{"id":93648,"date":"2025-11-07T10:38:15","date_gmt":"2025-11-07T10:38:15","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=93648"},"modified":"2025-11-07T10:38:15","modified_gmt":"2025-11-07T10:38:15","slug":"bislim-ahmetaj-shqiperia-duhet-te-behet-pjese-e-familjes-europiane-me-koke-dhe-jo-me-bthe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/11\/07\/bislim-ahmetaj-shqiperia-duhet-te-behet-pjese-e-familjes-europiane-me-koke-dhe-jo-me-bthe\/","title":{"rendered":"Bislim Ahmetaj\/ Shqip\u00ebria duhet t\u00eb b\u00ebh\u00ebt pjes\u00eb e familjes Europiane me kok\u00eb  dhe jo me b*th\u00eb."},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Dhjetor t\u00eb 90-s, n\u00eb fillim student\u00ebt dhe m\u00eb pas thuajse t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, brohorisnin nj\u00eb slogan q\u00eb nuk jua m\u00ebsoj askush, q\u00eb nuk e pan\u00eb askund t\u00eb shkruar, por q\u00eb ju doli nga thell\u00ebsia e shpirtit,<br \/>\nsi nj\u00eb aspirat\u00eb e fjetur n\u00eb nd\u00ebrgjegje, si nj\u00eb ndjesi gjenetike e ngjizur n\u00eb AND-n\u00eb e kombit ton\u00eb europian dhe proper\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Ajo thirrje burimore, q\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb slogan ishte e thjesht\u00eb, por q\u00eb barte n\u00eb vete shpres\u00ebn, besimin dhe axhent\u00ebn e \u00e7do qytetari shqiptar.<\/p>\n<p>Ajo thirrje ishte:<br \/>\nE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa. <\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb rinjt\u00eb pastaj edhe t\u00eb tjer\u00ebt, kur e pan\u00eb q\u00eb kjo thirrje, ky slogan burimor p\u00ebrdit\u00eb dhe po b\u00ebhej  nj\u00eb \u201cinpossible mission\u201d- \u201cmision i pamundur\u201d, dhe kjo p\u00ebr shkak t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb korruptuar, t\u00eb cil\u00ebt rezultuan q\u00eb  kishin axhenta krejt t\u00eb kund\u00ebrta me misionin dhe vizionin e L\u00ebvizjes Studentore, pik\u00ebrisht ata, t\u00eb rinjt\u00eb vendos\u00ebn ta braktisin vendin. <\/p>\n<p>Slogani \u201cE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa\u201d nisi t\u00eb shihet si axhent\u00eb p\u00ebrsonale e gjith\u00ebsecilit, jo m\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa, por p\u00ebr ti ikur asaj dhe p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb Europ\u00ebs. <\/p>\n<p>N\u00eb vitet e para u mir\u00ebkuptua si nevoj p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb gjith\u00ebsecilit dhe u trajtua si zgjedhje individuale n\u00eb kuadrin e lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb mohuara nd\u00ebr dekada, por m\u00eb pas u shnd\u00ebrrua n\u00eb axhent\u00eb politike t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs shqiptare, e cila vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto dymb\u00ebdhjet\u00eb vitet e fundit ja ka dal\u00eb t\u00eb largoj nga vendi mbi nj\u00eb milion e gjys\u00ebm shqiptar\u00eb.<br \/>\nPik\u00ebrisht ajo, trashigmtarja  e asaj t\u00eb majte q\u00eb vriste k\u00ebdo q\u00eb guxonte t\u00eb shihte p\u00ebrtej kufijve t\u00eb RPSSH.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Europ\u00ebs n\u00eb vitet  e \u201990-ta n\u00eb procesin dhe politikat e zgjerimit,  ka pas p\u00ebrdorur  nj\u00eb slogan gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe shum\u00eb dom\u00ebth\u00ebn\u00ebs<br \/>\n\u201cALL EQUAL, ALL DIFFERENT\u201d,<br \/>\n \u201cT\u00eb gjith\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm\u201d.<br \/>\nNj\u00eb slogan inkurajues dhe nxit\u00ebs p\u00ebr t\u2019ju afruar me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb proceseve  t\u00eb integrimit n\u00eb familjen Europiane.<br \/>\n Nj\u00eb slogan i natyrsh\u00ebm dhe shum\u00eb njer\u00ebzor.<br \/>\nPasi q\u00eb  ishte e pamundur ti k\u00ebrkoje qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb apo atyre bullgar,  t\u00eb kishin t\u00eb nj\u00ebjtat sjellje, standarete dhe kapacitete me ato t\u00eb gjermave apo francez\u00ebve.<br \/>\nPor edhe brenda vendeve t\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb Europ\u00ebs, ky slogan ndri\u00e7onte me drit\u00ebn e tij humaniste. <\/p>\n<p>Sepse Luksembyrgu ishte krejt\u00ebsisht i ndrysh\u00ebm bie fjala me Holland\u00ebn si n\u00eb num\u00ebr popullsie, sip\u00ebrfaqe toke, ekonomi shkalle etj.<br \/>\nPor nga ana tjet\u00ebr trajtoheshin krejt\u00ebsisht t\u00eb barabart\u00eb para ligjit dhe Zotit.