{"id":9553,"date":"2022-07-16T06:44:59","date_gmt":"2022-07-16T06:44:59","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=9553"},"modified":"2022-07-16T06:44:59","modified_gmt":"2022-07-16T06:44:59","slug":"rasputini-antikrisht-apo-murgu-i-denuar-me-pavdekesi-sekreti-i-rrezimit-te-carit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/07\/16\/rasputini-antikrisht-apo-murgu-i-denuar-me-pavdekesi-sekreti-i-rrezimit-te-carit\/","title":{"rendered":"Rasputini, Antikrisht apo Murgu i d\u00ebnuar me pavdek\u00ebsi ? Sekreti i rr\u00ebzimit t\u00eb Carit"},"content":{"rendered":"<p>Pak personazhe kan\u00eb qen\u00eb aq t\u00eb demonizuar sa prifti rus Grigori Efimovi\u00e7 Rasputin.<br \/>\nE v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se q\u00eb nga 1906, vit kur mb\u00ebrriti n\u00eb Sh\u00ebn Peterburg dhe deri n\u00eb 1916, vit kur u vra, ai i pati t\u00eb gjitha, fam\u00ebn, fuqin\u00eb, parat\u00eb, influenc\u00ebn, relacionet politike, dashurie, miq dhe armiq. <\/p>\n<p>P\u00ebr simpatizant\u00ebt e mbret\u00ebris\u00eb ai ishte shkaktari i d\u00ebshtimit t\u00eb familjes mbret\u00ebrore, partit\u00eb politike opozitare t\u00eb regjimit mendonin q\u00eb figura e tij simbolizonte goditjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb dhe shikonin n\u00eb figur\u00ebn e tij, t\u00eb shumt\u00ebn e shkeljeve dhe defekteve t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb. <\/p>\n<p>P\u00ebr kish\u00ebn ishte nj\u00eb aventurier me fat q\u00eb falsiteti dhe hilet e tij e kishin ngritur me sukses n\u00eb nj\u00eb stad pushteti q\u00eb e b\u00ebnte t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr hierarkin\u00eb kishtare ortodokse. <\/p>\n<p>Funksionar\u00ebt i trembeshin dhe ushtarak\u00ebt e p\u00ebr\u00e7monin. P\u00ebr popullin e zakonsh\u00ebm ishte nj\u00eb zuzar me fat q\u00eb e urrenin p\u00ebr ecurin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij dhe p\u00ebr zbulimin e b\u00ebmave t\u00eb tij amatore. <\/p>\n<p>Kush ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Rasputin?<br \/>\nKush ishte jeta e tij derisa mb\u00ebrrin n\u00eb Sh\u00ebn Peterburg n\u00eb vitin 1906 dhe kush ishte dimensioni i pushtetit t\u00eb tij n\u00eb vitet m\u00eb von\u00eb deri n\u00eb vdekjen e tij? <\/p>\n<p>Rasputin ishte nj\u00eb murg q\u00eb i p\u00eblqente t\u00eb k\u00ebrcente n\u00eb kampet e rom\u00ebve, ku b\u00ebnte orgji, dhe dritat e zjarreve p\u00ebrziheshin me klithjet e rom\u00ebve. Kishte nj\u00eb fuqi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme sa q\u00eb rrinte n\u00eb k\u00ebto festa e orgji 4 dit\u00eb pa gjum\u00eb, vet\u00ebm pije, k\u00ebrcim dhe seks. Kishte sy blu q\u00eb t\u00eb hipnotizonin me nj\u00eb drit\u00eb djalli. Ishte nj\u00eb burr\u00eb me lart\u00ebsi mesatare me kompleksin e dob\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nMagnetizmi i tij personal ishte i pap\u00ebrballuesh\u00ebm. Kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij nuk u la. Trupi i tij vinte nj\u00eb er\u00eb q\u00eb e b\u00ebnte t\u00eb identifikohej menj\u00ebher\u00eb prania e tij. <\/p>\n<p>Hante me duar, me t\u00eb cilat me nj\u00eb prekje sh\u00ebronte. Magnetizmi i tij b\u00ebnte femrat e \u00e7do lloj moshe dhe rangu t\u00eb binin n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e tij nga dashuria. Rasputin merrte \u00e7far\u00eb donte fal\u00eb pushtetit t\u00eb shikimit t\u00eb tij. Femra, seks, para dhe dhun\u00eb p\u00ebrziheshin nj\u00ebsoj n\u00eb jet\u00ebn e tij