{"id":95555,"date":"2026-02-19T16:25:39","date_gmt":"2026-02-19T16:25:39","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=95555"},"modified":"2026-02-19T16:25:39","modified_gmt":"2026-02-19T16:25:39","slug":"irena-beqiraj-kapja-e-shtetit-edhe-elitat-shpirtshitura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/02\/19\/irena-beqiraj-kapja-e-shtetit-edhe-elitat-shpirtshitura\/","title":{"rendered":"Irena Beqiraj\/ Kapja e shtetit edhe elitat shpirtshitura !"},"content":{"rendered":"<p> Shumica e njer\u00ebzve mendojn\u00eb se korrupsioni ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb politikan q\u00eb merr ryshfet, ose nj\u00eb zyrtar publik q\u00eb p\u00ebrvet\u00ebson para. Por ka nj\u00eb form\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb korrupsionit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kapja e shtetit .<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa  korrupsioni i zakonsh\u00ebm administrativ thyen rregullat, kur ndodh kapja e shtetit, korrupsioni i rishkruan ato. Kapja e shtetit \u00ebsht\u00eb faza kur oligark\u00ebt, kompanit\u00eb, rrjetet kriminale e shnd\u00ebrrojn\u00eb makinerin\u00eb e demokracis\u00eb n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr pasurimin dhe pushtetin e tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb teknikisht tentohet q\u00eb aktivitetet korruptive t\u00eb mbrohen me ligj, edhe qeveria nga nj\u00eb qeveri \u201cp\u00ebr popullin\u201d t\u00eb transformohet n\u00eb nj\u00eb kompani q\u00eb synon maksimizimin e  fitimit. N\u00eb kushtet kur korrupsioni rishkruan ligjet , qarkullimi i paras\u00eb b\u00ebhet nevoj\u00eb edhe braktisja e t\u00eb mir\u00ebs publike domosdoshm\u00ebri . <\/p>\n<p>N\u00eb shtetin e kapur menaxhimi i pron\u00ebs publike riorganizohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb shfryt\u00ebzimi i pron\u00ebs publike t\u00eb kanalizohet vet\u00ebm n\u00eb disa duar duke anashkaluar rregullat e transparenc\u00ebs edhe llogaridh\u00ebnies. Vet\u00ebm vitet e fundit  kemi p\u00ebrjetuar me 10 &#8211; ra raste ku  pa gar\u00eb, pa transparenc\u00eb,  e pa llogaridh\u00ebnie , Korporata e Investimeve  ka vepruar si nj\u00eb instrument p\u00ebrqendrimi edhe p\u00ebrvet\u00ebsimi sistematik i aseteve publike. <\/p>\n<p>N\u00eb shtetin e kapur,  ligji p\u00ebrdoret si instrument nxit\u00ebs i nj\u00ebansh\u00ebm p\u00ebr transferimin e pron\u00ebs pa pro\u00e7edura garuese e pa transparenc\u00eb nga publiku edhe qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb tek nj\u00eb grup i caktuar kompanish q\u00eb jo fare \u00e7udit\u00ebrisht jan\u00eb edhe p\u00ebrfitues t\u00eb kontratave t\u00eb tjera publike. <\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2015  me an\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb Investimeve Strategjike qeveria ka trasferuar tek investitor\u00ebt strategjik\u00eb mbi 5.8 km\u00b2 tok\u00eb bujq\u00ebsore dhe truall kryesisht n\u00eb zon\u00ebn e \u00e7muar bregdetare jugore, p\u00ebrmes kontratave t\u00eb qiras\u00eb 1 euro ( pa p\u00ebrfshir\u00eb  Sazanit dhe Zv\u00ebrnecin ).   Po me ligj \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar edhe m\u00eb r\u00ebnd\u00eb  prona private e qytetar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb duke trasferuar at\u00eb me vlera qesharake n\u00eb duar t\u00eb oligark\u00ebve. Prsh,  me an\u00eb t\u00eb  ligjit t\u00eb miratuar p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2020 \u201cP\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb zonave bregdetare\u201d qeveria u ka hequr pronar\u00ebve t\u00eb tokave n\u00eb bregdet t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr shitjen apo zhvillimin e lir\u00eb t\u00eb tokave t\u00eb tyre duke i dh\u00ebn\u00eb shtetit t\u00eb drejt\u00ebn e parablerjes t\u00eb \u00e7do toke private n\u00eb bregdet ose duke i detyruar pronar\u00ebt q\u00eb zhvillimi i tyre mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm me kontrata PPP ose si investim strategjik. <\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb shetin e kapur shtremb\u00ebrimi i pro\u00e7edurave t\u00eb prokurimit kryhet leht\u00ebsisht me an\u00eb  t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore (NSH) t\u00eb cilat p\u00ebrdoren si instrument p\u00ebr t\u00eb forcuar lidhjet midis politikan\u00ebve dhe aktor\u00ebve privat\u00eb, duke sh\u00ebrbyer si mjete p\u00ebr legjitimimin e korrupsionit . Shembuj ekselent  t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb trasferuar prona dhe para publike pa pro\u00e7edur\u00eb  tek privati jan\u00eb Kayo edhe rrjeti i kompanive t\u00eb krijuara n\u00ebn t\u00eb , iniciativa  p\u00ebr transferimin e aktivitetit t\u00eb AKSHIT tek nj\u00eb kompani treg\u00ebtare me pjes\u00ebmarrje shtet\u00ebrore ,  apo AIR ALBANIA e falimentuar tani m\u00eb .