{"id":9755,"date":"2022-07-18T05:32:53","date_gmt":"2022-07-18T05:32:53","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=9755"},"modified":"2022-07-18T05:32:53","modified_gmt":"2022-07-18T05:32:53","slug":"rel-deklaratat-e-rames-jane-bere-edhe-me-heret-e-verteta-mbi-zbulimin-e-naftes-dhe-gazit-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/07\/18\/rel-deklaratat-e-rames-jane-bere-edhe-me-heret-e-verteta-mbi-zbulimin-e-naftes-dhe-gazit-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"REL: Deklaratat e Ram\u00ebs, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt! E v\u00ebrteta mbi zbulimin e naft\u00ebs dhe gazit n\u00eb Shqip\u00ebri."},"content":{"rendered":"<p>Deklarata e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, se ky vend gjendet pran\u00eb nj\u00eb zbulimi t\u00eb madh t\u00eb nj\u00eb vendburimi nafte, q\u00eb, sipas tij, do t\u00eb ndryshoj\u00eb t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe, n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb vet\u00eb Evrop\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb e para e till\u00eb. <\/p>\n<p>Deklarata t\u00eb ngjashme, ai b\u00ebri edhe m\u00eb her\u00ebt, ashtu si edhe politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. <\/p>\n<p>\u201cShenjat tregojn\u00eb se mund t\u00eb jemi pran\u00eb nj\u00eb zbulimi shum\u00eb, shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb tok\u00eb, t\u00eb gazit dhe naft\u00ebs, q\u00eb jo vet\u00ebm se do t\u00eb ndikoj\u00eb jasht\u00eb mase n\u00eb t\u00eb ardhmen e vendit ton\u00eb, por do t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen energjetike t\u00eb Evrop\u00ebs\u201d, tha Rama m\u00eb 5 korrik. <\/p>\n<p>Lajmi i tij u konfirmua m\u00eb pas edhe nga ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, Belinda Balluku, e cila m\u00eb 6 korrik tha: \u201cKompania Shell po punon tashm\u00eb prej disa koh\u00ebsh n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ne po presim me padurim rezultatin e eksplorimit, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb zbulim i madh\u201d.<br \/>\nSi kryeministri Rama, ashtu edhe ministrja Balluku than\u00eb se kompania nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Shell, nuk jep t\u00eb dh\u00ebna dhe shifra konkrete, por, sipas tyre, ajo deklaroi se \u201cShqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb do t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nafte dhe gazi \u2013 e ndar\u00eb 60% p\u00ebr naft\u00ebn dhe 40% p\u00ebr gazin.\u201d <\/p>\n<p>Zbulimi, me sa duket, i referohet fush\u00ebs naft\u00ebmbajt\u00ebse t\u00eb Shpiragut, q\u00eb ndodhet n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, rreth malit g\u00eblqeror t\u00eb Shpiragut. <\/p>\n<p>Fusha u eksplorua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2001 nga kompania \u201cOccidental Petroleum\u201d, e cila m\u00eb pas vendosi t\u00eb mos e zhvilloj\u00eb projektin e saj p\u00ebr shfryt\u00ebzim, pasi e gjykoi si jo t\u00eb leverdish\u00ebm. <\/p>\n<p>Qe nga ajo koh\u00eb, kompania Shell dhe investitor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb shpenzuar dhjet\u00ebra miliona euro p\u00ebr shpimin e kat\u00ebr puseve prov\u00eb, q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 6.000 metra thell\u00ebsi, me shpres\u00ebn p\u00ebr rezultate. <\/p>\n<p>M\u00eb 23 janar t\u00eb vitit 2019, kryeministri Rama dha po ashtu nj\u00eb lajm \u201cinkurajues\u201d p\u00ebr zbulimin e rezervave t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. <\/p>\n<p>\u201cEdhe pak jav\u00eb na ndajn\u00eb nga prova e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb Shpiragut, ku t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat flasin p\u00ebr nj\u00eb rezerv\u00eb t\u00eb madhe gazi e nafte\u201d, shkroi Rama n\u00eb Twitter.