{"id":95809,"date":"2026-03-02T09:42:16","date_gmt":"2026-03-02T09:42:16","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=95809"},"modified":"2026-03-02T09:42:16","modified_gmt":"2026-03-02T09:42:16","slug":"para-se-te-nenvizoni-cka-eshte-e-papranueshme-per-nje-popull-beni-mire-te-nenvizoni-cka-eshte-e-pranueshme-per-nje-qeveri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/03\/02\/para-se-te-nenvizoni-cka-eshte-e-papranueshme-per-nje-popull-beni-mire-te-nenvizoni-cka-eshte-e-pranueshme-per-nje-qeveri\/","title":{"rendered":"Para se t\u00eb n\u00ebnvizoni \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr nj\u00eb popull, b\u00ebni mir\u00eb t\u00eb n\u00ebnvizoni \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e pranueshme p\u00ebr nj\u00eb qeveri."},"content":{"rendered":"<p>Nga Elona Caslli<\/p>\n<p>Zoti McAllister, marr\u00ebdh\u00ebnia mes nj\u00eb populli dhe nj\u00eb qeverie \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia mes kufirit q\u00eb ndan t\u00eb pranueshmen nga e papranueshmja.<\/p>\n<p>Duke cituar terminologjin\u00eb tuaj, me t\u00eb cil\u00ebn jo domosdoshm\u00ebrisht pajtohem, m\u00eb duhet t\u00eb theksoj faktin se nuk mund t\u00eb gjykohet pasoja dhe t\u00eb amnistohet shkaku. Pasoja lind pashmangshm\u00ebrisht nga nj\u00eb shkak dhe parakushti i ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb pasoje \u00ebsht\u00eb ekzistenca paraprake e nj\u00eb shkaku.<\/p>\n<p>Ajo, \u00e7ka ju quani reagim t\u00eb papranuesh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb populli, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pasoja e nj\u00eb qeverisjeje t\u00eb papranueshme, n\u00eb ciklin e s\u00eb cil\u00ebs nuk jan\u00eb vjedhur dhjetra euro, nuk jan\u00eb vjedhur as qindra euro, nuk jan\u00eb vjedhur as mij\u00ebra euro, nuk jan\u00eb vjedhur as miliona euro. Jan\u00eb vjedhur miliarda euro nga xhepat e taksapaguesve shqiptar\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebrkthehen n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb shembura nga jugu n\u00eb veri dhe n\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb munguara p\u00ebr taksapaguesit shqiptar\u00eb duke filluar q\u00eb nga sektori i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e duke vijuar n\u00eb \u00e7do sektor tjet\u00ebr. <\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb e pranueshme zhvatja e miliarda eurove nga qeveria zoti McAllister?!<\/p>\n<p>P\u00ebr ta konkretizuar m\u00eb qart\u00eb situat\u00ebn le t\u00eb zbresim n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Ju ngriheni n\u00eb m\u00ebngjes dhe shkoni t\u00eb pini kafen tuaj. Porosisni kafen tuaj dhe kamarieri ju lajm\u00ebron se duhet ta parapaguani porosin\u00eb tuaj. Ju bindeni. Paguani kafen\u00eb tuaj dhe prisni q\u00eb kjo e fundit t\u00eb shfaqet n\u00eb tryez\u00ebn tuaj. Nervozoheni dhe ia b\u00ebni me shenj\u00eb kamarierit. Ai vjen dhe mes justifikimeve boshe p\u00ebrpiqet t&#8217;ju shpjegoj\u00eb se kafja ka mbaruar. Ju i n\u00ebnvizoni faktin se kjo sjellje \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe i n\u00ebnvizoni akoma me m\u00eb shum\u00eb forc\u00eb faktin q\u00eb keni paguar.  Kamarieri refuzon t&#8217;ju kthej\u00eb parat\u00eb dhe vazhdon krejt i qet\u00eb pun\u00ebn e tij.