{"id":97323,"date":"2026-05-12T11:08:53","date_gmt":"2026-05-12T11:08:53","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=97323"},"modified":"2026-05-12T11:08:53","modified_gmt":"2026-05-12T11:08:53","slug":"reforma-territoriale-man-poga-perceptime-dhe-keqkuptime-per-zonen-e-hasit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/05\/12\/reforma-territoriale-man-poga-perceptime-dhe-keqkuptime-per-zonen-e-hasit-2\/","title":{"rendered":"Reforma Territoriale\/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime p\u00ebr zon\u00ebn e Hasit"},"content":{"rendered":"<p>Historia ka treguar se mosnjohja nga ligjv\u00ebn\u00ebsit apo aktor\u00ebt vendimmarr\u00ebs t\u00eb realitetit historik, gjeografik, kulturor dhe qytetar t\u00eb nj\u00eb zone, shpesh her\u00eb ka krijuar keqkuptime t\u00eb cilat kan\u00eb prodhuar vendime me pasoja shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb pakthyeshme p\u00ebr komunitetin.<br \/>\nPrandaj n\u00eb \u00e7do reform\u00eb thelb\u00ebsore, z\u00ebri i komunitetit, ekspert\u00ebve lokal\u00eb dhe qytetar\u00ebve t\u00eb angazhuar merr r\u00ebnd\u00ebsi.<br \/>\nNisur sa m\u00eb lart, do t\u00eb trajtojm\u00eb tre keqkuptime\/mosnjohje kryesore q\u00eb i kemi konstatuar gjat\u00eb takimeve me deputet\u00eb, median apo opinionin vendimmarr\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me:<br \/>\nIDENTITETIN E HASIT<br \/>\nPOPULLSIN\u00cb-DEMOGRAFIN\u00cb AKTUALE<br \/>\nKAPACITETET NJ\u00cbR\u00cbZORE<br \/>\nIDENTITETI I HASIT<br \/>\nP\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb opinionit, Hasi \u00ebsht\u00eb pak i njohur, disa e perceptojn\u00eb si ai shpati i malit p\u00ebrball\u00eb Kuk\u00ebsit me disa fshatra, pa ndonj\u00eb identitet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, pa tradit\u00eb vet\u00ebqeveris\u00ebse, pa qendr\u00ebn e vet urbane, etj.<br \/>\nKeqkuptimi vjen nga mosnjohja, mungesa e kontaktit direkt prej 20 viteve t\u00eb qendr\u00ebs apo ministrave me zon\u00ebn, mungesa e z\u00ebrit hasjan n\u00eb Parlament etj. Por vjen gjithashtu dhe nga heshtja e zgjatur e komunitetit, intelektual\u00ebve dhe institucioneve n\u00eb Has, duke mos shpalosur n\u00eb vijim\u00ebsi vlerat dhe kontributet e shquara t\u00eb trev\u00ebs.<br \/>\nPor si q\u00ebndron e v\u00ebrteta, a ka identitet kjo zon\u00eb dhe n\u00ebse po, kur \u00ebsht\u00eb form\u00ebsuar identiteti i trev\u00ebs s\u00eb Hasit?<br \/>\nKur u b\u00eb rajon n\u00eb vitin 1991, rreth m\u00eb vete m\u00eb 1992 pasi u shk\u00ebput nga rrethi i Kuk\u00ebsit, apo para 100 vitesh kur ishte qend\u00ebr e Prefektur\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs?<br \/>\nFati i Hasit ngjan si dy pika uji me fatin e Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nN\u00eb vitin 1878 kryesisht, por dhe m\u00eb 1912, ne, shqiptar\u00ebt perceptoheshim ndryshe n\u00eb kancelarit\u00eb europiane, ku shpesh her\u00eb hidhnin dyshime n\u00ebse jemi komb i ve\u00e7ant\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00ebse e meritojm\u00eb m\u00ebvet\u00ebsin\u00eb apo jo. At\u00ebher\u00eb rilindasit tan\u00eb vun\u00eb p\u00ebrball\u00eb opinionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dokumente dhe fakte nga figura e ndritur e heroit komb\u00ebtar, Gjergj Kastrioti- Sk\u00ebnderbeut.<br \/>\nN\u00eb rastin ton\u00eb, p\u00ebrgjigjen se kur \u00ebsht\u00eb krijuar identiteti hasjan, na e jep nj\u00eb tjet\u00ebr yll i madh i kultur\u00ebs shqiptare, imzot. Pjet\u00ebr Bogdani.<br \/>\nRreth 4 shekuj m\u00eb par\u00eb n\u00eb vepr\u00ebn e tij, \u00c7eta e Profet\u00ebve, ai i vesh Sibilat, profeteshat, me kostumet komb\u00ebtare.<br \/>\nAkoma mbetet mister pse i shqiptarizoi Sibilat Bogdani duke i veshur me elemente komb\u00ebtare dhe cituar dhe trevat prej nga vinin, si Shkupjanja, Shkodranja, Zadrimorja, Prizrenjanja, etj.