\u00a0 <\/p>\n<p>Kat\u00ebr muaj m\u00eb pas, m\u00eb 24 maj 2019, kreu i ekzekutivit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb shkroi s\u00ebrish se gjat\u00eb takimit me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanis\u00eb Shell, t\u00eb dh\u00ebnat flasin p\u00ebr nj\u00eb rezerv\u00eb t\u00eb madhe gazi dhe nafte n\u00eb Shpirag. <\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se \u201cManas Petroleum\u201d, nj\u00eb kompani tjet\u00ebr, shpoi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb nj\u00eb pus prov\u00eb, t\u00eb njohur si \u2018Shpirag 2\u2019, n\u00eb vitin 2012. Aksionet e k\u00ebsaj kompanie m\u00eb pas u blen\u00eb nga kompania Shell, e cila mori p\u00ebrsip\u00ebr shpimet n\u00eb vitin 2016, me puset prov\u00eb: Shpirag 3 dhe 4. <\/p>\n<p>At\u00ebbot\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht m\u00eb 6 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2013, ish-kryeministri Sali Berisha komentonte zbulimin e naft\u00ebs n\u00eb pusin e Shpiragut si nj\u00eb zhvillim tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr vendin, teksa deklaronte se \u201cpas tre vjet\u00ebsh studimi, u konfirmua gjetja e nj\u00eb burimi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ri nafte, t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb, me nj\u00eb kapacitet fillestar pre 1.300 fu\u00e7ish n\u00eb 24 or\u00eb\u201d. <\/p>\n<p>I pyetur nga Radio Evropa e Lir\u00eb, eksperti i energjis\u00eb dhe ish-z\u00ebvend\u00ebsministri i Energjetik\u00ebs i Shqip\u00ebris\u00eb, Pajtim Bello, thot\u00eb se zona q\u00eb i referohet kryeministri Rama, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb perspektive e studiuar dhe e deklaruar si e till\u00eb tash e sa dekada. <\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin historik, Zona e Shpiragut ka qen\u00eb konsideruar me perspektiv\u00eb nafte dhe gazmbajt\u00ebse. N\u00eb vitet 1975-1990 jan\u00eb kryer punime gjeologjike dhe sizmike. Bazuar n\u00eb k\u00ebto punime, \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb pus prove dhe u p\u00ebrforcua bindja gjeologjike p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb strukture nafte dhe gazmbajt\u00ebseje. Por, vet\u00ebm deri k\u00ebtu, sepse pas vitit 1990 u nd\u00ebrpren\u00eb punimet\u201d,<br \/>\nthot\u00eb Bello. <\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto punime, shton ai, kjo zon\u00eb iu k\u00ebrkua Qeveris\u00eb shqiptare nga ana e kompanis\u00eb Shell dhe mes tyre u lidh nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb vitin 2012. <\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2014, Shell, pas disa punimeve gjeologo-sizmike, kreu nj\u00eb test prove dhe u b\u00eb publike se \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia e konkretizimit t\u00eb nj\u00eb vendburimi nafte e gazi. Por, nuk jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shifra dhe detaje. Natyrisht, kryeministri Rama ka t\u00eb dh\u00ebna te rezervuara dhe ne q\u00eb kemi njohuri mbi zon\u00ebn, kemi shpresuar p\u00ebr nj\u00eb vendburim t\u00eb konsideruesh\u00ebm. Pa e mohuar merit\u00ebn e madhe t\u00eb Shell-it, un\u00eb deklaroj se merit\u00eb kan\u00eb gjeolog\u00ebt dhe sizmolog\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt punuan para viteve 1990 dhe konturuan iden\u00eb e nj\u00eb perspektive t\u00eb qart\u00eb\u201d, thot\u00eb Bello. <\/p>\n<p>Nafta u zbulua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri pothuajse nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb, n\u00eb zon\u00ebn naft\u00ebmbajt\u00ebse t\u00eb Patos-Marinz\u00ebs, q\u00eb gjendet n\u00eb juglindje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Komun\u00ebn e Fierit.