{"id":93790,"date":"2025-11-14T12:36:54","date_gmt":"2025-11-14T12:36:54","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=93790"},"modified":"2025-11-14T12:36:54","modified_gmt":"2025-11-14T12:36:54","slug":"oerd-bylykbashi-ligji-per-barazine-gjinore-eshte-ligji-per-konfuzionin-gjinor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/11\/14\/oerd-bylykbashi-ligji-per-barazine-gjinore-eshte-ligji-per-konfuzionin-gjinor\/","title":{"rendered":"Oerd Bylykbashi\/ Ligji \u201cP\u00ebr barazin\u00eb gjinore\u201d \u00ebsht\u00eb ligji p\u00ebr konfuzionin gjinor"},"content":{"rendered":"<p>Barazia e gruas me burrin duhet t\u00eb jet\u00eb parim i shenjt\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk duhet t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb diskutim.<br \/>\nGjithashtu, nuk duhet t\u00eb ket\u00eb diskriminim p\u00ebr asnj\u00eb arsye tjet\u00ebr.<br \/>\nP\u00ebr asnj\u00eb arsye.<\/p>\n<p>N\u00ebse duhet forcuar barazia burr\u00eb-grua apo mbrojtja nga diskriminimi, patjet\u00ebr q\u00eb duhet ta b\u00ebjm\u00eb \u2014 jo vet\u00ebm sepse e k\u00ebrkon BE-ja, por sepse k\u00ebshtu b\u00ebhet m\u00eb e mir\u00eb shoq\u00ebria.<\/p>\n<p>Ama, gjuha dhe terminologjia e p\u00ebrdorur n\u00eb ligjin q\u00eb u miratua jan\u00eb konfuze, t\u00eb pap\u00ebrcaktuara dhe shpesh referojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paqart\u00eb tek ligje t\u00eb tjera.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb e q\u00ebllimshme, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb gjera subjektivizmi n\u00eb zbatimin e ligjit dhe p\u00ebr t\u00eb futur praktika t\u00eb d\u00ebmshme q\u00eb gjoja bazohen n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Ky s\u2019\u00ebsht\u00eb ligj p\u00ebr barazi. \u00cbsht\u00eb ligj p\u00ebr konfuzion.<\/p>\n<p>Pra, ky ligj i ri sh\u00ebrben si Kali i Troj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fshehur n\u00eb barkun e tij q\u00ebllime dhe veprime t\u00eb tjera, t\u00eb bazuara mbi ideologji me mb\u00ebshtetje t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb shoq\u00ebri.<br \/>\nKy \u201ckal\u00eb\u201d do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr hapjen e portave t\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebs FAMILJE.<br \/>\nFundin e Troj\u00ebs e dini.<\/p>\n<p>&#8211; Pasiguri ligjore, frik\u00eb nga ligji, humbet liria<\/p>\n<p>Kjo paqart\u00ebsi e ligjit shkakton pasiguri ligjore p\u00ebr shtetasit, mbi t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb zbatohet ligji q\u00eb miratoi PS.<br \/>\nKur ligji \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb, liria e individit bie viktime.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb ligj d\u00ebnohesh p\u00ebr fjal\u00ebn \u201ce gabuar.\u201d<\/p>\n<p>Ky ligj do t\u00eb zbatohet mbi \u00e7do shtetas, pra pasojat dhe nd\u00ebshkimet do t\u00eb bien mbi k\u00ebdo q\u00eb do t\u00eb konsiderohet se e ka shkelur ligjin, edhe vet\u00ebm duke folur apo shkruar nj\u00eb tekst.<br \/>\nGjobat administrative shkojn\u00eb deri n\u00eb 200 000 lek\u00eb (t\u00eb reja).<br \/>\nPor gjykata mund t\u00eb vendos\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblime edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebrfshir\u00eb d\u00ebme jopasurore, pra krejt subjektive.<\/p>\n<p>Gjoba p\u00ebr fjal\u00ebn e gabuar? Kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb barazi, \u00ebsht\u00eb kontroll.<\/p>\n<p>Mos t\u00eb \u00e7uditemi kur s\u00eb shpejti t\u00eb krijohen nga qeveria mekanizma hetimi, nd\u00ebshkimi dhe turp\u00ebrimi publik.