fetare. Nuk diskutohet q\u00eb prifti kishte aft\u00ebsi sh\u00ebrimi. Ekzistojn\u00eb b\u00ebma rreth tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe nuk ka dyshime. <\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb takohet edhe llogjika shkencore n\u00eb keshillat e tij q\u00eb i j\u00ebp Caresh\u00ebs p\u00ebr hemofilin\u00eb e djalit t\u00eb saj, kur i k\u00ebrkonte ndihm\u00eb gjat\u00eb krizave t\u00eb Alexit (djali i Carit). Gruaja e Carit nuk kishte dyshime q\u00eb \u201cmiku i saj i dashur\u201d ishte i d\u00ebrguar i Zotit p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar rac\u00ebn e Romanov\u00ebve nga rreziqet brenda dhe jasht\u00eb Rusis\u00eb. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet mikeshave t\u00eb tij, princeshave s\u00eb Malit t\u00eb Zi, Milica dhe Anastasies, t\u00eb njohura n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb magjistar\u00ebve dhe shenjtve, u krijua bindja q\u00eb Rasputin arriti t\u00eb krijoj\u00eb prestigjin si profet sh\u00ebrues.<br \/>\nN\u00eb 15 tetor 1906 NIkolai II dhe familja e tij e mor\u00ebn n\u00eb pallatin mbret\u00ebror. <\/p>\n<p>Goditja personale q\u00eb shkaktonte siberiani arriti deri aty saq\u00eb Cari shkroi n\u00eb ditarin e tij \u201cSot kam njohur nj\u00eb njeri te Zotit&#8221;.<br \/>\nKy \u201cnjeriu i Zotit\u201d kishte filluar t\u00eb ushtronte fuqit\u00eb e tij q\u00eb kur kishte qene adoleshent, duke kuruar kuajt n\u00eb fshatin e tij t\u00eb lindjes.<br \/>\nAi ishte nj\u00eb vizitues i rregullt i manastireve dhe kishave dhe ndjente nj\u00eb admirim special p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb populli i quante njer\u00ebz t\u00eb shenjt\u00eb. <\/p>\n<p>Vdekja e shpejt\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb tij dhe pak m\u00eb von\u00eb e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij lan\u00eb tek ai dy vraga t\u00eb thella plag\u00ebsh q\u00eb e b\u00ebn\u00eb t\u00eb zgjedhi perfundimisht rrug\u00ebn e kish\u00ebs. Brenda ortodoksis\u00eb temperamenti i tij i fort\u00eb e b\u00ebri q\u00eb t\u00eb aderoj\u00eb n\u00eb sektin klisty. <\/p>\n<p>Rasputin martohet me nj\u00eb grua 4 vjet m\u00eb t\u00eb madhe se veten. N\u00eb martes\u00eb humbasin f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb. I d\u00ebshp\u00ebruar dhe me probleme t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb kish\u00eb ngaq\u00eb i p\u00ebrkiste sektit klisty, vendosi t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb pelegrinazh n\u00eb vende t\u00eb shenjta si Jeruzalem dhe Malin Athos, duke vizituar manastiret dhe kuvendet. <\/p>\n<p>Tre vjet me von\u00eb kthehet.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr njeri.<br \/>\nViziton manastiret dhe vende te shenjta dhe pavar\u00ebsisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb analfabet flet si nj\u00eb njeri shum\u00eb i ditur. Epror\u00ebt e tij habiten dhe vendosin ta rekomandojn\u00eb n\u00eb sferat m\u00eb t\u00eb larta. Realizon udhetimin e par\u00eb n\u00eb Sh\u00ebn Pet\u00ebrburg ne vitin 1903. <\/p>\n<p>Por nuk mund te ndryshoje zakonet e tij. I pelqenin festat e mbi t\u00eb gjtha festat e rom\u00ebve, muzika, vera.<br \/>\nKishte shum\u00eb sukses me femrat e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb lart\u00eb. <\/p>\n<p>Caresha Alexandra ishte adhurusja e tij q\u00eb mbas p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb djalit t\u00eb saj.