{"id":97532,"date":"2026-05-01T10:57:26","date_gmt":"2026-05-01T10:57:26","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=97532"},"modified":"2026-06-01T10:58:34","modified_gmt":"2026-06-01T10:58:34","slug":"berisha-denoj-dhunen-ndaj-protestuesve-por-pd-eshte-ne-mbeshtetje-te-projektit-te-zvernecit-pd-mirepret-investimet-e-huaja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/05\/01\/berisha-denoj-dhunen-ndaj-protestuesve-por-pd-eshte-ne-mbeshtetje-te-projektit-te-zvernecit-pd-mirepret-investimet-e-huaja\/","title":{"rendered":"Berisha: D\u00ebnoj dhun\u00ebn ndaj protestuesve, por PD eshte n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb projektit t\u00eb Zv\u00ebrnecit. PD mir\u00ebpret investimet e huaja&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb lidhur me protestat n\u00eb Zv\u00ebrnec, ku banor\u00eb dhe aktivist\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb projektin turistik t\u00eb zhvilluar n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb Pish\u00eb Poro.<br \/>\nDy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, protestuesit u p\u00ebrplas\u00ebn me rojet private t\u00eb objektit, duke shkaktuar tensione dhe dhun\u00eb.<br \/>\nBerisha, i pyetur nga gazetar\u00ebt deklaroi se\u00a0d\u00ebnon dhun\u00ebn ndaj protestuesve, duke e cil\u00ebsuar si nj\u00eb akt t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit.<br \/>\nMegjithat\u00eb, ai theksoi se\u00a0Partia Demokratike mb\u00ebshtet fuqimisht investimet e huaja, duke kujtuar se gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij ishte miratuar nj\u00eb ligj q\u00eb garantonte mbrojtjen e investitor\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb rast t\u00eb problemeve me pron\u00ebsin\u00eb.<br \/>\nKlodiana Lala: Zoti Berisha, prej dy vitesh ka protesta n\u00eb lidhje me nj\u00eb projekt n\u00eb Zv\u00ebrnec, pas t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb dh\u00ebndri i presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Donald Trump. Ju personalisht, dhe forca q\u00eb ju drejtoni, nuk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim publik deri m\u00eb tani. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i Sali Berish\u00ebs dhe i Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr sa i p\u00ebrket projektit t\u00eb Zv\u00ebrnecit?<br \/>\nE para. Dhe e dyta, prokuroria e posa\u00e7me ka urdh\u00ebruar dit\u00ebn e sotme nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kontrollesh mbi personazhe q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me nj\u00eb histori t\u00eb tjet\u00ebrsimit t\u00eb pronave t\u00eb dyshuara n\u00eb Zv\u00ebrnec. A keni ju nj\u00eb q\u00ebndrim tuajin n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<br \/>\nSali Berisha: Klodiana, s\u00eb pari, n\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr dhun\u00ebn e ushtruar ndaj protestuesit, e d\u00ebnoj at\u00eb. Ai ishte rr\u00ebmbim, n\u00eb duart e policis\u00eb, dhe e d\u00ebnoj at\u00eb si nj\u00eb akt t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit.<br \/>\nNj\u00eb!<br \/>\nS\u00eb dyti, nuk kam asnj\u00eb faqe, asnj\u00eb flet\u00eb, asnj\u00eb gj\u00eb t\u00eb atij projekti. Megjith\u00ebse t\u2019ju them k\u00ebtu, e kam ndjekur me shum\u00eb interes t\u00eb gjitha publikimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb.<br \/>\nS\u00eb treti, meqen\u00ebse e doni k\u00ebtu, Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb parti q\u00eb mb\u00ebshtet fuqimisht investimet e huaja. Dhe kjo parti n\u00eb pushtet, ja k\u00ebt\u00eb tani ju k\u00ebrkoj ta mbani sh\u00ebnim, ka patur nj\u00eb ligj. Nj\u00eb ligj i cili zgjidhte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe totale \u00e7\u00ebshtjen e pron\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nCili ishte ligji? Ligji thot\u00eb k\u00ebt\u00eb: n\u00eb rast se qeveria miraton nj\u00eb projekt t\u00eb nj\u00eb investitori t\u00eb huaj, i cili \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb dokumente origjinale shtet\u00ebrore pron\u00ebsie, kadastre, dokumente origjinale, \u00e7do problem q\u00eb lind pas miratimit t\u00eb qeveris\u00eb, qeveria i p\u00ebrgjigjet pal\u00ebs me \u00e7mimin e tregut. Ja u them k\u00ebtu, pse u vu ky ligj?