{"id":95007,"date":"2026-01-19T09:18:36","date_gmt":"2026-01-19T09:18:36","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=95007"},"modified":"2026-01-19T09:18:36","modified_gmt":"2026-01-19T09:18:36","slug":"kastriot-fetahu-festa-e-shqiptareve-ne-vater","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/01\/19\/kastriot-fetahu-festa-e-shqiptareve-ne-vater\/","title":{"rendered":"Kastriot Fetahu\/ FESTA E SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb VAT\u00cbR"},"content":{"rendered":"<p>Ese<\/p>\n<p>Mark Tuen thot\u00eb se \u201cfjala pothuaj e duhur me t\u00eb duhur\u00ebn jan\u00eb si xix\u00ebllonja me rrufen\u00eb\u201d.<br \/>\nDo ta korrigjoja Mark Tuenin n\u00eb nj\u00eb analogji me fjal\u00ebt Vatra dhe Atdheu, q\u00eb nuk jan\u00eb si n\u00eb aforizm\u00ebn e tij.<br \/>\nN\u00eb takimin festiv t\u00eb dyvjetorit t\u00eb \u201cVatra Boston\u201d, n\u00eb qytetin Beverly, ishte i gjith\u00eb Atdheu, q\u00eb nga shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, nga Mali i Zi e deri n\u00eb \u00c7am\u00ebri.<\/p>\n<p>Qyteti Beverly m\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje adoleshenc\u00ebn, kur ndiqja RAI-n n\u00eb serialin e famsh\u00ebm \u201cBeverly Hills\u201d, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb Per\u00ebndimit dhe liris\u00eb.<br \/>\nKalifornia, si nj\u00eb planet tjet\u00ebr p\u00ebr mua at\u00ebher\u00eb\u2026<\/p>\n<p>P\u00ebrpiqesha t\u00eb kuptoja pse isha aty dhe nuk mund ta harroni kurr\u00eb respektin ndaj jush.<br \/>\nVij nga Vatra e Chicagos; as atje nuk kisha t\u00eb njohur kur m\u00eb ftuan t\u00eb jem n\u00eb drejtimin e saj, po k\u00ebshtu edhe n\u00eb Boston nuk kisha asnj\u00eb njohje dhe kjo m\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendoj se Vatra beson n\u00eb vlerat dhe krijohet mbi vlerat, p\u00ebrderisa asnj\u00eb njohje apo lobim n\u00eb rastin tim.<br \/>\nNuk ka Vatra Chicago, Boston apo Majemi, por ka vet\u00ebm nj\u00eb Vat\u00ebr me shum\u00eb gjymtyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb me Dr. Pashko Camaj dhe Dr. Sokol Paja ndodheshin edhe sekretari i Vatra Boston, Flamur Vezaj, shkrimtari Aristotel Mici, gjithashtu edhe nj\u00eb djal\u00eb nga Presheva, inxhinier mekanik Visari, q\u00eb banonte n\u00eb Kembrixhin e famsh\u00ebm t\u00eb arsimit universitar bot\u00ebror. Shikoja njer\u00ebz t\u00eb g\u00ebzuar n\u00eb at\u00eb ambient festiv, ku nj\u00eb moderatore serioze si Doriana Dhima, an\u00ebtare e kryesis\u00eb s\u00eb Vatra Boston, i dha ngjyrat e fishekzjarreve pa shkrepur t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Kultura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi vlerash shpirt\u00ebrore dhe materiale, t\u00eb cilat jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj problemeve ekzistenciale, dhe shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs i q\u00ebndrojn\u00eb besnik kultur\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebrimit t\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend kozmopolit.<\/p>\n<p>Himnet komb\u00ebtare t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb i p\u00ebrcolla me dor\u00eb n\u00eb zem\u00ebr. N\u00ebse d\u00ebgjon himnin dhe nuk t\u00eb pickon n\u00eb zem\u00ebr, apo nuk ndjen l\u00ebvizjen e pavullnetshme t\u00eb flok\u00ebve, m\u00eb duket sikur nuk e do vendin t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Bisedova me shum\u00eb vatran\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Bostonit. Nuk e di \u00e7far\u00eb do t\u00eb flisja me Nolin n\u00ebse do ndodheshim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nd\u00ebrsa doktor Camajt i thash\u00eb se kur flas me ty jam duke biseduar me Konic\u00ebn. Buz\u00ebqeshi dhe m\u00eb tha: \u201cKastriot, Vatra \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e mistershme, \u00ebsht\u00eb