{"id":9692,"date":"2022-07-17T11:51:23","date_gmt":"2022-07-17T11:51:23","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=9692"},"modified":"2022-07-17T11:51:23","modified_gmt":"2022-07-17T11:51:23","slug":"berisha-sezoni-turistik-ne-shqiperi-plot-fatalitete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/07\/17\/berisha-sezoni-turistik-ne-shqiperi-plot-fatalitete\/","title":{"rendered":"Berisha\/Sezoni turistik n\u00eb Shqip\u00ebri plot fatalitete!"},"content":{"rendered":"<p>Ish kryeministri Sali Berisha, n\u00eb nj\u00eb postim t\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebrcjell gjendjen katastrofale t\u00eb plazheve dhe zonave bregdetare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. <\/p>\n<p>Ai p\u00ebrcjell me shqet\u00ebsim nj\u00eb material evidentues nga euronewsalbania. <\/p>\n<p>Ja postimi i plot\u00eb: <\/p>\n<p>Sezoni turistik n\u00eb Shqip\u00ebri plot fatalitete!<br \/>\n*Rojet bregdetare nuk ekzistojn\u00eb!<br \/>\n*Ato i zhduku konflikti i interesit.<br \/>\n*Licencat e tyre i kan\u00eb marr\u00eb pronar\u00ebt. <\/p>\n<p>N\u00eb shtetin ku kryeministri \u00ebsht\u00eb i korruptuar konflikti i interesit nuk ekziston dhe korrupsion shnd\u00ebrrohet n\u00eb sistem. <\/p>\n<p>Miq, sezoni turistik n\u00eb Shqip\u00ebri ka nisur me plot fatalitete. Asnj\u00eb roje bregdetare p\u00ebr shp\u00ebtimin e personave n\u00eb rrezik p\u00ebr tu mbytur, sipas medieve, nuk ekziston n\u00eb brigjet e detrave, liqeneve, lumejve t\u00eb vendit. Ato i ka zhdukur konflikti i interesit, pra korrupsioni. <\/p>\n<p>N\u00eb konflikt t\u00eb plot\u00eb interesi, pronar\u00ebt e qindra plazheve t\u00eb marra prej tyre n\u00eb p\u00ebrdorim, p\u00ebr t\u00eb mos paguar rrogat e rojeve t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb jet\u00ebve si\u00e7 k\u00ebrkon ligji, kan\u00eb marr\u00eb vet\u00eb licencat si roje dhe kan\u00eb zhdukur rojet. <\/p>\n<p>Ata me k\u00ebt\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, vet\u00ebm kan\u00eb ndjekur shembullin e Ram\u00ebs i cili firmos p\u00ebr interes t\u00eb tij dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, kontrata p\u00ebr \u201cdjeg\u00ebsat\u201d me procedur\u00eb, negociata t\u00eb mbyllura, p\u00ebr t\u00eb mbushur valixhet ai vet\u00eb dhe ministrat e tij me qindra milion\u00eb euro. <\/p>\n<p>Ata kan\u00eb ndjekur shembullin e Ram\u00ebs, kompanit\u00eb e familjar\u00ebve t\u00eb t\u00eb cilit n\u00eb konflikt t\u00eb plot\u00eb interesi fitojn\u00eb me \u201cmerit\u00eb\u201d tender pas tenderi.<br \/>\nAta ndjekin shembullin e Ahmetit q\u00eb n\u00eb konflikt t\u00eb plot\u00eb interesi zgjedh bashk\u00ebhajdutin e tij t\u00eb hersh\u00ebm Zoto, p\u00ebr t\u00eb vjedhur me afer\u00ebn e djeg\u00ebsave, qindra milion euro. <\/p>\n<p>Ata ndjekin shembullin e Xha\u00e7k\u00ebs q\u00eb n\u00eb konflikt me kushtetut\u00ebn lumturon burrin me licenc\u00eb t\u00eb investitorit strategjik, s\u00eb paku 5 milion euro e m\u00eb shum\u00eb shp\u00ebrblim. <\/p>\n<p>Ata ndjekin shembullin e Gjiknurin q\u00eb me kush\u00ebrinjt sekser\u00eb n\u00eb konflikt t\u00eb plot\u00eb interesi, i del emri te Kepi i Stillos pasi shp\u00ebrb\u00ebn\u00eb Parkun Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit me nj\u00eb megaafer\u00eb korruptive. <\/p>\n<p>Ata ndjekin shembullin e Velis\u00eb q\u00eb ka shnd\u00ebrruar Sharr\u00ebn, n\u00eb minier\u00eb floriri p\u00ebr veten dhe Ram\u00ebn, apo lumturon v\u00ebllan\u00eb e dashur, t\u00eb cilit n\u00eb konflikt interesi i siguron tendera. <\/p>\n<p>Ata ndjekin shembullin e Elis\u00ebs, burri i s\u00eb cil\u00ebs i lumturon v\u00ebllan\u00eb e saj, duke i dh\u00ebn\u00eb n\u00eb konflikt interesi, tender pas tenderi.<br \/>\nAta ndjekin shembullin e Agollit q\u00eb n\u00eb konflikt interesi, lumturon djalin duke i besuar kuzhinierit t\u00eb tij, fondin qindra milion\u00ebsh p\u00ebr librin e gatimeve t\u00eb Bujtinave. <\/p>\n<p>Ata ndjekin&#8230; ndjekin\u2026 ndjekin, por qytetaret vidhen, pla\u00e7kiten, varf\u00ebrohen, mbyten dhe vdesin nga konflikti i interesit.<br \/>\nN\u00eb shtetin ku kryeministri \u00ebsht\u00eb i korruptuar, konflikti i interesit nuk ekziston dhe korrupsion nuk ekziston. <\/p>\n<p>*K\u00ebtu me posht\u00eb keni kronik\u00ebn dhe denoncimin e @euronewsalbania q\u00eb mund ta lexoni sipas d\u00ebshir\u00ebs. <\/p>\n<p>### <\/p>\n<p>Sezon pa roje bregdetare n\u00eb Shqip\u00ebri, pronar\u00ebt e plazheve licencohen vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb kursyer <\/p>\n<p>Sipas Vendimi t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u00e7do subjekt q\u00eb merr lejen p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur zon\u00ebn e plazhit duhet t\u00eb pajiset me roj\u00ebn bregdetare t\u00eb kullave t\u00eb vrojtimit. N\u00eb teori e zbatueshme, por n\u00eb