{"id":93299,"date":"2025-10-27T10:09:59","date_gmt":"2025-10-27T10:09:59","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=93299"},"modified":"2025-10-27T10:09:59","modified_gmt":"2025-10-27T10:09:59","slug":"jo-101-por-701-deputete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2025\/10\/27\/jo-101-por-701-deputete\/","title":{"rendered":"JO 101, POR 701 DEPUTET\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>NGA PERPARIM GJEKA <\/p>\n<p>Zgjedhjet p\u00ebr Parlament n\u00eb vendin ton\u00eb q\u00eb prej 33 vjet\u00ebsh pas 1992 kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat tre probleme kryesore n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim. Le t&#8217;i em\u00ebrojm\u00eb ato dhe t\u00eb japim zgjidhjet p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb duhet t\u00eb miratohen n\u00eb reform\u00ebn e re zgjedhore.<\/p>\n<p>Problemi 1. Kuvend i dirigjuar nga qeveria dhe nga kryetari padrino i partis\u00eb, me deputet\u00eb anonim\u00eb q\u00eb nuk i njeh dhe nuk i voton zona e vet, rrjedhimisht k\u00ebta nuk ndiejn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi para votuesve q\u00eb i kan\u00eb besuar dhe nuk punojn\u00eb p\u00ebr zonat, por p\u00ebr kryetarin q\u00eb  i ka zgjedhur, madje kalojne edhe nga krahu tjeter . Goditet keshtu parimi kushtetues i ndarjes s\u00eb pushteteve dhe ai i demokracis\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese. <\/p>\n<p>Zgjidhja 1. Sa m\u00eb i vog\u00ebl t\u00eb jet\u00eb numri i deputet\u00ebve aq m\u00eb leht\u00eb blihen e shiten k\u00ebta nga pushteti, prandaj logjika e do q\u00eb t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr problemin e kostos dhe privilegjeve edhe ato kufizohen me ligj. \u00c7do deputet merr vet\u00ebm nj\u00eb rrog\u00eb mbi mesataren dhe vet\u00ebm ata q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb komisione paguhen m\u00eb shum\u00eb. K\u00ebshtu zhveshim nga piedestali rolin e deputetit, i cili n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb z\u00ebrin e zgjedh\u00ebsve t\u00eb tij\/saj e t\u00eb votoj\u00eb sic duan shumica e zgjedh\u00ebsve t\u00eb tij. Zgjedh\u00ebsit duhet ta njohin personalisht deputetin e tyre, nj\u00ebri prej tyre t\u00eb zgjidhet me sistem maxhoritar direkt nga komuniteti ku ka banuar t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb 10 vitet e fundit, kurse nj\u00eb i dyt\u00eb t\u00eb zgjidhet nga diaspora e po atij komuniteti prej djemve e vajzave t\u00eb tyre n\u00eb emigracion prej t\u00eb pakt\u00ebn 10 vjet, meq\u00eb af\u00ebr gjysma e \u00e7do komuniteti jeton jasht\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb afrojm\u00eb dhe angazhojm\u00eb edhe pjes\u00ebn ton\u00eb jasht\u00eb shtetit. <\/p>\n<p>Ne kemi rreth 3.5 milion\u00eb zgjedh\u00ebs t\u00eb regjistruar n\u00eb gjendje civile. N\u00ebse e ndajm\u00eb vendin n\u00eb 350 zona zgjedhore, kemi mesatarisht 10 mij\u00eb zgjedh\u00ebs p\u00ebr zon\u00eb. Nga dy deputet\u00eb p\u00ebr zon\u00eb, kemi 700 deputet\u00eb. Shumica e tyre e kan\u00eb part time pun\u00ebn e deputetit e mund t\u00eb votojn\u00eb me elektronik edhe nga jasht\u00eb shtetit. K\u00ebshtu b\u00ebjm\u00eb t\u00eb mundur me ligj demokracin\u00eb direkte dhe t\u00eb pamanipuluar nga kryetar\u00ebt e partive. Deputet\u00ebt, duke i njohur mir\u00eb banor\u00ebt, i kap prej xhakete ose i k\u00ebput nj\u00eb hu vet\u00eb komuniteti n\u00ebse tradhtojn\u00eb interesat e zon\u00ebs dhe t\u00eb banor\u00ebve. Stimulohet meritokracia dhe vet\u00ebsakrifica e deputetit dhe jo l\u00ebpirja dhe privilegji si deri m\u00eb sot. Vota e 701 n\u00eb rast barazimi i jepet Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs i zgjedhur edhe ky direkt nga populli.<br \/>\nProblemi i kostos del i barabart\u00eb: Sot; 140 deputete x 5 mij\u00eb euro = 700 mij\u00eb Euro ne muaj.<br \/>\nNes\u00ebr; 700 deputete x 1 mije euro = 700 mij\u00eb euro n\u00eb muaj. <\/p>\n<p>Problemi 2. Zgjedhje t\u00eb ndikuara nga partia n\u00eb pushtet e cila p\u00ebrdor burimet shtet\u00ebrore p\u00ebr avantazh n\u00eb zgjedhje, sistem duopol q\u00eb favorizon dy partit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb dala nga gjiri i PPSH n\u00eb 1991, rrjedhimisht edhe nj\u00eb sistem bunker p\u00ebr parti t\u00eb reja dhe individ\u00eb t\u00eb pavarur duke goditur parimin kushtetues t\u00eb barazis\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur dhe p\u00ebr t&#8217;u zgjedhur.