{"id":97655,"date":"2026-06-10T13:51:34","date_gmt":"2026-06-10T13:51:34","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=97655"},"modified":"2026-06-10T13:51:34","modified_gmt":"2026-06-10T13:51:34","slug":"berisha-ne-ppe-kerkova-mbeshtetje-nderkombetare-per-protestat-qytetare-qe-mbeshteten-plotesisht-nga-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/06\/10\/berisha-ne-ppe-kerkova-mbeshtetje-nderkombetare-per-protestat-qytetare-qe-mbeshteten-plotesisht-nga-pd\/","title":{"rendered":"Berisha: N\u00eb PPE k\u00ebrkova mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr protestat qytetare q\u00eb mb\u00ebshteten plot\u00ebsisht nga PD"},"content":{"rendered":"<p>Reagimi i Kryetarit t\u00eb PD, Sali Berisha <\/p>\n<p>Mbr\u00ebm\u00eb u ktheva nga nj\u00eb konferenc\u00eb rajonale e Partis\u00eb Popullore Europiane e organizuar n\u00eb Sarajev\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn merrnin pjes\u00eb kryeministrat e Kroacis\u00eb, Bosnje Hercegovin\u00ebs, Malit t\u00eb Zi, kryetari i parlamentit t\u00eb Serbis\u00eb, sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i VMRO-DPMNE-s\u00eb, dhe nga Shqip\u00ebria isha un\u00eb me zonj\u00ebn Vokshi dhe Enri \u00c7enon.<br \/>\nKonferenca u kryesua direkt nga presidenti i EPP-s\u00eb, Manfred \u00cbeber, dhe ishte nj\u00eb ngjarje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr rajonin. Ngjarje e cila d\u00ebshmonte angazhimin e madh t\u00eb Partis\u00eb Popullore Europiane p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur forcat politike an\u00ebtare t\u00eb k\u00ebsaj partie n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr procesin e integrimit t\u00eb vendeve tona n\u00eb Bashkimin Europian.<br \/>\nNatyrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb paraqita, pasi fal\u00ebnderova, sepse n\u00eb nj\u00eb hark kohor t\u00eb shkurt\u00ebr ky ishte aktiviteti i tret\u00eb madhor q\u00eb organizohej p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. I pari ishte konferenca e k\u00ebsaj natyre n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e dyta ishte misioni faktmbledh\u00ebs shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb u d\u00ebrgua n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe s\u00eb treti konferenca n\u00eb Sarajev\u00eb.<br \/>\nN\u00eb fjal\u00ebn time u ndala n\u00eb regjimin autokratik apo diktatur\u00ebn autoritare t\u00eb bazuar n\u00eb fars\u00ebn zgjedhore, n\u00eb lidhjet me krimin dhe korrupsionin e madh dhe kartelin e drog\u00ebs. Sigurisht nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ose nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb i kushtova lidhjeve t\u00eb regjimit me drog\u00ebn dhe kartelet e drog\u00ebs, gj\u00eb e cila tashm\u00eb ka marr\u00eb njohuri nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por, kryefjala e fjal\u00ebs time n\u00eb Sarajev\u00eb ishte: Shqip\u00ebria n\u00eb sall\u00ebn e urgjenc\u00ebs.<br \/>\nUn\u00eb paraqita situat\u00ebn reale n\u00eb Shqip\u00ebri, ku dhjet\u00ebra mij\u00ebra dhe qindra mij\u00ebra qytetar\u00eb jan\u00eb ngritur kund\u00ebr regjimit. Jan\u00eb ngritur me k\u00ebrkesa t\u00eb drejta: dor\u00ebheqjen e Edi Ram\u00ebs dhe anulimin e atyre ligjeve q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb shkelje flagrante e ligjeve kushtetuese t\u00eb vendit dhe direktivave kryesore t\u00eb Komisionit Europian p\u00ebr mjedisin, p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, p\u00ebr mbrojtjen e natyr\u00ebs.<br \/>\nDenoncova me forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe q\u00ebndrimin e pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm t\u00eb Edi Ram\u00ebs ndaj protestuesve dhe k\u00ebrc\u00ebnimet, talljet, fyerjet, etiketimet q\u00eb ai u b\u00ebn protest\u00ebs rinore, qytetare m\u00eb t\u00eb fuqishme q\u00eb ka njohur vendi. K\u00ebrkova nga drejtuesit e Partis\u00eb Popullore dhe t\u00eb pranishmit, t\u00eb ushtrojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb autoritetin e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kriza e thell\u00eb q\u00eb ka mb\u00ebrthyer vendin, q\u00eb tashm\u00eb ndodhet n\u00eb sall\u00ebn e urgjenc\u00ebs, t\u00eb zgjidhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore: largimin e Edi Ram\u00ebs, krijimin e nj\u00eb qeverie teknike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur zgjedhjet e reja. Kjo ishte rekomandimi im dhe pati shum\u00eb interes edhe gjat\u00eb fjal\u00ebs dhe pas fjal\u00ebs p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nUn\u00eb k\u00ebrkova mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr k\u00ebto protesta duke siguruar audienc\u00ebn dhe bashk\u00ebbiseduesit se diktator\u00ebt nuk marrin vendime t\u00eb drejta.<br \/>\nSetapi i tyre psikologjik, lidhjet e tyre t\u00eb tmerrshme me krimin nuk i lejojn\u00eb ata asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb marrin vendime t\u00eb drejta. Ndaj dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb duhet t\u00eb ndihmohen. Nuk duhet t\u00eb shkohet hapa t\u00eb tjer\u00eb mbrapa, nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret dhuna dhe asgj\u00eb ndaj tyre p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrplot\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebrkesave politike.<br \/>\nInformova audienc\u00ebn se kjo protest\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e thirrur nga Partia Demokratike, por mb\u00ebshtetet plot\u00ebsisht nga Partia Demokratike dhe shpjegova arsyet, pra k\u00ebrkesat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta ndaj dhe ne q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtyre k\u00ebrkesave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reagimi i Kryetarit t\u00eb PD, Sali Berisha Mbr\u00ebm\u00eb u ktheva nga nj\u00eb konferenc\u00eb rajonale e Partis\u00eb Popullore Europiane e organizuar n\u00eb Sarajev\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn merrnin pjes\u00eb kryeministrat e Kroacis\u00eb, Bosnje Hercegovin\u00ebs, Malit t\u00eb Zi, kryetari i parlamentit t\u00eb Serbis\u00eb, sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i VMRO-DPMNE-s\u00eb, dhe nga Shqip\u00ebria isha un\u00eb me zonj\u00ebn Vokshi dhe Enri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":97656,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97655","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97655","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97655"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97655\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":97657,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97655\/revisions\/97657"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97656"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97655"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97655"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97655"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}