<br \/>\nKy sllogan i thjesht\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb jashtme dhe shum\u00eb humanist n\u00eb brend\u00ebsi, nisi t\u00eb shkelet nga vet ata q\u00eb e formuluan dhe e p\u00ebrdoren p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra n\u00eb procesin e integrimit Europian t\u00eb vendeve t\u00eb lindjes, aq sa ka mbetur nj\u00eb kujtim i larg\u00ebt i viteve t\u00eb  fundshekullit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>I solla n\u00eb vemendjen e lexuesit k\u00ebto dy slogane burimore, nj\u00ebri i shqiptareve t\u00eb cil\u00ebt dol\u00ebn nga diktatura m\u00eb mizore e lindjes komuniste \u201cE DUAM SHQIP\u00cbRIN\u00cb SI GJITH\u00cb EUROPA\u201d dhe tjetri I vendeve m\u00eb t\u00eb zhvilluara, iniciatoret e krijimit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Europiane \u201cALL EQUAL, ALL DIFFERENT\u201d &#8211; \u201cT\u00eb gjith\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm\u201d pik\u00ebrisht sot kur qeveria shqiptare ka \u00e7uar n\u00eb parlament  p\u00ebr votim ligjin p\u00ebr \u201cbarazin\u00eb gjinore\u201d. <\/p>\n<p>Ligj q\u00eb bie ndesh me parimet fundamentale t\u00eb shqiptarit, p\u00ebr shenjt\u00ebrin\u00eb e  familjes, qoft\u00eb ai i fes\u00eb katolike, apo muslimane.<br \/>\n Por jo vetem t\u00eb shqiptarit por edhe t\u00eb austriakut, hungarezit, francezit, italianit apo kroatit.<br \/>\nLigj q\u00eb i \u00e7el rrug\u00eb krijimit t\u00eb familjes brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjini, ligj q\u00eb legjitimon adaptimin e f\u00ebmij\u00ebve nga \u201cprind\u00ebr\u201d t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjini.<br \/>\nLigj q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u201cligj\u201d n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve t\u00eb Bashkimit Europian, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb axhentat parlamentare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur interesat e axhent\u00ebs neomarksiste t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs s\u00eb re, e cila po frym\u00ebzohet dhe mb\u00ebshtetet nga djalli me emrin Xhorxh Soros.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb?<\/p>\n<p>I ndoqa me vemendje q\u00ebndrimet e sotshme t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Parlament.  E ndoqa edhe fjalimin shum\u00eb parimor t\u00eb Dr. Berish\u00ebs, por as fjal\u00ebt ,as q\u00ebndrimet individuale t\u00eb gjith\u00ebsecilit prej deputetev\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs nuk mjaftojn\u00eb.<br \/>\n Duhen veprime t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuara, si p\u00ebr shembull t\u00eb kusht\u00ebzohet q\u00ebndrimi i dakort\u00ebsuar i opozit\u00ebs p\u00ebr krijimin e komisioneve p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore dhe at\u00eb territorjale n\u00eb rast se mazhoranca nuk t\u00ebrhiqet nga votimi i ligjit t\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur \u201cp\u00ebr barazi gjinore\u201d. <\/p>\n<p>Opozita dhe grupi i saj parlamentar duhet ta nd\u00ebrpresin axhenten parlamentare dhe  t\u00eb nd\u00ebrmarrin takime urgjente me krer\u00ebt e besimeve fetare dhe me \u00e7do sh\u00ebrb\u00ebtor t\u00eb fes\u00eb nga Shkodra n\u00eb Gjirokast\u00ebr, nga Korca n\u00eb Durr\u00ebs, takime q\u00eb duhet t\u00eb ishin ber\u00eb prej koh\u00ebsh.<br \/>\nOpozita duhet ti dal\u00eb p\u00ebr zot qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij vendi dhe t\u00eb mbroj me \u00e7do form\u00eb gjys\u00ebm milion votuesit q\u00eb e kan\u00eb mandatuar pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<br \/>\nDhe qytetar\u00ebt duhet ti p\u00ebrgjigjen opozit\u00ebs n\u00eb aksionin p\u00ebr shp\u00ebtimin e nderit dhe vlerave fundamentale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb jan\u00eb familja,  t\u00eb cilat mazhoranca e sotme synon ti shkel\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar orekset e axhent\u00ebs soros,  apo me keq akoma p\u00ebr t\u00eb \u201cqerasur\u201d ndonj\u00eb ambasador dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb me devijanca seksuale n\u00eb Parlamentin Europian<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria duhet  t\u00eb b\u00ebh\u00ebt pjes\u00eb e familjes Europiane me kok\u00eb, me zem\u00ebr dhe me shpirt, me standarte dhe me reforma strukturore ku t\u00eb p\u00ebrfshihet \u00e7do sektor i jet\u00ebs, por jo me b*th\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Dhjetor t\u00eb 90-s, n\u00eb fillim student\u00ebt dhe m\u00eb pas thuajse t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, brohorisnin nj\u00eb slogan q\u00eb nuk jua m\u00ebsoj askush, q\u00eb nuk e pan\u00eb askund t\u00eb shkruar, por q\u00eb ju doli nga thell\u00ebsia e shpirtit, si nj\u00eb aspirat\u00eb e fjetur n\u00eb nd\u00ebrgjegje, si nj\u00eb ndjesi gjenetike e ngjizur n\u00eb AND-n\u00eb e kombit ton\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":93649,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93648","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93648","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93648"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93648\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":93651,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93648\/revisions\/93651"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93649"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93648"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93648"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93648"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}