{"id":97141,"date":"2026-04-29T09:21:49","date_gmt":"2026-04-29T09:21:49","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=97141"},"modified":"2026-04-29T09:21:49","modified_gmt":"2026-04-29T09:21:49","slug":"avokat-ndre-molla-dinjitetin-njerezor-e-cenon-vetem-ai-qe-nuk-ka-asnje-lidhje-me-moralin-njerezor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/04\/29\/avokat-ndre-molla-dinjitetin-njerezor-e-cenon-vetem-ai-qe-nuk-ka-asnje-lidhje-me-moralin-njerezor\/","title":{"rendered":"Avokat Ndre Molla\/ Dinjitetin njer\u00ebzor e c\u00ebnon vet\u00ebm ai q\u00eb nuk ka asnj\u00eb lidhje me moralin njer\u00ebzor."},"content":{"rendered":"<p>#Opinion:<\/p>\n<p>Sjellja ndaj Ilir Met\u00ebs n\u00eb izolim \u00ebsht\u00eb e papranueshme, denigruese, p\u00ebr\u00e7muese dhe antiligjore. Shpirtlig\u00ebsin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sjellje nuk e justifikon asgj\u00eb p\u00ebrpos se n\u00ebse je ushqyer t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn me urrejtje. Dmth, \u00ebsht\u00eb gjendje emocionale q\u00eb ushqehet nga paragjykimi, mllefi e urrejtja p\u00ebr kund\u00ebrshtarin. <\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga akuzat n\u00eb ngarkim t\u00eb tij, fytyra tmerrsisht e transformuar e Ilir Met\u00ebs \u00ebsht\u00eb akuz\u00eb ndaj procesit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Sepse edhe trajtimi i t\u00eb paraburgosurve apo t\u00eb d\u00ebnuarve \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e procesit t\u00eb dh\u00ebnjes dhe administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha ankesat e tij drejtuar prokuroris\u00eb, gjykat\u00ebs, organeve t\u00eb qeverisjes s\u00eb gjyq\u00ebsorit e organizatave p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut vendase e t\u00eb huaja, friksh\u00ebm kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr. T\u00eb pretendosh dhe t\u00eb k\u00ebrkosh trajtim njerzor n\u00eb kushte paraburgosje a burgosje \u00ebsht\u00eb t\u00eb k\u00ebrkosh t\u00eb trajtohesh si njeri, me dinjitet, tek e fundit do t\u00eb thot\u00eb drejt\u00ebsi dhe besim te ajo. <\/p>\n<p>Trajtimi njerzor\u00eb \u00ebsht\u00eb detyrim ligjor e kushtetues, e kjo nuk lidhet me statusin social, bindjet politike, fetare e prejardhjen, as me akuz\u00ebn apo shkall\u00ebn e fajit. \u00cbsht\u00eb e drejt\u00eb elementare, pjes\u00eb e procesit t\u00eb rregullt ligjor. \u00cbsht\u00eb e drejt\u00eb e garantuar nga Konventa Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. Shteti ja ka borgj cilitdo, aq m\u00eb tep\u00ebr staturave si Ilir Meta. <\/p>\n<p>Precedenti Ilir Meta \u00ebsht\u00eb alarm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. Trajtimi denigrues e \u00e7njerzor i tij, q\u00eb nga m\u00ebnyra e arrestimit e deri te m\u00ebnyra e trajtimit n\u00eb qeli e sall\u00ebn e gjyqit, \u00ebsht\u00eb sipas vullnetit politik t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Ka si q\u00ebllim denigrimin deri n\u00eb shkatrrim t\u00eb dinjitetit t\u00eb tij njerzor\u00eb, shp\u00ebrthim i dufit t\u00eb hakmarrjes primitive.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, af\u00ebrmendsh se, trajtimi \u00e7njerzor\u00eb i Ilir Met\u00ebs nuk mund t\u00eb jet\u00eb vullnet i nj\u00eb gardiani, drejtori burgu, apo qoft\u00eb edhe drejtori t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb burgjeve. Absolutisht jo. N\u00ebse nuk kan\u00eb mb\u00ebshtetjen e Edi Ram\u00ebs dhe rrethit t\u00eb tij, asnj\u00ebri prej tyre nuk do t\u00eb guxonte t\u00eb sillej me Ilir Met\u00ebn n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. <\/p>\n<p>Izolimi total i tij nga takimet me bashkpun\u00ebtor\u00ebt e tij politik, me deputet\u00ebt, apo me median, duke pas parasysh\u00eb statur\u00ebn e tij si ish president, ish kryeminist\u00ebr, ish kryeparlamentar dhe kryetar i partis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare n\u00eb vend, \u00ebsht\u00eb denigrim, persekutim, trajtim \u00e7njerzor me q\u00ebllim shkatrrimin e personalitetit e dinjitetit t\u00eb tij njerzor\u00eb. <\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb sjellje ndaj tij, Edi Rama e b\u00ebn vet\u00ebm nga frika. Tregon panikun dhe tmerrin q\u00eb e ka p\u00ebrfshir\u00eb nga borgji politik e njerzor q\u00eb e din se i ka. Nj\u00eb proces i besuesh\u00ebm, i paansh\u00ebm dhe i drejt\u00eb lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn se si trajtohet i pandehuri Ilir Meta. \u00cbsht\u00eb parim i vjet\u00ebr sa vet\u00eb e drejta &#8220;prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb&#8221;. Nuk mund t\u00eb trajtohet procesi i drejt\u00ebsis\u00eb si ushqim p\u00ebr miletin. Ne e dim\u00eb nga p\u00ebrvoja 80 vje\u00e7are se si manipulohet shoq\u00ebria n\u00eb raste t\u00eb tilla. <\/p>\n<p>Prandaj, si njeri, si avokat dhe aktivist i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dinjitetit njerzor, apeloj: trajtimi i t\u00eb pandehurve duhet bazuar n\u00eb mbrojen e dinjitetit njerzor! Dinjiteti njerzor nuk ka \u00e7mim, do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb nuk justifikohet c\u00ebnimi i tij. Kush e c\u00ebnon \u00ebsht\u00eb shpirtlig q\u00eb udh\u00ebhiqet nga urrejtja, jo arsyeja, aq m\u00eb pak ligji. <\/p>\n<p>Pamja tmerrsisht e transformuar e Ilir Met\u00ebs, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb fytyra e v\u00ebrtet\u00eb e regjimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Heshtja jon\u00eb, nisur nga paragjykimi p\u00ebr veprimtarin\u00eb politike e shtetrore t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb ushqim p\u00ebr shpirtlig\u00ebt, produkt i nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb ushqehet me propagand\u00eb, tipike e shoq\u00ebrive komuniste n\u00eb degradim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>#Opinion: Sjellja ndaj Ilir Met\u00ebs n\u00eb izolim \u00ebsht\u00eb e papranueshme, denigruese, p\u00ebr\u00e7muese dhe antiligjore. Shpirtlig\u00ebsin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sjellje nuk e justifikon asgj\u00eb p\u00ebrpos se n\u00ebse je ushqyer t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn me urrejtje. Dmth, \u00ebsht\u00eb gjendje emocionale q\u00eb ushqehet nga paragjykimi, mllefi e urrejtja p\u00ebr kund\u00ebrshtarin. Pavar\u00ebsisht nga akuzat n\u00eb ngarkim t\u00eb tij, fytyra tmerrsisht e transformuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":97142,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97141","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97141","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97141"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97141\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":97143,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97141\/revisions\/97143"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97142"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97141"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97141"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97141"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}