{"id":96591,"date":"2026-04-06T10:35:41","date_gmt":"2026-04-06T10:35:41","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=96591"},"modified":"2026-04-06T10:35:41","modified_gmt":"2026-04-06T10:35:41","slug":"irena-beqiraj-edhe-korrupsion-edhe-rritje-ekonomike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/04\/06\/irena-beqiraj-edhe-korrupsion-edhe-rritje-ekonomike\/","title":{"rendered":"Irena Beqiraj\/ EDHE KORRUPSION,  EDHE RRITJE EKONOMIKE!"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri b\u00ebri nj\u00eb pyetje retorike: \u201cA mund t\u00eb kemi edhe korrupsion edhe rritje ekonomike n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kryeministri e shtroi k\u00ebt\u00eb pyetje jo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje, por si nj\u00eb paradoks, ai synonte t\u00eb tregonte se rritja ekonomike p\u00ebrjashton korrupsionin. Apo th\u00ebn\u00eb ndryshe, rritja ekonomike \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se nuk ka korrupsion.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb keqkuptim.<\/p>\n<p>Mendoni p\u00ebr pak \u00e7aste disa individ\u00eb t\u00eb verb\u00ebr q\u00eb prekin nj\u00eb elefant. Duke dashur ta p\u00ebrshkruajn\u00eb at\u00eb q\u00eb prekin, secili do t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ndrysh\u00ebm. Njeriu q\u00eb prek k\u00ebmb\u00ebn thot\u00eb se elefanti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb, ai q\u00eb prek bishtin thot\u00eb se elefanti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb litar, dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr shkenc\u00ebtar\u00ebt e shkencave sociale, d\u00ebshira njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuar nuk njeh kufi. Edhe kur flasin p\u00ebr korrupsionin dhe efektin e tij n\u00eb rritjen ekonomike, njer\u00ebzit prekin pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb elefantit, duke dal\u00eb me dhjet\u00ebra, n\u00ebse jo qindra shpjegime t\u00eb ndryshme. <\/p>\n<p>Me sa duket edhe kryeministri \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb profesor i vjet\u00ebr dikur shpjegonte: \u201cEkonomia rritet edhe kur paguan p\u00ebr hapjen dhe mbylljen e nj\u00eb grope pa ofruar asgj\u00eb.\u201d Kjo tregon se m\u00eb shum\u00eb se rritja, r\u00ebnd\u00ebsi kan\u00eb faktor\u00ebt e rritjes. <\/p>\n<p>Edhe korrupsioni sidomos ai q\u00eb b\u00ebhet mbi tavolin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar nga k\u00ebto faktor\u00eb, duke ndikuar k\u00ebshtu n\u00eb karakteristikat e rritjes ekonomike.<\/p>\n<p>Hapja e ekonomis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1990 u shoq\u00ebrua me evolucionin e korrupsionit.<br \/>\nMe zhvillimin e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut, nga korrupsioni i zakonsh\u00ebm i shit\u00ebsve t\u00eb djathit q\u00eb vidhnin n\u00eb peshore, apo bakshisheve p\u00ebr zyrtar\u00ebt n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb administrat\u00ebs, u zhvilluan dy forma m\u00eb t\u00eb sofistikuara dhe t\u00eb p\u00ebrqendruara t\u00eb korrupsionit:<br \/>\n\u2022Transferimet e m\u00ebdha t\u00eb vlerave p\u00ebrmes tenderave dhe kon\u00e7ensioneve , edhe<br \/>\n\u2022Korrupsioni i aksesit, ndryshe i quajtur \u201ckapja e shtetit\u201d. <\/p>\n<p>Kur shteti kapet, oligark\u00ebt, kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe rrjetet kriminale nuk thyejn\u00eb m\u00eb rregullat, por i shkruajn\u00eb ato, duke e kthyer gjith\u00eb makinerin\u00eb ekonomike n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr pasurimin dhe fuqizimin e tyre.<\/p>\n<p>Analizimi i rritjes ekonomike pas viteve 1990 tregon se nga viti 2000 deri n\u00eb 2008 ritmet e rritjes ishin t\u00eb shpejta (mesatarisht mbi 6% n\u00eb vit) dhe gjithp\u00ebrfshir\u00ebse, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb varfrit. Nd\u00ebrsa q\u00eb prej vitit 2008, Shqip\u00ebria ka p\u00ebrjetuar nj\u00eb ngadal\u00ebsim t\u00eb ritmeve t\u00eb rritjes, dhe, p\u00ebr m\u00eb keq, rritja ka humbur karakterin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, ku 40 % e shqiptar\u00ebve jetojn\u00eb akoma n\u00eb kufijt\u00eb e varf\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e q\u00ebndrueshme dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, rritja ekonomike k\u00ebrkonte reforma strukturore q\u00eb do t\u00eb rrisnin jo vet\u00ebm ekonomin\u00eb, por edhe produktivitetin e saj. Por qeveria shqiptare zgjodhi rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb. Ajo rriti shpejt\u00ebsin\u00eb dhe madh\u00ebsin\u00eb e transaksioneve, duke p\u00ebrqendruar t\u00eb gjitha burimet \u2014 si toka, asete  dhe t\u00eb drejtat e tjera \u2014 n\u00eb pak duar, p\u00ebrmes ligjeve t\u00eb ve\u00e7anta, politikave dhe vendimmarrjeve preferenciale.