<br \/>\nRasputin e shfryt\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb dhe d\u00ebshirat e tij b\u00ebheshin urdh\u00ebr.<br \/>\nAi filloi t\u00eb njihej n\u00eb nj\u00eb rang me ministrat dhe pse nuk kishte asnj\u00eb titull ushtarak.<br \/>\nGj\u00ebrat filluan t\u00eb beheshin t\u00eb zeza p\u00ebr Carin. <\/p>\n<p>Rasputin n\u00eb qender t\u00eb adhuruesve t\u00eb tij <\/p>\n<p>Ndodhi nje revolucion politik ku baza propozoi dhe krijoi nje lloj kongresi popullor te quajtur Duma.<br \/>\nCarit po i limitoheshin aft\u00ebsit\u00eb e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kongres, k\u00ebto ishin shenjat e para t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb regjimit carist.<br \/>\nE n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb vendi u p\u00ebrfshi n\u00eb Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore.<br \/>\nCari, q\u00eb nuk ishte nj\u00eb njeri i arm\u00ebve, vendosi t\u00eb vihet n\u00eb drejtim t\u00eb ushtrive t\u00eb tij si Shefi Suprem.<br \/>\nKjo i b\u00ebri mir\u00eb q\u00eb ti ikte presionit t\u00eb popullit q\u00eb dite p\u00ebr dit\u00eb filloi t\u00eb merrte liri m\u00eb shum\u00eb n\u00eb saj t\u00eb Dum\u00ebs. <\/p>\n<p>Me daljen e Carit n\u00eb front t\u00eb luft\u00ebs fuqia i ngeli caresh\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb thoshte praktikisht pushtet n\u00eb duart e Rasputin.<br \/>\nPati shum\u00eb kund\u00ebrshtime sepse fisnik\u00ebria nuk mund t\u00eb pranonte pushtetin e palimituar t\u00eb \u201cAnti Krishtit\u201d si\u00e7 e quanin.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb u planifikua atentati i par\u00eb kund\u00ebr tij.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim jasht\u00eb Sh\u00ebn Pet\u00ebrburgut, nj\u00eb fshatare rr\u00ebmben nj\u00eb thike dhe ja ngul thell\u00eb ne stomak dhe filloi t\u00eb b\u00ebrtas\u00eb<br \/>\n\u201dKam vrar\u00eb Anti Krishtin\u201d, por g\u00ebzoi para kohe.<br \/>\nDhe pse me nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb tmerrshme, nga e cila rridhte shum\u00eb gjak, Rasputin mori nj\u00eb dru dhe e goditi gruan duke e l\u00ebn\u00eb pa ndjenja. <\/p>\n<p>U duk si nj\u00eb incident i rast\u00ebsish\u00ebm, por u v\u00ebrtetua q\u00eb gruaja fshatare mori nj\u00eb pages\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<br \/>\nAi vazhdoi udh\u00ebtimin e tij ditor duke e lidhur plag\u00ebn me rroba sa p\u00ebr t\u00eb mos lejuar hemoragjin\u00eb.<br \/>\nU kthye n\u00eb Sh\u00ebn Pet\u00ebrburg dhe u kurua. <\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb filloi t\u00eb flitej p\u00ebr nj\u00eb \u201cpakt me Djallin \u201c. Mbasi kaloi atentatin, Rasputini, duke p\u00ebrdorur fuqit\u00eb e tij parashikuese i shkruan Carit n\u00eb luft\u00eb: \u201dNdiej q\u00eb do vdes me shpejt se 1 janari\u2026. nqs do vritem nga plebejt dhe pik\u00ebrisht nga v\u00ebllez\u00ebrit e mi, fshatar\u00ebt rus\u00eb, nga asgj\u00eb mos u tremb \u2026. froni jot do rroj\u00eb 100 vjet dhe djali jot do jet\u00eb Cari tjet\u00ebr i Rusis\u00eb.<br \/>\nPor nqs vras\u00ebsit e mi do t\u00eb jen\u00eb fisnik, gjaku im do t\u00eb shfaqet n\u00eb duart e tyre p\u00ebr 25 vjet.<br \/>\nDuhet te braktisin Rusin\u00eb, vellezrit do grinden me njeri \u2013 tjetrin, urrejtja do ndaj\u00eb familjet dhe vendi do ngelet pa fisnik\u00ebri dhe mbret\u00ebri \u2026\u201d.<br \/>\nPo k\u00ebto fjal\u00eb ja tha edhe Caresh\u00ebs, s\u00eb cil\u00ebs i theksoi se mbas vrasjes s\u00eb tij, mbret\u00ebria e saj nuk do duronte 6 muaj. <\/p>\n<p>Midis fisnik\u00ebve, q\u00eb planifikuan vrasjen e tij ishte dhe princi Yussopov. Njihej prej t\u00eb gjith\u00ebve dashuria q\u00eb Rasputin kishte p\u00ebr gruan e Yussopovit , princesh\u00ebn Irina.