<br \/>\nLigji i parashikon k\u00ebto.<\/p>\n<p>Mos e dh\u00ebnt\u00eb Zoti t\u00eb na kthehen patrullat e policimit t\u00eb mendimit dhe gramatik\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Kuajt e Troj\u00ebs n\u00eb ligj<\/p>\n<p>N\u00eb ligj p\u00ebrdoren termat \u201cburr\u00eb\u201d dhe \u201cgrua\u201d si maskim, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen se ligji nuk sjell asnj\u00eb ndryshim, nd\u00ebrsa n\u00ebn to ndryshohet kuptimi i gjinis\u00eb.<br \/>\nLigji thot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cGra dhe burra, n\u00eb kuptim t\u00eb k\u00ebtij ligji, n\u00ebnkupton edhe t\u00eb reja dhe t\u00eb rinj, si dhe vajza dhe djem.\u201d<\/p>\n<p>Medemek, na duhej nj\u00eb ligj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb e dim\u00eb prej dhjet\u00ebra mij\u00ebra vitesh.<br \/>\nAma, duhet futur n\u00eb ligj q\u00eb t\u00eb propagandohet:<br \/>\n\u201cJa, e shihni q\u00eb krism\u00eb nuk ka pasur? Asgj\u00eb nuk ka ndodhur apo ndryshuar.\u201d<\/p>\n<p>Po at\u00ebher\u00eb, pse nuk forcojm\u00eb ligjet e tjera n\u00eb fuqi p\u00ebr t\u00eb rritur barazin\u00eb dhe mbrojtjen nga diskriminimi?<br \/>\nJo, sepse kjo nuk u shkon p\u00ebr shtat atyre q\u00eb e propozuan ligjin sepse do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb futej n\u00ebp\u00ebr ligjet e tjera kjo logore termash t\u00eb paqart\u00eb e fluid\u00eb q\u00eb fshehin q\u00ebllimin e v\u00ebrtet\u00eb \u2014 si\u00e7 b\u00ebn ky ligj i ri.<\/p>\n<p>Ligji \u00ebsht\u00eb i mbushur me terma q\u00eb jan\u00eb Kuajt e Troj\u00ebs p\u00ebr koncepte q\u00eb burojn\u00eb nga ideologji me mb\u00ebshtetje n\u00eb grupe t\u00eb caktuara.<br \/>\nT\u00eb drejtat e minorancave nuk duhen cenuar.<br \/>\nPor nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre, dhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb imponimi i ideologjive t\u00eb tyre mbi shumic\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb agresive, me forc\u00ebn e ligjit dhe ashp\u00ebrsin\u00eb e sanksioneve \u2014 si\u00e7 b\u00ebn ky ligj n\u00eb pjes\u00ebn e masave zbatuese dhe nd\u00ebshkuese.<\/p>\n<p>&#8211; Amulli ligjore e q\u00ebllimshme<\/p>\n<p>Ky ligj dublon, turbullon ose b\u00ebn nul rregullimet e parashikuara n\u00eb ligje t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, ne kemi ligjin \u201cP\u00ebr mbrojtjen nga diskriminimi\u201d t\u00eb vitit 2010, dhe dublimi q\u00eb i b\u00ebn ligji i ri i barazis\u00eb gjinore krijon paqart\u00ebsi se cilat p\u00ebrkufizime dhe rregulla duhen p\u00ebrdorur \u2014 t\u00eb nj\u00ebrit apo tjetrit ligj.<br \/>\nCili ligj do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb zbatim? <\/p>\n<p>Akoma m\u00eb keq ndodh me ligjin \u201cP\u00ebr gjendjen civile\u201d, ku dublimi i kuptimit t\u00eb nocioneve \u00e7on n\u00eb anulim t\u00eb nj\u00ebrit prej tyre.<\/p>\n<p>Ligji ekzistues i gjendjes civile thot\u00eb qart\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cNeni 9 \u2013 P\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb rrjedhur nga ngjarje natyrore.<\/p>\n<p>Lindja, koha e lindjes, gjinia, am\u00ebsia dhe vdekja v\u00ebrtetohen rregullisht, si fakte juridike\u2026\u201d<\/p>\n<p>Pra, gjinia me ligjin e gjendjes civile n\u00eb fuqi \u00ebsht\u00eb fakt natyror (shih titullin e nenit 9) dhe p\u00ebrcaktohet n\u00eb momentin e lindjes mbi baz\u00ebn e seksit.<br \/>\nK\u00ebshtu ka qen\u00eb gjithmon\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj si lindja, ora dhe data e lindjes, vdekja dhe am\u00ebsia q\u00eb jan\u00eb fakte natyrore.