<\/p>\n<p>Zgjidhja 2. Qeveri teknike me ligj, kat\u00ebr muaj para zgjedhjeve; sistem maxhoritar me 350 zona zgjedhore; administrim jo-politik t\u00eb zgjedhjeve, votim dhe num\u00ebrim elektronik. Leht\u00ebsim i kandidimit t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb pavarur pas kalimit t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb certifikuar nga Gjykata, Prokuroria dhe Sh\u00ebrbimi Informativ Shtet\u00ebror, p\u00ebr parandalim kandidat\u00ebsh nga krimi. Zbehet roli i partive politike. <\/p>\n<p>Problemi 3. Financim jo transparent p\u00ebr partit\u00eb politike dhe ndikim t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb zgjedhje duke futur jo vet\u00ebm njer\u00ebzit e tyre n\u00eb parlament, por edhe duke k\u00ebrkuar nga politika harac p\u00ebr ndihm\u00ebn elektorale n\u00eb tendera, territor dhe drit\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr p\u00ebr aktivitete kriminale si droga, trafikimi, prostitucioni etj. e duke formuar trinomin politik\u00eb-oligarki-krim i organizuar (edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar). Goditet k\u00ebshtu vet\u00eb rendi kushtetues dhe siguria komb\u00ebtare e Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Zgjidhja 3. Ligj ku detyrohet \u00e7do subjekt zgjedhor t\u00eb publikoj\u00eb llogarin\u00eb e vetme bankare ku b\u00ebhen donacione, \u00e7do donator me prejardhjen e parave, \u00e7do transaksion bankar, si dhe situacion shpenzimesh p\u00ebr \u00e7do veprimtari elektorale t\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb koh\u00eb reale dhe t\u00eb lidhura me nj\u00ebsin\u00eb e posacme t\u00eb SPAK p\u00ebr kontroll n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Kush kapet me pasakt\u00ebsi, p\u00ebrjashtohet automatikisht nga zgjedhjet n\u00eb proces. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dekurajohet krimi dhe inkurajohet biznesi i ndersh\u00ebm t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb alternativ\u00ebn e ndershme. Inkurajohen edhe subjekte e individ\u00eb meritokratik\u00eb, pa nevoj\u00eb p\u00ebr shpenzime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb media etj. sepse i njeh mir\u00eb komuniteti nga vjen e ku do votohet. Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe partit\u00eb politike detyrohen t\u00eb zgjedhin njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb marrin vota, p\u00ebrndryshe humbasin zgjedhjet.<\/p>\n<p>N\u00ebse idet\u00eb e reform\u00ebs zgjedhore shkojn\u00eb nga kahu i shtjelluar m\u00eb sip\u00ebr, ato shkojn\u00eb p\u00ebrdrejt demokracis\u00eb popullore, n\u00ebse shkojn\u00eb n\u00eb kah t\u00eb kund\u00ebrt, ato n\u00eb fakt shkojn\u00eb p\u00ebrdrejt autokracis\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>27.10.2025<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA PERPARIM GJEKA Zgjedhjet p\u00ebr Parlament n\u00eb vendin ton\u00eb q\u00eb prej 33 vjet\u00ebsh pas 1992 kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat tre probleme kryesore n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim. Le t&#8217;i em\u00ebrojm\u00eb ato dhe t\u00eb japim zgjidhjet p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb duhet t\u00eb miratohen n\u00eb reform\u00ebn e re zgjedhore. Problemi 1. Kuvend i dirigjuar nga qeveria dhe nga kryetari padrino i partis\u00eb, me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":93300,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93299","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93299","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93299"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93299\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":93301,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93299\/revisions\/93301"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93300"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93299"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93299"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93299"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}