<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb e rritjes, nga viti 2015 deri sot, \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me uljen e produktivitetit. Struktura ekonomike q\u00eb kemi sot ka nga nj\u00ebra an\u00eb nj\u00eb grusht t\u00eb vog\u00ebl investitor\u00ebsh strategjik\u00eb q\u00eb prodhojn\u00eb kryesisht nd\u00ebrtim, t\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb garnitur\u00eb turistike, q\u00eb menaxhojn\u00eb porte aeroporte , rrug\u00eb e asete t\u00eb tjera shtet\u00ebrore t\u00eb marra pa gar\u00eb ,dhe nga ana tjet\u00ebr qindra mij\u00ebra dyqanxhinj q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime me produktivitet t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Rritja ekonomike e siguruar n\u00ebp\u00ebrmjet kapjes s\u00eb shtetit jo vet\u00ebm vrau gar\u00ebn n\u00eb ekonomi ku \u00e7do treg ka marr\u00eb trajt\u00ebn e oligopokit  por, na ka l\u00ebn\u00eb larg modelit ekonomik t\u00eb Shekullit 21, t\u00eb quajtur \u201cproduktiviz\u00ebm\u201d, ku synohet zhvillimi i sektor\u00ebve produktiv\u00eb dhe krijimi i pun\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb fuqin\u00eb pun\u00ebtore, duke rritur mir\u00ebqenien e p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Pra, duhet t\u00eb informohet kryeministri se korrupsioni ndikon n\u00eb rritjen ekonomike, dhe rritja ekonomike gjithashtu ndryshon m\u00ebnyr\u00ebn se si kryhet korrupsioni. Madje, \u00ebsht\u00eb e dukshme se n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb konkurenc\u00ebs, inovacionit dhe dijes, korrupsioni ka gjasa  t\u00eb mbetet faktori dominant i rritjes ekonomike, e cila, si rrjedhim, do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e pamjaftueshme, e paq\u00ebndrueshme dhe jo gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/203cec6c-0d35-442d-b7e6-01c9acf69742-300x200.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" class=\"alignnone size-medium wp-image-96592\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/203cec6c-0d35-442d-b7e6-01c9acf69742-300x200.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/203cec6c-0d35-442d-b7e6-01c9acf69742-768x512.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/203cec6c-0d35-442d-b7e6-01c9acf69742-330x220.jpeg 330w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/203cec6c-0d35-442d-b7e6-01c9acf69742-420x280.jpeg 420w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/203cec6c-0d35-442d-b7e6-01c9acf69742-615x410.jpeg 615w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/203cec6c-0d35-442d-b7e6-01c9acf69742-860x573.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/203cec6c-0d35-442d-b7e6-01c9acf69742.jpeg 1020w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri b\u00ebri nj\u00eb pyetje retorike: \u201cA mund t\u00eb kemi edhe korrupsion edhe rritje ekonomike n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb?\u201d Megjith\u00ebse kryeministri e shtroi k\u00ebt\u00eb pyetje jo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje, por si nj\u00eb paradoks, ai synonte t\u00eb tregonte se rritja ekonomike p\u00ebrjashton korrupsionin. Apo th\u00ebn\u00eb ndryshe, rritja ekonomike \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se nuk ka korrupsion. Ky [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":96593,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-96591","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96591"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96591\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":96595,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96591\/revisions\/96595"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96593"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}