{"id":96347,"date":"2026-03-25T21:10:41","date_gmt":"2026-03-25T21:10:41","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=96347"},"modified":"2026-03-25T21:10:41","modified_gmt":"2026-03-25T21:10:41","slug":"nje-analize-e-detajuar-cfare-ndodh-me-shendetesine-prof-pajtim-lutaj-politika-persekuton-mjeke-et-dhe-falimenton-spitalet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/03\/25\/nje-analize-e-detajuar-cfare-ndodh-me-shendetesine-prof-pajtim-lutaj-politika-persekuton-mjeke-et-dhe-falimenton-spitalet\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb analiz\u00eb e detajuar \u00e7far\u00eb ndodh me sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb\/ Prof. Pajtim Lutaj: Politika persekuton mjek\u00eb\/et dhe falimenton spitalet."},"content":{"rendered":"<p>Ministria<\/p>\n<p>Vendosja e nj\u00eb ministre profesioniste n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ishte nj\u00eb ogur i mire\u2026por Ministrja jon\u00eb me rezulton nj\u00eb profesoreshe teknike, pak Profesoresh\u00eb Universitare dhe aspak Administratore. Ministres q\u00eb vjen nga sisteme shum\u00eb te konsoliduara nuk i b\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje rrumpalla sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb \u00ebshte instaluar n\u00eb vendin ton\u00eb, nuk ja vrasin syt\u00eb reklamat TV q\u00eb promovojn\u00eb sharlatanizmin \u201c \u2026vjen Pr,Dr Byrek\u00c7yreku b\u00ebne operacione x e y\u2026 vjen AntonioCazanova b\u00ebn aborte falas\u2026 imazhe e foto t\u00eb Pr Dr msc, Amerikan, Italian, Turk dhe Indian duke operuar dhjamin, m\u00ebndjen , syrin e shqiptar\u00ebve\u201d. Nuk ja vrasin veshin mashtrimet dhe genjeshtrat p\u00ebr arritje fallco, b\u00ebn\u00eb p\u00ebr here t\u00eb par\u00eb x operacion ose diagnoze\u2026 t\u00eb cil\u00ebt lan\u00eb injorant mjek\u00ebt tan\u00eb t\u00eb rinj, q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb nate e dite n\u00ebper spitale, grumbullojn\u00eb pacient dhe vijn\u00eb matrapaz\u00ebt, operojn\u00eb pacientin shqip\u00ebtar pa e par\u00eb fare, dhe t\u00eb nes\u00ebrmen ik\u00ebn me \u00e7anta plot\u201d . Zonja Ministre A i keni par\u00eb ju k\u00ebto fenomene n\u00eb Angli dhe Itali ku ju keni sh\u00ebrbyer ? Un\u00eb nuk i kam par\u00eb n\u00eb France. <\/p>\n<p> Ministrja Sala pas prezantimit pompoz, nga mungesa e d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb njohur realitetin ra n\u00eb k\u00ebnet\u00ebn e l\u00ebn\u00eb gati nga Ogerta.  QSUT po falimenton nd\u00ebrsa Sh\u00ebrbimi Universitar i Okulistik\u00ebs ka falimentuar . Komunikimet mediatike per UFO projekte dhe planet magjinare t\u00eb Ministres, firmosja e ish-kontratat korruptive, l\u00ebnja n\u00eb fuqi e protokolleve anti-shkencore qe dhan\u00eb prova se effektiviteti i tyre \u00ebsht\u00eb nul\u2026 e helmuan ose m\u00eb mir\u00eb e verbuan  publikun shqip\u00ebtar. <\/p>\n<p>Duke e njohur mir\u00eb QSUT, Sistemin e funksionimit deri n\u00eb detaje, kontratat e  manipuluara, me protokolle anti-shkencore, n\u00eb tetor 2025 i sugjerova Ministres t\u00eb mos i firmoste k\u00ebto kontrata po ti rishikonte para se te hidhte firmat n\u00eb miliardat e taksavepagues shqip\u00ebtar t\u00eb cilat nuk shkojn\u00eb n\u00eb trupin e pacientit si ila\u00e7e, as si examinime me aparaturat e duhura \u2026 as te personeli si rrog\u00eb e mire, si formim i vazhduesh\u00ebm, si zhvillim \u2026por p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb xhepat e administrates se pa afte, n\u00eb xhepat e oligark\u00ebve hajdut apo kompanive farmaceutike t\u00eb korruptuara deri vras\u00ebtare.