{"id":95607,"date":"2026-02-22T18:08:55","date_gmt":"2026-02-22T18:08:55","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=95607"},"modified":"2026-02-22T18:08:55","modified_gmt":"2026-02-22T18:08:55","slug":"perparim-gjeka-na-duhet-se-pari-revolucion-moral-qe-fillon-me-mbrojtjen-ndaj-njeri-tjetrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/02\/22\/perparim-gjeka-na-duhet-se-pari-revolucion-moral-qe-fillon-me-mbrojtjen-ndaj-njeri-tjetrit\/","title":{"rendered":"Perparim Gjeka\/ NA DUHET S\u00cb PARI REVOLUCION MORAL Q\u00cb FILLON ME MBROJTJEN NDAJ NJERI-TJETRIT"},"content":{"rendered":"<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb ky vend mbahet ende n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, me gjith\u00eb abuzimet q\u00eb i ndodhin p\u00ebrdit\u00eb nga politika? P\u00ebrgjigjja gjendet te ajo shtyll\u00eb kurrizore e fort\u00eb njer\u00ebzish q\u00eb nuk i gjen n\u00ebp\u00ebr ekrane, nuk i gjen n\u00eb \u201crrethe miqsh\u201d t\u00eb pushtetit, nuk i gjen n\u00eb fotografi me shtr\u00ebngime duarsh dhe buz\u00ebqeshje t\u00eb rreme. I gjen n\u00eb m\u00ebngjes her\u00ebt, kur hapin der\u00ebn e pun\u00ebs pa brohoritje; i gjen n\u00eb dark\u00eb von\u00eb, kur kthehen n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb lodhur, por t\u00eb pap\u00ebrkulur. I gjen n\u00eb familje, kur f\u00ebmij\u00ebs i tregojn\u00eb se buk\u00ebn e fiton me pun\u00eb dhe nder, jo me lepirje dhe dredhi. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebta njer\u00ebz, q\u00ebndrestar\u00eb t\u00eb vlerave, t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb e t\u00eb heshtur, jan\u00eb pasuria m\u00eb e madhe q\u00eb Shqip\u00ebria e sotme po e l\u00eb t\u00eb tretet si kripa n\u00eb uj\u00ebrat e antivlerave, ose po e lejon t\u2019i ik\u00eb si ngjala n\u00ebp\u00ebr detet e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku antivlerat b\u00ebjn\u00eb parad\u00eb, njeriu i ndersh\u00ebm shpesh kthehet n\u00eb spektator t\u00eb detyruar. Jo se s\u2019ka vler\u00eb, por sepse vlera e tij nuk prodhon spektak\u00ebl. Ajo nuk t\u00eb jep fam\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, nuk t\u00eb jep \u201ct\u00eb njohur\u201d, nuk t\u00eb jep rrug\u00eb t\u00eb shkurtra. Vlera \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb e gjat\u00eb. \u00cbsht\u00eb durim. \u00cbsht\u00eb disiplin\u00eb. \u00cbsht\u00eb gjuh\u00eb e past\u00ebr kur t\u00eb tjer\u00ebt thon\u00eb fjal\u00eb t\u00eb pista. \u00cbsht\u00eb dor\u00eb e fort\u00eb q\u00eb nuk dridhet kur t\u00eb ofrojn\u00eb pazarin e turpsh\u00ebm. Dhe shpesh, n\u00eb vendin ku turpi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mod\u00eb dhe arroganca \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb norm\u00eb, vlera paguan me vetmi dhe me varf\u00ebri.<\/p>\n<p>Po si ndodh q\u00eb antivlerat, si nj\u00eb band\u00eb e organizuar, duken gjithmon\u00eb m\u00eb t\u00eb forta se qytetari i ndersh\u00ebm? Sepse antivlerat nuk jan\u00eb thjesht njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebqij; ato jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb sistemi rekrutimi. Antivlera nuk pyet \u201csa di?\u201d, pyet \u201csa je i yni?\u201d. Nuk pyet \u201ca je i drejt\u00eb?\u201d, pyet \u201ca je i bindur?\u201d. Nuk pyet \u201ca ke nd\u00ebrgjegje?\u201d, pyet \u201ca e mban goj\u00ebn mbyllur?\u201d. K\u00ebshtu nd\u00ebrtohet nj\u00eb piramid\u00eb ku lart ngjitet jo m\u00eb i miri, por m\u00eb i p\u00ebrdorshmi; jo m\u00eb i ndershmi, por m\u00eb i shantazhueshmi; jo m\u00eb i afti, por m\u00eb i varuri.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse e shohim, her\u00eb pas here, nj\u00eb pamje t\u00eb dhimbshme q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet si mallkim: shefi me diplom\u00eb t\u00eb bler\u00eb, q\u00eb dhunon psikologjikisht specialistin ekselent. Ai nuk urren thjesht profesionistin; ai urren pasqyr\u00ebn q\u00eb i tregon boshll\u00ebkun e tij. Ai nuk urren thjesht merit\u00ebn; ai urren rrezikun q\u00eb meritokracia ia prish pazarin. Sepse meritokracia, n\u00eb nj\u00eb sistem antivlerash, nuk \u00ebsht\u00eb reform\u00eb; \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ekzistencial.