<br \/>\nJu nervozoheni dhe ngrini z\u00ebrin nd\u00ebrsa kamarieri ju jep nj\u00eb leksion t\u00eb edukat\u00ebs qytetare dhe ju rendit nj\u00eb list\u00eb t\u00eb shprehive t\u00eb qytetaris\u00eb evropiane, q\u00eb nuk ju lejojn\u00eb as t\u00eb ngrini z\u00ebrin dhe as t\u00eb revoltoheni p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim q\u00eb keni paguar paraprakisht, por nuk e keni marr\u00eb. <\/p>\n<p>Ju nuk bindeni dhe revoltoheni dhe kamarieri me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb shtruar ju thot\u00eb; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ne ju kemi vjedhur zoti McAlilster, por \u00ebsht\u00eb po aq e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb reagimi juaj nuk p\u00ebrputhet me normat e qytetaris\u00eb evropiane dhe n\u00eb hierarkin\u00eb e argumenteve nuk ka kurrfar\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie akti i vjedhjes sa ka r\u00ebnd\u00ebsi m\u0113nyra si reagon qytetari i vjedhur.  N\u00eb \u00e7astin q\u00eb qytetari i vjedhur nuk ka reagimin e duhur kund\u00ebr vjedh\u00ebsit, at\u00ebher\u00eb vjedh\u00ebsi mund t\u00eb konsiderohet krejt i pafajsh\u00ebm. <\/p>\n<p>Ju revoltoheni akoma m\u00eb shum\u00eb dhe shkoni t\u00eb flisni me pronarin e kafenes\u00eb. Ai ju thot\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Ju nuk i besoni vesh\u00ebve dhe shkoni t\u00eb trokisni n\u00eb dyert e drejt\u00ebsis\u00eb. Drejt\u00ebsia regjistron \u00e7\u00ebshtjen tuaj dhe nj\u00eb n\u00ebnpun\u00ebs i thjesht\u00eb ju thot\u00eb; Zoti McAllister \u00e7\u00ebshtja juaj i p\u00ebrket vitit 2026. Fal\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi,  ne jemi akoma duke shqyrtuar \u00e7\u00ebshtjet e vitit 2018 ndaj ju duhet t\u00eb prisni ca vite p\u00ebr t\u00eb gjetur t\u00eb drejt\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>I nervozuar merrni makin\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb sht\u00ebpi. Shihni nj\u00eb trafik t\u00eb pazakonsh\u00ebm. Zbrisni nga makina dhe pyesni policin se \u00e7far\u00eb ka ndodhur. Polici ju informon se rruga \u00ebsht\u00eb shembur dhe b\u00ebni mir\u00eb t\u00eb gjeni nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t&#8217;u kthyer n\u00eb sht\u00ebpi. <\/p>\n<p>I nxehur ju i thoni policit: Kjo rrug\u00eb u hap dy muaj m\u00eb par\u00eb. Si ka mund\u00ebsi t\u00eb shembet kaq shpejt kur ka kushtuar miliona euro?!<\/p>\n<p>Polici nj\u00ebjt\u00eb si kamarieri ju p\u00ebrgjigjet; Zoti McAllister ruani qet\u00ebsin\u00eb tuaj n\u00eb komunikim. Nuk \u00ebsht\u00eb etik q\u00ebndrimi juaj. \u00cbsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb fakti q\u00eb rruga ka kushtuar miliona euro dhe \u00ebsht\u00eb paguar nga taksat tuaja, por \u00ebsht\u00eb po aq i v\u00ebrtet\u00eb fakti q\u00eb ju nuk dini t\u00eb k\u00ebrkoni t\u00eb drejt\u00ebn tuaj. P\u00ebr sa koh\u00eb ju nuk dini t\u00eb k\u00ebrkoni t\u00eb drejt\u00ebn tuaj, kjo e drejt\u00eb ju mohohet. Mos e ngrini z\u00ebrin, m\u00ebsoni t\u00eb silleni zoti McAllister!<\/p>\n<p>Merrni rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi. Hapni der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb dhe uleni n\u00eb kolltuk. Media thot\u00eb se qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si ju kan\u00eb p\u00ebrjetuar sh\u00ebrbimin e munguar n\u00eb kafene dhe rrug\u00ebt e shembura gjat\u00eb kthimit n\u00eb sht\u00ebpi. N\u00eb ekran shfaqet kryeministri i vendit tuaj i cili thot\u00eb;<br \/>\n&#8220;Qytetar\u00ebt, q\u00eb jan\u00eb revoltuar sot, jan\u00eb qen\u00ebria e k\u00ebtij vendi dhe jan\u00eb plehra, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk din\u00eb ta k\u00ebrkojn\u00eb si\u00e7 duhet t\u00eb drejt\u00ebn e tyre. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ne vjedhim, por qytetar\u00ebt e vjedhur nuk kan\u00eb qytetarin\u00eb e duhur p\u00ebr ta denoncuar si\u00e7 duhet k\u00ebt\u00eb vjedhje&#8221;<\/p>\n<p>Televizori mbyllet papritur. Ju kuptoni se ikin dritat. Merrni n\u00eb telefon i nxehur p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb po ndodh. N\u00ebnpun\u00ebsi i  OSHE-s\u00eb ju p\u00ebrgjigjet: &#8220;Zoti McAllister. Toni juaj i ngritur i z\u00ebrit \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb energjia elektrike u nd\u00ebpre papritur dhe ne duhet t&#8217;ju kishim lajm\u00ebruar paraprakisht, por \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb i d\u00ebnuesh\u00ebm z\u00ebri juaj i ngritur kund\u00ebr nesh.<br \/>\nJu nuk revoltoheni me qytetari dhe ky \u00ebsht\u00eb faji juaj zoti Mcallister.<\/p>\n<p>Post Scriptum-  I d\u00ebrrmuar shtriheni n\u00eb divan dhe p\u00ebrgjumeni si qytetar i vjedhur q\u00eb nuk di t\u00eb revoltohet si\u00e7 duhet p\u00ebr t\u00eb gjetur t\u00eb drejt\u00ebn e tij.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/b7b1f4f3-4571-4112-90bb-45a22dbcf145-300x169.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"169\" class=\"alignnone size-medium wp-image-95810\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/b7b1f4f3-4571-4112-90bb-45a22dbcf145-300x169.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/b7b1f4f3-4571-4112-90bb-45a22dbcf145.jpeg 720w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/b36ba340-d059-40d3-a9d7-fffea183ce77-300x157.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"157\" class=\"alignnone size-medium wp-image-95811\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/b36ba340-d059-40d3-a9d7-fffea183ce77-300x157.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/b36ba340-d059-40d3-a9d7-fffea183ce77-1024x536.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/b36ba340-d059-40d3-a9d7-fffea183ce77-768x402.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/b36ba340-d059-40d3-a9d7-fffea183ce77-860x450.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/b36ba340-d059-40d3-a9d7-fffea183ce77.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Elona Caslli Zoti McAllister, marr\u00ebdh\u00ebnia mes nj\u00eb populli dhe nj\u00eb qeverie \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia mes kufirit q\u00eb ndan t\u00eb pranueshmen nga e papranueshmja. Duke cituar terminologjin\u00eb tuaj, me t\u00eb cil\u00ebn jo domosdoshm\u00ebrisht pajtohem, m\u00eb duhet t\u00eb theksoj faktin se nuk mund t\u00eb gjykohet pasoja dhe t\u00eb amnistohet shkaku. Pasoja lind pashmangshm\u00ebrisht nga nj\u00eb shkak dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":95812,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-95809","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95809","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95809"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95809\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":95813,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95809\/revisions\/95813"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95812"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95809"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95809"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95809"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}