<\/p>\n<p>Klinika okulistike n\u00eb QSUNT Tiran\u00eb ka falimentuar. <\/p>\n<p>Prej vitesh ka mbaruar roli kryesor i nj\u00eb klinike Universitare , p\u00ebrgatitja e mjekeve okuliste.<br \/>\nAktiviteti klinik nuk funksionon p\u00ebr shkak te organizimit t\u00eb keq, emrimeve nepotike dhe korruptive si dhe vendimeve, planeve, objektivave, rregullave shkat\u00ebrruese te administrat\u00ebs p\u00ebrgjegj\u00ebse nga klinika , drejtoria deri te Ministria.<br \/>\nKa 3 vjet q\u00eb QSUT po l\u00ebngon, ka 6 muaj qe klinika universitare e okulistikes ka falimentuar, ministria nuk reagon, drejtoria nuk kupton, K\/Ministri fluturon.<\/p>\n<p>Un\u00eb do prononcohem p\u00ebr fush\u00ebn time Okulistik\u00ebn, sepse zonja Ministre nga 4 projekte q\u00eb annon\u00e7oi si arritje dhe perspektive e madhe e mjek\u00ebsis\u00eb ton\u00eb n\u00eb parlament dy ishin okulistike ( lentet dhe transplanti i kornes\u00eb).  Deputet\u00ebt u \u201chabit\u00ebn\u201d me arritjet, mjek\u00ebt deputet mernin frym\u00eb ngadale p\u00ebr te kuptuar se ku mund t\u00eb b\u00ebnin ndonj\u00eb k.\u00e7.k., ndersa ministrja si somnabul lexonte shifra\u2026 ju siguroj\u00eb se as vet nuk dinte cfar lexonte.<\/p>\n<p>N\u00eb planin komb\u00ebtar, objektivi i ministrise p\u00ebr Okulistika2030 \u00ebsht\u00eb zbulimi i t\u00eb mbetave t\u00eb refraksionit ( syze)  me tabela t\u00eb prishura dhe personel t\u00eb pa afte te f\u00ebmij\u00ebt. Kjo zgjedhje e turp\u00ebshme dhe programi korruptiv e p\u00ebrkeqsoj\u00eb situat\u00ebn e ketyre difekteve te f\u00ebmij\u00ebt. <\/p>\n<p>Profesionistet e v\u00ebrtet dhe shoqatat e profesionisteve PAAO  bashk\u00eb me OBSh propozuan si projekt objektive Okulistika2030  \u201c Depistimin e Retinopartis\u00eb Diabetike me IA\u201d.   P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vendin tone n\u00eb fush\u00ebn e mjek\u00ebsise n\u00eb 2021  u realizua n\u00eb praktik\u00eb diagnostikimi i Retinopathis\u00eb Diabetike me IA. Nje foto e Retin\u00ebs s\u00eb nj\u00eb pacienti me Diabet u dergua n\u00eb iClaud nj\u00eb programi IA , i cili brenda 3 min na ktheu p\u00ebrgjigje: raport i detajuar p\u00ebr diagnoz\u00ebn dhe stadin e RD. My punim u paraqit n\u00eb kongresin e www.paao.al dhe u vler\u00ebsua shume nga OBSh, Profesor\u00ebt e U. Liverpulit Angli si dhe nga Akademia e shkencave t\u00eb Shqip\u00ebrise. Zonja ministre programi \u00ebsht\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn tuaj.  Hiqeni zonja ministre Sala, hiqeni k\u00ebt\u00eb pa\u00e7avure, se i b\u00ebni nder\u00eb Okulistik\u00ebs Shqip\u00ebtare, Ministrise, pacient\u00ebve me Diabet, objektivjuaj okulistika2030 jo vet\u00ebm nuk na \u00e7on n\u00eb EU por ju turp\u00ebron programin Shqip\u00ebria2030 , hiqeni dhe  vendosni  \u201c Depistimin e Retinopartis\u00eb me IA\u201d.  