u00eb ask\u00ebnd me dy pare tru n\u00eb kok\u00eb t\u00eb besoj\u00eb se 4 miliard\u00eb t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb sjellin zhvillimin .  Ky model ekonomik  as nuk nd\u00ebrton kapital produktiv dhe as nuk zhvillon . Ai ka krijuar nj\u00eb shoq\u00ebri me dy nivele: nj\u00eb elit\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb kontrollon pasurit\u00eb e paluajtshme e cila  p\u00ebrfiton jo vet\u00ebm nga transferimi i pasuris\u00eb publike pa gar\u00eb ,  por edhe nga transferimi i detyruar  pasurive private , edhe nj\u00eb  mase t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb mjaftohen duke pastruar edhe sh\u00ebrbyer &#8230;. n\u00ebse k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb duhet t\u00eb emigroj\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Maj t\u00eb vitit 2015 u miratua ligji p\u00ebr Investimet Strategjike, edhe kriteret kryesore p\u00ebr cil\u00ebsimin e nj\u00eb investimi si strategjik ishin vet\u00ebm dy: Interesi publik i investimit si dhe kriteri financiar, q\u00eb tregon fuqin\u00eb dhe potencialin p\u00ebr realizimin e investimit. Edhe interesi publik n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e nj\u00eb investimi strategjik duhet t\u00eb vler\u00ebsohej sipas ;vler\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":97729,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97728","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97728","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97728"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97728\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97729"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97728"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97728"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97728"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}