{"id":94786,"date":"2026-01-03T15:15:50","date_gmt":"2026-01-03T15:15:50","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=94786"},"modified":"2026-01-03T15:15:50","modified_gmt":"2026-01-03T15:15:50","slug":"gjethet-e-ullirit-dhe-vlerat-e-tyre-shendetesore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2026\/01\/03\/gjethet-e-ullirit-dhe-vlerat-e-tyre-shendetesore\/","title":{"rendered":"Gjethet e ullirit dhe vlerat e tyre sh\u00ebndet\u00ebsore"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrgatiti: Besnik Ismailati<\/p>\n<p>E njohur p\u00ebr vajin e nxjerr\u00eb nga fruti i saj, pema e ullirit p\u00ebrmban nj\u00eb thesar po aq t\u00eb \u00e7muar edhe n\u00eb gjethet e saj. Komponimet fenolike q\u00eb gjenden n\u00eb gjethet e ullirit,  sikurse jan\u00eb  oleuropeina dhe hidroksitirozoli,  kan\u00eb efekte sh\u00ebndet\u00ebsore  p\u00ebr shum\u00eb gjendje sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb organizmin e njeriut. Ekstrakti i gjetheve t\u00eb ullirit mund t\u00eb ndihmoj\u00eb tek pacient\u00ebt me hipertension , diabet , obezitet , s\u00ebmundjen e Alzheimerit dhe s\u00ebmundjet e zemr\u00ebs .<\/p>\n<p>Gjethet e ullirit ( Olea europea L.) jan\u00eb t\u00eb pasura me substanca bioaktive q\u00eb ushtrojn\u00eb efekte anti -inflamatore , antioksiduese , sensibilizuese ndaj insulin\u00ebs dhe antihipertensive . Ekstrakti i gjethes s\u00eb ullirit karakterizohet nga nj\u00eb p\u00ebrmbajtje e lart\u00eb e polifenoleve , t\u00eb cilat jan\u00eb mikronutrient\u00eb antioksidant\u00eb q\u00eb gjenden kryesisht n\u00eb ushqimet me baz\u00eb bimore . Dihet q\u00eb vaji i ullirit p\u00ebrmban nj\u00eb polifenol karakteristik t\u00eb quajtur oleuropein\u00eb . Aft\u00ebsia e k\u00ebtyre antioksidant\u00ebve p\u00ebr t\u00eb pastruar speciet reaktive t\u00eb oksigjenit \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me rolin e mundsh\u00ebm t\u00eb ekstrakteve t\u00eb gjetheve t\u00eb ullirit n\u00eb parandalimin e s\u00ebmundjeve t\u00eb zemr\u00ebs dhe \u00e7rregullimeve metabolike . Por efektet e tyre shkojn\u00eb p\u00ebrtej fuqis\u00eb  antioksiduese, prandaj  mund t&#8217;i konsiderojm\u00eb  edhe si  &#8221; rregullator\u00eb metabolik\u00eb &#8220;.<\/p>\n<p>Hidroksitirozoli \u00ebsht\u00eb polifenoli m\u00eb efektiv i gjethes s\u00eb ullirit n\u00eb neutralizimin e radikaleve t\u00eb lira , i ndjekur nga oleuropeina dhe tirozoli. Hidroksitirozoli  ka aft\u00ebsi p\u00ebrmir\u00ebsuese    antioksiduese, nd\u00ebrsa komponimet polifenolike n\u00eb gjethet e ullirit besohet se kontribuojn\u00eb n\u00eb vetit\u00eb anti-inflamatore, antioksiduese dhe kardioprotektive t\u00eb ekstraktit, si dhe i japin p\u00ebrfitime unike vajit t\u00eb ullirit.<\/p>\n<p>Studime t\u00eb shumta kan\u00eb treguar se oleuropeina zot\u00ebron nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb vetish farmakologjike t\u00eb dobishme  antiaritmike, spasmolitike, imunostimuluese , kardioprotektive, hipotensive, antiinflamatore, antioksiduese dhe antitrombotike  .