E ardhmja \u00ebsht\u00eb kjo, ju duhet ta kuptoni se IA dhe nj\u00eb mjek i mire kan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar diagnostikimin 95%. <\/p>\n<p>Ja pse ka falimentuar klinika universitare e okulistik\u00ebs. <\/p>\n<p>1- Ministria me paramendim korruptiv ndalon prej vitesh b\u00ebrjen e operacioneve t\u00eb retines , kjo sjell\u00eb verbimin e 200-300 personave n\u00eb vit, n\u00eb vendin ton\u00eb. <\/p>\n<p>2- Ministria ndalon me nd\u00ebrgjegje dhe zell t\u00eb madh, b\u00ebrjen e Transplantit t\u00eb Kornes\u00eb, kur t\u00eb gjitha kushtet jan\u00eb. Ogerta e sorollati 8 vite, kontraktoj  spitale private qe edhe ato raste q\u00eb kan\u00eb b\u00ebre kan\u00eb paguar 2-6 mij Euro, Albana mund ta realizonte p\u00ebr nj\u00eb muaj, po nxori nje vendim dhe e \u00e7oi n\u00eb kalendat Greke, nd\u00ebrsa Profesoresha Sala e shiti fare. U mburr p\u00ebrpara deputetve se Ministria do disboursoje k\u00ebte vit 250 000 \u20ac p\u00ebr transplantin e kornes\u00eb, pa shpieguar fare si , ku, kur, kush!? I kam shkruar tre her\u00eb se Transplanti i kornes\u00eb realizohet shum\u00eb mir\u00eb brenda nj\u00eb muaji n\u00ebse Ministria ka d\u00ebshir\u00ebn e mire dhe shkarkohet nga ngarkesat korruptive te sistemit qe gjeti n\u00eb ministri n\u00eb shtator 2025. <\/p>\n<p>3- Ministria me urdher ka deformuar protokollin e trajtimit te s\u00ebmundjeve kronike t\u00eb retin\u00ebs me Anti-VEGF , me k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb shteti ka futur preparatet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e falenderojm\u00eb perdit\u00eb ne mjek\u00ebt dhe pacient\u00ebt. Po jo, Ogerta ka nxjer nj\u00eb urdher qe pacient\u00ebt ta p\u00ebrfitojn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vit, pastaj le te verbohen, administrata e m\u00ebvonshme e p\u00ebrkeqesoj fare ket\u00eb protokoll. Pacienti q\u00eb ka nevoj\u00eb nuk e mer\u00eb menje here k\u00ebte preparat por duhet te futet n\u00eb list\u00ebpritjet e administrat\u00ebs, dhe pacient i shkret\u00eb e p\u00ebrfiton pas dy deri tre muaj me vones\u00eb, kur mjekimi i par\u00eb esht\u00eb urgjence, urgjence Zonja Profesoresh\u00eb Ministre. P\u00ebrfundimisht shteti harxhon miljona pa efekt real n\u00eb syrin e pacientit.<\/p>\n<p>4- LENTET, lentet se k\u00ebshtu ja vuri emrin k\u00ebtij projekti vertet t\u00eb madh n\u00eb okulistik\u00eb Ogerta, ja m\u00ebsoj\u00eb edhe kryeministrit. Lentet jan\u00eb Implante Intra Okulare q\u00eb implementohen n\u00eb sy pas operacionit t\u00eb kataract\u00ebs apo perdes. Paketa e Kontratatit, edhe me t\u00eb mbeta, praktika korruptive, \u00e7mime katastrofike por materiale aspak t\u00eb justifikueshme.. ka ndihmuar shum\u00eb fare pacient\u00ebt shqip\u00ebtar, por ka 6 muaj q\u00eb ka stopuar. Profesoresha Ministre nga 4 projekte qe firmosi dhe i mori vot\u00ebn deputet\u00ebve ishte dhe programi i lenteve. Nuk e dinte ministrja se n\u00eb momentet q\u00eb ajo fliste n\u00eb parlament, kishte dy muaj q\u00eb lentet n\u00eb QSUT mungojn\u00eb prej 6 muajsh.  Nga tetori 2025 dhe sot nuk ka lente n\u00eb QSUT, kthehen dhe sorollatet 20-30 pacient n\u00eb dite, kryesisht pensionist\u00ebt e varf\u00ebr.   