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr madhore, n\u00eb mes t\u00eb piktur\u00ebs, paraqitjes grafike, ai vuri profetesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, Sibil\u00ebn Delfika.<br \/>\nA e dini si e em\u00ebrtoj k\u00ebt\u00eb Sibil\u00eb Bogdani? Hasjanja.<br \/>\nHASJANJA<br \/>\nPra rreth 4 shekuj m\u00eb par\u00eb ne kemi fakt t\u00eb shkruar se identiteti i trev\u00ebs, emri Has dhe hasjan\u00eb ishte form\u00ebsuar dhe kishte vendin e vet me dinjitet mes trevave kryesore shqiptare.<br \/>\nKemi dhe shum\u00eb shembuj t\u00eb tjer\u00eb, por nuk po zgjatemi m\u00eb tej.<br \/>\nPOPULLSIA-DEMOGRAFIA AKTUALE<br \/>\nPerceptimi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se treva e Hasit aktualisht \u00ebsht\u00eb e braktisur, pa shum\u00eb banor\u00eb, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhet ripar\u00eb statusi aktual.<br \/>\nPor si q\u00ebndron e v\u00ebrteta, si q\u00ebndron popullsia e Hasit n\u00eb raport me bashkit\u00eb e tjera t\u00eb ngjashme, sa \u00ebsht\u00eb dend\u00ebsia?<br \/>\n P\u00ebr t\u00eb analizuar k\u00ebt\u00eb fenomen kemi marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb censusin\/ regjistrimin e popullsis\u00eb t\u00eb vitit 2023.<br \/>\nSipas censusit, bashkia e Hasit ka 11.684 banor\u00eb prezent.<br \/>\nMegjith\u00ebse n\u00eb sy t\u00eb lir\u00eb duket popullsi e vog\u00ebl, bashkia ka 30 fshatra dhe 1 qytet, Krum\u00ebn. Nd\u00ebrsa Tropoja fqinje ka v\u00ebrtet 2500 banor\u00eb m\u00eb shum\u00eb, por ka 8 nj\u00ebsi administrative dhe rreth 74 fshatra, dhe p\u00ebrs\u00ebri ka 16 banor\u00eb m\u00eb pak p\u00ebr km\u00b2.<br \/>\nKemi b\u00ebr\u00eb krahasim dhe me bashki t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb specifika t\u00eb ngjashme, shohim q\u00eb Hasi del me dend\u00ebsi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb edhe se Gramshi qe ka 5 mij\u00eb banor\u00eb m\u00eb shum\u00eb, Skrapari, Mirdita apo Mal\u00ebsia e Madhe etj. Pra toka nuk \u00ebsht\u00eb e shkret\u00eb por akoma ka nj\u00eb popullsi vitale prezente q\u00eb duhet mb\u00ebshtetur.<br \/>\nP\u00ebr ta thelluar m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb argument kemi marr\u00eb p\u00ebr analiz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e censusit 2023 p\u00ebr grupmosh\u00ebn 0-14 vje\u00e7 dhe e kemi krahasuar me bashkit\u00eb e tjera n\u00eb veri dhe jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nE mor\u00ebm k\u00ebt\u00eb grupmosh\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb e dh\u00ebna m\u00eb reale pasi jan\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb kopshte, shkolla 9-vje\u00e7are dhe vitin e par\u00eb gjimnaz. Gjithashtu kjo grupmosh\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe e ardhmja e projeksionit p\u00ebr vitet q\u00eb do vijn\u00eb.<br \/>\nHasi, grupmosh\u00ebn 0-14 vje\u00e7, e ka 2641 persona.<br \/>\nSi\u00e7 do t\u00eb shikojm\u00eb nga tabela, Hasi megjith\u00ebse ka 2500 banor\u00eb me pak se Tropoja, grupmosh\u00ebn 0-14 e ka m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<br \/>\nEdhe pse Gramshi dhe Peqini kan\u00eb afro 5000 banor\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Hasi p\u00ebrs\u00ebri dhe ato kan\u00eb m\u00eb pak f\u00ebmij\u00eb se bashkia Has.<br \/>\nKjo e dh\u00ebn\u00eb tregon se Hasi edhe pse n\u00eb censusin 2023 ka popullsin\u00eb totale 11684 banor\u00eb, n\u00eb territor popullsin\u00eb 0-14 e ka m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se shum\u00eb bashki t\u00eb tjera, pra ka akoma nj\u00eb popullsi prezente, t\u00eb re shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr t\u00eb ardhmen, vitale dhe q\u00eb duhet mb\u00ebshtetur.<br \/>\nNga 61 Bashkit\u00eb p\u00ebr grupmosh\u00ebn 0-14 vje\u00e7, Hasi renditet i 33-ti.<br \/>\nKapacitetet Njer\u00ebzore<br \/>\nPerceptimi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb q\u00eb komuniteti q\u00eb banon aktualisht n\u00eb Has nuk ka kapacitete njer\u00ebzore, ato q\u00eb ishin, kan\u00eb ikur etj.