<br \/>\nP\u00ebr shembull, nuk ka diskutim n\u00eb sall\u00ebn e lindjes kush \u00ebsht\u00eb n\u00ebna, nd\u00ebrsa at\u00ebsia \u00ebsht\u00eb prezumim ligjor nga martesa ose \u00ebsht\u00eb deklarim, derisa t\u00eb provohet e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Por ligji i barazis\u00eb gjinore, q\u00eb sapo u miratua me 77 votat e PS-s\u00eb, p\u00ebrcakton krejt t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<br \/>\nSipas tij (shih fotot), gjinia:<\/p>\n<p>\u201cn\u00ebnkupton rolet e nd\u00ebrtuara n\u00eb kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet q\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e caktuar i konsideron t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr grat\u00eb dhe burrat.\u201d<\/p>\n<p>Pra, sipas ligjit t\u00eb ri t\u00eb barazis\u00eb gjinore, gjinia nuk p\u00ebrcaktohet n\u00eb lindje, por gjat\u00eb jet\u00ebs \u2014 pra edhe mund t\u00eb ndryshoj\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje e thjesht\u00eb:<br \/>\nA lind gjinia apo e shpikim? Kush vendos, shoq\u00ebria apo natyra?<\/p>\n<p>&#8211; Pyetje q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjigje<\/p>\n<p>Cilit p\u00ebrkufizim mbi gjinin\u00eb do t\u2019i referohen njer\u00ebzit p\u00ebr veten e tyre?<br \/>\nGjinia si fakt natyror apo si sajes\u00eb sociale?<\/p>\n<p>Po kur t\u2019i drejtohen t\u00eb tjer\u00ebve, cilit p\u00ebrkufizim do t\u2019i referohen?<\/p>\n<p>A mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb kjo pasiguri n\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb personat e tjer\u00eb ta quajn\u00eb shkelje t\u00eb ligjit m\u00ebnyr\u00ebn si u drejtohemi?<\/p>\n<p>A do t\u00eb ken\u00eb frik\u00eb zyrtar\u00ebt, sip\u00ebrmarr\u00ebsit apo individ\u00ebt edhe p\u00ebr shprehjet e zakonshme, apo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb shkruajn\u00eb qoft\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb shpallje pune?<\/p>\n<p>A do t\u00eb \u00e7oj\u00eb kjo n\u00eb vet\u00ebcensur\u00eb nga frika e censur\u00ebs zyrtare, me nd\u00ebshkime dhe gjoba?<br \/>\nMos \u00ebsht\u00eb ky q\u00ebllimi?<\/p>\n<p>A do t\u00eb krijoj\u00eb kjo nj\u00eb form\u00eb inkuizicioni gjinor, ku n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarit do t\u00eb jet\u00eb liria e t\u00eb menduarit, fjal\u00ebs dhe zgjedhjes p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb dakord?<\/p>\n<p>Sot ligji ndryshon kuptimin e gjinis\u00eb. Nes\u00ebr, a do t\u00eb ndryshoj\u00eb kuptimin e liris\u00eb?<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb ky fillimi i nj\u00eb inxhinierimi shoq\u00ebror me pasoja, duke p\u00ebrdorur shtr\u00ebngimin e ligjit dhe jo konsensusin shoq\u00ebror?<br \/>\nA do t\u00eb krijohet nj\u00eb kultur\u00eb shuarjeje (cancel culture)?<\/p>\n<p>A vendos e gjith\u00eb kjo pakic\u00ebn mbi shumic\u00ebn n\u00ebn slloganin e progresit?<\/p>\n<p>Barazia burr\u00eb-grua dhe mosdiskriminimi jan\u00eb pjes\u00eb e Europ\u00ebs ku po shkojm\u00eb,<br \/>\npor pik\u00ebpyetjet m\u00eb sip\u00ebr i takojn\u00eb koh\u00ebve m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb saj \u2014 apo t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs tek ne.<\/p>\n<p>&#8211; Ligj tinzar, veprime tinzare<\/p>\n<p>N\u00eb komisionet parlamentare e miratuan ligjin brenda nj\u00eb dite, me urgjenc\u00eb dhe pa lejuar debat.<br \/>\nN\u00eb seanc\u00eb, sajuan nj\u00eb pretekst p\u00ebr t\u00eb mbyllur diskutimin q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebgjoheshin z\u00ebrat racional\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb e mir\u00eb nuk vjen nga veprimet tinzare \u2014 aq m\u00eb keq kur kjo b\u00ebhet me ligje tinzare.