sa institucionale aq edhe v\u00ebllaz\u00ebrore, q\u00eb nuk e pranon hierarkin\u00eb dhe diferenc\u00ebn mbi vlerat teknike individuale. Vatra \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm zemra e vatran\u00ebve\u201d, nd\u00ebrsa m\u00eb premtoi edhe librin e tij t\u00eb ri \u201cBrenga\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00eb \u00e7uditi editori i gazet\u00ebs Dielli, Sokol Paja. Nuk e dija se kishte grad\u00ebn doktor n\u00eb gazetari. Modestia e k\u00ebtij njeriu q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb se midis fjal\u00ebve dhe n\u00ebnkuptimit nuk ka kurr\u00eb nj\u00eb hendek t\u00eb madh, pasi aq natyrsh\u00ebm i lexohet d\u00ebshira p\u00ebr lart\u00ebsimin e Vatr\u00ebs dhe shqiptaris\u00eb, si nj\u00eb idealist i palimit. Sakrifica e tij p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb kthim n\u00eb koh\u00eb me bor\u00eb rreth 5 or\u00eb, bashk\u00eb me doktor Pashko Camaj, m\u00eb b\u00ebri t\u00eb mendoj p\u00ebr p\u00ebrkufizimin e fjal\u00ebs \u201csakrific\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Visari i Preshev\u00ebs (m\u00eb ka t\u00ebrhequr gjithmon\u00eb fjala Preshev\u00eb me at\u00eb asonanc\u00ebn e bukur t\u00eb zanoreve) m\u00eb tregoi patriotizmin e Lugin\u00ebs.<br \/>\nJeni istikami i par\u00eb i kombit n\u00eb raport me serb\u00ebt, i thash\u00eb.<br \/>\nBuz\u00ebqeshi dhe m\u00eb tha se shqiptaria nuk vdes kurr\u00eb n\u00eb ato vise.<br \/>\nNd\u00ebrsa nj\u00eb djal\u00eb nga Bujanovci m\u00eb tregoi se n\u00eb fshatin e tij n\u00eb \u00e7do shtyll\u00eb ka flamuj shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Po pyesja veten: \u201cKush \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb shqiptar, n\u00eb aspektin e dashuris\u00eb p\u00ebr flamurin?\u201d<\/p>\n<p>Burgun e ka shpikur dikush q\u00eb nuk ka qen\u00eb vet\u00eb aty, ndryshe \u00ebsht\u00eb emigrimi, nj\u00eb jet\u00eb e jetuar me ngjyra burgu shpirt\u00ebror n\u00eb vitet e para.<br \/>\nDuket sikur ka lindur me qytet\u00ebrimin ndoshta pyetja m\u00eb e vjet\u00ebr \u201cQuo vadis\u201d.<\/p>\n<p>Bisedova edhe me shkrimtarin Aristotel Mici, librat e t\u00eb cilit i kemi lexuar n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb ton\u00eb; ai m\u00eb dhuroi nj\u00eb lib\u00ebr me k\u00ebt\u00eb rast. M\u00ebsova se babai i tij ka qen\u00eb emigrant n\u00eb SHBA dhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb vendin ton\u00eb, ku mbylli syt\u00eb n\u00eb vitin 1939.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i kryesis\u00eb s\u00eb Vatra Boston, Andrea Pani, m\u00eb dhuroi nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb e konsideroj thesar, t\u00eb shkruar nga ati i tij p\u00ebr familjen Pani si themelues t\u00eb Vatra bashk\u00eb me Fan Nolin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bised\u00ebs me t\u00eb ngula k\u00ebmb\u00eb t\u00eb m\u00ebsoja mbi autenticitetin e librit. Ai m\u00eb tha se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb mbi baz\u00eb dokumentesh t\u00eb koh\u00ebs, t\u00eb cilat dua t\u2019i dixhitalizoj p\u00ebr t\u00eb mos humbur.<br \/>\nFjala \u201corigjinale\u201d mbart n\u00eb vetvete ngjyrime pozitive: autentike, e mir\u00ebfillt\u00eb, e besueshme, e q\u00ebndrueshme, me vlera t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>N\u00eb lib\u00ebr lexova se Konica i k\u00ebrkon ministrit t\u00eb Zogut, Sotir Martini, q\u00eb t\u2019i jepen 5000 dollar\u00eb Vasil Panit p\u00ebr kontributin e tij financiar p\u00ebr Vatr\u00ebn (vlera e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb SHBA n\u00eb at\u00eb koh\u00eb). \u00c7far\u00eb njer\u00ebz, mendova, p\u00ebr mbiemrin Pani.