<br \/>\nDuke u bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt, than\u00eb ta ftonin n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e princit.<br \/>\nData ishte 29 dhjetor 1916. Rasputin pranoi t\u00eb vinte n\u00eb fest\u00eb duke pasur vet\u00ebm nj\u00eb qellim ne kok\u00eb, t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr vete princesh\u00ebn. <\/p>\n<p>Ishte mesnat\u00eb, kur<br \/>\narriti n\u00eb pallat. E drejtuan tek nj\u00eb sallon, me pretekstin, se ishte i pari i ftuar q\u00eb kishte ardhur. N\u00eb realitet nuk kishte t\u00eb ftuar t\u00eb tjer\u00eb. Aty Rasputin priti duke pir\u00eb nj\u00eb got\u00eb vere dhe duke ngr\u00ebn\u00eb \u00ebmb\u00eblsira, pa e ditur q\u00eb pija dhe \u00ebmb\u00eblsirat kishin aq cianur sa ta vrisnin pothuaj menj\u00ebher\u00eb. Komplotist\u00ebt f\u00ebrkonin duart n\u00eb sallonin tjet\u00ebr.<br \/>\nPrit\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se gjys\u00ebm ore dhe Princi Yussopov u ul n\u00eb sallon, i bindur se Rasputin kishte vdekur. <\/p>\n<p>Goditja e tij ishte e madhe kur e pa shendosh e mir\u00eb duke k\u00ebrkuar prap\u00eb ver\u00eb.<br \/>\nPrinci dha urdh\u00ebr ti sh\u00ebrbenin ver\u00eb dhe u ngjit lart i tmerruar duke duke informuar se \u201dRasputin ishte i pavdeksh\u00ebm, sepse as helmi nuk kishte efekt mbi t\u00eb \u201d.<br \/>\nMes fisnikeve filloi nj\u00eb moment paniku.<br \/>\nDuka Purishkevic ishte i pari q\u00eb reagoi. <\/p>\n<p>\u2013 Shko dhe vrite \u2013 i tha princit Yussopov. <\/p>\n<p>Dhe princi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb zbret n\u00eb sallonin ku ishte Rasputin dhe e gjen p\u00ebrs\u00ebri duke pir\u00eb ver\u00eb. Syt\u00eb e Rasputin ishin m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer dhe me forc\u00eb magnetike si asnj\u00ebher\u00eb. <\/p>\n<p>M\u00eb duket se duhet t\u00eb m\u00eb thuash di\u00e7ka\u2013i tha ai, kur syt\u00eb u takuan me ata t\u00eb princit. <\/p>\n<p>Princi u drodh nga koka n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe i tha: Shiko tek ai muri Rasputin !<br \/>\nRasputin kthen kok\u00ebn dhe princi i tmerruar e q\u00ebllon me revolver tre her\u00eb n\u00eb trup.<br \/>\nMurgu bie n\u00eb dysheme, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb i vdekur.<br \/>\nKomplotist\u00ebt dol\u00ebn q\u00eb t\u00eb festonin fitoren.<br \/>\nThirr\u00ebn nj\u00eb mjek me shpejt\u00ebsi q\u00eb t\u00eb vertetonte vdekjen e Murgut te \u00c7mendur.<br \/>\nEshte klinikisht i vdekur \u2013 tha mjeku, por k\u00ebnga e fitores prap\u00eb ishte e shpejtuar. Fisnik\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mjeku u largua nga pallati, vendos\u00ebn t\u00eb benin nj\u00eb orgji alkolike n\u00eb sallon bashk\u00eb me kufomen.<br \/>\nPrit\u00ebn deri n\u00eb or\u00ebn 3 t\u00eb m\u00ebngjesit , or\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mendonin t\u00eb hidhnin kufom\u00ebn n\u00eb lumin Neva.<br \/>\nSi mund t\u00eb reagonin fisnik\u00ebt, kur pan\u00eb q\u00eb Rasputin u ngrit nga dyshemeja totalisht i gjakosur, por i gjall\u00eb.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb ja dhan\u00eb vrapit, vet\u00ebm Yusoopov mbeti i paralizuar nga frika \u2026. nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Rasputin po ecte derisa t\u00eb arrinte tek nj\u00eb uniform\u00eb ushtarake n\u00eb manekin p\u00ebr tu mbajtur.