<\/p>\n<p>Frederik Engels, kur hidhte bazat filozofike t\u00eb Komunizmit bashk\u00eb me Karl Marksin, e quante familjen tradicionale penges\u00eb, sepse e shihte si produkt t\u00eb konceptit t\u00eb pron\u00ebs private.<br \/>\nBarazia gjinore nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb fshehur ideologji t\u00eb tilla apo pasardh\u00ebse t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ky ligj p\u00ebrngjan me nj\u00eb pyll me mjegull, ku familja, si koncept, norm\u00eb dhe realitet, do t\u00eb hyj\u00eb si\u00e7 e njohim prej brezash dhe do t\u00eb dal\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr si eksperiment social.<\/p>\n<p>Kur ligji b\u00ebhet mjegull, liria bie.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thirrje kund\u00ebr askujt,<br \/>\npor p\u00ebr mbrojtjen e qart\u00ebsis\u00eb, familjes dhe respektit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>Familja ekziston si\u00e7 e njohim n\u00eb shekuj, p\u00ebrpara se t\u00eb shpikej n\u00eb politik\u00eb e djathta, qendra apo e majta.<\/p>\n<p>Zoti na sheh!<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/3f4fe267-78df-4e1e-a351-2e803881241f-300x134.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"134\" class=\"alignnone size-medium wp-image-93791\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/3f4fe267-78df-4e1e-a351-2e803881241f-300x134.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/3f4fe267-78df-4e1e-a351-2e803881241f-1024x456.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/3f4fe267-78df-4e1e-a351-2e803881241f-768x342.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/3f4fe267-78df-4e1e-a351-2e803881241f-860x383.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/3f4fe267-78df-4e1e-a351-2e803881241f.jpeg 1179w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/a5585dfa-6b0c-426b-977c-9536cb610ce5-300x137.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"137\" class=\"alignnone size-medium wp-image-93792\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/a5585dfa-6b0c-426b-977c-9536cb610ce5-300x137.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/a5585dfa-6b0c-426b-977c-9536cb610ce5-1024x468.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/a5585dfa-6b0c-426b-977c-9536cb610ce5-768x351.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/a5585dfa-6b0c-426b-977c-9536cb610ce5-860x393.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/a5585dfa-6b0c-426b-977c-9536cb610ce5.jpeg 1280w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Barazia e gruas me burrin duhet t\u00eb jet\u00eb parim i shenjt\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk duhet t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb diskutim. Gjithashtu, nuk duhet t\u00eb ket\u00eb diskriminim p\u00ebr asnj\u00eb arsye tjet\u00ebr. P\u00ebr asnj\u00eb arsye. N\u00ebse duhet forcuar barazia burr\u00eb-grua apo mbrojtja nga diskriminimi, patjet\u00ebr q\u00eb duhet ta b\u00ebjm\u00eb \u2014 jo vet\u00ebm sepse e k\u00ebrkon BE-ja, por sepse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":93793,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93790","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93790","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93790"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93790\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":93795,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93790\/revisions\/93795"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93793"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}