<\/p>\n<p> Nd\u00ebrsa treguesi p\u00ebrfundimtar i kapjes s\u00eb shtetit \u00ebsht\u00eb \u00e7montimi i q\u00ebllimsh\u00ebm i mekanizmave q\u00eb i mbajn\u00eb zyrtar\u00ebt publik\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr menaxhimin e aseteve shtet\u00ebrore. Kjo p\u00ebrfshin dob\u00ebsimin e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb  dhe gjyq\u00ebsorit. <\/p>\n<p>Kapja e shtetit \u00ebsht\u00eb mutacioni m\u00eb i rreziksh\u00ebm i korrupsionit: aty korrupsioni  qeveris, korrupsioni legjitimon,  korrupsioni blen heshtjen . Sa m\u00eb shum\u00eb konsolidohet kapja e shtetit aq m\u00eb shum\u00eb d\u00ebmet jan\u00eb t\u00eb pakthyeshme , dhe reformat kthehen  thjesht n\u00eb morfin\u00eb q\u00eb qet\u00ebson dhimbjet e degradimit . <\/p>\n<p>Por le t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb ,  kapja e shtetit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vep\u00ebr e individit q\u00eb drejton shtetin , n\u00eb fakt jan\u00eb elitat me veprimet ose mos veprimet e tyre  mund\u00ebsuesit kryesor\u00eb t\u00eb kapjes s\u00eb shtetit .<\/p>\n<p>P\u00ebrtej mercenar\u00ebve partiak\u00eb t\u00eb Kuvendit , t\u00eb cil\u00ebt \u00e7ertifikojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb kapjen e shtetit,  jan\u00eb gjykat\u00ebsit , ekonomist\u00ebt , pedagog\u00ebt e universiteteve,   analist\u00ebt , gazetar\u00ebt ekspert\u00ebt ,emisionet televizive t\u00eb dedikuara,  q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb edhe shp\u00ebrndajn\u00eb  narrativat q\u00eb justifikojn\u00eb veprimet e kapjes s\u00eb shtetit . Jan\u00eb at\u00eb q\u00eb ofrojn\u00eb n\u00eb opinionin publik  korniz\u00ebn  ideologjike q\u00eb justifikon &#8220;p\u00ebrdorimin&#8221; e institucioneve shtet\u00ebrore p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer interesave t\u00eb ngushta.<\/p>\n<p> Po ashtu q\u00eb aktivitetet korruptive t\u00eb duken t\u00eb ligjshme,  nuk mjafton Taulanti , Ulsiu, Zeqineja , Sara , Zamira , apo edhe Bajram Bega,  nevojitet p\u00ebrfshirja e avokat\u00ebve, ekspert\u00ebve t\u00eb politikave  konsulent\u00ebve p\u00ebr t\u00eb hartuar legjislacione politika ose transaksione q\u00eb favorizojn\u00eb interesa specifike.  E pra jan\u00eb elitat  t\u00eb cil\u00ebt hartojn\u00eb  korniza komplekse, n\u00eb dukje ligjore, q\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb transferimin e burimeve publike n\u00eb duar private.<br \/>\nSikurse ishin ekspert\u00eb ato q\u00eb u rekrutuan p\u00ebr t\u00eb mbushur  komisionin parlamentar antikorrupsion  duke  siguruar legjitimin e tij edhe duke maskuar  q\u00ebllimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tij. <\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm nga aft\u00ebsit\u00eb djall\u00ebzore individuale t\u00eb kryeministrit  edhe as vet\u00ebm p\u00ebr paaft\u00ebsin\u00eb e opozit\u00ebs p\u00ebr t&#8217;u bashkuar n\u00eb nj\u00eb front  , por edhe p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen aktive t\u00eb nj\u00eb armate elitare shpirtshitur n\u00eb kapjen e shtetit,   zgjedhjet jan\u00eb kthyer n\u00eb rituale boshe,  dhe shqiptar\u00ebt e gjejn\u00eb veten duke jetuar n\u00eb nj\u00eb shtet q\u00eb duken si demokraci n\u00eb let\u00ebr, por n\u00eb realitet  funksionon si kartel. <\/p>\n<p>Shteti i kapur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje midis vullnetit publik dhe pushtetit politik, nj\u00eb p\u00ebrplasje q\u00eb nuk mund t\u00eb injorohet, edhe nuk mund t\u00eb minimizohet n\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb thjesht partiake .<br \/>\nP\u00ebr t&#8217;i shp\u00ebtuar pushtimit nga t\u00eb korruptuarit  p\u00ebrtej nj\u00eb opozit\u00eb  partiake q\u00eb synon t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr vullnet publik, p\u00ebr nj\u00eb elit\u00eb intelektuale civile e cila  \u00ebsht\u00eb aktive edhe e gatshme t\u00eb mbroj\u00eb me njohuri, besim edhe guxim , nevoj\u00ebn e demokracis\u00eb p\u00ebr mir\u00ebqeverisje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica e njer\u00ebzve mendojn\u00eb se korrupsioni ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb politikan q\u00eb merr ryshfet, ose nj\u00eb zyrtar publik q\u00eb p\u00ebrvet\u00ebson para. Por ka nj\u00eb form\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb korrupsionit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kapja e shtetit . Nd\u00ebrsa korrupsioni i zakonsh\u00ebm administrativ thyen rregullat, kur ndodh kapja e shtetit, korrupsioni i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":95556,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-95555","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95555"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95555\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":95557,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95555\/revisions\/95557"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}