praktik\u00eb nuk ndodh k\u00ebshtu. <\/p>\n<p>\u201cKam 5 dit\u00eb, roje bregdetare nuk ka pasur p\u00ebr arsye se ndoshta \u00ebsht\u00eb fillimi. Me lart ka kabina q\u00eb ndoshta n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme do ket\u00eb q\u00eb do kontrollojn\u00eb detin se tani ka pak njer\u00ebz\u201d, u shpreh nj\u00eb qytetar p\u00ebr Euronews. <\/p>\n<p>\u201cRoje bregdetare nuk kemi par\u00eb asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebtu, nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb, nuk kemi par\u00eb as vite t\u00eb tjera se kemi 14 vjet q\u00eb e kemi bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb\u201d, tha nj\u00eb qytetare. <\/p>\n<p>\u201cJam nga Polonia, kam dy dite k\u00ebtu, nuk kam par\u00eb asnj\u00eb vrojtues plazhi dhe skam par\u00eb as dushe dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e \u00e7uditshme p\u00ebr mua, se kur kemi qen\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera ne i kemi k\u00ebto. Duhet t\u00eb ket\u00eb vrojtues, shoh q\u00eb ka kulla por s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb person aty,\u201d tha turisti. <\/p>\n<p>\u201cJemi nga Kosova, kemi 1 muaj, nuk kemi par\u00eb asnj\u00eb roje, nuk ka asnj\u00eb kufizim aty \u00ebsht\u00eb rrezik p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt\u201d, tha nj\u00eb vizitore nga Kosova.<br \/>\nLeneda Kamberaj, trajnere e licencuar e vrojtuesve t\u00eb plazhit, tha p\u00ebr Euronwes Albania se p\u00ebr vitin 2022 jan\u00eb trajnuar dhe licencuar 19 vrojtues. Por t\u00eb 19 jan\u00eb pronar plazhi dhe kjo ndodh p\u00ebr dy arsye.<br \/>\nLexo po ashtu: <\/p>\n<p>\u201cPronar\u00ebt e plazhit k\u00ebrkojn\u00eb persona p\u00ebr t\u2019i trajnuar q\u00eb t\u2019ua b\u00ebjn\u00eb ata pages\u00ebn e trajnimit dhe t\u00eb vendosi vrojtuesit \u00e7far\u00eb rroge duan, por nuk ka persona t\u00eb interesuar. Nj\u00eb arsye tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se pronar\u00ebt e plazhit nuk duan t\u00eb paguajn\u00eb lek\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs m\u00eb shum\u00eb dhe e b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb trajnimin, por nuk \u00ebsht\u00eb se k\u00ebta pronar q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb pik\u00ebn e vrojtimit dhe kryejn\u00eb rolin e vrojtuesit t\u00eb plazhit, e marrin vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb lejen e plazhit dhe kaq\u201d, sqaroi ajo. <\/p>\n<p>N\u00eb Vlor\u00eb tashm\u00eb shezlongjet jan\u00eb vendosur dhe pushuesit shtohen \u00e7do dit\u00eb, nd\u00ebrsa mungesa e element\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb, vijon t\u00eb mbetet problem edhe k\u00ebt\u00eb sezon. Kryeinspektori i policis\u00eb bashkiake tha p\u00ebr Euronews Albania se kontrollet nuk kan\u00eb nisur ende pasi po pritet lista p\u00ebrfundimtare e p\u00ebrfituesve t\u00eb plazheve nga bashkia Vlor\u00eb. <\/p>\n<p>Sakaq Agjencia Komb\u00ebtare e Bregdetit tha se do t\u00eb nisin kontrollet s\u00eb bashku me policin\u00eb e shtetit dhe at\u00eb bashkiake. Kontrollet u kryen por situata vijon t\u00eb mbetet e nj\u00ebjt\u00eb. <\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb sezon, i vetmi vrojtues n\u00eb plazhin e Vlor\u00ebs, rezulton t\u00eb jet\u00eb kryetari i bashkis\u00eb Dritani Leli, i cili i dha ndihm\u00ebn e par\u00eb nj\u00eb pushuesi q\u00eb pati problem me zemr\u00ebn. Euronews Albania<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish kryeministri Sali Berisha, n\u00eb nj\u00eb postim t\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebrcjell gjendjen katastrofale t\u00eb plazheve dhe zonave bregdetare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai p\u00ebrcjell me shqet\u00ebsim nj\u00eb material evidentues nga euronewsalbania. Ja postimi i plot\u00eb: Sezoni turistik n\u00eb Shqip\u00ebri plot fatalitete! *Rojet bregdetare nuk ekzistojn\u00eb! *Ato i zhduku konflikti i interesit. *Licencat e tyre i kan\u00eb marr\u00eb pronar\u00ebt. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":9693,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[27],"class_list":{"0":"post-9692","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-politika","8":"tag-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9692","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9692"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9692\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9694,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9692\/revisions\/9694"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9693"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9692"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9692"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9692"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}