Populli e degjoj\u00eb n\u00eb TV prandaj pacient\u00ebt por edhe mjek\u00ebt duhet t\u00eb manifestohen p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre se lek\u00ebt jan\u00eb paguar per keto marr\u00ebzi. Drejtoresha t\u00eb shkoj\u00eb cdo dit\u00eb n\u00eb or\u00ebn 8 te recepsioni i okulistik\u00ebs, ta preki k\u00ebt\u00eb t\u00eb vertet. <\/p>\n<p>Drejtoria<\/p>\n<p>Vul\u00ebn e k\u00ebsaj gj\u00ebndje amnezike te QSUNT Tiran\u00eb,  j\u2019a vuri drejtoresha e re, e cila b\u00ebri thirrjen p\u00ebr te nxitur cdo qytetar dhe pacient t\u00eb denoncoje mjeket qe ju marin para pacienteve kundrejt sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb publik. Kjo ishe nxitja t\u00eb b\u00ebja kete kujtes. Drejtoresha hap fushat\u00ebn e intimidimt te personelit mjeksor qe sh\u00ebrben n\u00eb qsut, duke k\u00ebrkuar individe apo grupe kriminale t\u00eb strukturuara , kur k\u00ebto individe dhe grupe i ka n\u00eb administrat\u00ebn qe drejton dhe n\u00eb ministrin\u00eb qe e komandon.<br \/>\n    Drejtoresha e institucionit publik sh\u00ebndet\u00ebsor m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ne vend p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebje policen duhet tju japi p\u00ebrgjigje, zgjidhje pacient\u00ebve q\u00eb vdesin, verbohen, sorollaten, g\u00ebnjehen dhe zhgenjehen nga sherbimet n\u00eb qsut nga keqorganizimi dhe keqmenaxhimi n\u00eb QSUT. <\/p>\n<p>Drejtoresha duhet te b\u00ebj\u00eb publike \u00e7do ankese qe i shkon p\u00ebrdite n\u00eb zyr\u00ebn e saj\u00eb hermetike, po po cdo ankese qe shkon p\u00ebr mungese t\u00eb ila\u00e7eve, mungese t\u00eb aparaturave te prishura me d\u00ebshir\u00eb e pa q\u00ebllim, per mungese orgnizimi\u2026 vet\u00ebm nga okulistika nga tetori e sot i shkojne dhjetra pacient se mungojn\u00eb lentet, se sorollaten p\u00ebr marjen i ila\u00e7eve Anti-VEGF, se nuk behen operacionet e retin\u00ebs, transplanti i kornes\u00eb, krejt\u00ebsisht p\u00ebr mosd\u00ebshir\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs,, ministres, drejtoreshes dhe pamundesis\u00eb s\u00eb sistemit inefikas. <\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb m\u00eb kujtuan vitin 2001, isha Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i QSUT, e sapo rimb\u00ebk\u00ebmbur nga katastrofa politiko kriminale e 1997. T\u00eb \u00e7\u2019ekilibruar nga sherret politike t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs\u2026 tre qeverri\u2026 MetaMajkoNano, n\u00eb media filloj\u00eb nj\u00eb lan\u00e7im i personelit shendet\u00ebsor, n\u00eb TV shiheshin intervista n\u00eb tortuaret e Tiranes \u201c \u2026a marrin mjek\u00ebt lek\u00eb ne spital\u2026\u201d dhe logoreja e popullit qe ushqehej me politike, thoshte po, por pa denoncuar asnj\u00eb. Politika fitoj mbi personelin e spitaleve. Q\u00eb n\u00eb at\u00eb kohe kam kuptuar se politika e mban\u00eb gjall\u00eb k\u00ebt\u00eb trusni,  p\u00ebr t\u00eb fshehur, justifikuar b\u00ebmat, korrupsionin kapilar, em\u00ebrimet nepotike, vjedhjen e sh\u00ebndetit t\u00eb popullit. E tmerrshme!  E pa imagjinueshme, korrupsion me ila\u00e7et e pacient\u00ebve , kur n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn spitaleve u bejne donacione marram\u00ebndse p\u00ebr te patur spitale sa m\u00eb t\u00eb pasura n\u00eb medikamente , aparatura; donacione p\u00ebr studime, n\u00eb vendin tim vjedhin edhe ato pak q\u00eb akordon shteti\u2026N\u00eb at\u00eb kohe vjen n\u00eb zyr\u00ebn e drejtorit te p\u00ebrgjithsh\u00ebm Gazetari Rezart Xhaxhiu: pyetja e pare: a u marrin mjek\u00ebt lek\u00eb pacientlve?  