<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb princi vrapoi shkall\u00ebve duke b\u00ebrtitur nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Rasputin filloi ta ndiqte duke qeshur dhe i gjakosur me duart e ngritura si nj\u00eb shtrig\u00eb. <\/p>\n<p>Princi mbylli der\u00ebn e sallonit ku Rasputin nguli duart si kthetra djalli. Fisnik\u00ebt e tjer\u00eb u kthyen n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb shokut t\u00eb tyre duke e \u00e7ekuilibruar Rasputinin dhe duke e goditur.<br \/>\nRasputin bie n\u00eb shesh mbas nj\u00eb goditjeje tjet\u00ebr n\u00eb kok\u00eb nga Purishkevic.<br \/>\nNuk u mjaftuan me k\u00ebt\u00eb, por lajm\u00ebruan dy ushtar\u00eb, q\u00eb me hekura i thyen t\u00eb gjitha kockat. <\/p>\n<p>M\u00eb pas e mor\u00ebn t\u00eb gjakosurin e zhvesh\u00ebn dhe e t\u00ebrhoq\u00ebn zvarr\u00eb deri tek lumi p\u00ebr ta hedhur.<br \/>\nAty zbuluan se Rasputin ende merrte frym\u00eb. \u201cKy njeri nuk mund t\u00eb vdes \u201d filluan t\u00eb p\u00ebshp\u00ebrisnin midis tyre ushtar\u00ebt.<br \/>\nVet\u00ebm prania e superior\u00ebve t\u00eb tyre i b\u00ebn q\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcenin tmerrin.<br \/>\nHap\u00ebn nj\u00eb t\u00eb \u00e7ar\u00eb n\u00eb akullin e lumit dhe atje e fut\u00ebn murgun. <\/p>\n<p>Trupi i tij u gjet mbas dy dit\u00ebsh . U gjet me nj\u00eb krah jasht\u00eb t\u00eb \u00e7ar\u00ebs dhe me gishtat e bashkuar q\u00eb formonin nj\u00eb gjest bekimi. <\/p>\n<p>Rasputin u varros me t\u00eb gjitha nderet nga Caresha Aleksandra, q\u00eb ndihej e pangush\u00ebllueshme. <\/p>\n<p>Fati i keq filloi t\u00eb bjer\u00eb mbi fisnik\u00ebrin\u00eb dhe sht\u00ebpin\u00eb mbret\u00ebrore pas vdekjes s\u00eb tij. \u00c7do gj\u00eb ndodhi si\u00e7 ai e kishte parashikuar.<br \/>\nRevolucioni eleminoi familjen e Carit n\u00eb tetor 1917, fisniket u vran\u00eb nga turmat.<br \/>\nAta pak q\u00eb shp\u00ebtuan me largimin e tyre nga Rusia nuk b\u00ebn\u00eb asgj\u00eb vet\u00ebm se konfirmuan profecin\u00eb e Murgut, q\u00eb nuk mund t\u00eb vdiste, mallkimin q\u00eb ai la t\u00eb bjer\u00eb mbi ta <\/p>\n<p>\u2026. \u201d Fisnik\u00ebria do zhduket nga Rusia\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pak personazhe kan\u00eb qen\u00eb aq t\u00eb demonizuar sa prifti rus Grigori Efimovi\u00e7 Rasputin. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se q\u00eb nga 1906, vit kur mb\u00ebrriti n\u00eb Sh\u00ebn Peterburg dhe deri n\u00eb 1916, vit kur u vra, ai i pati t\u00eb gjitha, fam\u00ebn, fuqin\u00eb, parat\u00eb, influenc\u00ebn, relacionet politike, dashurie, miq dhe armiq. P\u00ebr simpatizant\u00ebt e mbret\u00ebris\u00eb ai ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":9554,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9553","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kulture"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9553","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9553"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9553\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9555,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9553\/revisions\/9555"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9554"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9553"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9553"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9553"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}