{"id":93929,"date":"2025-11-21T11:57:02","date_gmt":"2025-11-21T11:57:02","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=93929"},"modified":"2025-11-21T11:57:02","modified_gmt":"2025-11-21T11:57:02","slug":"perparim-gjeka-20-nentor-2025-si-8-dhjetor-1990","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/11\/21\/perparim-gjeka-20-nentor-2025-si-8-dhjetor-1990\/","title":{"rendered":"Perparim Gjeka\/ 20 NENTOR 2025 SI 8 DHJETOR 1990"},"content":{"rendered":"<p>Data 20 Nentor 2025 n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e ngjashme n\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi me 8 Dhjetorin 1990 kur student\u00ebt u organizuan n\u00eb protesta dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb bashk\u00eb me k\u00ebrkesat ekonomike artikuluan edhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pluraliz\u00ebm politik, q\u00eb n\u00eb vetvete do t\u00eb sillte fundin e PPSH-s\u00eb n\u00eb pushtet si e till\u00eb. <\/p>\n<p>20 N\u00ebntori pra \u00ebsht\u00eb fillimi i fundit t\u00eb sundimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe bashk\u00eb me t\u00eb edhe fundi i tranzicionit politik n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb ato dit\u00eb Dhjetori, Ramiz Alia ishte akoma President dhe dukej i fuqish\u00ebm, madje merrte merita sikur e donte vet\u00eb pluralizmin, por n\u00eb fakt ishte i detyruar nga presioni popullor. I nj\u00ebjti Berisha q\u00eb i jepte merita Ramizit at\u00ebkoh\u00eb, i dha meritat Ram\u00ebs sikur ishte ai q\u00eb nxiti prokurorin\u00eb dhe gjykat\u00ebn t\u00eb bllokonte zv.kryeministren e tij.<\/p>\n<p>20 N\u00ebntori \u00ebsht\u00eb fillimi i fundit t\u00eb k\u00ebsaj klase politike, sepse i rr\u00ebzoi jo vet\u00ebm balluket e lyera bukur p\u00ebr 35 vjet, por u \u00e7orri edhe maskat e dy forcave kryesore politike q\u00eb e kan\u00eb mbajtur peng dhe e kan\u00eb shpopulluar vendin. Me rastin e Ballukut, me nj\u00eb goditje SPAK i vrau t\u00eb dy si zogj qorr. Rama q\u00eb gjoja kishte mb\u00ebshtetur reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe dor\u00ebzonte t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb i hanin fruta pas shpine, i ktheu shpin\u00ebn drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re kur uji iu fut n\u00eb fundshpin\u00ebn e vet ku lahej n\u00eb nj\u00eb kazan me Ballukun, duke mos e shkarkuar. Nd\u00ebrsa PD u kap gafil dhe nuk po dinte si ta arsyetonte efikasitetin dhe integritetin e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re nd\u00ebrsa e kishte atakuar q\u00eb nga krijimi. Edhe shumica e militant\u00ebve t\u00eb saj kuptuan se ishin mashtruar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs nga kupola e tyre se SPAK dhe drejt\u00ebsia e re gjoja dirigjoheshin nga Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vakum politik n\u00eb vend, kur qeveria de facto ka r\u00ebn\u00eb nga pranimi me vepra t\u00eb korrupsionit t\u00eb saj, opozita e cila do duhej t\u00eb kishte mbledhur qindra mij\u00eb veta para kryeministris\u00eb kur numri nj\u00eb dhe numri dy i saj ishin vet\u00ebrrethuar p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr t\u00eb gjetur m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb kalonin lumin, nuk b\u00ebri sa disa gazetar\u00eb dhe analist\u00eb n\u00eb studiot e dark\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkuan dor\u00ebheqjen e kryeministrit sipas standardeve evropiane.<\/p>\n<p>20 N\u00ebntori tregoi gjithashtu se opozita e vog\u00ebl parlamentare, ndon\u00ebse edhe ajo k\u00ebrkoi verbalisht dor\u00ebheqjen e kryeministrit, nuk ka asnj\u00eb mekaniz\u00ebm ose fuqi t\u00eb d\u00ebgjohet. Zhg\u00ebnjim edhe nga shoq\u00ebria civile, intelektual\u00ebt, student\u00ebt, sindikatat, bashkimet e biznesit e t\u00eb tjera grupe shoq\u00ebrore q\u00eb nuk po organizohen p\u00ebr t\u00eb ngritur fuqish\u00ebm z\u00ebrin e tyre p\u00ebr liri, demokraci dhe meritokraci.<\/p>\n<p>Ku jan\u00eb, kush jan\u00eb student\u00ebt dhe intelektual\u00ebt si ata t\u00eb Dhjetorit &#8217;90 p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr val\u00ebn popullore q\u00eb po zien? Ata nuk iu tremben plumbave, po ne kujt i trembemi sot?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e sigurt q\u00eb ky diktatoruc i vog\u00ebl do t\u00eb ik\u00eb m\u00eb shpejt se sa von\u00eb. Problemi yn\u00eb si shoq\u00ebri tani mbetet t\u00eb mos na vijn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb re post-tranzicion, p\u00ebrs\u00ebri ata q\u00eb na erdh\u00ebn pas Dhjetorit &#8217;90 ose t\u00eb ngjashmit e tyre.<\/p>\n<p>PERPARIM GJEKA<br \/>\n20.11.2025<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Data 20 Nentor 2025 n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e ngjashme n\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi me 8 Dhjetorin 1990 kur student\u00ebt u organizuan n\u00eb protesta dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb bashk\u00eb me k\u00ebrkesat ekonomike artikuluan edhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pluraliz\u00ebm politik, q\u00eb n\u00eb vetvete do t\u00eb sillte fundin e PPSH-s\u00eb n\u00eb pushtet si e till\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":93930,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93929","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93929","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93929"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93929\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":93931,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93929\/revisions\/93931"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93930"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}