Jo i thash prer\u00eb. Mjek\u00ebt tan\u00eb, personeli i mes\u00ebm i ul\u00ebt punojn\u00eb n\u00eb kushte tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtira. Nuk quhet korrupsion se nje pacient i jep nj\u00eb infermiereje 200 lek\u00eb pas nj\u00eb sh\u00ebrbimi, as 1000 lek\u00eb nj\u00eb mjeku pas vizit\u00ebs apo operacionit, kjo eshte respekt. Vura re se gazetarit nuk i p\u00eblqeu p\u00ebrgjigjia ime, dhe nuk e vonoi pyetjen e dyt\u00eb: Po flitet p\u00ebr korrupsion n\u00eb sh\u00ebndetesi. Edhe pse isha i bindur se ekzistonin raste me  mashtrime, sorollatje, mos zbatim protokolli nga personel i pandersh\u00ebm sepse edhe sistemi nuk ekzistonte , e sfidova gazetarin:  Po ju p\u00ebrgjigja korrupsion ka, korrupsioni behet ne drejtori, ministri \u2026 por jo te marrdh\u00ebnja mjek pacient. N\u00ebse ju m\u00eb gjeni nje mjek q\u00eb i k\u00ebrkon pacientit lek\u00eb para sh\u00ebrbimit duke i v\u00ebn\u00eb kusht: nuk ju operoj\u00eb n\u00ebse ju nuk m\u00eb jepni x lek\u00eb , un do e b\u00ebj\u00eb sh\u00ebmbull q\u00eb nj\u00eb fenomen i till\u00eb t\u00eb mos ndodhi kurr\u00eb m\u00eb n\u00eb spitalin publik. Me Rezart Xhaxhiun nga ajo koh\u00eb jemi miq dhe e p\u00ebrsh\u00ebndes.<\/p>\n<p>Koha m\u00eb dha t\u00eb drejt\u00eb tashm\u00eb af\u00ebr 25 vjet m\u00eb pas nuk jan\u00eb mjek\u00ebt t\u00eb korruptuar por jane institucionen, administrata dhe komisionet e paligjshme dhe te pa afta qe b\u00ebjne, tendera, em\u00ebrojn\u00eb personelin n\u00eb spitale, zgjedhin shefa dhe drejtor qe s\u2019kan\u00eb lidhje fare me vendin e pun\u00ebs e bler\u00eb me korrupsion apo nepotiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Administrata &#038;  K\/ Ministri <\/p>\n<p>Ndersa K\/Ministr RAMA i dehur nga suksesi i politikes se jasht\u00ebme, q\u00eb n\u00eb t\u00eb vertet e ka vendosur shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb piedestalin e merituar, sa q\u00eb k\u00ebto vite do mbeten n\u00eb histori si vitet e Shqip\u00ebtarise, ka humbur fare kontaktin me realitetin e brendshem, me jet\u00ebn e p\u00ebrdit\u00ebshme te popullit ton\u00eb, me arsimimin e tij, me shendetin e tij, me hallet e jetes\u00ebs, \u2026 ka humbur rolin kryesore t\u00eb nj\u00eb  K\/Ministri, rolin e Administratorit. Administron me sms q\u00eb as i lexon fare vet\u00ebm i transferon. Shembull konkret: i dergohet Ram\u00ebs nj\u00eb sms, Rama pa e lexuar ja dergon Ministrit apo drejtorit te fush\u00ebs, drejtori i pa afte apo Ministri i p\u00ebrgjigjen, 90% e mashtrojn\u00eb. Rama p\u00ebrgjigjen e tyre as e shef por ja dergon ankuesit\u2026 nj\u00eb rreth vicioz pa vlere.  Jo zoti K\/Minister nuk ecet k\u00ebshtu, behu nj\u00eb dite  administrator se Administrata jote eshte  jasht\u00eb funksionit, hirarkia nuk ekziston,  \u00ebsht\u00eb e pa afte dhe e korruptuar,  tashme e frustuar nga SPAK esht\u00eb paralizuar fare, nuk kryen as nj\u00eb veprim, as vjedh dot, as g\u00ebnjen dot, as spiunon dot, as avancon dot,  as firmos dot , sistemi \u00ebsht\u00eb paralizuar, punonj\u00ebsit ndihen t\u00eb terrorizuar\u2026 Nuk esht\u00eb m\u00eb koha te beni humor dhe historira me, Doktoraturat fallco, plagiaturat duke na shpallur \u201c Atdheu i plagiatur\u00ebs\u201d, me dipllomat e jurist\u00ebve dhe te infermiereve,\u2026 po t\u00eb b\u00ebhesh administrator, administrimi tregon performanc\u00ebn ekzekutivit, administrim do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ndjek\u00ebsh \u00e7\u00ebshtjen deri n\u00eb zgjidhje, ta kontrollosh, t\u00eb nxjer\u00ebsh m\u00ebsim dhe t\u00eb mar\u00ebsh masa