<br \/>\nU vu ky ligj sepse konstatoja q\u00eb me investitor\u00eb shqiptar\u00eb nuk ndodhte, kurse me investitor\u00eb t\u00eb huaj vraponin pas pengmarrjes. Dhe informacionet q\u00eb m\u00eb vinin, dilte nj\u00ebri e i thoshte jo, do paguash kaq se jam un\u00eb kaq. Dhe kjo linte vendin pa investime. At\u00ebher\u00eb ne \u00e7\u2019b\u00ebm\u00eb?<br \/>\nN\u00eb qoft\u00eb se ti djem, nuk jam un\u00eb ai q\u00eb them se s\u2019di \u00e7\u2019jan\u00eb dokumentat, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb dokument shtet\u00ebror, do t\u2019i dal\u00eb zot dhe do mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Do t\u2019i dal\u00eb zot dhe do mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi shteti.<br \/>\n-Klodiana Lala: Po zoti Berisha, kam disa pyetje t\u00eb lutem n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb\u2026<br \/>\nSali Berisha: T\u00eb lutem, t\u00eb lutem, nj\u00eb minut\u00eb. Nj\u00eb minut\u00eb ta sqaroj k\u00ebt\u00eb se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kjo. Un\u00eb do t\u2019i dal zot dhe do t\u00eb mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Dhe n\u00eb qoft\u00eb se ty pronar, t\u00eb kan\u00eb shkelur t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs dhe jan\u00eb firmosur dokumente mbi t\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e shtetit. Dhe ai q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb do mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe shteti do t\u00eb p\u00ebrgjigjet ty me vler\u00eb tregu. \u00cbsht\u00eb ligji q\u00eb detyron shtetin me vler\u00eb tregu.<br \/>\nDhe do t\u2019ju them nj\u00eb gj\u00eb, q\u00eb kur doli ai ligj e gjersa lam\u00eb pushtetin, ka pasur zero probleme. Dilte nj\u00eb njeri, po i thoshte ku e ke, n\u00eb qoft\u00eb se faktonte, e b\u00ebnte, i p\u00ebrgjigjej shtetit. K\u00ebto jan\u00eb q\u00ebndrimet pra, ne jemi shum\u00eb respektues p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e pron\u00ebsis\u00eb, por jemi mb\u00ebshtet\u00ebs absolut t\u00eb investimeve t\u00eb huaja dhe gjat\u00eb periudh\u00ebs ton\u00eb ju nuk keni par\u00eb pronar t\u00eb protestoj\u00eb ndaj nj\u00eb protestuesi t\u00eb huaj se po m\u00eb rr\u00ebmben tok\u00ebn.<br \/>\nJo. Ishte shteti q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se kishte firmosur, do t\u2019i p\u00ebrgjigjej nj\u00eblloj sikur i kishte marr\u00eb ai tok\u00ebn, me vler\u00eb tregu.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb lidhur me protestat n\u00eb Zv\u00ebrnec, ku banor\u00eb dhe aktivist\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb projektin turistik t\u00eb zhvilluar n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb Pish\u00eb Poro. Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, protestuesit u p\u00ebrplas\u00ebn me rojet private t\u00eb objektit, duke shkaktuar tensione dhe dhun\u00eb. Berisha, i pyetur nga gazetar\u00ebt deklaroi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":97533,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97532","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97532","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97532"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97532\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":97534,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97532\/revisions\/97534"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97533"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97532"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97532"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97532"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}