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, qytetari i ndersh\u00ebm kupton se ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim t\u00eb madh: menduam se mjafton t\u00eb jetosh me nd\u00ebrgjegje dhe e mira do t\u00eb fitoj\u00eb vet\u00eb. Por shoq\u00ebria tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy skuadra, n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb ku e keqja organizohet, nd\u00ebrsa e mira t\u00ebrhiqet. Antivlerat jan\u00eb t\u00eb bashkuara nga interesa, nd\u00ebrsa vlerat jan\u00eb t\u00eb ndara nga modestia. Vlerat kan\u00eb forc\u00eb dhe nd\u00ebrgjegje, por antivlerat kan\u00eb rrjet dhe financa. Antivlerat kan\u00eb propagand\u00eb, q\u00eb i l\u00eb vlerat n\u00eb heshtje.<\/p>\n<p>Dhe heshtja, kur zgjat shum\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm virtyt. Kthehet n\u00eb nj\u00eb lloj dor\u00ebzimi t\u00eb ngadalt\u00eb. Sepse kur njeriu i ndersh\u00ebm nuk flet, hapet hap\u00ebsira q\u00eb t\u00eb flas\u00eb i pandershmi. Kur profesionisti i drejt\u00eb nuk del n\u00eb drit\u00eb, del p\u00ebrpara pseudo-profesionisti. Kur intelektuali i pavarur t\u00ebrhiqet \u201cp\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrlyer\u201d, hapet rruga p\u00ebr \u201cintelektualin\u201d q\u00eb lyen qerren e pushtetit dhe lahet e lyhet, kur vendi digjet.<\/p>\n<p>Elita morale ka em\u00ebr. \u00cbsht\u00eb mjeku q\u00eb nuk b\u00ebn pazarin me dhimbjen e t\u00eb s\u00ebmurit. \u00cbsht\u00eb m\u00ebsuesi q\u00eb nuk e shet not\u00ebn. \u00cbsht\u00eb gjykat\u00ebsi q\u00eb nuk e v\u00ebrtit ligjin sipas ofert\u00ebs s\u00eb \u201cMaliqit\u201d. \u00cbsht\u00eb punonj\u00ebsi i administrat\u00ebs q\u00eb nuk e trajton qytetarin si bankomat. \u00cbsht\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsi q\u00eb paguan taksat dhe nuk e shnd\u00ebrron biznesin n\u00eb lavatri\u00e7e. \u00cbsht\u00eb emigranti q\u00eb punon me djers\u00eb e nuk b\u00ebhet \u201cmodel suksesi\u201d me rrug\u00eb t\u00eb zeza. \u00cbsht\u00eb prindi q\u00eb i m\u00ebson f\u00ebmij\u00ebs: \u201cMos u b\u00ebj i famsh\u00ebm; b\u00ebhu i drejt\u00eb.\u201d \u00cbsht\u00eb studiuesi q\u00eb boton vepra shkencore ku theksohen vlerat komb\u00ebtare. Prokurori qe nuk fle mbi dosje krimi. <\/p>\n<p>Por kjo elit\u00eb morale ka nj\u00eb dob\u00ebsi: \u00ebsht\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb. Dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb, \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u shtypur nj\u00eb nga nj\u00eb. Kur je i vet\u00ebm, t\u00eb frik\u00ebsojn\u00eb. Kur je i vet\u00ebm, t\u00eb lodhin. Kur je i vet\u00ebm, t\u00eb v\u00ebn\u00eb damk\u00ebn \u201cnaiv\u201d. Kur je i vet\u00ebm, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndihesh si p\u00ebrjashtim. Nd\u00ebrsa antivlera, edhe kur \u00ebsht\u00eb e p\u00ebshtir\u00eb, e gjen m\u00ebnyr\u00ebn t\u00eb t\u00eb thot\u00eb: \u201cEja, se je nj\u00ebsoj si ne. Vet\u00ebm se s\u2019e ke kuptuar ende.\u201d<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb vendimtare: ta b\u00ebjm\u00eb elit\u00ebn morale t\u00eb dukshme. Jo p\u00ebr ta kthyer n\u00eb idhull, jo p\u00ebr ta shitur si propagand\u00eb, por p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb vendin q\u00eb meriton n\u00eb nd\u00ebrgjegjen publike. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb ndershm\u00ebris\u00eb. Ka nevoj\u00eb t\u00eb dij\u00eb ku jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb nuk i blen askush. Sepse kur nj\u00eb komb nuk i njeh njer\u00ebzit e mir\u00eb, fillon t\u2019i marr\u00eb p\u00ebr budallenj. Dhe kur fillon t\u2019i marr\u00eb p\u00ebr budallenj, ua l\u00eb timonin maskarenjve. Prandaj ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb revolucion moral, si shoq\u00ebri, si popull, si Komb.<\/p>\n<p>Ta b\u00ebsh vler\u00ebn t\u00eb dukshme do t\u00eb thot\u00eb ta tregosh n\u00eb histori konkrete: m\u00ebsuesi q\u00eb nuk pranoi t\u00eb firmos\u00eb nj\u00eb fars\u00eb; inxhinieri q\u00eb refuzoi t\u00eb v\u00ebr\u00eb firm\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfunduar; gazetari q\u00eb s\u2019e shiti lajmin; studenti q\u00eb s\u2019u b\u00eb pjes\u00eb e kopjimit masiv; n\u00ebna q\u00eb e rriti f\u00ebmij\u00ebn me dinjitet, edhe kur \u201ct\u00eb tjer\u00ebt b\u00ebnin para\u201d me rrug\u00eb t\u00eb shkurtra. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebto histori si m\u00ebsim shoq\u00ebror. Sepse vlera riprodhohet kur shoq\u00ebria e shp\u00ebrblen moralisht, e jo kur e tall.<\/p>\n<p>Revolucioni moral fillon kur vlerat fillojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb rrjetin e tyre, si nj\u00eb komunitet i nd\u00ebrgjegjes: njer\u00ebz q\u00eb e gjejn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, q\u00eb i japin dor\u00ebn nj\u00ebri-tjetrit, q\u00eb e mbrojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin publikisht kur sulmohen. Sepse sot sulmi ndaj njeriut t\u00eb ndersh\u00ebm b\u00ebhet me nj\u00eb metod\u00eb t\u00eb ul\u00ebt: izolim, shpifje, tallje, lin\u00e7im mediatik, p\u00ebr ta detyruar t\u00eb t\u00ebrhiqet. Kur shoq\u00ebria nuk reagon, antivlera merr mesazhin: \u201cKy vend s\u2019ka roje. Ky vend \u00ebsht\u00eb i pambrojtur.\u201d Kur shoq\u00ebria reagon, antivlera merr nj\u00eb tjet\u00ebr mesazh: \u201cKy vend ka shtyll\u00eb kurrizore.\u201d<\/p>\n<p>Ka nga ata q\u00eb, sa her\u00eb flasim p\u00ebr vlera, qeshin me ciniz\u00ebm. \u201cVlerat nuk e mbushin frigoriferin,\u201d thon\u00eb. Po kush e zbraz frigoriferin? Kush e zbraz ark\u00ebn publike? Kush e zbraz universitetin? Kush e zbraz fshatin? Kush e zbrazi Shqip\u00ebrin\u00eb? E zbraz antivlera. E zbraz korrupsioni. E zbraz paaft\u00ebsia e rrethuar me diploma letre. E zbraz frika e imponuar mbi njer\u00ebzit e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb mos dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb e v\u00ebrteta. Vlerat jan\u00eb ekonomia e shpirtit, por edhe e shtetit. Pa to, edhe kur duket sikur \u201cqarkullojn\u00eb para\u201d, qarkullon vet\u00ebm kalb\u00ebzim\u2014at\u00eb kalb\u00ebzim q\u00eb e shohim n\u00eb kulla t\u00eb larta me \u00e7mime t\u00eb kripura, me luks t\u00eb brendsh\u00ebm, dhe me llum q\u00eb derdhet jasht\u00eb, n\u00eb Lan\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb t\u00eb ngrem\u00eb nj\u00eb elit\u00eb morale si standard. Nj\u00eb shoq\u00ebri nuk shp\u00ebtohet nga nj\u00eb njeri; shp\u00ebtohet nga nj\u00eb kultur\u00eb. Dhe kultura fillon nga nj\u00eb vendim i brendsh\u00ebm: t\u00eb mos e pranojm\u00eb antivler\u00ebn si normalitet. Ta quajm\u00eb me em\u00ebr. Ta refuzojm\u00eb. Dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ta nderojm\u00eb vler\u00ebn: ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb dukshme, ta mbrojm\u00eb, ta ngrem\u00eb, ta shp\u00ebrndajm\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb e varf\u00ebr nga njer\u00ebzit e mir\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e lodhur nga padukshm\u00ebria e tyre. Dhe dita q\u00eb ne i b\u00ebjm\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb dita q\u00eb antivlerat fillojn\u00eb t\u00eb humbasin frik\u00ebn q\u00eb mbajn\u00eb mbi ne.<\/p>\n<p>Perparim Gjeka<br \/>\n22 shkurt 2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb ky vend mbahet ende n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, me gjith\u00eb abuzimet q\u00eb i ndodhin p\u00ebrdit\u00eb nga politika? P\u00ebrgjigjja gjendet te ajo shtyll\u00eb kurrizore e fort\u00eb njer\u00ebzish q\u00eb nuk i gjen n\u00ebp\u00ebr ekrane, nuk i gjen n\u00eb \u201crrethe miqsh\u201d t\u00eb pushtetit, nuk i gjen n\u00eb fotografi me shtr\u00ebngime duarsh dhe buz\u00ebqeshje t\u00eb rreme. I [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":95608,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-95607","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95607","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95607"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95607\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":95609,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95607\/revisions\/95609"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95607"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95607"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95607"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}