p\u00ebr ta rregulluar. Nuk mjafton t\u00eb thoni \u201cstop dipllomave fiktive\u201d . Po t\u00eb b\u00ebni studim nga vin\u00eb k\u00ebto diplloma fiktive? N\u00ebse nuk doni t\u00eb d\u00ebgjoni specialist\u00ebt e fushave, pyesni ChatGPT,  k\u00ebrkojini Diell\u00ebs nj\u00eb studim sa diplloma juristi prodhon ky vend n\u00eb nj\u00eb vit? sa diplloma infermierie? Sa e Sa e Sa t\u00eb dipllomuar pa formim fare pa b\u00ebr\u00eb m\u00ebsim se proktike dihet se nuk b\u00ebjne , ke universitete qe l\u00ebshojn\u00eb diplloma infermieri po edhe mjeku pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb ore praktik\u00eb, Uneversitete e drejtuara nga Ministrat apo ish Ministrat Tuaj t\u00eb cil\u00ebt pasi ju shit\u00ebn li\u00e7ensat, tani jan\u00eb Rektor, Tutor, Dekan, t\u00eb universiteteve fiktive\u2026 po hyni n\u00eb Ginnes. Faktet tregojn\u00eb se Ju administroni shum\u00eb keq: \u00c7\u2019far\u00eb b\u00ebre me autor\u00ebt e plagiaturave, shitjes se dipllomave fallco kur ne ua \u00e7uam mbi tavoline ne 2015, 50% e doktoraturave ishin fallco, ju n\u00eb vend ti penalizonit , te rregullonit ligjin dhe t\u00eb zhdukeshin k\u00ebto praktika obskurantiste, i legalizuat doktoraturat, (doktorant\u00ebt fallco tani t\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb Profesora t\u00eb Associuar), dhe promovuat grupin e strukturuar kriminal te prishjes se arsimit t\u00eb lart\u00eb sidomos n\u00eb UMT.<\/p>\n<p> Ju nuk dini t\u00eb administroni, ju dini vet\u00ebm t\u00eb talleni, u tall\u00ebt n\u00eb mitingut e Shkodr\u00ebs p\u00ebr doktoraturat n\u00eb mjek\u00ebsi qe ishin kopjuar nga Min e jashtme, talleni n\u00eb konferenca shtypi p\u00ebr diplloma fiktive t\u00eb jurist\u00ebve , n\u00eb podcaste, n\u00eb mbledhje partie dhe qeverrie, kur duhet t\u00eb beni krejt t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, t\u00eb merni p\u00ebrgjegjesite, po tash pas 13 vjet\u00ebsh ne pushtet duhet t\u00eb merrni p\u00ebrgjegj\u00ebsite, te ndaloni urgjentisht dipllomimet fiktive, se po e ktheni vendin ne atdheun e Dipllomave fiktive, q\u00eb po shkat\u00ebrrojn\u00eb  se pari buxhetin e familjeve shqiptare qe investojne kot te femijet, shkat\u00ebrruat rinin\u00eb dhe t\u00eb ardhmen e vendit\u2026 Athere duhet ta pranosh  se pa aft\u00ebsia jua n\u00eb administrim, menaxhim dhe organizim; mosveprimi juaj na b\u00ebri Atdheun e Plagiatur\u00ebs dhe t\u00eb Dipllomave fallco? Kush na pranon ne n\u00eb EU me kete sistem arsimor dhe sh\u00ebndet\u00ebsor?<br \/>\n \u00c7\u2019far keni b\u00ebre Ju dhe \u00e7far b\u00ebn administrata Juaj p\u00ebr drejtorin e pa aft\u00eb, p\u00ebr mesuesin, p\u00ebr mjekun, per Prokurorin, Juristin apo OPGj  qe nuk b\u00ebn\u00eb mir\u00eb detyren?  Kush e komandon nj\u00eb drejtor t\u00eb pa afte te MEKI q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb l\u00ebmsh formimin profesional? Mentaliteti juaj menaxhues \u00ebshte destruktiv. Para disa vitesh denoncova nj\u00eb petagog q\u00eb shiste not\u00ebn, dipllom\u00ebn\u2026 dhe faktet ja \u00e7ova ministres tuaj amorfe. P\u00ebrgjigja e Ministres: \u00c7ojani prokuroris\u00eb!!! Po administr\u00e2t\u00ebn p\u00ebr cfar e kemi?