<br \/>\nPas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit n\u00eb vitin 1991, disa kompani t\u00eb huaja shpenzuan shuma t\u00eb m\u00ebdha parash p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar naft\u00eb n\u00eb tok\u00ebn dhe detet n\u00eb Shqip\u00ebri, por pa shum\u00eb rezultat. <\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, eksperti i energjetik\u00ebs dhe bashkautor i studimeve mbi burimet hidrokarbure n\u00eb Shqip\u00ebri, Stavri Dhima, thot\u00eb se zona e Shpiragut, prej koh\u00ebsh, ka qen\u00eb vend i studimeve p\u00ebr k\u00ebrkim-zbulimin e naft\u00ebs e gazit. <\/p>\n<p>Sipas tij, duhet pasur n\u00eb konsiderat\u00eb jo vet\u00ebm studimet q\u00eb jan\u00eb kryer deri n\u00eb vitet \u201890 nga ana e institucioneve dhe kompanive shqiptare, por, po ashtu, edhe studimet e kryera gjat\u00eb periudh\u00ebs 1998 deri 2005, p\u00ebrpara angazhimit t\u00eb kompanive t\u00eb huaja, si Petromanas dhe Shell, dhe m\u00eb von\u00eb. <\/p>\n<p>\u201cIshte pik\u00ebrisht marr\u00ebveshja e re hidrokarbure q\u00eb u lidh n\u00eb vitin 2009 me kompanin\u00eb zvicerane DWM Petroleum AG q\u00eb rifilloi punimet e k\u00ebrkimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon,<br \/>\npunime q\u00eb u konkretizuan me rezultat mjaft pozitiv t\u00eb pusit Shpiragu-2 nga kompanit\u00eb Petromanas dhe Shell, dhe t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb edhe sot nga kompania Shell p\u00ebr konkretizimin e vendburimit t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit t\u00eb Shpiragut, p\u00ebr t\u00eb cilin kemi besim t\u00eb plot\u00eb se do t\u00eb konkretizohet deri n\u00eb fillimin e vitit tjet\u00ebr, duke kaluar n\u00eb faz\u00ebn e shfryt\u00ebzimit\u201d, thot\u00eb Dhima. <\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ndikimi q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb zbulim i till\u00eb n\u00eb buxhetin e shtetit do t\u00eb varet nga kostoja e prodhimit t\u00eb naft\u00ebs, nd\u00ebrsa kjo e fundit, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb jo t\u00eb vog\u00ebl, pritet t\u00eb varet nga aft\u00ebsia e menaxhimit t\u00eb autoriteteve publike n\u00eb Shqip\u00ebri. <\/p>\n<p>P\u00ebrfitimet q\u00eb Shqip\u00ebria ka nga nxjerrja e naft\u00ebs n\u00eb Patos-Marinz\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb af\u00ebrsisht 15% mbi vler\u00ebn totale t\u00eb naft\u00ebs s\u00eb nxjerr\u00eb.\/ REL\u00a0<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarata e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, se ky vend gjendet pran\u00eb nj\u00eb zbulimi t\u00eb madh t\u00eb nj\u00eb vendburimi nafte, q\u00eb, sipas tij, do t\u00eb ndryshoj\u00eb t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe, n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb vet\u00eb Evrop\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb e para e till\u00eb. Deklarata t\u00eb ngjashme, ai b\u00ebri edhe m\u00eb her\u00ebt, ashtu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":9756,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[27],"class_list":{"0":"post-9755","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-politika","8":"tag-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9755","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9755"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9755\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9757,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9755\/revisions\/9757"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9756"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9755"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9755"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9755"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}