<br \/>\nKemi marr\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat nga censusi 2023 ku kemi par\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb nr i personave q\u00eb kan\u00eb mbaruar arsimin e lart\u00eb Master dhe Doktoratur\u00eb n\u00eb Has dhe si \u00ebsht\u00eb ky raport me bashkit\u00eb e tjera n\u00eb qark duke e shprehur n\u00eb %.<br \/>\nShohim se edhe k\u00ebtu Hasi prin n\u00eb qark p\u00ebr nga numri i t\u00eb arsimuarve p\u00ebr nr. banor\u00ebsh. E shprehur n\u00eb p\u00ebrqindje, numri i tyre n\u00eb Has \u00ebsht\u00eb 6% krahasuar me 5.9% n\u00eb Kuk\u00ebs dhe 5% n\u00eb Tropoj\u00eb.<br \/>\nKapacitetet njer\u00ebzore t\u00eb Hasit, brenda por dhe jasht\u00eb vendit, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb potencial t\u00eb madh q\u00eb duhet t\u00eb aktivizohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit lokal.<br \/>\nReforma administrative-territoriale p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga nd\u00ebrhyrjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb organizimin e shtetit shqiptar n\u00eb nivel vendor. Q\u00ebllimi i saj \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00ebsive vendore m\u00eb funksionale, m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme financiarisht dhe m\u00eb t\u00eb afta p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbime cil\u00ebsore p\u00ebr qytetar\u00ebt. Megjithat\u00eb, \u00e7do reform\u00eb e till\u00eb duhet t\u00eb vler\u00ebsohet me kujdes, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb jo vet\u00ebm kriteret teknike dhe administrative (t\u00eb cilat Hasi i p\u00ebrmbush), por dhe realitetin historik, gjeografik, social dhe kulturor t\u00eb territorit ku ajo zbatohet.<br \/>\nJam shum\u00eb i bindur se p\u00ebrmes dialogut institucional, analiz\u00ebs profesionale dhe bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet qeverisjes qendrore dhe asaj vendore, diaspor\u00ebs dhe shoq\u00ebris\u00eb civile, mund t\u00eb nd\u00ebrtohen politika m\u00eb t\u00eb drejta dhe m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr zhvillimin e territorit. Forcimi i bashkis\u00eb Has duhet par\u00eb si pjes\u00eb e nj\u00eb vizioni m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr zhvillimin e veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb investime publike, politika t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr zonat malore dhe nj\u00eb mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr pushtetin vendor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia ka treguar se mosnjohja nga ligjv\u00ebn\u00ebsit apo aktor\u00ebt vendimmarr\u00ebs t\u00eb realitetit historik, gjeografik, kulturor dhe qytetar t\u00eb nj\u00eb zone, shpesh her\u00eb ka krijuar keqkuptime t\u00eb cilat kan\u00eb prodhuar vendime me pasoja shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb pakthyeshme p\u00ebr komunitetin. Prandaj n\u00eb \u00e7do reform\u00eb thelb\u00ebsore, z\u00ebri i komunitetit, ekspert\u00ebve lokal\u00eb dhe qytetar\u00ebve t\u00eb angazhuar merr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":97324,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97323","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97323","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97323"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97323\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":97325,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97323\/revisions\/97325"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97324"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97323"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97323"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97323"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}