<\/p>\n<p>Gjethet e ullirit jan\u00eb p\u00ebrdorur  n\u00eb mjek\u00ebsin\u00eb popullore p\u00ebr vetit\u00eb e tyre hipotenzive (t\u00eb dobishme p\u00ebr uljen e presionit t\u00eb gjakut ); hipoglicemike (t\u00eb dobishme p\u00ebr uljen e nivelit t\u00eb sheqerit n\u00eb gjak );  si ila\u00e7e p\u00ebr uljen e lipideve (t\u00eb dobishme p\u00ebr uljen e kolesterolit dhe triglicerideve );  astringjent\u00eb ; anti-inflamator dhe<br \/>\ndiuretik\u00eb . K\u00ebtyre vetive u shtohen edhe ato t\u00eb karakterizuara nga k\u00ebrkimet moderne mjek\u00ebsore:<br \/>\nneuroprotektiv (i dobish\u00ebm p\u00ebr mbrojtjen e sh\u00ebndetit t\u00eb trurit);  antimikrobik (i dobish\u00ebm p\u00ebr pengimin e rritjes s\u00eb mikroorganizmave);  antinociceptive (e dobishme p\u00ebr zvog\u00eblimin e stimujve t\u00eb dhimbjes);  antioksidant\u00eb (t\u00eb dobish\u00ebm p\u00ebr parandalimin e oksidimit dhe d\u00ebmtimit t\u00eb qelizave).<\/p>\n<p>Fal\u00eb vetive t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, ekstrakti i gjetheve s\u00eb ullirit mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb  zvog\u00eblimin e rrezikun kardiovaskular, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ateroskleroza;<br \/>\npresionit m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb gjakut; kontrollin e glicemis\u00eb dhe parandalimin e  nd\u00ebrlikimeve t\u00eb diabetit t\u00eb tipit 2; humbjen e pesh\u00ebs; n\u00eb pacient\u00ebt me sindrom\u00ebn metabolike;  neutralizon radikalet e lira t\u00eb tep\u00ebrta; p\u00ebrmir\u00ebson imunitetin;  lufton herpesin; zvog\u00eblon inflamacionin; parandalon kancerin .<br \/>\nGjuthashtu, ekstrakti i gjethes s\u00eb ullirit mund t\u00eb p\u00ebrdoret  p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar afatin e ruajtjes s\u00eb ushqimeve duke vepruar si nj\u00eb antioksidant dhe antimikrobik natyror .<\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00ebn tradicionale gjethet e ullirit  kan\u00eb gjetur p\u00ebrdorim si diuretik i leht\u00eb  p\u00ebr t\u00eb nxitur eliminimin e ujit n\u00eb raste t\u00eb lehta t\u00eb mbajtjes s\u00eb ujit . N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast  rekomandohet t\u00eb pini nj\u00eb \u00e7aj me gjethe ulliri dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb. Zieni 10 gram\u00eb gjethe ulliri t\u00eb fresk\u00ebta (ose 5 gram\u00eb gjethe t\u00eb thata) n\u00eb 150 ml uj\u00eb. L\u00ebreni t\u00eb ziej\u00eb ngadal\u00eb derisa p\u00ebrzierja t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 100 ml. Si alternativ\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrgatitet  nj\u00eb \u00e7aj  me 6-10 gram\u00eb gjethe ulliri t\u00eb thata p\u00ebr doz\u00eb, q\u00eb t\u00eb pihet deri n\u00eb 3 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00e7aj rekomandohet t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr 2-4 jav\u00eb. N\u00ebse simptomat vazhdojn\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jav\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtij \u00e7aji bimor, at\u00ebhere duhet  konsultohuni me nj\u00eb mjek ose nj\u00eb profesionist.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebndetit  kardiovaskular,<br \/>\nekstrakti i gjetheve t\u00eb ullirit \u00ebsht\u00eb efektiv n\u00eb zbutjen e ndryshimeve metabolike dhe vaskulare t\u00eb shoq\u00ebruara me plakjen, n\u00ebp\u00ebrmjet reduktimit t\u00eb inflamacionit dhe stresit oksidativ . N\u00eb nj\u00eb studim klinik i kryer  n\u00eb 60 burra n\u00eb rrezik p\u00ebr t\u00eb zhvilluar hipertension,  ka treguar se oleuropeina uli ndjesh\u00ebm presionin e gjakut sistolik dhe diastolik. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, u vun\u00eb re ulje t\u00eb niveleve t\u00eb kolesterolit dhe triglicerideve n\u00eb gjak . N\u00eb nj\u00eb studim tjet\u00ebr me 232 pacient\u00eb me hipertension arterial, marrja e 500 mg oleuropein\u00eb dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr 8 jav\u00eb,  u tregua po aq efektive sa nj\u00eb ila\u00e7 diuretik (kaptopril, 12.5-25 mg dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb) n\u00eb uljen e presionit t\u00eb gjakut. Nd\u00ebrsa  nj\u00eb studim  tjet\u00ebr n\u00eb  200 njer\u00ebz  t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, tregoi se polifenolet e vajit t\u00eb ullirit ul\u00ebn  rrezikun kardiak . Gjithashtu , u vun\u00eb re  edhe ulje t\u00eb kolesterolit (si LDL total ashtu edhe t\u00eb &#8220;keq&#8221;), triglicerideve dhe stresit oksidativ .<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb vog\u00ebl me 18 vullnetar\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, ekstrakti i gjethes s\u00eb ullirit (i standardizuar n\u00eb 51 mg oleuropein\u00eb dhe 9 mg hidroksitirozol) uli prodhimin e nj\u00eb citokine pro-inflamatore (IL-8) dhe p\u00ebrmir\u00ebsoi funksionin e en\u00ebve t\u00eb gjakut 18 .<\/p>\n<p>Disa studime klinike t\u00eb kontrolluara t\u00eb rast\u00ebsishme n\u00eb  819 persona, arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se ekstrakti i gjetheve t\u00eb ullirit e uli presionin sistolik t\u00eb gjakut (mesatarisht -3.9 mmHg) dhe trigliceridet (mesatarisht -9.5 mg\/dl) .<\/p>\n<p>N\u00eb sh\u00ebndetin e kockave dhe ky\u00e7eve, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re se  hidroksitirozoli uli dhimbjen inflamatore n\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb kryer  me 25 persona me s\u00ebmundje t\u00eb ky\u00e7eve ( osteoartriti i gjurit ) . N\u00eb nj\u00eb studim tjet\u00ebr  klinik me 64 gra me humbje t\u00eb kockave ( osteopeni ), marrja e ekstraktit t\u00eb gjetheve t\u00eb ullirit p\u00ebr 12 muaj ruajti dend\u00ebsin\u00eb minerale t\u00eb kockave dhe rriti nivelet e osteokalcin\u00ebs (nj\u00eb shenj\u00eb e sintez\u00ebs s\u00eb shtuar t\u00eb kockave)  . <\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb kryer me 20 persona t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm,  u vu re se oleuropeina uli sheqerin n\u00eb gjak pas vakteve duke bllokuar prodhimin e radikaleve t\u00eb lira . Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb studim tjet\u00ebr me 46 burra me mbipesh\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb mesme (pra n\u00eb rrezik p\u00ebr t\u00eb zhvilluar diabetin e tipit 2), suplementimi me ekstrakt gjethesh ulliri p\u00ebr 12 jav\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoi ndjeshm\u00ebrin\u00eb ndaj insulin\u00ebs dhe aktivitetin e qelizave pankreatike q\u00eb prodhojn\u00eb k\u00ebt\u00eb hormon (qelizat beta)  . N\u00eb nj\u00eb studim tjet\u00ebr me 79 t\u00eb rritur me diabet t\u00eb tipit 2, nj\u00eb tablet\u00eb prej 500 mg ekstrakt gjethesh ulliri e marr\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr 14 jav\u00eb uli nivelet e hemoglobin\u00ebs s\u00eb glikuar n\u00eb gjendje es\u00ebll dhe t\u00eb insulin\u00ebs n\u00eb plazm\u00eb .<\/p>\n<p>P\u00ebr s\u00ebmundjet neurodegjenerative, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re se n\u00eb tru,  veprimi i oleuropein\u00ebs ka  parandaluar grumbullimin toksik t\u00eb proteinave beta-amiloid dhe tau , t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb s\u00ebmundjen e Alzheimerit .