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb b\u00ebre kur profesioniste te v\u00ebrtet nder vite ju thoshin me shkrim dhe me goje \u201c chang\u00e9 le cap \u00bb? Asgj\u00eb! athere nuk duhet te habitemi perse arsimi universitar ka denigruar dhe spitalet universitare po falimentojne. <\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb u b\u00eb ( flas nga ana administrative)  me cubat q\u00eb t\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb zyre me arm\u00eb apo krimbat e krimit ekonomik te drejtorise se p\u00ebrgjithshme t\u00eb Policise Shtetit  qe sulmojne biznese pa urdher prokurori. \u00c7fare b\u00ebre? Asgj\u00eb. U mjaftove te flasesh p\u00ebr cubat n\u00eb konferenca ose t\u00eb pranosh sms infatile t\u00eb drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policise  p\u00ebr vart\u00ebsit q\u00eb shkel\u00ebn ligjin \u201c po jam marre me k\u00ebte pune o shef, u k\u00ebrkova fajle ankuesve, \u00e7\u2019far t\u00eb bej m\u00eb shum\u00eb o shef\u201d nd\u00ebrsa krimbat vegjetojne edhe sot  ne radhet e policise , t\u00eb gatsh\u00ebm te sulmojn\u00eb ndonje biznes tjet\u00ebr.<\/p>\n<p> JO zoti K\/Minist\u00ebr, k\u00ebto dru t\u00eb shtrembra dhe shum\u00eb e shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb asfixuar administrat\u00ebn  duhet te pastrohen me masa administrative dhe jo ti ngarkohen drejtesise, l\u00ebre drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb bej\u00eb pun\u00ebn e vet. <\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb citoj filozof t\u00eb medhenj\u2026po lexoni t\u00eb pakt\u00ebn cfar shkruajne njerzit e m\u00ebdhenj t\u00eb vendit tone, Drit\u00ebro Agolli, p\u00ebr intelektualin\/profesionistin, Robert Ndrenika per drejt\u00ebsin\u00eb apo Alfred Moisiu \u201c Kujt po ja lini k\u00ebt\u00eb vend\u201d<\/p>\n<p>Pr Pajtim LUTAJ  MD  PhD<\/p>\n<p>Oftalmolog,  \u201c Mjeshter i Madh\u201d<br \/>\nProfesor i UMT &#038; Prakticien Spitalor QSUT<br \/>\nDiplome  Oftalmolog, Universiteti Paris 6, France<br \/>\nIsh-Intern, Atache e Assistent i Spitaleve te Parisit<br \/>\nSherbumi okulistikes QSUT  &#038; Klinika VISION Tirane<br \/>\nPresident i PAAO www.paao.al, An\u00ebtar i CIO &#038;AAO<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria Vendosja e nj\u00eb ministre profesioniste n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ishte nj\u00eb ogur i mire\u2026por Ministrja jon\u00eb me rezulton nj\u00eb profesoreshe teknike, pak Profesoresh\u00eb Universitare dhe aspak Administratore. Ministres q\u00eb vjen nga sisteme shum\u00eb te konsoliduara nuk i b\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje rrumpalla sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb \u00ebshte instaluar n\u00eb vendin ton\u00eb, nuk ja vrasin syt\u00eb reklamat TV q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":96348,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-96347","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96347","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96347"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96347\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":96350,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96347\/revisions\/96350"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96348"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96347"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96347"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96347"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}