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb bashk\u00ebshortja e Andreas, nj\u00eb zonj\u00eb me origjin\u00eb nga Maroku, m\u00eb \u00e7uditi me shqipen e saj t\u00eb kulluar dhe dashurin\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nDjemt\u00eb si Joridi dhe Klajdi, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb Vatra Boston, ishin n\u00eb l\u00ebvizje pran\u00eb \u00e7do zgjidhjeje t\u00eb \u00e7astit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb organizim shembullor nga nj\u00eb njeri i till\u00eb si Mentor Maksutaj, kryetar i Vatra Boston, q\u00eb m\u00eb sjell eposin e kreshnik\u00ebve me pamjen e tij. Do t\u00eb ishte krenar Adem Jashari p\u00ebr k\u00ebt\u00eb djal\u00eb nga Suhareka, i cili n\u00eb vitet e represionit serb p\u00ebrfundoi n\u00eb Amerik\u00eb i p\u00ebrz\u00ebn\u00eb si student aktiv kund\u00ebr atij represioni dhe pas tre muajsh \u00ebsht\u00eb lidhur me familjen.<br \/>\nGjenocid edhe mes t\u00eb p\u00ebrndjekurish n\u00eb vendosjen e raporteve midis tyre.<\/p>\n<p>Kurse sekretarin e Vatra Boston, gazetarin Flamur Vezaj, t\u00eb cilin n\u00eb ato koh\u00ebra e kisha cil\u00ebsuar Roberto Saviani shqiptar, e kisha humbur nga fokusi i Tiran\u00ebs dhe, si nga qielli, e gjej k\u00ebtu n\u00eb Boston. I them me shaka: \u201cSi e le at\u00eb pun\u00eb q\u00eb do t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb me vila atje?\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja e tij ishte epike: \u201cLeku \u00ebsht\u00eb karakter, por jam un\u00eb i p\u00ebrjashtuar nga ai lloj karakteri\u201d.<\/p>\n<p>Po k\u00ebrkoj fjal\u00ebt e duhura t\u00eb gjej ndryshimin midis qenies sime n\u00eb Tiran\u00eb dhe tani n\u00eb Boston, por\u2026<br \/>\nN\u00eb Tiran\u00eb kisha frekuentuar \u201cdyqanin e dollarit\u201d, po kurr\u00eb nuk e kisha kuptuar \u201clirin\u00eb e dollarit\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb udh\u00ebtim i madh nis me nj\u00eb hap t\u00eb vog\u00ebl.<br \/>\nNuk ka zhurm\u00eb m\u00eb trishtuese sesa k\u00ebrcitja e zinxhirit t\u00eb valixhes kur e mbyllim dhe marrim udh\u00ebn e aeroportit me bilet\u00eb me nj\u00eb kahje.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb fytyrat e qeshura q\u00eb shikoja kishin kaluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ndjesish dhe ia kishin dal\u00eb.<br \/>\nDo guxim t\u00eb madh t\u00eb ndryshosh jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Vatra e Bostonit, gurthemeli i shqiptaris\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, ka t\u00eb ardhme t\u00eb ndritur me k\u00ebta personazhe, mendova, kur tingujt e muzik\u00ebs dhe njer\u00ebzit e qeshur q\u00eb vall\u00ebzonin m\u00eb rr\u00ebmbyen e m\u00eb \u00e7uan n\u00eb Tiran\u00eb me imagjinat\u00eb\u2026<\/p>\n<p>K.F.<\/p>\n<p>BOSTON 01\/18\/2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ese Mark Tuen thot\u00eb se \u201cfjala pothuaj e duhur me t\u00eb duhur\u00ebn jan\u00eb si xix\u00ebllonja me rrufen\u00eb\u201d. Do ta korrigjoja Mark Tuenin n\u00eb nj\u00eb analogji me fjal\u00ebt Vatra dhe Atdheu, q\u00eb nuk jan\u00eb si n\u00eb aforizm\u00ebn e tij. N\u00eb takimin festiv t\u00eb dyvjetorit t\u00eb \u201cVatra Boston\u201d, n\u00eb qytetin Beverly, ishte i gjith\u00eb Atdheu, q\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":95008,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-95007","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95007","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95007"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95007\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":95009,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95007\/revisions\/95009"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95008"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95007"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95007"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95007"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}