<\/p>\n<p>Efektet an\u00ebsore<\/p>\n<p>Ekstraktet e gjetheve t\u00eb ullirit nuk shkaktojn\u00eb efekte an\u00ebsore. Megjithat\u00eb rekomandohet q\u00eb ato t\u00eb merren gjat\u00eb ose pas vakteve p\u00ebr t\u00eb shmangur acarimin gastrik tek individ\u00ebt e ndjesh\u00ebm (p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb hidhur). Por gjethet e ullirit mund t\u00eb ulin tensionin e gjakut dhe nivelet e glukoz\u00ebs n\u00eb gjak . Prandaj marrja e k\u00ebtyre ekstrakteve,  p\u00ebrve\u00e7 ila\u00e7eve p\u00ebr diabetin ose tensionin e lart\u00eb t\u00eb gjakut mund t\u00eb shkaktoj\u00eb r\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb niveleve t\u00eb sheqerit n\u00eb gjak ose tensionit t\u00eb gjakut .<\/p>\n<p>Koha apo periudha m\u00eb e mir\u00eb  p\u00ebr mbledhjen e gjetheve t\u00eb ullirit \u00ebsht\u00eb fundi i ver\u00ebs ose fillimi i vjesht\u00ebs, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ato jan\u00eb m\u00eb t\u00eb reja, m\u00eb aktive dhe me veti t\u00eb dobishme .<br \/>\nEdhe fundi i dimrit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbledhur gjethe t\u00eb pjekura p\u00ebr infuzione dhe \u00e7ajra bimor\u00eb.  Por \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast? Gjithnj\u00eb duhet t\u00eb merren gjethet organike nga pem\u00ebt e ullirit t\u00eb patrajtuara me pesticide ose kimikate t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb siguruar sigurin\u00eb dhe efektivitetin e infuzionit apo \u00e7ajit.<br \/>\nP\u00ebrgatitja e tyre n\u00eb form\u00eb \u00e7aji b\u00ebhet duke i  lar\u00eb mir\u00eb gjethet (mund t\u00eb p\u00ebrdoret edhe sod\u00eb buke) dhe p\u00ebrgatitet duke i  zier ose duke i zhytyr  n\u00eb uj\u00eb p\u00ebr rreth 15 minuta, pastaj filtrohet \u00e7aji dhe konsumohet i ngroht\u00eb , ose i  ftoht\u00eb gjat\u00eb vakteve, duke shtuar pak  mjalt\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbutur hidh\u00ebrimin e tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgatiti: Besnik Ismailati E njohur p\u00ebr vajin e nxjerr\u00eb nga fruti i saj, pema e ullirit p\u00ebrmban nj\u00eb thesar po aq t\u00eb \u00e7muar edhe n\u00eb gjethet e saj. Komponimet fenolike q\u00eb gjenden n\u00eb gjethet e ullirit, sikurse jan\u00eb oleuropeina dhe hidroksitirozoli, kan\u00eb efekte sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr shum\u00eb gjendje sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb organizmin e njeriut. Ekstrakti i gjetheve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":94787,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-94786","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94786","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94786"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94786\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":94788,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94786\/revisions\/94788"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94787"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94786"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94786"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94786"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}